Harun Dojaka, profesori i njohur i sportit te volejbollit ka nderruar jete ditet e fundit. FEDERATA SHQIPTARE E VOLEJBOLLIT ne nje njoftim te saj i shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta familjes Dojaka, të afërmve, miqve e shokëve të HARUNIT, komunitetit të Volejbollit, për humbjen e njeriut të përkushtuar e të palodhur i cili me pasionin e tij punoi për shumë vite me rradhë pranë ekipeve më të mira të Volejbollit për femra në vendin tonë.
Do t’a kujtojmë me shumë respekt volejbollistin e palodhur dhe trajnerin e përkushtuar dhe apasionant, mikun, shokun e mësuesin tonë të paharruar. Si sportist në disa lloje disiplinash sportive ai është dalluar për vullnetin e karakterin e tij të forte. Në sportin e volejbollit ai si një nga lojtarët kryesorë të ekipit Tirana është seleksionuar dhe ka marrë pjesë në disa aktivitete të rëndësishme ndërkombëtare me ekipin kombëtar të volejbollit për meshkuj. Haruni për aftësitë e tij profesionale arriti të ishte një nga trajnerët e parë të volejbollit cilësor për femra. Ai për shumë vite ka punuar si trajner pranë ekipeve Tirana dhe Dinamo, duke qënë nga trajnerët e parë që hodhi themelet e këtyre ekipeve. Ai ka qenë një seleksionues i përkryer në përzgjedhjen e volejbollisteve të reja dhe shumë lojtare të seleksionuara prej tij kanë arritur të jenë lojtare kryesore të ekipeve Tirana dhe Dinamo, si dhe të ekipit kombëtar. Prof. Haruni i takon brezit të njerëzve të përkushtuar të sportit që sollën në pallatet e sportit e fushat sportive atë pasion, disiplinë e kërkesë të domosdoshme në rrespektimin e rregulloreve, që punuan aq shumë për forcimin e miqësisë ndërmjet lojtarëve, trajnerëve e gjyqtarëve, si dhe për përhapjen e zhvillimin e volejbollit në gjithë Shqipërinë. Federata Shqiptare e Volejbollit me dhimbje të thellë gjen rastin të ngushëllojë dhe një herë familjen, të afërmit, miqtë, shokët e shoqet e të paharruarit Harun Dojaka dhe gjithmonë do t’a kujtojë atë me respektin që Ai e meritonte – thuhet ne njoftimin e Federates Shqiptare te Volejbollit./Dita
tE NDERUAR fAMILJARE
Me keqardhje mesova ne internet vdekjen e te nderuarit Harun.Edhe pse njiheshim, per here te pare jam takuar me te sitrainer i skuadres Dinamo ne vitin 1972.Ishte fillimi i jetes se ketij ekipi ne kategorine e pare.Eshte kenaqesi te permend se ai kishte sjelle ne kete takim kolektivin e pergatitur per sfida te medha.Cilesia e zgjedhjes dhe niveli teknik i pergatitjes me japin te drejten te paraqes aftesine e ketij kolegu te apasionuar ne sferen e volejbollit te femrave.Me gjithese historia ia mohoi te drejten e kenaqesise se punes qe kishte bere,jane dokumentet ato qe zene rrenje ne analet e asaj historie.
Ngushelloj familjen per humbjen e njeriut te tyre te dashur.
Pndi Gellci
Ngushellimet e sinqerta familjes Dojaka.
Prof. Haruni ishte nje nga personalitetet e volejbollit shqiptar. Ai eshte babai i Dinamos se famshme te femrave, por qe nuk i gezoi sukseset e saj, sepse rregjimi komunist nuk mund te pranonte qe Dinamo e atehershme te drejtohej nga nje trainer me origjine nga Cameria. Per me teper edhe nga nje person qe ishte nje nga zerat aktive kunder udheheqjes se Enver Hoxhes ne konferencen e Tiranes te vitit 1956.