Iker Kasija është kthyer në një prej argumenteve kryesorë tek Reali, që prej momentit që Hoze Murinjo vendosi ta lërë në stol atë.
Për më tepër që deklarata e fundit e Murinjos, se bëri gabim që nuk e bleu Diego Lopezin që vitin e parë të drejtimit të Realit, i ka hedhur benzinë zjarrit.
Serxhio Ramos, një prej miqve më të afërt të Kasijas, ka thënë se kapiteni i madrilenëve dhe kombëtares spanjolle po kalon një moment të vështirë. Megjithatë, Ramos ka mbështetur si Kasijas, ashtu edhe trajnerin Murinjo.
“Kasijas ka kaluar një kohë të vështirë. Ne shikojmë prapa dhe shohim një miqësi dhe raport të gjatë. Mendimet janë të mira edhe për Kasijas, edhe për trajnerin, pasi të gjithë shkojnë drejt objektivave të njëjtë. Është e rëndësishme të jemi të bashkuar”, ka thënë Ramos./b.l
Deri sa te jet MUO qeni keni me pas veshtirsi ,dhe simas da infove MUO qeni edhe 1 sezon po jua nxin jeten …..shpresaj te mas jete e vertet ….f….yuo MOURINJO