Sulmuesi i Arsenalit, Oliver Zhirud, ka befasuar me një deklaratë të vetën, duke thënë se ka bërë një sezon të parë në Angli më të mirë se Tieri Henri dhe Didier Drogba.
“Unë kam zëvendësuar Van Persin dhe kur arrin në një klub të madh si ky, ka shumë kërkesë ndaj teje. Kritikat nuk kanë qenë gjithmonë të merituara, por ato mund të të shtyjnë të bësh më mirë.
17 gola dhe 11 pasime për gol, kjo është më mirë se paraqitja e Henri dhe Drogba në sezonet e tyre të para në Angli. Kjo është cilësia që kam treguar unë. Unë jam përmirësuar dhe dua të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë”, ka thënë sulmuesi francez.
Ai ndërkohë ka zbuluar faktin se para transferimit te Arsenali, për të ishte interesuar edhe Bajerni i Mynihut. Por, bavarezët më pas vendosën që të merrnin kroatin Manzukiç, pas evropianit të shkëlqyer të zhvilluar nga ai.
“Menaxheri im foli me ata dhe drejtuesit te Bajerni dhanë miratimin për transferimin tim. Por ata deshën të pritmin deri pas Evropianit, ku Manxhukiç zhvilloi një kampionat të shkëlqyer. Megjithatë, mendoj se ishte diçka pozitive që u ndoqa nga Bajerni”, tha Zhirud./b.l
Vazhdo vazhdimin: per ty u interesua edhe Skenderbeu i Ridvankes
http://fashionalba.blogspot.com/2013/05/norway-vs-albania.html
Ncncncncncncnc….
Kur e lexon kete titull dhe artikullin duket sikur po flet ndonje shqiptar i ngrefur por ne fakt intervista nuk ka qene e tille.
Keto statistika futbollistit francezit ia vuri ne dukje gazetari francez dhe ai i pohoi duke thene “qe sigurisht eshte nje fillim shume i mire i tij ne kampionatin anglez”.
Statistikat jane statistika dhe e ardhmja do te tregoje nese ai do te jete ne nivelin e Henri apo Drogba.