Benitez: Të gjithë e dinë se kush do të më zëvendësojë vitin tjetër

7 Maj 2013, 19:38Sport TEMA

Rafael Benitez ka konfirmuar në një farë mënyre se Hoze Murinjo do ta zëvendësojë sezonin e ardhshëm në stolin e Çelsit. Këtë gjë Benitez e ka thënë në konferencën e tij para ndeshjes së rëndësishme me Totenhem.

“Vitin tjetër në drejtimin e skuadrës do të jetë një tjetër trajner dhe mendoj se të gjithë e dinë se për kë bëhet fjalë”, ka thënë Benitez, duke nënkuptuar Murinjon.

Benitez dhe Murinjo kanë qenë kundërshtarë të egër në Premier Ligë, gjatë periudhës kur i pari drejtonte Liverpulin ndërsa portugezi Çelsin./b.l

3 komente në “Benitez: Të gjithë e dinë se kush do të më zëvendësojë vitin tjetër”

  1. roland says:

    ngado qe te shkoje, gjermanet do ta gjejne dhe do ta “zhysin”….nuk shpeton kollaj

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Ne se RAFA BENITEZ ,MBAN vendin e trete ne PREMIER LEAGUE ,dhe ne se fiton EUROPA LEAGUE ,per mua le te vije kush te doje ,une e quaj MISIONIN E tij te PERMBUSHUR !

  3. lionelmesi says:

    Murinjos i kane rene aksionet. Eshte thjesht nje trajner komercial. Mund te punoje vetem ne klube qe drejtohen nga manjate tregu e parelinj.

    Klube me taban si psh: Barcelona, Bayern, Manchester United etj nuk e punesojne nje aventurier si puna e ketij.

    Edhe Celsi mendoj se po ben gabim. Do jua konsumoje buxhetin ne menyre te frikshme me kapricot e tij dhe nuk do fitoje asnje Champions League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje