Historike, Shqipëria në vendin e 43 të FIFA-s

9 Maj 2013, 12:35Sport TEMA

Shqipëria ka vendosur një tjetër rekord  në renditjen e FIFA-s. Ajo tashmë renditet në vendin e 43, me 640 pikë, një pozicion historik ky.

Një muaj më parë Shqipëria vendosi një tjetër rekord, duke u renditur në vendin e 48, por këtë muaj ka fituar edhe 5 pozicione të tjera.

Shkak për këtë janë bërë ndeshjet e shkëlqyera të zhvilluara së fundmi.

Faqja e FIFA-s thotë se kjo ngjitje e Shqipërisë vjen prej ndikimit Italian, duke iu referuar trajnerit Xhiani De Biazi./b.l

8 komente në “Historike, Shqipëria në vendin e 43 të FIFA-s”

  1. Aleksander says:

    Bravo De Biasi e GRAZIE !-Ju lumte edhe djemve te ekipit .

    1. aqifi says:

      Shpresojme qe Duket e FSHF-se te mos ta perdorin kete vend ne renditje per te rritur koeficientet e basteve dhe t’i fusin nja dy humbje te shpejta (duke filluar nga Norvegjia)…

    2. Tifozi KZ says:

      Shume vete ketu ne forum nuk kishin besim ke Gianni. Tani shikoj qe jemi te gjithe PRO.
      Forca cunat e Kombetares, na boni krenar.
      Norvegjine do e rrafim ene Shqiperi me keq se ne Norvegji.
      Shikoni ca foto te papame dhe golin spektakolar
      http://fashionalba.blogspot.com/2013/05/norway-vs-albania.html

  2. nje lajm i mire says:

    me ne fund nje lajm i mire per ne shqipetaret. Dite me te mira do vijne ?

  3. Red Devils says:

    Nje bravo te madhe per De Biasin dhe per Djemt e Shqiponjes,qe po bejn paraqitje te bukura dhe dinjitoze,Suksese te me tejshme dhe forca per ne Brazil 2014 te behet dhe Shqiperia nje ekip me pjesmarie ne Botror,Respekte te perzemerta per kete Kombetare dhe per te gjith Shqiptaret qe e ndjen veten Shqipar dhe qe jane Shqiptar.

  4. Gjergj Fishta says:

    Bashkim shpirtror Shqiperi – Kosove dhe fitone Shqiptarija ose Ilirija(9 Futbollist nga Kosova priten edhe 3 me u bashkangjit)

  5. Horri i Bulevardit says:

    Eshte nje renditje shume e mire per momentin, do te kemi perseri ngjitje, se tani une shof nje moment ku te gjithe jane fokusuar tek kualifikimi ne boteror, kjo ngjitje ne renditje i takon De Biazit me ate taktike te bukur me golin qe e realizoi po aq mrekullisht ne ndeshjen me Norvegjine.

  6. roland says:

    renditja jon me ndikim nga italia????? do inatoset arben duka dhe do na theje noj xham pabi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje