Robert Levandovski ka pranuar se është takuar dhe ka biseduar me presidentin e Real Madrid, Florentino Perez, pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve që skuadra e Borusia Dortmund luajti në “Santiago Bernabeu”. Sipas asaj që ka publikuar gazeta gjermane “Bild”, lojtari është takuar me numrin 1 të madrilenëve në një dhomë të stadiumit, por nuk ka pranuar të tregojë temën e bisedimeve.
“Po, e takova në një dhomë pas përfundimit të ndeshjes, por unë nuk i thashë asgjë. Nëse dëshironi të dini se çfarë tha ai, lexoni shtypin sportiv”, ishin fjalët e sulmuesit polak rreth kësaj çështje, duke aluduar për atë që u shkrua në javën e kaluar në mediat spanjolle se numri 1 i madrilenëve i kishte bërë të qartë se dëshironte ta transferonte në radhët e kësaj skuadre.
Por kjo tentativë e Real Madrid, ashtu si edhe ajo e Mançester Junajtid, për të marrë lojtarin, pritet të dështojë brenda të mërkurës. Mediat gjermane raportojnë se lojtari ka rënë parimisht dakord me Bajern Mynih dhe është gati të transferohet te bavarezët.
Për ta bërë realitet këtë lëvizje, Bajern duhet të paguajë brenda të mërkurës 25 milion euro, pasi ky është kushti që ka vënë Borusia Dortmund, e cila ka bërë të qartë se në këtë mënyrë do të ketë mundësinë të shohë qetësisht për një zëvendësues të polakut. Jo rastësisht, bordi drejtues i bavarezëve është mbledhur disa herë në ditët e fundit për të aprovuar pagesën e kësaj shume, duke e cilësuar Levandovskin si një prej shtyllave kryesore të ciklit të ri nën Pep Guardiolën./lajmeshqip
Ky eshte shume me i mire se sa Gomez e Manzukic. Tek Bayern mund te shkelqeje. Por konkurrenca do jete shume me e forte se te Dortmund.
http://fashionalba.blogspot.com/2013/05/the-brain-of.html
“T T” ,shka ke desht me thane me ket’blog qi ke vu ktu . nuk po bajme hajgare dhe nuk po thojm noj send per ozilin ,nuk pe e kuptoj ku ke dasht me dale .
Nuk asht ozili zoti mbi toke ,per gjermanien se s’parit nuk asht gjerman ,s’dytit nuk ka shkelqy as me realin she as me komtaren ,se tretit per menimin tem nuk ka me ba noj gja as n’brazil,si aj si komtarja gjermane .
mos kceni sikur mica mbas minit se per gjermanien tesh pe e sheh ,mas parit lutju t’madhit zot mos me lujt me italien dhe brazilin se po shkon me dur n’xhepa siq ka shku tana heret.
qi ky levandovski asht i mire po jo aq sa e bajne .ku ka kene ma pare qi ky qe shnoi 4 gola pernjiherit ,s’pa ma mush menjen teme .
njitash pe shifni ne se shkon ku bajerni ,por menoj se qatje ka mi dale pune bajagi.
qi ky tjetri gurdiola asht tu m’habit ,m’qiti ment krejt .ca pi duhet qi po shkon kah bajerni ,se bajerni ma mire se c’asht ne dite t sodit ,nuk ka mu ba kurre ma mire .
po lene te shkoje q’ashtu dhe ta zatete bythen per toke .