Miku i Grossruck do drejtojë vëzhguesit, vlerësoi të rregullta zgjedhjet e 2009-ës: Keni sistemin më transparent

10 Maj 2013, 20:19Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Në krye të misionit të vëzhguesve të ODHIR do të jetë një eksperte amerikane e zgjedhjeve, që shkon në një linjë me shqetësimin e rritur dhe publik të SHBA për procesin e 23 qershorit.

Conny McCormack do të zëvendësojë britaniken Audrey Glover, që ishte në krye të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve në vitin 2009.

Ekspertja amerikane, që do të jetë në krye të misionit të ODIHR-it në Shqipëri, njihet për angazhimin mbi 25-vjeçar dhe ka kontribut të spikatur veçanërisht në përmirësimin e legjislacionit për çështjen e regjistrimit dhe verifikimin e votuesve.

Ky specializim mesa duket ka qenë dhe përcaktues për dërgimin e misionit të saj në krye të misionit vëzhgues në Shqipëri, ku këto problematika kanë qenë jo thjesht të pranishme, por edhe ndikuese në rezultatin zgjedhor.

Megjithatë, ODIHR është i kontraktuar nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së në një mision të përbashkët monitorimi, çka do të thotë se peshën e raportit përfundimtar për zgjedhjet e ka Asambleja Parlamentare e OSBE-së, e kryesuar aktualisht nga austriaku Wolfgang Grossruck.

Ekipi i Asamblesë Parlamentare do të drejtohet nga përfaqësuesi i saj special për Europën juglindore, Roberto Battelli, deputet slloven. Ai ka marrë pjesë në 19 misione monitorimi në shtete të ndryshme anëtare të OSBE-së.

Misioni vëzhgues i zgjedhjeve do të mbërrijë në Tiranë në datën 13 maj. Ajo që mësohet është se amerikania McCormack do të jetë kryesuese e misionit afatgjatë, ndërsa slloveni me origjinë italiane, Battelli, drejtues i misionit afatshkurtër të vëzhguesve jo vetëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është personi që do të paraqesë raportin paraprak të zgjedhjeve në datën 24 qershor.

Battelli, përveçse kryesues i misionit të vëzhguesve, sikundër Grossruck, mban një post tjetër të lartë në Asamblenë Parlamentare të organizatës.

Ndërsa Grossruck është zëvendëspresident i asamblesë, Battelli prej dy mandatesh mban postin e shefit të Thesarit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Dyshimet mbi lidhjen mes të dyve shtohen pasi Battelli ka vizituar në vitin 2010 Shqipërinë dhe është deklaruar pro raportit dhe vlerësimeve të Grossruck për zgjedhjet e 2009-ës, duke i konsideruar ato të rregullta.

Battelli, në një takim me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli më 22 shkurt të vitit 2010, deklaronte se rikonfirmonte deklaratën e mbajtur pas zgjedhjeve të vitit 2009 nga koordinatori special i Asamblesë Parlamentare të OSBE, Wolfgang Grossruck.

Madje në kulmin e krizës politike në atë kohë, Battelli do shprehej para Topallit se mosmarrëveshjet dhe mosbesimi për zgjedhjet nuk e justifikojnë bllokimin e punës në institucionet kushtetuese.

Ndërsa më 5 tetor të vitit 2011, Battelli do takonte kryeministrin Sali Berisha.

Në një njoftim të kryeministrisë thuhej se përfaqësia e OSBE ka vlerësuar se: “Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm për sa u përket procedurave zgjedhore, sistemit zgjedhor, i cili është tashmë shumë afër një ndër sistemeve më transparente”. Në këtë kuadër, sipas zyrës së shtypit, kryetari i delegacionit, Battelli, theksoi se pasaportat dhe kartat e reja të identitetit në vend kishin hequr çdolloj dyshimi mbi identitetin e shtetasve, gjë që e bën procesin zgjedhor jashtëzakonisht eficent.

Për vëzhgimin e garës elektorale të 23 qershorit në Shqipëri, OSBE-ODIHR ka vendosur të sjellë një numër relativisht të lartë vëzhguesish afatshkurtër dhe afatgjatë, rreth 430 të tillë.

21 komente në “Miku i Grossruck do drejtojë vëzhguesit, vlerësoi të rregullta zgjedhjet e 2009-ës: Keni sistemin më transparent”

  1. Vlora says:

    qe ketu duhet te filloje levizja per mbrojtjen e votes.

    opozita te mos e pranoje.

    1. Kadri Dauti says:

      Sakte VLORA, duhet se paku te kontestohet nga koalicioni opozitar
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html

      1. raimondi says:

        O Socialista hiqni spiunet e grekut nga kreu i PS-se se e betonuat ne pushtet Saliun !!!

        Sa te keni kauret ne krye te PS-se, Sala do jete ne pushtet edhe pas vdekjes ,
        se keto zgjedhje as qe diskutohet fare qe do i fitoje Sala

        Ne keto zgjedhje PS-ja do diskretitohet fare ….edhe keta po jane pro Sales, ….
        .Keshtu qe shoket kaur do dalin me kepuce te kuqe .hahahahaa

        1. Une says:

          Te pak ten do veshin kepucet qe I kane bere vete kauret e ju do habiteni si gjithmone duke theme “e cka bo kauri mer jahu”. Mbaje Salen akoma me pushtet shoku. Ta gezosh ti dhe myslimanizmi jot jo muslimanizmi Shqiptare.

    2. andi m says:

      Po pse mos kujtuat qe do te ishte Saimir Tahiri apo Erion Veliaj si raportues te OSBE-se?Era vjen fitor e se djathtes.

  2. shteti says:

    Po pse, cka menduat ju greko-serb te na shpifni? Te fitoni ne Shqiperi serbet e tadicve dhe te grekerit?
    Rroft USA, RROFT KOSOVA !

    1. whatthehell says:

      o aqif po ke ngaterruar vend se zgjedhjet behen ne shqiperi jo ne kosovostan.ju e doni shume ameriken prandaj dhe i vrisni si kamikaze islamike.

      1. shteti says:

        O Jorgo,Koco, Jovan, Nano, Milo, Majko a ca do te jesh..
        O Haxhiqamil, Habib, Sylejman a ca je..
        O Janullo,

        Une mendova se jane zgjedhjet e Kaqanikut.

    2. fl says:

      Ja dhe Wahabistet dallkauk te Sales ne delir se Doktorit ju “hap” nje shteg per pranimin e manipulimeve. Harrojne se ka me keq se sa humbja me vota, mund te thyesh dhe hundet

  3. raimondi says:

    Por ne keto zgjedhje nuk ka nevoje te vjedhi Sala, se PS-ja me lsiten e Edit eshte bere kashte e koqe

    Te luftosh ti ne ne opozite qe te vijne ne pushtet spiunet e grekut si Angjeli me shoke …!!!!

    Nuk besoj se ka shqiptare budallenj qe do ja japin voten nje liste te mbushur me spiune te grekut

  4. meqenese paska pranuar si te rregullta zgjedhjet e 2009 tes , mire po shkojme ! Duhet qe opozita te sensibilizoje shtetet perkatese per te shfarosur keta sharlatane te paguar ,qe te mos lene fatin e nji komplet kombi ne duar te tilla kriminelesh te paguar !

  5. Best says:

    O Rajmonda
    po lista e PD-se si tu duk me dakeeeeeee
    ylll ylll yllll ?????
    6 deputete socialiste
    5 ish socialiste te rritur si demokrate
    5 aleate qe bejne si demokrate
    dhe nja 20 miq e shoke te zenit ????

    mire shume he??
    Yll ylll ylll rajmonda
    as rajmonda bulku nuk ishte

    ku jane 35 ish deputete, apo i zevendesoi Greta Koçie Mul Noka dyshja simpatike por pak nervrike

    Rajmonda fiksoje mire, PD nuk ringrihet me as per 20 vite
    eshte bere plani
    ska me grosruck e daun qee shpeton
    hajt tung

    I ka bere lala amerike hesapet mire

  6. Jani says:

    Sot, ne menyre zyrtare fillon kontestimi.
    Komunistat po u bejne hetuesin vezhgusave!!!!
    Grueski, mik i Berishes.
    Prueski, kusheri me Xhazin.
    Drueski, gjiton i Bashes.
    Nuk hecet me keta vezhgusa.
    Te nderrohet ekipi si me posht:
    Papandreu, Sloboda, dhe ai mustaqe qeni qe nuk ja mbaj ment emrin mik i PS.

  7. bbb says:

    Me kete fytyre qe ka ky makaronaxhiu, duket qe eshte kopuk e bir kopuku, me kopuk se vete Grosbruku

  8. info says:

    Edhe kete rradhe e fiton Sala,sigurisht me vjedhje,dhe ky robi do thote u bene ne rregull zgjedhjet.

  9. e verteta says:

    Po,more shoku DETAR,
    Europa,urdherin tuaj mezi c’po pret:Ti cfarose e ti sakatoi pefaqesuesit e saj,per t’iu bere qejfin juve.Po Europa e di edhe ate qe ju perseri s’do te mbesni te keaqur,qaravithen e keni ne gjak..

  10. aqifi nr2 says:

    Europa eshte kurve plake qe ne cdo zgjedhje vesh nje fustan te ri per qeverine Berisha..Njerez jane dhe ata bira kurvash.Shqepen me leket tona,mos i dine se jane me demokrate apo sociale.Korrupsionin prej tyre e mesuam dhe ne.Keta poplitikane na kane kthyer ne kavie eksperimentale.Turp per ne Motrat e grate politikaneve.

  11. ajdin says:

    Jo me ardhe ky ,por edhe nena e tije ne varre apo ku e ka!?kete rradhe do vendosin Shqiptaret.Bolle u lodhem me maskarejte.KANE PER TA PARE.Sala o do gjeje votusit pa adrese,o do shkoj te varri i asaj qe e ka bere e ti kerkoj shpjegim pse e ka bere.

  12. Nikua says:

    Fishta, duke pa qendrimet Europiane te asaj kohe, thot:
    Uf, Europ, ti kurva e motit
    qe i rre mohit beses dhe zotit,
    po a ky a shenji i qytetnis,
    me da tokat e Shqypnis,
    per me ngi kelyshet e Rusis…
    etj, etj.
    Ne Europe kulturen e ben Ligji, por ktej ata e din se nuk vepron Ligji por Maliqi.Prandaj vin ktu qe te xhvasin ca para prej Sales, se nuk u pelcet b. per popullin shqiptare.
    Nuk duet te shikoim asnihere (si baze) faktorin e jashtem, por te marim vet ne dore fatet e Shqiperis, e mos te lejome ma agjenturen serbe e greke te lozi me qeverrite dhe me popullin shqiptar.

  13. Qemali says:

    Bashkohem me sugjerimin qe koalicioni opozitar ta kundershtoje fuqishem kanidaturen e ketij “KSOMBLE” hajduti qe ka derguar babai i mafies OSBE-se GROSRUK.
    Saliu ne 2009 desh ta shpallte “persona non grata” zonjen Glover qe do te kryesonte veshguesit dhe beri namin deri sa OSBE-ja solli kryehajdutin Grosruk.
    Opozita duhet te kercenoje deri ne bojkot nese nuk zevendesohet Roberto Battelli, sepse do te ndodhe ajo qe ndodhi ne dy zgjedhjet e fundit qe Saliu tja marre zgjedhjet ne tavoline.
    Ato qe thote Edi dhe besimi i shume komentueseve per nje fitore te thelle jane dengla, qe nuk duhet te na mashtrojne. Cdo lloj votimi KQZ-ja e mbeshtetur nga Roberto Battelli tjetersohet sic i tjetersua ne 2009, apo sic u katandis me 10 vota ne 2011.
    Refuzimi i Battellit duhet bere qysh neser dhe me kete rast duhet te demaskohet edhe korruptimi i zyrtareve me te larte te OSBE-se, te cilet jo vetem rrogat i marrin nga leket tona(kuota e anetaresimit), por vecanerisht “zarfat e Sales” i marrin nga taksat tona apo nga borxhet qe merr Ridvani.

  14. ATJE KU SHPRESONIM PER NJE DEMOKRACI TE VERTET.

    Populli shqiptar gjithmon ka endrruar per nje demokraci te vertet. Ne demokraci ka ligje te cilat zbatimi i tyre e ben te pa thyeshme proceset demokratike. Pore kjo nuk po ndodhe keshtu.Pikrishte atje ku ne shpresionim per nje demokraci te vertet atje ka vite qe i vihet kryqi asaje. Viti i zgjedhjeve 2009 ishte viti qe thyrja e demokracis shpalosi platformen e sajhe., nje platform e mebeshtetur edhe tek ky Grossruck i cili beri raporin duke i vlersuar si te rregullta zgjedhjet dhe eleminoi verifikimin sipas kodit zgjedhore te kutive te votimit. Ketu umbeshtete edhe nga disa deputet te PE popullore te tipit Dauel i cili ne poshtersin e tije antidemokratike arrin deri atje se ti cilesoi proces demokratik edhe vjedhjen e votave. Ky ishte kulmi i kesaj mbeshtetje me antidemokratike qe ka pare ndonjeher historia. Po keshtu lobiste antidemokratike lobuan deri ne AMERIK KU DHE Elton Engel kundershtoi hapjen e kutive te votimit duke folur me gjuhen e Berishes. Pra si zgjedhjet e viti 2009 zgjedhje keto qe nuk moren legjitimitetin e duhur per munges te transparences ashtu dhe zgjedhjet per Bashkin e Tiranes bene te mundur qe neve te kemi mjafte rezerva ndaj drejtuesve te OSEB/ODIHR dhe aqe me teper ne personalitetin e dyshimte te z. Grossruck i cili hapur mbuloi vjedhjet e votave te vitit 2009.
    Neve i kerkojme trupit diplomatike ne Tirane qe te mos bejen njerin vesh shurdhe dhe tjetrin qorre se vjedhja e votes qe tani ka filluar.Po pergatitet tamam infrastruktuar e vjedhjes sevotave. BE nga njera an ben presion per kete qellim nga an tjeter dergon ne krye te ketyre organizmave njerze te dyshimte te tipit Grossruck.!
    Ne keto kushte neve me shpejtesi po heqim dore nga besimi teke keto autoritete te Bese mga ku dhe mbanim shpresa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje