Gazeta Dita, një speciale për Kokëdhimën: Trazimi “2K”

12 Maj 2013, 17:54Politika TEMA
Gazeta Dita, një speciale për Kokëdhimën: Trazimi

Çfarë po ndodh me Kokëdhimën. Pse shkaktoi kaq reaksion pikërisht ky emër krahas 139 të tjerëve… A e ka kërcënuar Kokëdhima këto ditë Mero Bazen dhe si përgjigjet ky i fundit. Çfarë ndodhi në studion e TV Klan mes Fevziut dhe të ftuarit Kokëdhima, a u fye Mustafa Nano dhe pse Andrea Stefani është kundër këtij të fundit për këtë temë. Çfarë shkruajnë Kastriot Islami dhe Fatos Nano orët e fundit në Facebook…

 

Në fakt PD e ka bërë tashmë refren. Njëherë Gerdi e më pas Gerda, njëherë Laura e pastaj Jorida nga podiumi i qeverisë, në podiumin e Bashkisë, dëgjon vetëm llomotitë e përhershme, por me shënjestër të re: Koço-Rama, Rama-Koço. Ashtu siç paralajmëronte disa ditë më parë Mero Baze, Berisha do ta bëj Koçon “këngën e fushatës së tij elektorale”.

Këngë apo vjershë, stretegjia e mbrojtjes së Kocos dhe strategjia e sulmit të Berishës përputhen plotësisht: Koço nxjerr si justifikim që e meriton emërimin deputet sepse është “viktimë e qeverisë”. Dhe aleatin më të fortë në këtë strategji, ka pikërisht Berishën. Ky po e sulmon parreshtur. Shumë shpejt do t’u mbushë mendjen edhe të majtëve më të pezmatuar që Koçua është vërtet viktimë.

Mediat e djathta e kapën rastin që në ajër. I pari që e dha lajmin  për prezencën e Kokëdhimës në listën e PS-së (ende pa u mbyllur mbledhja e kryesisë së PS-së) ishte ABC News i Frangajt. Të nesërmen të gjitha mediat pranë qeverisë nisën të kërkonin njëherazi numrin e telefonit të Kokëdhimës.

Ky i fundit, i etur me sa duket për një protagonizëm që kishte kohë që i mungonte, nuk mungoi në apel: Intervistë në Tv Klan, deklarime tutje-tëhu dhe replika flakë për flakë me kritikët. Dhe çuditërisht më ashpër me të gjithë, iu sul atyre që janë ikona të gazetarisë opozitare: Mero Bazes e Mustafa Nanos.

E ndërsa sulmonte këta të dy,  përballë Adi Krastës nuk shprehu mëri, madje tha se kishte “respekt për kryeministrin, si njeri” dhe se “nuk do të baltoste figurën e kundërshtarit të tij”. Në studion e Fevziut më vonë, adaptoi termin që rrethi politik përdor për Berishën. Nuk i thoshte më “Saliu” si më parë, por “Doktori”.

“Surpriza e listës Rama ishte kandidimi në ekipin e deputetëve të Vlorës e gurusë, klientit dhe njëkohësisht njeriut të pandashëm të tij: Koço Kokëdhimës. Me këtë vendim që e mbajti të fshehur gjer në minutën e fundit, Rama rriskon t’u japë shumë kosto socialistëve”, shkruante në “Tema” Andi Bushati. Vërtet? Nëse Berisha vazhdon e sulmon kësisoj, ka shumë gjasa që ta zhdukë këtë kosto. E bën me dashje apo pa dashje Berisha?  Kjo është tjetër temë.

 

 

Mesazhi për Mero Bazen

Dy ditë më parë Mero Baze merr një email, në të cilin shkruhej: “I dashur Mero, E lexova shkrimin tuaj dhe pavarësisht se sa i sofistikuar është mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifës, i pavërtetë dhe keqdashës si Sali Berisha për mua. Tani nuk kam kohe, por pas 23 qershorit do t’i kthehem diskutimit dhe shpjegimeve të hollësishme për mendimet e tua. Miqësisht, Koço Kokëdhima”.

Botuesi i gazetës TemA, gazeta që mban rekordin e leximeve online, postoi pas këtij mesazhi një frazë ironizuese në Facebook: “ Më erdhi kërcënimi i parë nga pushteti i ri i pas 23 qershorit”. Më pas, duke komentuar mesazhin e Kokëdhimës, Baze tha: “E vetmja gjë pozitive qenka premtimi se: “nuk ka kohë”. Shpresoj se do të shkojë në Jug për fushatë. Shpresojmë të mos na bëhet simbol i opozitës para 23 qershorit, siç dëshiron Berisha”.

Çfarë e shkaktoi pezmin e Kokëdhimës me Bazen? Një editorial i Bazes, ku ky shkruante ndër të tjera:

“…Ajo që unë kam me Kokëdhimën, por dhe me drejtuesit e fushatës së opozitës, është që të mos hyjnë në spiralen e lojës së Berishës, që debati publik të përqendrohet tek Kokëdhima. Kokëdhima është caktuar deputet i Delvinës dhe Bregut dhe bën mirë të niset nga Tirana në Qeparo, të ulet me patriotët e vet dhe të përpiqet t’u mbledhë ndonjë votë për opozitën atje. Nëse Edi Rama me Koço Kokëdhimën, meqë kanë shkuar të dy bashkë në Vlorë, nuk e bëjnë Vlorën 8 me 4 për opozitën, do të jenë humbësit moralë të këtyre zgjedhjeve edhe nëse marrin pushtetin. Një gjë e them me siguri: Ai nuk bën punë, por prish punë, nëse tashmë na shfaqet si udhëheqës kombëtar, si një prurje e re që do ndriçojë opozitën dhe opozitarizmin në këtë prag ndërrimi pushteti. Ta kalojë këtë fushatë nga Qeparoi në Delvinë dhe jo nga TV Klani tek çdo altoparlant i Berishës. Nuk di nëse opozita ka një strategji të daljeve publike të deputetëve të saj, por nuk do të dëshiroja që Kokëdhima të ndjekë axhendën e Berishës, për t’u kthyer në problem kombëtar të opozitës…”

Duket një këshillë e mirë. Por përgjigja e Kokëdhimës ishte “barazimi i Bazes me Berishën” dhe një “tani nuk kam kohë, flasim pas 23 qershorit”, një shprehje megallomane më shumë se një kërcënim, autorësinë e së cilës Kokëdhima, e mohoi.

 

Refreni: “S’e kam bërë unë…”

Thonë se pasi Baze publikoi lajmin e mesazhit, ka patur një telefonatë të shqetësuar të Ramës drejt Kokëdhimës dhe ky i fundit ka hequr autorësinë nga vetja. “S’e kam bërë unë – ka thënë –  duke shtuar që “mesazhin e ka dërguar një djalë që merret me fushatën e tij elektorale”.

Kjo “s’e kam bërë unë” është përsëritur mbi dhjetë herë më pas në intervistën me Blendi Fevziun në Tv Klan. I shpërqëndruar që në fillim nga pyetjet ngacmuese të Fevziut, Kokëdhima vishte e zhvishte herë kostumin e politikanit e herë atë të biznesmenit, duke i grisur në fund të dy.

“S’e kam bërë unë, pyesni redaktorët” – tha për një kopertinë të Shekullit e cila me ligësi shfaqej në sfondin e studios së Fevziut herë pas here. Është kopertina e njoftimit nga Shekulli të një letre të Ambasadës Amerikane ku kjo e fundit shkruante se “ndërpriste marrëdhëniet” me gazetën për shkak të një shkrimi të gazetarit Ilir Yzeiri. Fjala “kinezëri” ishte marrë me sfond racist. Gjithcka ishte një keqkuptim që u sqarua në 24 orët e mëpasme dhe raportet mes Shekullit dhe Ambasadës u rivendosën thuajse menjëherë me ftesa të dyanshme dhe miqësore. Mund të thoshte këtë të vërtetë të thjeshtë, por Kokëdhima ra në grackë duke vijuar me atë “s’e kam bërë unë” derisa detyroi ambasadorin amerikan të dërgonte vetë një mesazh qetësues në celularin e Fevziut.

“S’e kam bërë unë” – tha edhe për taksat e papaguara në Bashki duke e adresuar intervistuesin tek “ata që i kanë kompanitë blerë pas meje”. “S’e kam bërë unë” – ishte përgjigja per gabimet ne ndertime, ne ura tavane shkollash etj..  “S’e kam bërë unë” – ishte përgjigja shmangëse për çdo pyetje ngacmuese dhe këto të fundit ishin vërtet shumë.

M’u duk si Berisha për dështimet e të cilit fajtor është përherë dikush apo dicka tjetër, ose Rama që na la pa hyrë në Europë, ose hëna blu që shkakton përmbytjet në Shkodër. Kthejeni pasqyrën nga vetja o burrat e Shqypnisë – komentonte me ironi një lexues online poshtë intervistës në TV Klan.

 

E ka edhe me Mustafa Nanon…

Mustafa Nano ka qenë një nga opinionistët më në zë të Shekullit. U largua vite më parë. Para tij ishte larguar Lubonja, i cili e dërgoi konfliktin në gjyq. Si dhe pse kanë ikur Lubonja e Nano, ish-drejtuesit e Shekullit (të ikur dhe këta tanimë) e dinë. Sigurisht që nuk është ajo që Kokëdhima i tha Fevziut. Ky e pyeti “pse Mustafai thotë që është i zhgënjyer thellë nga Rama për kandidimin tënd” dhe përgjigja e Kokëdhimës ishte alla-Berishë: “Të siguroj që do ta çliroj edhe Mustafain nga kompleksi i inferioritetit”. Pak më tej madje, fut dhe një nga të vetat duke i thënë intervistuesit Fevziu (këmbëngulës në emrat Mustafa Nano-Fatos Lubonja) që të mos merrej me ata që “kishte shkarkuar nga puna”. Nano e Lubonja të shkarkuar? “Po ata janë figura publike – ishte replika e Fevziut, por replika u mbyll aty.

Një ditë më parë Mustafa Nano në një intervistë në DITA dhe në një shkrim në SHQIP kishte shprehur zhgënjimin e tij për kandidime të këtij lloji:

“…Është tjetër analiza që duhet bërë; është tjetër dhe arsyeja pse ky kandidim të shock-on (mua, të paktën). Nuk ka lidhje me Kokëdhimën, s’ka gjë se mua më ka dhënë trishtim hyxhymi i tij drejt politikës, e se do isha shumë i kënaqur sikur dikush të dilte tani e të më thosh se “e gjitha ishte një shaká”. Ka lidhje me Ramën, i cili me vendosmërinë për të kandiduar mikun e tij të ngushtë ka demonstruar se as që ka ndër mend të ndalet në projektin për të ndërtuar një Parti Socialiste të vetën, tërësisht të vetën…. Dhe të kuptohemi, Partia e miqve nuk më krijon bezdi thjesht për faktin që është e miqve. Jo, shoh me shqetësim qëllimin, për të cilin kjo parti miqsh po ndërtohet. Rama po ndërton partinë, të cilën nuk ka ndërmend ta lëshojë ndonjëherë…”

Ky është thelbi i shënimit të Mustafait që ka irrituar Koçon, në atë pikë sa të tentojë psikologun dhe çlirimin e Mucit nga komplekset.

 

“Shekulli”, gabimi më i madh i jetës sime” (!)

Pjesa e mësipërme me Mustafain është hequr nga një botim që faqja online e gazetës Shekulli i ka bërë intervistës së Kokëdhimës me Fevziun e Tv Klan. Dhe jo vetëm kjo pjesë. Mungon edhe një tjetër deklaratë e bujshme gjatë kësaj interviste: “Bërja shtyp është gabimi më i madh i jetës time” – i tha Kokëdhima, Fevziut.

Çfarë do të thotë kjo deklaratë? Dhe si do korrigjohet ky gabim? Përse kur ishte në majat e veta, “Shekulli” ishte krenaria e Kokëdhimës, kurse tani që është rrënuar është “gabimi i tij më i madh”?

Vladimir Karaj gazetar i MAPO-s dhe ish-gazetar i “Shekullit”e lidh pikërisht me këtë, futjen e Kocos në parlament. “Për shumë do të kishte qenë logjike, nëse Kokëdhima do të ishte përfshirë edhe më herët në lista politike, atëherë kur edhe “Shekulli” ishte sigurisht një pikë reference, por kjo nuk ndodhi. Ndoshta edhe sepse gazeta i jepte atij ndikim të mjaftueshëm për të mos e pasur nevojën e të qenit i përfshirë drejtpërdrejt…”

Do të thotë kjo që tashmë, me biznese të rrënuara dhe një Shekull që nuk është më as hija e atij që ka qenë, ka nevojën “e të qenit i përfshirë drejtpërdrejt…”? Dhe Rama thjesht e ka ndihmuar të mos dalë përfundimisht nga skena aq e lakmuar e teatrit politik shqiptar? Duket shumë më e pranueshme se gjithë ato që thonë të tjerët për Kokëdhimën, apo ato që thotë Kokëdhima për vete. Në fakt, historia përsëritet. A nuk ka bërë Nikollë Lesi të njëjtën gjë më parë?

 

Vërtet, çdo të ndodhë me Shekullin?

Kam bërë gabim të madh – tha botuesi i Shekullit për gazetën e tij, dikur gazeta lider në shtypin e vendit, sot me një grusht lexuesish që pakësohen nga muaji në muaj. Me siguri edhe për këtë dikush tjetër është fajtor. “S’e kam bërë unë” – do thotë me siguri Kokëdhima po ta pyesin. Disa ua venë fajin rrogave të papaguara. Jo. Ato janë një arsye dytësore. Arsyeja kryesore është që gazeta tradhtoi pritshmëritë e lexuesve. Dhe Shekulli ka patur lexuesit më të mrekullueshëm në planet. U ngjirën të gjorët muaj me rradhë duke kërkuar atë që nuk mund t’u jepej më. Sidomos pas rënies së Ramës nga Bashkia e Tiranës.

 

Stefani: Rotacioni ia vlen edhe me ca të …meta!

Jo të gjithë janë dakordme kritikat. Andrea Stefani edhe ky, një vlerë e opozitarizmit publik shqiptar shkruan lidhur me kritikat e Mustafait:

Mustafa Nano gëzon simpatinë time si një polemizues i mprehtë, i guximshëm dhe një nga gazetarët më të sinqertë e me kontribut të rrallë, konstant dhe afatgjatë në luftimin e së keqes autokratike që po e mundon si një kancer Shqipërinë. Besoj është pikërisht ky sinqeritet, që e bën atë që qëmtojë si me lupë dhe të denoncojë edhe “qimen” në listat e opozitës. Por… Është e keqja më e madhe (Berisha në pushtet) që do ta përdorë këtë kritikë për të luhatur mendjen e njerëzve dhe për të mbetur në pushtet. Dhe shpresoj që Mustafa Nanos të metat, të pritshme në fakt, në listën e opozitës të mos ia lëkundin besimin e gjithë këtyre viteve se largimi i Berishës, rotacioni (dhe jo thjesht ardhja e Edi Ramës në pushtet), janë një e mirë e madhe për Shqipërinë…. Opozitarët nuk janë engjëj. Opozita nuk është pa të meta. Rama nuk është pa të meta. Meta aq më pak nuk është pa të meta. E megjithatë ne duhet themi: Rotacioni ia vlen edhe me ca të …meta!

 

“Doktori”, Kastrioti, Fatosi, etj

Kokëdhima, (2K siç quhej dikur kompania e tij më e famshme) do jetë një nga 140 deputetët e sesionit të ardhshëm parlamentar. Duket si tallje por Berisha ka emëruar deputetin e tij të ri Islami që të merret me Kokëdhimën. Islami bashkë me Fatos Nanon që shpalli mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur Malaj në Vlorë, kanë nisur prej ditësh atë këngën që paralajmëronte Mero Baze. “Ata me 4 këmbë i quan miq, ne me dy këmbë jemi armiq” – shkruante Kastrioti në faqen e tij në FB për raportin e Ramës me Kokëdhimën duke e lidhur këtë të fundit me “Fermën e  Kafshëve”.

E përsëriti edhe të premten mbrëma në emisionin e Arian Çanit, ku emri Kokëdhima hidhej me spond nga Islami te Fevziu, nga Henri Çili tek Baton Haxhiu për të ngelur në dhëmbët e një shushke me fytyrë ëngjëlli që nuk lidhte dot dy fjalë e ulur edhe ajo në panelin shumëngjyrësh të Çanit.

Fatos Nano nuk mbetet pas: “Në periudhën 1991 deri në 1997, kur Partia jonë Socialiste ka qenë në shumicën dërrmuese të kohës në opozitë, ASNJE socialist, e përsëris, ASNJE, me gjithë presionin psikologjik, dhunën fizike, janë sjellë në mënyrën më të QYTETERUAR, me EUROPIANE, sesa rrugaçët sot që shajnë dhe kërcënojnë këdo që mendon ndryshe nga Rama-Kokëdhima, qoftë në Facebook, qoftë drejtpërdrejt. Është për të ardhur keq, sinqerisht !!!” – shkruan ai në FB.

23 qershori do jetë fundi i këtyre historive apo fillim i ri? Do ndodhë ajo që Fevziu i tha të ftuarit të tij të trazuar: “Pas ca muajsh do vish këtu të më shash Ramën”? Ose Metën? Do mbrohen nesër me po kaq zjarr të kundërtat e atyre që thuhen sot? Siç ka ndodhur dhe po ndodh? Ndoshta. Por hë për hë, 2K bën mirë të ndjekë këshillën e Mero Bazes për fushatën. Një fushatë që me sa duken bathët, e meriton plotësisht atë fjalën e urtë të veriut: “Lele hora mori vashë, po vjen puna tu u ntrashë”.

 

 

INTERVISTA

6 pyetje që DITA ia ka drejtuar dje Kokëdhimës. Nuk dërgoi përgjigje. Tha se kishte axhendë të ngjeshur

1 – Zoti Koço, gazetari Mero Baze ka deklaruar se është kërcënuar nga ju. Si qëndron e vërteta e kësaj historie?

2 – Mustafa Nano, ka pasur kritika për kandidimin tuaj për deputet. Për kritikat e tij deklaruat se “pas 23 qershorit do ta çlironi dhe Mustafajin nga kompleksi i inferioritetit”. Mund të na sqaroni çfarë veprimesh kini parasysh me këtë?

3 – Mendoni se përfshirja juaj në politikë aktive e ndihmon apo e dëmton gazetën tuaj “Shekulli”? Çfarë do të ndodhë me gazetën pasi të zgjidheni deputet?

4 – U shprehët në emisionin “Opinion” se investimi në shtyp ishte gabimi juaj më i madh në jetë. Do ta korrigjoni këtë gabim tani? Dhe si?

5 – Pas 23 qershorit do të zhvilloni mbledhje me grupin kuvendor. Si do t’i drejtoheni në atë kohë Edi Ramës, me emër apo me Kryetar?

6 – Çfarë mendimi ke për njerëzit në politikë apo jashtë saj që fajin për dështimet e veta ua hedhin përherë të tjerëve?

Gazeta DITA

61 komente në “Gazeta Dita, një speciale për Kokëdhimën: Trazimi “2K””

  1. shpati says:

    E kam te qarte se juve nuk u pelqejne mendimet ndryshe dhe nuk do ta zbardhni komentin tim!!!
    KENI MARRE PERSIPER,T’I KUNDERVIHENI KOCO KOKEDHIMES,JO PER HIR TE MBROJTJES SE PARIMEVE TE DEMOKRACISE,POR PER INATET E DIKURSHME VARTES-BOTUES!!
    Ne momentin aktual,po e sulmoni jo si KOCO,por si KANDIDAT PER DEPUTET TE PS-se!!!
    PO I BENI NJE SHERBIM TE MADH KLIKES GJAKATARE TE BERISHES,sa as vete ata nuk mund ta mendonin kete gje!!!
    Sic e shihni ne SKALIONIN E PARE KUNDER PS-se dhe EDi RAmes,Sali Berisha ka vene ZAGARET E PS-se ISH DEPUTETE SOCIALISTE,ndersa tani u futet edhe ju ne lufte bashke me MERO BAZEN!!!
    ME DASHJE APO PA DASHJE PO NDIHMONI FASHISTIN BERISHA!!!

    1. Jani says:

      Nick spiuni paske zgjedh o i vrare? Dukesh qe je spiun, sa te ka paguar SHIU per ate raportin e famshem me cadra pistolete? ?

      1. adi_köln says:

        Ndoshta difekti i Kocos eshte qe vuan pak nga megallomania,por kur shoh qe komentojne disa injorante nuk mund te rri pa thene qe pergatitjen intelektuale te Koco Kokedhimes (2 Fakultete ,Matematike,Gjeologji,me nota te shkelqyera),shume nga ne e enderrojne…

        1. Babo says:

          Te paska ngel ora ne kohe te enverit o qyq

          1. adi_köln says:

            Babo .. te thot menja se ka ik koha e Enverit? Shif endra shif…lum si ti…

            1. abc says:

              ka punuar me Lenka Cukon ai nga e cila ka marre shume dije ?

        2. Alb says:

          @adi nese intelektin e njeriut e mat vetem me nota nuk je i sakte. Koçoja esht emare me propagande rinie deri ne ’90, me pas tentoi t ebeje biznes ne nje shprehje gjeografike siç isht edhe eshte Shqiperia..Nje person qe riskon forte eshte Koçoja kaq mund te thuhet, sipas meje ndersa te gjithe kane te drejten e tyre per te bere vleresime

          1. adi_köln says:

            @Jam dakort me ty Alb..Problemi eshte se me te njejtin meter maten edhe ata qe e quajne veten prof.dr. ne Shqiperi..Mos harro se kemi ministra me Institut Fiskulture…Blendi Fevziu ka qene sekretar i rinise socialiste para vitit 90 te shkolla e mesme e gjuheve te huaja,pastaj shkruan liber per Enver Hoxhen etj etj qe cdo shqiptar i di mire por nuk ka qef ti pranoje…

    2. skelari migrues says:

      Vertete e papershtatshme, me sa kuptoj po krijojne (besoj pa dashje) themelet per nje dyshim e mosbesim te madh per shtetin e neserm, po krijojne idene se Kokedhima do jete kanceri i shtetit te neserm apo qe Rama do jete diktatori i rradhes. Te dyja jane hipoteza qe skane baze, per kedo qe shikon me kujdes se per ke e per cfare flitet. Me eshte krijuar bindja qe opozita ndaj opozites (sidomos Rames) eshte bere fusha e vetme ku kjo “shoqeria civile” po e “ngul lopaten ne dhe te bute”…
      Problematika reale eshte e pa krahasueshme me keto stuhi ne gote, ndaj me duket sikur ketu eshte shume erresire, se shume nuk po shohin se cfare po bejne…

      1. Frank says:

        @Skelar, po pse migrues?

        Saper opoziten kunder opozites keni te drejte, sidomos kunder Kreut te saj, sepse Ai eshte kryeminister ne potence dhe eshte shume heret per ta kritikuar. A jane te gjithe per ta larguar Berishen? atehere te mos kerkojne gjilperen ne kashte, per ti rene Rames, por, por Koçoja me ate qe beri me Ramen ka dhene nje shenje qe duhet mabajtur pak qendrim dhe kjo nuk i demton votat e opozites ne Vlore sepse Vlonjatet e kane ndare mendjen qe do votojne PS dhe Edi Ramen e duan shume. Nuk me dhimset Koçoja sepse e harxhoi tere jeten per te bere nje brime ne uje dhe tani ne te perenduar po i futet politikes me zellin e nje ish sekretari rinie te PPSH qe eshte…Deri ne 23 qershor shqiptaret kane harruar ç’fare eshte thene, por Koçoja nuk ka per ta harruar kete “dru”.

        1. skelari migrues says:

          Frank, skelar migrues, sepse jam skelar, e do mbetem, por nuk banoj aty (skele/Vlore), por e vizitoj shpesh…
          Ajo qe thua, ben sens, por shqetesim kam patur per ate pjese elektorati qe ka humbje besimi, dhe thjeshte kerkon ku te hedhe pergjegjesine qe i takon vete…dhe te tille ka, po mbase jo shume.
          Koco eshte njeri kompleks, dhe si shumica jone, ka shume ane. Se sa te mira, e sa kufizime, merr prej tij Rama, kjo do jete ne dore te Rames. Por me sa kam pare, ai e ka shume te qarte se ku calon, dhe per ato qe kemi nevoje i shoh te mundshme. Nuk shoh se do jete pengese asnje njeri me te cilet ai sot po ben kompromis (i pashmangshem per te bere permbysjen)…ndaj dhe ca gjera i quaj stuhi ne gote…

    3. @shpati says:

      Kocon nuk ke nga e shan me pare o freshist i menderes. Ate nuk e shajne vetem ata te marredhenies vartes-botues, ate nuk ka punetor te vetin qe mos ta shaj, i ka ngordhur ne pune dhe ne fund nuk i jep as leket, eshte matrapaz i klasit dhe nje parazit qe cdo biznes e krijuar ne kurriz te miqesive me pushtetar, kryesisht me edin, dhe ne kurriz te punetoreve te tij te cilet duhen nderruar cdo 3 muaj se nuk paguhen, pra koco matrapazi nuk ka paguar ndonjehere punetore dhe nje njeri i tille nuk ka nevoje te per tjeter info qe te quhet PLEHRE. Dhe sherbimin nuk ia bejme saliut o injorant i edit dhe ilirit, ia bejme shoqeris qe duhet te zhduki nje sali PIKERISHT PER TE NJEJTAT PISLLIQE qe po bejne edi me ilirin duke kandiduar parazit si koco, dhe kur vendos te zhdukesh nje diktator nuk e ben duke mbeshtetur nje tradhetar si edi me ilirin. Nuk mjaftonte spartak braho ne listat e ps per ta dh.jer por na duhej te futej dhe koco

    4. Tirona says:

      Shpati, jom dakort me komentin tend dhe nuk i heq asnje presje.

    5. N.VJOSA says:

      Shpati,
      Nje spjegim brilant komenti yt.
      Paskan mbetur qe ti zgjidhin tani ne kohe fushate problemet me Koçon!
      Me sa duket harrojn qe Barbari beri shume per ti falimentuar financiarisht botuesit qe i ka patur kundra, Koçon, Meron dhe koleget e tyre.
      Nuk mund te them se nuk mund te kete krijuar probleme Koçua….
      Ndoshta jane krijuar dhe probleme me pagesat e gazetareve.
      Por kjo eshte rruga e vetme per ti zgjidhur ato?!
      Kritika e hapur ndaj Koços, per ti dhene arme Sali Barbarit ne fushaten kunder kandidatve per deputete socialiste?!!!!…
      KJO ESHTE NJELLOJ SI TE BESH VETVRASJE
      PERBALL DINOSAURIT TE KRIMIT DHE HAJDUTERISE!
      Hajde thuau ketyre lloj opozitareve qe ndihmojne rrezimin e Barbarit!
      Kjo eshte v e t v r a s j e !

    6. SERVET says:

      kokedhima eshte nje figure qe edhe pse pronar gazete, nuk ka asnje lidhje me gazetarine e lire, te papolitizuar dhe asnjeanese. perkundrazi edhe gazetene sportit e perdor per te luftuar berishen, shtetin dhe institucionet e tij. nje gazete shume e respektuar dikur si shekulli, sot esht kthyer ne nje organ te shemtuar propagande, urrejtje dhe nje strument ku koco shperthen gjithe vrerin dhe vogelsine e tij.
      me vjen keq se sa te pambrojtur jane burimet e informacionit dhe vete gazetaret e opinionistet sot. pse??? sepse jane lene ne dore te te paafteve dhe mediokreve qe e perdorin gazetarine si lufte plakash.

  2. e verteta says:

    Realisht dhe ju te temes apo dites qe beni sikur godisni ngjarjen keni rene koke e bythe ne lojen e Berishes,Po i bini Ps-s me sa fuqi keni duke treguar se jeni sherbetore te zellshem por te fshehte te tij.Shtypi eshte gjeja me e neveritshme ne shqiperi,gazertaret mbi 90% me te lakueshmit, ose thene troc poce pa bythe dhe skeni faj,doni rroga,djeta,keni familje e femije per te mbajtur kurse populli ka trungje.Pa respekt per ju remuesit e qenit te ngordhur

    1. Daja says:

      KJo me duket dora Brixhildes

    2. Ngjala says:

      Kush po i bie ps? Keta po i bien kocos dhe shum mire po bejne,apo ju sahanlepiresit e edit dhe ilirit e quani kocon si simbol te ps dhe po godite kocon godet edhe ps?

    3. Tirona says:

      E verteta, eshte e vertete edhe mua po me lind dyshimi mbas disa shkrimeve qe po bojne disa gazetare kunder PS dhe kur , tani ne prag fushate.

  3. Horri i Bulevardit says:

    E kam theksuar edhe tek Tema, se kisha degjuar ndonjehere Koco Kokedhimen te fliste, vetem e kisha pare si figure neper ekrane, por me duhet te them se performanca e Koco Kokedhimes ne Opinion te Fevziut, me pelqeu, aq sa e vuri dhe vete moderatorin ne veshtiresi me pyetjet e shkurtra dhe te sakta.
    Per mesazhin drejtuar Mero Bazes, mendoj se ne qofte se ai e ka derguar, smund te them se eshte nje kercenim, kete ja kam shprehur dhe zotit Baze ne koment, por mund te jete edhe nje largim he per he nga nje replike, se ka filluar fushata dhe ndoshta Koco ska kohe te merret tani per tani me Mero Bazen, flas gjithmone per nje takim koke per koke.
    Theni ae tij se Gazeta ka qene nje gabim per te, une e kuptoj jo nje kundershtim ndaj kryeredaktorit shume te suksesshem Adrian Thano, por e kuptoj se ishte gazeta si opozite, qe ishte, qe solli mllefin e pushtetit berishian ndaj tij.
    Mendoj se po te ishte Koco kokedhima nje njeri sic e pershkruajne dashakeqesit e tij si mashtrues dhe uzurpator tenderash, atehere miqesia ndaj Sali Berishes, do ti plotesonte te gjitha ato ambicje qe disa thone per Kokedhimen, por mendoj se opozitarizmi qe ka treguar ndaj pushtetit te Nanos si fillim dhe Berishes, e ka cuar zotin Kokedhima ne veshtiresite qe dihen tashme.
    Mendimi im eshte se zoti Koco Kokedhima eshte nje biznesmen i suksesshem qe nuk u perkul para shantazheve te qeverise Berisha dhe ka gjithe te drejten te hyje ne politike, se me aq sa une kuptova ne intervisten me Fevziun, ai eshte nje njeri i qarte ne mendime dhe pa komplekse inferioriteti ndaj kundershtarit.
    Koha do ta tregoje qe une kam te drejte.

    PËRGJIGJJUNI

    1. qerramudhi says:

      O Horro po çbene kshu more ke filluar nga copy past tani ??? Ti gjate ketyre viteve ke qene shume mire , ke argumentuar e ke folur si duhet . Kto kohet e fundit e ke prishe fare doren ?

      1. Horri i Bulevardit says:

        OKEJ

    2. @lavire bulevardit says:

      Qenke nga ata kokpalaret e ilirit ti, sepse tere keto horrelliqe jane skenari juaj i imponuar mbi te paafte si edi,dhe nje nga keto horrelliqe eshte edhe kandidimi i kocos. Meqe e paske pare intervisten e kocos na thuaj cila pjese te pelqeu, kur na mesonte se si ilir meta eshte politikan i pjekur, politikan i klasi dhe i majte i vertet???? Cfare funderrine duhet te jesh te thuash ato gjera dhe cfare haleje duhet te jesh te thuash se te pelqeu intervista?
      Sa per kohen e kocos qe nuk ka per takim me meron, kocon e ke ketu ne bllok keto dite, madje diten e emailit po pinte kafe me brixhilden te coli’s gallery per ore te tera.
      Te diskutosh nese koco eshte mashtrues pasi ka vite qe nuk paguan asnje punetor por vetem i nderron, dhe kete gje e di gjith vendi, duhet te jesh nje lepires i mire i edit dhe ilirit, por keto pergjigjie nuk jane per ty pasi pergjigjien ju tradhetaret edi-iliri do e merrni ne 23 qershor.

    3. Tirona says:

      Horri i Bulevardit, po ta jap une pergjigjen: Koco Kokedhima eshte indentik si Edi Rama , Ku te dy se bashku do ta bejne RILINDJEN ne Shqiperi. Une e di se cfare mendimi ke ti per komentin tim, po do deshiroja qe gazetarushket ta analizonin kete koment.Tani ne kohe fushate po nxjerr koken nje perbindshem i tmerrshem dhe ky perbindshem eshte Gazetaria e Blere.

      1. Horri i Bulevardit says:

        Faleminderit per repliken qytetare, nuk e njof as zitin Kokedhima dhe as zotin Rama nga afer, por kam
        intuiten qe mendoj se nuk me ka genjyer te pakten ne jeten time, ku kam bere zgjedhjen e duhur ne disa
        Momente kyce te jetes time.
        Ne qofte se Edi Ramen sdo ta kisha pare si kryebashkiak, ku une te pakten jam shume i kenaqur me punen qe ka ber ne dobi te qytetit dhe beri nje ndryshim, qe vetem saHanet e kundershtojne, nuk Do
        te thoja se eshte me i miri tani per tani, per te bere ndryshimin, qe meritojne shqiptaret.
        Edhe per zotin Kokedhima, kam bindjen se eshte nje njeri me integritet dhe shume i matur ne veprimet
        e tija, kete e pashe ne interviste te Opinion i Fevziut, ku ishte shume i qarte dhe i vendosur ne perballjet
        e reja qe Do ti rezervoje koha.
        Dhe fjalet qe fliten rreth tij qe per Mua jane thashetheme, se dalin nga goja e ndyre e sal-Halese, nuk qendrojne, per te vetmen arsye se, Po te ishte zoti Kokedhima ashtu sic perflitet, atehere salHaleja sdo tja zinte emrin me goje, se Do ta kishte aleat sic ka shume biznesmene te tipit Frangaj dhe Balliu.Por se eshte nje njeri qe nuk futet ne vathen e pushtetit, zoti Kokedhima duroi fyerjet, duroi mantretimin e pushtetit te taksave dhe shume fyerje te tjera.
        Besoj se nje biznesmen bythlepires i pushtetit, nuk qendron Bälle per Bälle me pushtetin e dhunes sic ka qendruar biznesmeni Koco Kokedhima.

  4. Vlora says:

    per faktin qe koco do te shkoje ne parlament dhe do te mare qeverine, e padiskutuaeshe eshte opozita me e forte nga te gjithe e mero bazez dhe temes.

    prandaj o koco kokdhima qe te kandidon eshte merite e rames,,,ndersa qe do te shkosh ne parlament eshte merite e votes qe do te te japim ne opozitaret,dhe mundesia e te vetmes gazete 100% opozitare.

    edhe gazeta jote nuk eshte kaq e sigurt per ti hequr pushtetin berishes.

    1. Knepper says:

      Jo zotri nuke eshte suksesi i Rames pore i kokedhimes me leket e tije qe falimentoi duke e finanzuare Ramen dhe 23 qershori do jete fundi i te dyve Rama Kokedhima qe te dy te deshtuare ndryshimi eshte nje katastrofe per shqiperine se te dy jane deri ne fyte ne premtime e borgje andaje mos i votoni Rame e Kokedhimen…..

  5. 2K says:

    Pergjigjet e pyetjeve tuaja :
    1-E thoni edhe vete qe disa here u pergjigja qe nuk e kam shkruar une.Pse vazhdoni ta shtroni si pyetje?Doni pergjigjen qe ju pelqen juve edhe nqs nuk i korrespondon te vertetes?

    2-Me Mustafa Nanono dhe me shume gazetare te tjere,mbas 23 qershorit do te mundohem te diskutoj dhe ti bej te qarta miqesisht vizionet e mia per zhvillimin e vendit sipas standartev te shekullit ku jetojme.Kompleksi i inferioritet i referohet gjendjes psikologjike qe ka media ne pergjithesi gjate ketyre 8 vjeteve te nje qeverisje katastrofale.

    3 -dhe 4- Nuk me intereson dhe aq shume gjendja e gazetes “Shekulli”.Gjendja e Shqiperise e shume me e rendesishme.

    5-Mendoj se kam pjekurine dhe intelektin ti ndaj maredheniet institucionale nga ato miqesore.Ju ndoshta jo perderisa e shtroni si pyetje.Ne instancat institucionale,”kryetar” ne privat eshte ceshtje private sic ta thote dhe fjala vete.

    6-Per njerez te tille kam vetem mendim negativ.

    p.s
    Shpresoja qe keta te gazetes “Dita” te mundoheshin te gjenin pyetje me impenjuese.

    Me respekt 2K

  6. Ana says:

    Sa do doja te dija tani qe e mbarova se e kujt eshte kjo pene? Ka realizuar nje perle stilistike qe rralle e gjen ne shtypin tone. Urime. Dhe kenaqesia e te lexuarit ska te beje fare me ate qe besoj apo mbroj une per ceshtjen ne fjale

    1. Shekulli says:

      Ad Thano ? askush tjeter nuk e njeh Kocon me mire se Ad Thano

      1. Kureshtje per ish-et e Shekullit says:

        Ad Thano njeh edhe bashkepunetoret e shumte te Shekullit,
        bje fjala marreveshjet e heshtura te Rakipllarit me Arkivin e shtetit…apo etiken e etikes se Mark Markut…!

        Mos ia ngarkoni Kocos te gjitha…

  7. interpoli says:

    Perse i bini me qafe Kokedhimes? E quani edhe megalloman!!! Ai i shkreti eshte nje injorant i trembur qe ka frike te ballafaqohet dhe ju mendoni se e ka nga megallomania ?

  8. tuco says:

    deri tani asnje koment nga rilindasit e paguar .hahahaha shume domethenese!!!

    1. Rilindase pa pagese says:

      Smjafton koco per te me zhgenjyer aq sa te me dekurajoje; thene kjo, edhe gazeta dita edhe tema do vazhdojne te punojne per qellimin kryesor, rotacionin qe sjell rilindjen, ta dije mire kushdo kete, berishista e cinike bashke

  9. shvejk says:

    Nuk e di a e ka llogaritur Rama koston qe merr mbi vete dhe mbi PS duke kandiduar nje neri kaq antipatik dhe kaq te diskutuar? Kam frike se afrimi i Ilir Metes dhe kandidimi i Koco Kokedhimes Mund te kene impakt negativ ne rezultatin final te votimeve, te shpresojme qe jo.

    1. qwe says:

      Djali po shkon me kurva ndersa ju shpresoni qe nusja te jete e ndershme ?

  10. 23 QERSHORI VAJTI PER LESH says:

    Ore Yzeiri thot qe Rama dhe Kokedhima paskan punuar per Salen qe ne 2000 shin. Ka rrjedhur apo ka ndonje gje te vertet?

  11. liri a vdekje says:

    shume faqezi e i pabese esht ky kocoja po edit ja ka lidh kembet per momentin ,por kam besim se edi do hedh tutje si shume te tjere si puna e kocos dhe shpresoj te jet keshtu

  12. KUNDER RILINDJES SE BLLOKMENEVE "SOCIALIST" says:

    Edvin Rama nuk eshte dhe nuk mund te jete kurre nje socialist,
    Sepse eshte pasardhes i drejtperdrejt i Bllokut te Degjeneruar “Komunist”.

    Koço Kokedhima nuk eshte dhe nuk mund te jete kurre nje socialist,
    Sepse eshte nje Kapitalist i eger qe nuk paguan as rrogat e punetoreve.

    1. Knepper says:

      Jo zotri nuke eshte suksesi i Rames pore i kokedhimes me leket e tije qe falimentoi duke e finanzuare Ramen dhe 23 qershori do jete fundi i te dyve Rama Kokedhima qe te dy te deshtuare ndryshimi eshte nje katastrofe per shqiperine se te dy jane deri ne fyte ne premtime e borgje andaje mos i votoni Rame e Kokedhimen…..

  13. fatmir97 says:

    I nderuari Mero Baze, por si do të vijë në Delvinë Koçua! Rrugën Delvinë – Qafa e Muzinës, firma e tij, i bëri topin, morri fondet e u zhdukë. Një rrugë, ku kalojnë vetëm kafshët. Nuk e dija që ”Kokëdhima është caktuar deputet i Delvinës dhe Bregut” ka edhe fytyrë, të kërkojë votat. Po të kishte shtet si duhet në Shqipëri, ky do të ishte kalbur burgjeve. Bravo Rama! Do bësh rilindje me hajdutë!

  14. Askushi says:

    Berisha gjithmon ka sulmuar piken me te forte te PS-se,Kryetarin !
    Tani mendon se PS-ja eshte me 2 Kryetare,ose i njeh aftesit e Kokdhimes,qe kalojne pertej tij.Sulmin mediatik e ka drejtuar tek te dy!
    Te gjithe e dime se Kokdhima,nuk eshte figure e konsumuar si shtetar ose deputet.
    Si sipermarres,eshte munduar si te gjithe te mbijetoi,ne xhunglen e ekonomise Berishjane.
    Nuk eshte i pari biznesmen qe i ofrohet politikes,mund te rreshtohen dhe te tjere.
    Perse e ka shqetesuar kaq shume Berishen?!
    Apo ky kerkon nje alibi per te bere “zhurme”!
    Zhurma per Kokdhimen, e amplifikuar nga makineria mediatike pro qeveritare,ja kalon “skandalit” te kandidimit te tre socialisteve qe u “gedhine demokrat”.
    Qeveria ka mbetur duke perseritur inagurimet rrugore,eshte ne ngerç.
    Mos valle shumica e popullsise qe nuk ka makina,do duartrokas per qeverine per asistencen e pamjaftushme ushqimore!!
    Sulmon si gjithmon politikisht,Kryetarin dhe Kokdhimen,ka frik se dhe PS u be firme 2K.

  15. Argita_B says:

    Po mire nuk ju vjen fare turp qe e keni katandisur shtypin ne kete nivel qe dhe fshateret se gjejne me veten!!
    Pjese me e madhe e pyetjeve qe i drejtohen Kokedhimes jane pyetje ordinere qe nuk kane asnje lidhje me faktin se a do ti sjelli dçka shqiptareve nese zgjidhet deputet apo jo!
    Nuk vret mendjen njeri se cila eshte mardhenia e Kokedhimes me Bazen apo me Nanon, keto jane problemet e tyre personale dhe lexuesi nuk ka ndenje perfitim apo humbje te drejtperdrejte.
    Mos perdorni nje media si baçen tuaj dhe mbillni çfare te doni, pasi eshte lexuasi ai qe ju jep dhe u heq forcen, ashtu si po ndodh me Shekullin ku flitej aq shpesh pe Kokedhimen e bizneset e tij saqe te gjithe i kthyen kurrizin dhe e çuan ne shkaterrim.

  16. saliheqenefi says:

    akoma s’po kuptoj kerkohet moral aty ku mungon,te gjithe emrat e permendur ne artikull jane njerez pa integritet pa moral kane ngrene ne dy sahane ,kujt i vlen ky artikull ne njerezve te thjeshte jo e jo kjo eshte thjeshte lufte klanesh dhe zona interesi,ne tashme e dime perfshi gazetare ,opinioniste, biznesmene politikane jane njerez llum ku produkti i tyre lidhur me shoqerine eshte perfitimi personal,prandaj edhe neqofte se fiton sali berisha nuk eshte ndonje cudi e madhe dhe e keqe e madhe ,se kategoria e sherbyesve dhe lepiresve dje blu e sot roze eshte me e ndyre se saliu ,

  17. Pambuk says:

    Koco paska organizuar gazetaret tani per te shkruajtur pro tij ne forum. Thuhet se dy tre tipa nga Shekulli nuk paguhen me per lajme (kur ti marrin rrogat kuptohet )por per te mbrpjtur kocon ne forume. Nje nder ta eshte Ervin Pambuku

    1. jero says:

      kocua kokedhima dhe Alfredo Peza, yjet e gazetaris shqyptare qe do tia ndrrojn faqen Partise sone. Urraaaaaa. Rofte Partia, rrofte populli. Grush basshkuar kunder armiqve ? ?

  18. fidaho says:

    Urime,z.Kokedhima per kandidimin.
    -Besoj dhe kam bindjen se do te jeni nje vlere e shtuar pozitive,qe per fat te keq i kini munguar shume gjate skenes politike shqiptare.
    Ky eshte dhe “faji” juaj i vetem, qe nuk vazhduat rrugen politike,por lejuat te merreshin me politike individe pa personalitet,duke e katandisur kete vend ne keto kushte ku ndodhemi sot.
    -Mos u dekurajoni dhe mos u ktheni pergjigje te gjithe atyre qe duan t’ju fusin ne vorbullen e “pisllekut”mediatik.Ju jeni nje aset i c’muar i ketij vendi dhe kini detyrimin qe energjite tuaja ti vini ne sherbim te tij.

  19. Palladium says:

    Kocua qe ka betonizuar Himaren dhe nje pjese te mire te Shqiperise ben mire te kete kujdes kur i drejtohet gazetateve si puna e Meros, qe gezojne rrespektin me te madh brenda dhe jashte vendit, per punen e PAVARUR, qe kryen dhe sidomos per krijimin e nje ambienti unik ku nuk ka censure. Edhe ne perendim gazeta e blogje te ndryshme te censurojne. Tema renditet boterisht ne ato pak oaze te pavarura, pamvaresisht je apo nuk je dakort me autorin. Kocua ben mire ta lej menjane megallomanine, se nuk do ngele njeri pa kontribuar qofte dhe nje qindarke qe ta mbaj kete oaz te paprekur nga makuteria dhe brutaliteti i pushtetit.

  20. Arbeni says:

    Problemi me i madh qe ka sot Shqiperia quhet Sali Berisha.Kjo lufte bandash mes gazetash hater mbetur nuk i intereson askujt. Mustafa Nano skandalizohet per kandidimin e Kocos kur ne parlament kemi vrases,trafikante droge,injorante e mund te vazhdoj akoma.I dashur Mero mos humb kohe me Kocon qe ka 8 vjet qe e mban kurrizin drejt edhe kur ti i sherbeje Berishes.Adrian Thano shkruan kunder Kocos mbasi ka punuar nje jete per te,pse??per ceshtje parimore?????? Niveli i gazetarise shqiptare eshte i njejte me ate te politikes shqiptare. T’ju vij turp te gjitheve.

  21. eshte e vertete says:

    Ne mediat TV dhe keto gazetat nuk e kuptoj pse sulmojne – gerricen vetem me deputetet e PS !!! apo PEMA QE KA KOKRRA GODITET …..

  22. Haxhiu nga Selita says:

    Personalisht nuk me pelqen Koco Kokedhima si njeri, mbasi me duket i fryre dhe megalloman, por vete reaksioni qe ngjalli ne gjithe opinionin publik kandidimi i tij tregon se eshte njeri me peshe. Kjo bindje mu perforcua nga emisioni i piste si gjithnje i Arian Canit ku nje grusht zagaresh u moren duke lehur kunder Kocos dhe ne nje menyre teper te peshtire qe do te turperonte dhe jevgat e bregut te lumit. Kocua mund te kete shume te meta por ne fund te fundit, per vite te tera ka bere opozitarizem te vertete me “shekullin” e tij dhe nuk ka shkruar “otello” pederasesh si disa deputete te tjere te P.S qe hiqen si ideolloge dhe naten i kruajne kurizin Fatos Nanos. Nga keta duhet te ruhet Edi Rama.

  23. interpoli says:

    ju e keni shume gabim kur thoni qe problemi i vetem i sotem eshte berisha… pas 23 qershorit do te keni perseri nje problem te njgjashem me ate qe perjetuam keto 8 vite… eshte sistemi i kalbur, jane politikane te degejneruar moralisht, te lidhur me njerei tjeterin … asnje proces per vjedhjet dhe mashtrimet nuk do te hapet… a keni degjuar gje qe ne programin e PS te jete lufta kunder korrupsionit dhe ndonje mase konkrete se si do ta luftoje? me koco kokedhimerat nuk luftohet korrupsioni…

    politikes shqiptare nuk i duhet rrotacioni politik, por ndryshimi … dhe ndryshimi nuk vjen me sllogane fushatash, as me autobuzin optimist te shokut rama

  24. ken30 says:

    Edi Rama dhe Koço Kokëdhima janë hije e njeri tjetrit ata e betonuan Tiranen tani tentojnë ta betonojnë Vloren. Pasuria dhe bizneset e Rames dhe Kokëdhimes vijnë nga Marsi apo nga vjedhja e tatimpaguesve shqipëtarë. Kandidatura e Koço Kokdhimes për deputet është një mbushje e raketave me municion propagandistike në favor të Berishes që në çdo mitingë elektoralë Berisha doo ta shkrepë nga një misilë që diskriditon opoziten 100%. Berisha tani mirret me emrin e Koço Kokdhimes por defakto 100% diskriditon edhe Ramen edhe opoziten pasi që Rama dhe Koço janë hije e njeri tjetrit për tenderimet dhe betonizimin e Tiranës.

  25. melesh says:

    kjo nuk eshte per botim.Do ju lutesha te dyva edhe Meros edhe Kokedhimes te mos debatoni pasi kjo sherben vetem Berishes.Mos vazhdoni me se vetem keq do i beni Partise Socialiste.Gazeta tema ka shume ndikim dhe ju lutem edhe njehere mos iu kundervini njeri tjetri.Mbajeni vehten dhe xix micet nuk jane per burrat e vertete.Hajde pra urime Temes per ndikimin e jashtezaknshem qe ka dhe per cilesine shume te larte te shkrimeve!urime!!!

  26. Kris says:

    Shqiptare c’do njeri nuk eshte i perkryer.E gjithe turbullira krijohet nga vrasesi Berisha.Te tjerat i dini vete sepse nuk ka nje program apo deshire te beje dicka per shqiptaret Berisha eshte jashte cdo realiteti.Largoheni kete kerme,Salen!

  27. Tirona says:

    Ju gazetare , nga shkrimet qe beni shoqeria civile ju kupton shume mire se kujt i sherbeni , prandaj beni kujdes kur trajtoni tema, qe kane sensibilitet tek lexuesit dhe mos harroni qe shumica e ketyre komentuesve jane njerez te pergatiur te shoqerise dhe do te ishte mire qe ti analizonit komentet e tyre.

  28. RRUSHI says:

    Me kete KOCO KAKERDHIA e ke dhier fare o EDI RAME ,sikur mos te ishe perzier me kete dhe me ILIR KOKLOPEN 70per qind e popullit do te votonin per ty,kam frike se ai shpellari do te fitoje perseri, eshte i regjur ai tani kam frike,frike ,frike.

  29. bjondi says:

    Pershendetje te gjthve qe kan shkruar,

    Nuk behet shteti me shok, me krushqi, me dashnore…

    nuk ngaterrohet gazetaria me politiken, koco dihet qe ka biznese, dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe ai po futet ne politik, mbrojtje biznesesh, e biznes ne te ardhmen, mos te harrojm se ka pasur dhe do te kete gjithmone stereotipe si koco, si tek PD ashtu dhe te PS,

    Zoti i bekoft Shqiptaret!

  30. boratahiri says:

    E ndoqa kete Kokedhi… te emisioni opinion dhe nuk e di se pse me kujtonte gjithmone stereotipin e personazhit negativ te luajtur nga i fameshmi Kadri Roshi

    Si ka mundesi qe Edi Rama ka zgjedhur kete njeri si emrin pas tij ne listen e PS, mos valle ai parashikon humbje dhe do qe Kokedhi.. te jete kryetari i ardhshem i PS.

    Mero Baze ka shume te drejte kur thote se ka njerez te tjere qe meritojne te jene ne lista, dhe qe biznesmenet e tipit te tille nuk ka pse te perzihen ne politike.

  31. Horri i Bulevardit says:

    Perfundimisht Berisha di se ku e hedh thashethemet e tij kunder njerezve te punes, se ka nje popull hajvan qe kujton se cdo gje qe fluturon hahet dhe shofim qe Berrisha me berishianet e tij shpifin cdo gje dhe shqiptaret e kafeneve, i shkojne pas me plot bindje se ato qe thote sal-Haleja, jane te gjitha te verteta, ky eshte populli im qe kurre sdo te mbushet me mend, sa here qe del nje udheheqes e terheq per hunde sikur te jete nje arushe cirku, nga ato arushat qe kane gabelet per te kenaqur njerzit dhe kalamajte.
    E harruat Argiten o derdimen popull?

  32. Malo says:

    Fatos Nano dhe Kastriot Isslami janë qelbi i krijuar që nga 1991 në trupin e së majtës. Për këtë të gjithë të majtët e shqipëris duhet të falnderojn Berishën që përfundimisht i mori në gjirin e vet. Aty e ka vendin edhe hajduti i “Dragojve të Vlorës” (firmave piramidale) Arben Imami për të plotësuar mozaikun e spiunëve të Berishës në radhët e PS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje