Enver Hoxhaj përplaset me Bexhet Pacollin për numrin e njohjeve

13 Maj 2013, 10:21Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Zëvendëskryeministri Bexhet Pacolli, vazhdojnë të përplasen në lidhje me numrin e njohjeve të Kosovës dhe për meritat për këtë gjë.

Ministri Hoxhaj ka deklaruar se shteti i Malit nuk e ka njohur Kosovën. Duke folur për gazetën “Kosova Sot”, ai thotë se ka ndodhur një keqkuptim, pasi Mali nuk e ka njohur Kosovën.

“Unë si qytetar dhe si ministër kam kërkuar falje për këtë keqkuptim,” tha Hoxhaj, duke shtuar se ai duhet të mbrojë kredibilitetin e Kosovës.

Por Bexhet Pacolli thotë se Mali e ka njohur Kosovën, madje pasi është arritur kjo njohje, ai ka dërguar në këtë shtet disa kolltukë dhe kompjuterë./ep

2 komente në “Enver Hoxhaj përplaset me Bexhet Pacollin për numrin e njohjeve”

  1. SHKODRANI says:

    Mjer Kosova e Sqiperija me keta udheheqes. Na shpeto zot prej ketyre debilave.

  2. edi says:

    I paska derguar kolltuke ky trapi. Shikoni c’ mentalitet.Njihna e te te japim ndonje cikerrime.Edhe e thote vete.Ke te zesh e ke te lesh keta jane njeri me gomar se tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje