Berisha i jep me urgjencës Podestës 400 mijë dollarë pas kritikave të ambasadorit Arvizu

14 Maj 2013, 19:44Politika TEMA

Nga Muhamed Veliu, Top Channel

 

“Nuk mendoj se ka njeri që do të donte një vendim apo veprim që do ta vendoste Shqipërinë në rrugën e përplasjes me SHBA dhe komunitetin ndërkombëtar; sepse synimi këtu, objektivi janë zgjedhje të lira dhe të ndershme. E gjitha ka të bëjë me procesin, nuk ka të bëjë me rezultatin.”

Kjo ishte deklarata e ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, ditën kur Kuvendi shkarkoi Ilirian Muhon si anëtar të KQZ-së.

Pesë ditë më vonë, qeveria miratoi me urgjencë një vendim për prekjen e fondit rezervë në shumen prej 40 milionë lekësh të reja ose 400 mijë dollarë.

Vendimi është propozuar prej Ministrisë së Integrimit dhe jo asaj të Financave, dhe emergjenca për të cilën qeveria do të përdorte këto fonde ishte lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel ka mundur të sigurojë përmes burimeve të tij në ministrinë e Financave këtë vendim të Këshillit të Ministrave të datës 19 prill 2013, në të cilin thuhet se: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, neneve 5 dhe 45 të ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor si dhe nenit 13 të ligjit për Buxhetin, me propozim të Ministrisë së Integrimit, Qeveria vendosi akordimin e 40 milionë lekëve Kryeministrisë”.

Paratë, sipas VKM-së së miratuar, do të përdoren për shërbime në fushën e kërkimeve ligjore dhe lobizmit për forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, çka do të thotë që paratë kanë qenë të gatshme për t’u përdorur një muaj më parë.

Aktualisht Qeveria shqiptare ka marrëdhënie ligjore lobimi me dy kompani amerikane, Podesta Grup dhe Patton Boggs, të cilat kanë qenë shpeshherë në qendër të polemikave pasi lobimi më së shumti është zhvilluar në Departamentin e Shtetit për zbutjen e qëndrimeve kritike të tij ndaj qeverisë shqiptare lidhur me situatën e brendshme politike në vend dhe gjendjen e demokracisë.

Dhe këto para do të përfundojnë sërish për këto dy kompani, të cilat janë të përfshira aktualisht në fushatën zgjedhore të kryeministrit Berisha dhe partisë së tij.

E kur marrëdhëniet e kryeministrit me Shtetet e Bashkuara kanë pësuar një ftohje të dukshme pas veprimeve të njëpasnjëshme të tij që kulmuan me shkarkimin e një anëtari të KQZ-së dhe refuzimit të apelit për të gjetur një zgjidhje kompromisi të krizës së krijuar në këtë komision.

Ndoshta mund te jetë rastësi, që pothuajse në të njëjtën ditë me miratimin e vendimit të qeverise, kompania Podesta, përmes një e-maili informues, dërguar mediave ndërkombëtare, merrte në mbrojtje qeverinë shqiptare dhe kishte hequr komentet kritike pikërisht për çështjen e KQZ-së të Drejtorit për Euroazinë në Departamentin e Shtetit, Xhonatan Mur. Pas publikimit në media të këtij e-mail, Podesta u tërhoq dhe deklaroi se ishte një gabim, të cilin e kishte korrigjuar më pas.

Por Lëvizja Socialiste për Integrim deklaroi se kishte më shumë se dyshime që gabimi të kishte qenë i qëllimshëm, duke thënë se ekzistojnë mjaft raste të tjera që dëshmojnë se Podesta po ndërhyn në politikën e brendshme, dhe përmes parave të taksapaguesve shqiptarë, po lobon politikisht për njërën palë, e cila në këtë rast është ajo e qeverisë.

42 komente në “Berisha i jep me urgjencës Podestës 400 mijë dollarë pas kritikave të ambasadorit Arvizu”

  1. Turi says:

    Po skeni me ca e mbuloni mutin o saliiiii…asme frang as me dollar..do shporresh ne 23 qershor o kusArrr

    1. raimondi says:

      Bravo Sale !

      Ke detyrim Moral kategroik , sic thosh Emanuel Kant ,perpara historise te mos lejosh
      qe te qeverisemi
      nga nje klan Janissaresh grek , te cilet nen petkun e modernizmit dhe duke abuzuar
      me veshtiresite ekonomike te Shqiptareve kane ndermend
      te shkaterojne identitetin tone kombetar ………

      1. Antisofist says:

        Identitetin tend islamik thuaj o koqe talebani qe ke ngaterruar vendin tend Arabine me tonin Shqiperine.

      2. asa says:

        ooo njerez thirrini mendjes pse merreni me top channel kur thjesht tregon lajmin asgje e me shume…saliuu tani spo di cte bej e nga tja mbaj eshte i rrenuar e nuk i mbulon dot kryeveprat e veta te ndyra..gjths amerika do ti monitoroj keto zgjedhje. zgjedhjet do jene te lira e vullneti i popullit do lexohet..u lodhem ne pritje te mashtrimeve e vjedhjeve …rilindja eshte vetem 39 dite larg

    2. Nderim Kola says:

      Ja e paret e Sheqeres, ja ka lan gjalit te vet trashigimi
      http://www.imazheshqip.blogspot.com/2013/05/dy-gishtat.html

    3. juliusx says:

      Top-i eshte kthyer ne nje kanal propagandistik te pabesueshem.Po ia kalon me shpejtesi marramendese edhe Klan-it.
      Lobimi eshte i ligjshem si praktike .Eshte praktike e vendit me demokratik te botes.Lobimi i Podesta-s ne kete rast ishte shume i nevojshem per te sqaruar politikberesit amerikan per dredhite e ndyra te aleances se ndyre Rama-Meta.
      Amerikanet ,pertej deklaratave zyrtare e kane pare dhe e shohin me shume dyshim te majten socialiste,per shkak te te influences se qarqeve greke,dhe te filogrekeve te shumte qe jane ne te e sillen rreth saj.
      E gjithe mbeshtetja amerikane per shqiptaret ne rajon ka nje pengese serioze ,dhe kjo eshte aleanca e pashpallur panorthodokse greko-sllave ne Ballkan qe ka mbeshtetjen e shtetit me te madh orthodoks Rusise,qe nga ana e vet eshte rivalja nr1 e ShBA-se ne interesat gjeostrategjike ne rajon,Euroazi etj.

    4. juliusx says:

      Top-i eshte kthyer ne nje kanal propagandistik te pabesueshem.Po ia kalon me shpejtesi marramendese edhe Klan-it.
      Lobimi eshte i ligjshem si praktike .Eshte praktike e vendit me demokratik te botes.Lobimi i Podesta-s ne kete rast ishte shume i nevojshem per te sqaruar politikberesit amerikane per dredhite e aleances se ndyre Rama-Meta.
      Amerikanet ,pertej deklaratave zyrtare e kane pare dhe e shohin me shume dyshim te majten socialiste,per shkak te te influences se qarqeve greke,dhe te filogrekeve te shumte qe jane ne te e sillen rreth saj.
      E gjithe mbeshtetja amerikane per shqiptaret ne rajon ka nje pengese serioze ,dhe kjo eshte aleanca e pashpallur panorthodokse greko-sllave ne Ballkan qe ka mbeshtetjen e shtetit me te madh orthodoks Rusise,qe nga ana e vet eshte rivalja nr1 e ShBA-se ne interesat gjeostrategjike ne rajon,Euroazi etj.

    5. sh.taras says:

      Lodhet kot Saliu,me kot mundoht te mbuloje tere pacavuren e krijuar mes SHBA dhe vendit tone.Uashingtoni ka mbajtur para pak kohesh me te drejte qendrimin e tij ne lidhje me rriskun e prishjes se marrdheineve mes dy shteteve,Saliu tani kerkon ta mbuloje kete ne prag zgjedhjesh.

    6. Dyli says:

      Berisha po shperdoron cdo dite parate e taksapaguesve duke lobuar per partine shtet. Turp!

  2. Argita says:

    Te paguaje sa te doje .AMERIKA DO TI MONITOROJE ZGJEDHJET ,ato do jene te ndershme ,populli do tja japi pergjigjen ne 23 qershor saliut dhe podestes qe paguhet nga taksat tona. Kemi besim te shteti me demokratik ne bote AMERIKA E CILA DO TE VENDOSE DREJTESI NE KETO ZGJEDHJE ,koha e saliut dhe podestes ka skaduar

    1. lorenc says:

      Mentalitet humbesi.Jemi ne kete gjendje pikerisht nga ky mentalitet i kalbur,qe per fat te keq e ka edhe lideri i opozites. Amerika do te vendoska drejtesi per ne? Po ne vete per cfare jemi? Na duhet Amerika te mbroje votat tona se ne jemi popull frikacak.

  3. Baro Liçaj says:

    Hani derra, pini derra,nje dite do te paguhen te tera ! Ne “lemin e madh shqiptar ” hane te gjithe: Qene e zagare,kuaj e gomare, nga jane e nga s’jane ,ketu e kane stane! E ropen, e ropen Shqiperine , vetem te mbajne gjalle Saline ! Te mjeret neve ç’na gjeti, A do te zgjohemi ,o njerez ,te hapim syte dhe te shohim se ç’po behet ne kurrizin tone !!!

    1. rudini says:

      bravo liçaj,ti e ke kuptuar!!!!!!duhen burra me “koqe”jo koqe burra….per te drejtuar nje vend.me shprese tek zoti shqiptaret do ta kuptojne nje dite!!!!!!

  4. al says:

    podesta group dhe patton boggs jane lobus me para dhe nuk kane ndjenjen humaniste se nga i vine keto para. por nje gje duhet te keni te qarte se ketu ne usa ajo qe i ve vulen kesaj pune eshte qeveria amerikane. deklaratat qe duhet te merren per baze jane ato te dash-it dhe ambasades amerikane ne tirane. usa eshte ne dijeni te situates dhe mos u trembni per lobuesit. ato njohin vetem ngjyren e gjelber te dollarit ,ani se ju hiqet nga goja e fukarait. zoti nje dite te ben te lashe ghynahet qe i ke shkaktuar te tjereve.lum ai lider qe ben te mira per popullin e tij .

  5. tirana says:

    O POPULL HARROJENI ZGJEDHJET E LIRA .NE AMERIKE
    GJITHMON KA MANIPULIME .

  6. Zeni says:

    Sulltan Berisha nuk ka per te hequr kurre dore nga perpjekjet e tij per te zgjatur sundimin e tij ne SHqiperi.Ai do t’i perdore te gjitha mjetet qe nga intrigat,futja e percarjesne radhet e se majtes,shpifjet,lirimi i te burgosurve dhe vjedhja e votave. Besoj se edhe ikja e dy te burgosurve nga burgjet e Fushe-Krujes dhe te Peqinit,jane pjese e skenarit te Berishes,dhe ikje te tjera te burgosurish pritet te kete.Per kete qellim ai nuk do te kurseje as parate,sepse nuk i nxjerr nga xhepi,por nga taksapaguesit shqiptare.Ky zbulim tregon fytyren e ketij sharlatani te pacipe.Pedorimi i parave te taksapaguesve per fushaten zgjedhore ka filluar prej kohesh,nje dite ne lexuam per takimin e kryetares se Parlamentit ,Zhustepina,ne Shkoder,e cila kishte mbyllur edhe shkollat nentevjecare per te siguruar pjesemarrjen.Nje nxenes nga Vau i Dejes i deklaroi reporterit se parate e rruges se femijeve te shkolles i kishte paguar Bashkia e Vaut te Dejes.Ky eshte treguesi me i mire se ai nuk i kursen fondet per te arritur fitore,por votuesit nuk duhet te mashtrohen.

    1. sif says:

      Dakord me ZENIN. ps&co nuk po marrin asnje mase per mbrojtjen e votes. Sala dhe te tijet nuk eshte vetem Sulltan, ai eshte perbindesh plak, vampir bile i tmerrshem. Ne se cuni Cekes do i kish thene atij pleher ai jo veshin por edhe qimet qe kish ne faqe do ja kish shkul, bile atij dhe te atit,

  7. gerta says:

    Kunder Podestes dhe Saliut qe me leket e femijeve tane blejne edhe 4 vjet te tjere vjedhje, gjak..te gjithe kunder me vote

  8. Lupeni says:

    Ky Muhamet Veliu ben sikur cfare ka zbuluar….genjeshter. Si abuzoni keshtu, e nisni me nje deklarate te ambasadorit amerikan e me pas, tregohet shuma e fondit rezerve por, VKM nuk tregon se jane per Podesten. Mashtrus Televizion dhe mashtrues gazetari qe ben sikur ka gjetur te verteten. Ku e ka letren qe keto para do perdoren per fushate. Ndoshta gazetari duhet te kerkonte me fakte e dokumenta per ku eshte destinacioni i 400 mije dollareve dhe jo te abuzoje me teori konspiracioni me lajme qe dalin nga zyra e Partise Socialiste. Turp per nivelin e ulet te gazetarise dhe te gazetareve qe mezi presin te fitoj Partia Socialiste qe te kapin ndonje vend pune ne ndonje ministri. Une jam shume dakort qe kjo ceshtje te ndiqet, te investigohet, por ama une do t’a besoj vetem kur te faktohet se keto leke shkuan me te vertet tek kompania amerikane. U lodhem me keto hamendesime, nuk po dim kujt t’i besojme, media qe bejne sikur ja qajn hallin popullit por, ne te vertet vetem sa behen sherbetor te partive.

  9. gerta says:

    ky eshte kulmi, po cpune kane kurvat e integrimit europian te propozojne VKM te tilla, ky eshte kulmi. ti bejme ti vjellin te gjithe parate e ketij populli te marra padrejtesisht mbrapsh. nuk thone kot ai qe vjedh ti ben te gjitha dhe te vret. iu kthefte mbrapsh ishallah

  10. rudini says:

    tall bythen AMERIKA me fakirat shqiptar!!!!!!!edhe kte here me çpo shof salen kena peshqesh…….kush eshte i varur ekonomikisht eshte edhe politikisht i varur..ME çDUKEN BATHET,THA PRIFTI,PASHKET JAN LARG.

  11. enea says:

    Kur shikoj laviret e PD te rreshtuara pas njera-tjetres them me veten time, keto e kane arritur integrimin…per to drita e semaforit ka qene gjithnje jeshile.

  12. Ergys says:

    ka marre fund me turp kafsha e vucidolit dhe do jape llogari para shqiptarve..as Rama askush sdo mund ta mbroje

  13. Malo says:

    Si shpjegohet qe nje kompani private ne SHBA, merr para (dollare) nga taksapaguesit shqiptare per te mbajtur ne pushtet Berishen. A ka ndonje ligj per keta pushtetare ne fuqi qe shpenzojne parate e shqiptareve per karriket e tyre.

  14. KOLEREN SHQIPTARE (SALIAN) NUK E DO ASNJE SHTET NUK KEMI RRUGE TJETER VOTAT PER PS

  15. Gumini says:

    Shif sal pula
    po i jep mytht kendezit te kotecit
    Pallohu sal pallohu
    Se me k…rderr po shkerdhehesh
    Dhe mos harro sale te mbash me vete ate librezen e antarsis te organizates se pederve qe ta ka dhan Kristi Pinderi
    Sic ke majt dikur tesren e partis kur ishe kamunist

  16. Lli says:

    PENSIONISTI JETON ME 14 0OO LEKE NE MUAJ KUR DJERASA SHUMEVJECARE I IKEN PER TE RUAJTUR KARRIKET E MASHTRUSEVE E TE HAJDUTEVE – CFAR NUK PO NDEGJOJME ??????!!!!!!! KU PASKEMI QENE O ZOT !

  17. Saimiri says:

    Lupen se ti gjithmone me keto komente pro Berishes. Gszetarit duhet tja dime per nder qe e publikoi vkm-n. levte dale Majlinda Bregu po ka bythe tja hedhu poshte. Muhamed veliu eshte nje nga gazetaret me te sakte qe ka topchannel.

  18. Lupeni says:

    Saimir, me vjen shume keq nuk eshte sic e mendon ti. Une jam realist. Nese ka te vertet ne kete mes duhen fakte. Por jo, te nxjerresh VKM kur thuhet per fondin e asgje ku do shkojne. E mira eshte te investigohet. Ngaqe m’a kane sjelle ne maje te hundes me thashetheme,genjeshtra,mashtrime, nuk i besoj me askujt, e jo me pastaj te mendoj se X apo Y televizion mendon per mua. Behemi pak realist e t’a leme militantizmin. Per mua eshte fatkeqesi qe kemi rene dhe, po biejm preh e mediave qeveritare dhe opozitare. Edhe mua ashtu si shume te tjereve me ka ardhur atje ku nuk mban Sali Berisha qe me del nga ora 9 e mengjesit e deri ne 9 te darkes ne TV e me brockullit c’ti doje kokrra e qejfit, por ama edhe pretendenti per kryeminister nuk eshte me pak. Dhe sic duket si Berisha do te beje. Ne opozite dhe nuk le rast pa dale. Po nejse, ndoshtam mosha ime dhe, vitet qe ka ne kurriz me kane bere mosbesues. Kam jetuar me shume vite diktature se demokraci. Edhe ne keto 22 vite pervecse lirise se fjales, nuk ka ndodnje ndryshim. Gjithesesi gjithkush ka te drejten e te menduarit. Kalofsh bukur!

  19. grifsha vlore says:

    Akoma do te mbaj kolltukun ky maskara qe eshte ngjitur mbi kurrizin e ketij populli si kepusha dhe po i pi edhe piken e fundit te gjakut. Jep pare lart e poshte per te thene nje fjale te mire per te dhe qeverisjen e tij te dhjere, si nje nxenes i dobet qe pret te thote mesuesi ndonje llaf te mire.Or po ska frike fare ky njeri nga ligji qe i ben parate e shqiptareve rrush e kumbulla sikur i ka nga cifliku i Vicidolit Oooooooo njerez reagoni. Ky eshte Neroni Shqiperise qe per b….. e tij do djege shqiperine perseri si ne vitin1997.Ky eshte turp ta degjosh per brockullat qe thote dhe jo me ta besosh.

  20. gogo says:

    Sala me kelyshet e tij,si I quajturi Rajmond (ne te vertete Mah-Mut)e plot qelbesira e ngordhesira te tjera,sharlatane e turkoshake,do te shkojne ne te semes ne 23 qershor,do t’i hedhim ne gropen e derrit dhe do te clirohet ky vend nga cdo lloj ndyresire,nga Vicidoli e deri ne Konispol!

  21. leon says:

    NJEREZIT S KANE BUKE SALIU PAGUAN PARE…JEPLA LYPSAVE NE RRUGE ME MIRE SE I KE SHTUAR ,,NE CDO RRUGE KE ME MIJRA …MOR QEN..

  22. Petriti says:

    Po, Berisha paguan jasht me parat e popullit shqiptare dhe kunder shqiptarve, qe ti len dore te lire per vjedhje e mashtrim. Ky eshte Sala i ”jone”. ”Bravo” dhe ”Podesta grup” qe e ndimon nga SH.B.A.

  23. shqiptari says:

    ―Zoti krijoi lirinë, njeriu skllavërinë.‖
    Ndersa Diktatoret tane Politikane,krijuan ” Skllaverine ne Popull”
    M. Zh. Shënié

  24. Ermali says:

    PER VIZAT QE DO HIQEN ME USA PER CA DUHET PODESTA TE HEQIN ARVIZUN TA NXJERIN NE PENSION BASHKE ME MAJMUNIN UIDHERS

  25. Faja says:

    O shqiptare te ndershem ,le te therrasim si gjithmone.ZOTI E BEKOFTE AMERIKEN.

  26. mondi says:

    duhet qe sali berisha te mos fut duart ne votat e popullit sic beri me kqz , ne te kunder ai perseri do iti vjedh ato !

  27. REI says:

    Po po korruptoi dhe ndekombetaret tani se dhe ato ke mbet per te korruptuar se shqiptareve i’a blen kollaj voten me kete krize ekonomike qe ke sjele.

  28. Bruxhes says:

    Berisha hiq dore nga Skandalet e njepasnjeshme dhe lere te lire KQZ- qe te mos na penalizosh endder per je shqiperi Europiane.

  29. klaus says:

    Lere te lire KQZ-n Berisha se kete radhe ta harrosh se mund ti fitosh zgjedhjet duke vjedhur vota e duke manipuluar rezultatin, nuk ka shanse me qe te ndalesh fitoren e thelle te se majtes se bashkuar. ..Shko korrupto dhe te huajt tani se dhe kjo te ka mbetur

  30. tea says:

    Te gjithe me syte nga shqiperia per nje proces zgjedhore te lire e demokratik..por me Berishen ende ne pushtet kjo eshte e pamundur. Sepse ai mendon vetem per korrupsionin , aq sa nuk nguron as te korruptoi dhe nderkombetaret.

  31. Elma says:

    Cmund te beje me tjeter berisha vecse te beje nga keto manovrat e veta kur e di fare mire se vota e sovranit ashtu si ne 2009 nuk do shkoje me per nje kryminister te paafte si Saliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje