Zona e qetë dhe e bukur e Përmetit ka disa ditë që është tronditur nga katër vdekje të rënda, më e fundit vrasja e një inxhinieri të ri 27 vjeçar.
Por duket se trishtimin e pllakosur e ka prishur para pak ditësh ditëlindja e artistit virtuoz Laver Bariu.
84 vjeçari u shfaq pas kaq kohësh në bulevardin kryesor të qytetit ku Departamenti i Kulturës së Bashkisë kishte përgatitur kremtimin e festës.
Surprizat për usta Laverin nuk munguan. Profesori Aleksandër Peçi i kishte dërguar mes shumë dhuratave edhe një letër mallëngjyese tek i kujtonte kohën kur punonin dhe kompozonin bashkë. Artistët përmetarë interpretuan me klarinetat e tyre pjesë nga repertori më i mirë i ustait, ndërsa në rrugët e qytetit ishin pikturuar emrat e artistëve më të famshëm përmetarë.
Në një nga fotot e mëposhtme shihet Laver Bariu teksa përlotet pasi dëgjon kabanë me klarinetë.
Me iniciativën e drejtorit të kulturës, Bledi Mane, çdo vit ditëlindja e maestro Laverit do të festohet edhe si dita e gjithë artistëve përmetarë.
Gjatë festimeve u çel edhe shtëpia e artistëve, një instalacion i hapur me veglat muzikore, telajot, skulpturat dhe librat e shkrimtarëve përmetarë ndërkohë që producentja Donika Mustafaj shfaqi në mungesë dokumentarin e saj “Magjia e klarinetës”. Deputeti Arben Ahmetaj solli urimet e kryesocialistit Edi Rama, ndërsa akademiku Vaso Tole përshëndeti edhe në emër të ministrit të Kulturës, Visar Zhiti.
Vetëm deputeti demokrat i qarkut, Genc Ruli, refuzoi ftesën e organizatorëve.
Evenimenti u sponsorizua me dashamirësi nga sipërmarrësi përmetar, Vladimir Kosta, i cili në zgjedhjet e ardhshme kandidon në zonën e Përmetit si përfaqësues i PS-së.
respekt, per kete mjeshter te madh.
PO SALUSHJA KU ESHTE?
Ata ishin artiste te medhenj, ata ne fakt jane artiste te medhenj se per ne ata nuk kane vdekur, Tefta Tashko Koco dhe Mentor Xhemali, ishin yje te muzikes qe dhe bota do ti lakmonte, baritonin Mentor Xhemalin e kane peshuar me flori te rrinte ne Itali dhe nuk pranoi.
Klarineta e Laver Bariut, ishte nje ninulle qe kendonte si zog, qe vahtonte dhe gezohej sa here e merrte mjeshtri ne dore.
Nuk erdhi Rruli, po me mire, ce do nje fytyrprishur, ne kete dite kur kujtohen njerez te medhenj, qe Permeti i lindi, por Shqiperia ja pa hajrin.
HB
mentori ka qënë BAS dhe jo bariton!!
por sidoqoftë ka qënë i madh!gjithashtu dhe laveri e të tjerët!
ka qënë koha e muzikës sot është koha e parave e çingijeve dhe çingijëve!!shumica shesin më shumë trupin lakuriq se zërin e tyre!!
Per saktesim.
Mentor Xhemali ka qene bariton. Baritoni eshte ze shume me i rralle se basi. Bas ka, por bariton eshte me e veshtire te gjendet. Ndaj shumices se kengetareve kur u behet prezantimi thuhet “bas-bariton”. Dmth, jo bariton i plote. Qe popullorce do te thote ze shume me “i trashe” se nje bas i cili eshte me i “trashe se i tenorit.
Dy persona kane qene baritone te mirefillte ne Bote, Mentor Xhemali dhe lideri i grupit Bonihem.
Diku nga vitet 60-te, Mentor Xhemali ishte ne nje turne ne Itali dhe kur italianet specialiste te muzikes e degjuan, pernjehere i bene oferten, per ta mbajtur, duke i siguruar jeten e tre brezave, Po dihej situata dhe Xhemali u kthye ne vendin e tij.
ok,
që të trepalët jemi pak jashtë të vërtetës.
si unë në një anë,ashtu dhe HB e voica.që të dy palët kemi thënë gjysmën e së vërtetës!
të dy bëjmë të plotën!mentori ka qënë “bas-bariton”!
si duket seicili nga ne ka mbajtur mënd vetëm gjysmën e vlersimit që i bën një specialist!!
për tu siguruar lexova në wikin shqip!duke qënë se kam qënë një adhurues i zërit të tij, prap nuk jam një specialist i muzikës!
Keta jane personalitete te shpirtit shqipetar.
Berisha duhet akuzuar edhe per shkaterrimin qe i beri artit dhe muzikes ne shqiperi.
Ky lajm eshte nje margaritar,per mua,per yjet e verteta te kultures qe i dhane drite dhe jete e nder artit shqiptar.Qofte fillim i mbare per nje Rilindje qe te ndjehet e tu jape gezim e dinjitet njerezve.Pergezime edhe Bledi Manes.
Bravo Tema, keta jane njerezit per te cilet jemi krenare, keta jane Vipat e Shqiperise, jo zhgarravinat si Argita, Meta, Mane.
Shpirti nuk blihet me lek, dhe keta kane dhe na japin shpirt te gjitheve.
Respekt i thelle per keta yje te kultures sone kombetare.
Per ke “Mane” e ke fjalen o “Beni”?
Nese eshte per Bledi Manen, nga artikulli rezulton se organizator i kesaj veprimtarie te lavderueshme eshte ai vete, me cilsine e drejtorit te departamentit te kultures
Zamirin o shoku, nuk e kupton?
Rrespekt per mjeshtrin e Klarinetes.
Bravo Permeti,bravo Bledi Mane,kur je gjalle ka akoma me vlere rrespekti.
Njeriu vdes ne momentin kur per te nuk kujtohet me njeri.
Sinqerisht, BRAVO edhe per organizatoret sic thote ZIGURI.
Te mendosh qe Sabri Godos(po ta dinte kur qe gjalle, jam i bindur se nuk do t’a pranonte)i ngriten me pare bustin se varroshin. Dhe ku?-Mu para parlamentit (?!), jo Lidhjes se Shkrimtareve per shembull ose ne nje shesh te Delvines.
Kete bejne keta ndyresira (S.B+L.B)qe duke vendosur te shfrytezojne per politike edhe te vdekurit, te bejne te merresh me te vdekurit… (Kujtoni per 100 vjetorin se c’behej, si dhe me Zogun, psh).
Nderkohe qe figura te tjera historike, qe mund te kane patur edhe buste, po nuk i bejne pune Saliut, i denigrojne.
Per te dyja rastet: TURP!
Parajsa dhe ferri jan mbi toke,njeriu ka nevoje per rrespekt sa esht i gjalle,po iku,ehe,edhe celularin te marri me vete nje jave i mbajn baterite,po nuk pat ra shi.
Sali Berisha ben po te njejten gje si Enver Hoxha,qe me urdher te Jugosllaveve la ne harrese Gjergj Fishten,kurse Sali Berisha la
ne harrese ne 100 vjetorin pavarsise Fan Nolin(me urdher te grekeve),nje nga shqiptaret me te medhej te te gjith kohrave,qe krijoi nje institucion,Kishen Autoqefale Shqiptare.
faleminderit qe shkruajtet 2 rreshta per keto artiste qe nuk i kisha degjuar kurre, keto quhen ARTISTA me A te madhe jo langaraq hajdute tipi flor mumajesi fshatar lopcar
respekt per kete ikone jete te gjate
Para disa kohesh kisha lexuar nje shkrim ne nje gazete shqiptare dhe kisha pare nje video ne You Tube ne te cilen shiheshin pamje tronditese te zhvarrimit te te vdekurve në fshatin Panarit të Përmetit ne fillim te viteteve ‘90. Në të marrnin pjese zyrtare greke qe me vone gjate viteve rezultoi me krijimin e varrezave të gjoja ushtareve greke në Shqipëri. Gjate viteve qe pasuan u zhvarrosën eshtra fëmijësh, femrash, madje edhe skelete pleqsh nga mosha 60 deri në moshën 80 vjeç, për të cilat u pretendua se iu përkisnin ushtarëve grekë të rënë në këtë zonë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Keto zhvarrime dhe varrime te cilat shteti grek i ka shnderruar ne komplekse memoriale ne truallin shqiptar sot jane zyrtarizuar nga pushtetet ne Shqiperi deri edhe ju behen homazhe nga tradhtaret dhe jashqitjet e kombit shqiptar te cilet jane ne pushtet keto 20 vitetet e fundit pa dallim se ciles parti ju takojne.
Por ne gjithe kete maskarallek me habiti nje gje Në këto pamje shfaqet befas edhe klarinetisti i mirenjohur Laver Bariu, që “vajton” me klarinetë gjoja të rënët e ushtrisë greke. I ulur përballë një varri të improvizuar, ku dallohet një kryq, një qiri i ndezur, një flamur grek dhe disa kurora lulesh. Kur pashe kete pamje u zhgenjeva shume dhe thash me vete, a mund te ja degjosh emrin dhe te mos ndjeshe neveri se le me t’i degjosh interpertimet e tij, kur blihet per pak para nje artist i nje kalibri te tille te cilin me pare kur degjonim muziken e intrpretuar nga ai na nxiste krenarine kombetare. Ku mbeti patriotizmi dhe krenaria e shqiptareve sapo vdiq Enver Hoxha? Kjo tregon qe patriotizmi i shqiptareve qenka mbajtur me dhune. Kete dukuri nuk e gjene te asnje popull tjeter ne Evrope. Askush tjeter qofte edhe njeri i thjeshte nuk do ta shiste dinjitetin e vet dhe nuk do te pranonte ta tradhtonte kombin e vet, e lere me nje artist apo intelektual qe do duhej te ishte sinonim i ndegjegjes se kombit te vet.
Me ben te mendoj fatmir, se sa isha gati te shkruaja himne per Lavirin
mjeshter pa diskutim, nuk ja mohon njeri ate
po edhe ate klarineten qe e perdridhte ne pseudo varret e pseudo ushtareve greke nuk ja harron njeri
Talentet e rralla para 90 -tes mbilleshin si fidane ne shkollat e muzikes e klasat sportive. me shtepite e pionerit , te rinise ne shtepite e kul tures ne cdo fshat. Vertete kishin politiken brenda por ne ne vend qe tu hiqnim politiken i fshime nga faqja e dheut sikur fshime koopera tivat e bashke me to edhe plantacionet, sistemet vaditese etj
Ahere skish pare dhe sa u fut parja duke qene e paket e njerzit te guluritur cdo gje u dhie, Duhet shume kohe e mend ne koke sa te behet ekomnnomia e shteti te tille qe njrsit te jetojne si njerez .
Viktor Hoti