Si po përdoret e kaluara për të marrë peng të ardhmen

15 Maj 2013, 11:35Politika TEMA

Nga Afrim Krasniqi*

E kam “takuar” për herë të parë më 1993. Atëkohë Presidenti i Republikës telefonoi në redaksi dhe porositi një shkrim të ashpër kundër njeriut, që siç tha ai, ka pasur një dosje të madhe me aktivitet me Sigurimin e Shtetit. Ai e përmendi pseudonimin e tij, aktivitetin, disa nga emrat – viktima të raporteve të tij, etj. Shefat në redaksi zbardhën porosinë dhe nesër e lexova në gazetë. Pas 22 vitesh situata është përmbysur: shefi i gazetës është emigrant në Belgjikë, Presidenti është kryeministër, kurse njeriu me dosje e pseudonim është në një post me rëndësi të madhe zyrtare, madje politike, është mik me kryeministrin ish- president, e shoh vazhdimisht në krah të tij, dhe në media zë pritë kundër cilido që merr kurajën të kritikojë shefin kryeministër!!

E njëjta situatë me rezulton me të paktën 26 zyrtarëve/politikanë/gazetarë, emrat e të cilëve të rrethuar me të kuqe nga ish- Presidenti dhe ish- kreu i SHISH (shenjë e bashkëpunimit me Sigurimin e Shtetit) i kam në arkivin privat që prej viteve 1995-1996. Ata sot nuk janë më të majtë dhe as rebelë, – janë të “djathtë”, madje shumë të djathtë, përherë në pushtet, përherë pro qeverisë, përherë kritikë të ashpër të atyre që kritikojnë shefat e tyre të radhës, madje edhe kandidatë të përhershëm për poste më të lartë publike e politike deri në kreun e shtetit!

Një rast tipik i sistemit të (keq)përdorimit të dosjeve të Sigurimit të Shtetit, i shërbimit pakusht ndaj regjimit të radhës, i degradimit të politikës, personalitetit dhe identitetit politik! Një sistem 22- vjeçar që përdor të kaluarën për të marrë peng të ardhmen, që tallet me dosjet dhe të përndjekurit dhe ngre në piedestal ata që ushqyen regjimin kriminal. Bashkohem me prof. Repishtin kur shkruan “Shqipëria gjendet sot në një moçal moral; Shqipëria nuk e ka gjetur veten akoma; Shqipëria nuk ka përballuar te kaluarën… Frika e dosjeve që kanë shfrytëzuar ish-komunistët për frikësimin e elementëve që duan të shfaqen publikisht, ose që duan të merren masa kundër krimit komunist ne Shqipëri, janë edhe një tjetër tregues se shoqëria shqiptare është akoma e sëmurë. Shoqëria shqiptare duhet të shërohet”.

Sot duket temë e tejkaluar. Në fushatë nuk e ka njeri mendjen për gjëra të tilla. E kanë mendjen tek mitingu, lideri, mandati, vendi i punës! Nuk kujtohet njeri për premtimin e dy viteve më parë për referendum për dosjet, as për Rezolutën e KE, as për këshillën amerikane për hapjen e dosjeve me një ligj kushtetues, korrekt dhe të modelit gjerman! Sepse askush nga ata që merr vendime, nuk do hapjen e dosjeve. Sa më të mbyllura, aq më lehtë përdorën emrat, të dhënat, dëshmitë dhe detajet që fshihen në fashikujt e panumërt të tyre.

Si rezultat, në parlamentin e ri do të kemi vetëm 1 ish- të burgosur politik (V.Zh) dhe 52 ish- anëtarë të Partisë së Punës, shumë ish- sekretarë të Komiteteve të Rinisë në rrethe apo të paktën 6 persona të akuzuar publikisht gjatë tranzicionit për bashkëpunim me policinë sekrete, PS nuk arriti dot të ndahet me “xhaketat e vjetra”, kurse PD vijon të sakrifikojë gjithçka në emër të pushtetit, madje në listën e saj parlamentare në Tiranë gjendet edhe një ish- deputet i PPSH (përveç Islamit).

*Shkrim i publikuar në faqen në Facebook të autorit

31 komente në “Si po përdoret e kaluara për të marrë peng të ardhmen”

  1. Daja nga Kavaja says:

    Sa te jete Sali Krimineli dhe percaresi me i madh i ketij vendi,lesh arabi do jete dhe politika dhe qeverisja,me nje llaf ju thote daja ju si lesht e Xhozit.

    1. berti says:

      Afrim mire me shkrimin por duhet ti shkosh gjerave deri ne fund,kush jane ato 26 emra qe ju nuk i deklaroni.Populli ka nevoje ti di kush jane keto,jemi ne fushate duhet ti deklaroni.Perndryshe ju nuk e beni detyren tuaj si gazetare.

      1. eri says:

        kjo mo bert eshte gazetaria e leshit fol e fol dhe asnje emer..thuaj kush jane cfare postesh kane qe ti marin vesh te gjihe.

    2. Presioni says:

      Edhe ti o Afrim qe po ju ben presion te gjitheve. Demek shikomeni se dola te tregoj. Burracak edhe ti

  2. Zeni says:

    Ato qe shkruani ju zoti Krasniqi jane me se te verteta,por po te thoni emrat meqenese i keni,eshte me mire,sepse populli nuk do t’i votoje dhe do t’i shohe me perbuzje.Megjithate populli duket se eshte droguar sepse ai e di shume mire se Sali Rame Berisha ka qene sekretar i partise se punes ne spitalin e Tiranes dhe ne ate post ai nuk qendronte se ishte burre i mire,por sepse spiunonte te gjithe punonjesit e spitalit dhe po te mos ishin bere ndryshimet demokratike,ne do ta kishim pare ate spiun ne rangjet me te larta te Partise se Punes,ndoshta edhe ne Byrone Politike.Ai qe ne bankat e shkolles i kishte bere mire llogarite per te bere karriere,biles edhe nen nje regjim qe kontrollonte gjithcka.Ai nuk ishte vetem sekretar partie ne spital,por kishte mundur te depertonte edhe ne kliniken e udheqjes se larte ,ku shkonin vetem mjeket e besueshem dhe biles te shoqeronte udheheqesit e semure edhe ne mjekimet e tyre jashte shtetit.Ai kishte vendosur lidhje te ngushta me nusen e djalit te Enver Hoxhes,Liliana Hoxhen,kur ajo ishte kryeredaktore e revistes”Shkenca dhe Jeta”,gje te cilen e ka thene vete ne nje interviste zonja Liliana Hoxha,nen pretekstin se po bashkepunonte me kete reviste.Por une mendoj se ai ka pasur qellim tjeter,sepse une kam qene lexues dhe bashkepunetor i kesaj reviste dhe nuk e kam pare kurre emrin e tij ne ndonje shkrim.Liliana e ka thene vete se shkonte atje dhe biles asaj i kishte lene pershtypje shume te mira.Keshtu qe hapja e dosjeve nuk do te behet kurre ne se ne udheheqje do te jete kryeministri Berisha,sepse ai nuk do qe te demaskohet para popullit qe e voton me verberi, sepse ato u cjerrin masken atij dhe kukllave te tij qe drejtojne sot vendin.Ato do te hapen vetem pas votimeve te 23 qershorit ne qofte se do te fitoje opozita dhe kryeministri Berisha te jape llogari per te gjitha spiunimet,deshmite e rreme qe ka dhene nen regjimin diktatorial dhe djegiet dhe shkaterrimet e vrasjet qe ka bere gjate 22 vjeteve te se ashtuquajtures demokraci shqiptare.

  3. guri shabani says:

    Pse nuk i publikoni emrat psh kandidati Baki Shehi (PPSH)Lufter Xhuveli ,duke i mbajtur ne dosjen personale do te vjetrohen dhe nuk ka per te mar vesh njeri.

    1. antonio says:

      Ish gjenerali BAKI SHEHI eshte nga Ndroqi!!!
      Para 90-tes ka qene KOMISAR I DIVIZIONIT NE ELBASAN!!!
      Ne se flitet keq per spiunet e SIGURIMIT,po per kete ish KOMISAR DIVIZIONI,QE ISHTE EPRORI KU RAPORTONIN TE GJITHE SIGURIMSAT ME RROGE E PA RROGE,CFARE DUHET TE THEMI????
      DUHET TE DALE NJE LIGJ:
      Te gjithe kuadrot e larte te para 90-tes dhe femijet apo te afermit e tyre(qe kane perfituar ne maksimum nga ata),te gjithe spiunet e sigurimit(80 lekshat),spiunet shqiptare te sherbimeve te huaja,gjyqtaret,prokuroret,hetuesit,ish bashkepuntoret me pushtuesit nazi-fashiste etj,te mos punojne me ne administraten shteterore dhe as te zgjidhen deputete !!!

    2. Shpetimtari says:

      C’te thote? Se mos esht duke i bo presionBamirit ore. Dhe ne rrime e lexojme edhe mendojme ministrat e berishes

  4. Liceu Francez Korce says:

    Pikerisht, prandaj ky vend nuk arrin te kete demokraci funksionale, parlament dinjitoz, qeveri te pergjegjshme, administrate dhe gjykata te pavarura, sepse qe ne rrenje sistemi eshte i korruptuar dhe sendertuar mbi genjeshteren dhe shantazhin. Gjermania pas luftes, pati 10 vjet proces denazifikimi, ku u perjashtuan me ligj gjithe bashkepuntoret e nazizmit te mbanin funksione shteterore, ndersa ketu jo vetem qe nuk u be proces dekomunistizimi real, por elementet me fanatike te atij sistemi na qeverisin duke filluar nga kryeministri-sekretar i pari. Nje shoqeri qe nuk arrin te rigjeneroje vetveten dhe te mesoje nga gabimet e historise eshte e destinuar ti perserise ato. Po ne nuk jemi shoqeri, ne jemi turme. Ne nuk kemi elita intelektuale, por puthadore pushteti dhe maskarenj studiosh. Ne kete vend idealizmi ka vdekur, ndersa idete jane thjesht pertypje vanitozesh. Prandaj, nuk pres te behet ndonje gje ne kete vend, ku vota vidhet, shitet si place tregu, ku ka 57%analfabetizem funksional, ku njerezit qellimisht mbahen nen thundren e urrejtjes dhe percarjes, pikerisht per t’u mos u bere pastrimi qe gjithe keta vemje te pushtetit do ti dergonte ne koshin e historise. Perdoreni voten o njerez, per veten tuaj, mendoni me qytetari, mos u shnderroni ne fanatike, vleresoni alternativen. Eshte e vetmi aset qe keni ne dore per te ndryshuar jeten tuaj dhe femijve tuaj t;ju lini nje trashegimi me vlere.

  5. saliheqenefi says:

    Z. Afrim kto fakte i di dhe bebja,se kemi lindur dhe jetojme ne kte vend, ju po perserisni nje diagnoze te pasherueshme te kesaj, te themi shoqerie shqipetare,kjo tregon qe edhe ju nuk dilni dot nga ky rreth vicioz dhe merreni me gjera te sterthena ,me e ndershme do te ishte diagnoza ;krize identiteti ose patologjike,po thuaj ti qe nuk ka rrefenjes qe ta filloje ate me fjalen; Fundi

  6. feniks says:

    Per deri sa nuk i nxjerr emrat e tyre publikisht,ATA NUK PYESIN ASPAK PER KETO RRESHTE QE SHKRUAN TI!!!
    PUBLIKOJE LISTEN ME EMRAT E PLOTE dhe pastaj ke te drejte!!!
    Duke mos nxjerre emrat e sakte EDHE TI PO I SHFRYTEZON DOSJET NE MENYRE KRIMINALI SI Sali Berisha!!!
    HAPI DOSJET,HAPI,O KRASNIQ!!!
    Ne se ke FRIKE,mos shkruaj me,se jemi ngopur me KERCENIME PA BUKE!!!
    Sali Berishes i tha hapur ne sallen e KUVENDIT ish deputeti Spartak Braho se “JE AGJENT POTENCIAL I UDB-se”!!! dhe as ai vete e as PROKURORIA nuk bene qofte edhe hapin me te vogel!!!
    E sheh,qe ke bere mnje VRIME NE UJE???

  7. Iliri says:

    Shqetesim prej intelektuali !Mesa duket nuk ka “ilaç” tjeter.Maxhoranca e re,nese vertet do qe ne politikeberje dhe qeverisje,te krijohet klime tjeter,medoemos duhet te organizoje Referendumin per hapjen e dosjeve – te pakten te atyre qe kane ngelur….nuk ka menyre tjeter,per te “hequr qafe” te pamoralshmit e te dy sistemeve.. Iliri

  8. gjergji says:

    Z. Krasniqi, për të qenë korrekt me lexuesin, duhet të jepni edhe shkrimin e vitit 1993 , të cilin thoni se e kanë përgatitur shefat e tu dhe është botuar ndërkohë. Kështu që nuk mund t’ju akozojë asnjë për shpifje. Edhe fjala juaj zë vend më mirë, mgjths e dimë mirë që gjërat ecin këtë mënyrë, qëkur Imami dhe Ceka knë zënë postet që i dimë të gjithë.

  9. Anton Nepravishta says:

    Nuk kam asnje dyshim se pjesa me e madhe e 140 deputeteve jane ish agjente apo agjente aktuale. Edhe nese nuk jane agjente, jane njerez pa skrupuj e te korruptuar deri ne palce. Gjithsesi, me vjen ndot nga shkrime te ketilla qe permendin fakte pa permendur emra. Eshte detyre e gazetarise qe cfaredo detaji te dije rreth ngjarjes duhet ta beje publik. Ne rast te kundert, hesht dhe hiq dore nga ky profesion. As Tema nuk duhet te botoje te tilla pacavure.

  10. orli says:

    Afrim!e dime qe ti ke shkruar çfare te ka thene sala(si shume te tjere qe e kane bere dhe e bejne nje gje te tille)e dime qe pjesa dermuese,mos te themi te gjithe politikanet shqiptar jane ose kane qene spiun te sigurimit dhe agjenturave te huaja(sidomos atyre sllavo-ortodokse)por meqenese ke deshire te thuash diçka,nxirri emrat ose mbylle sqepin…

  11. Qemali says:

    Afrim ! Me gjithe respektin qe kam si analist i kujdesshem politik, nuk mund te bashkohem me ty lidhur me faktin qe nuk i ben publike emrat. Nese ka nje moment kur emrat duhen bere publike, eshte fusha zgjedhore kur njerezit se bashku me programet duhet te njihen edhe me kandidatet per deputete. Eshte detyre e shtetit te beje lustracionin e figurave pretendente per poste politike. Dhe nese nuk e ben shteti (natyrisht shteti yne tribal e krahinor i Sali Berishes nuk pritet ta beje), asa sot e as kurre, transparencen e figurave te politikaneve tane duhet ta beje shoqeria civile, media, etj. Organizma keto ku hyjme edhe une e ty. Nese ne nuk flasim sot hapur, kur do ta flasim ?
    Mire eshte qe po s’permende emra bej kerkese redaksise dhe terhiqe shkrimin, sepse duket sikur e ke bere per te rritur vlerat e vehtes me sekrete shume te rendesishme. Kot fare.

    1. Argita e Sales says:

      O Afrim pash zotin na thuaj cili PD-ist me pozite e ka pasur pseudonimin URITHI?!

  12. 23qershor says:

    Baki Shehu eshte ish deputeti i PPSH.dhe lista e Sales ka me shumice ish komunista ekstremiste ,te cilet rrenuan partine meme do rrenojne edhe salen por e keqjq eshte se rrenojne shqiperine dhe shqiptaret

    1. gjethi says:

      Bakiu e meriton te jete ne listen e PD-se, sepse vjerri i tij si eksponent me rendesi i Deges se puneve te brendshme Tropoje ka pas ditur jo pak gjera per familjen Berisha, perfshire Salen, vjerren Milica apo vjerrin e Sales Z. Rama, mesuesin e kultures fizike te shkolla ushtarake Tirane.

  13. sadiku says:

    Z.AFRIM jep 26 shifra dhe asnji emer,Fol me emra konkret ose mos shkruaj se tani ne fushate nuk te beson kush.PO GENJEN GJITH DITEN.
    Kur ke frike me dhene emra mos shkruaj fare FRIKACAK.

  14. ILIRET says:

    Te gjithe spiunat dhe bijte e spiunave, qenkan mbledhur ne PD.
    Prandaj e mbrojne kaq ashper SRB-in…

  15. shqiperi hallemadhja says:

    po pse lodheni me krasniq ziun te nxjerre emra…..shkoni e kerkoni listen e genocitid qe nxorri sale spiuni KUR MORI PUSHTETIN.Ky vemje e ndyre e pushtetit komunist shishen e urines se hysni kapos shoqeronte ne france…ky plehre qe ju fanops vendit tone…
    Atje do ti gjeni femijet, niperit e mbesat e atyre qe jane sot pushtetaret e PD-KOMUNISTES

    1. mirel says:

      Shqiperi halemadhja thuaj

  16. emigranti says:

    Ke goditur ne shenje z. Krasniqi.
    Sa te jene ne udheheqje te partive vendimarrese PD e PS njerez me te kaluar te dyshimte ata do te kerkojne te rekrutojne njerez te tille rreth vetes.
    Zgjidhja e vetme eshte qe ne te mos votojme PD ose PS por vetem forcat e reja FRD e AK.

  17. kel ukaj says:

    I dashur “Liceu i Korçes” para nje jave ndiqja nje transmosion ne “RAI Storia” mbi Gjermanine. Ndermjet te tjerave thoshte se ne 1960 ne Gjermanine Federale 80% e nenpunesve, perfshire edhe ushtrine policine e sigurimin ishin ish-nenepunes te shtetit ne kohen e Hitlerit. Ke duhet te besoj RAI ose TY! Mendova me vehte, Salia i fshiu te gjithe, Gjykates, Prokurore, Sigurim, nenepunes etj etj bernda dy muajve te 1992. Eshte e habitshme se askush nuk protestoj per keto shkeljeje te te drejtave per ata te cilet i kishin sherbyer me ndershmeri i ligjshmeri shtetit shqiptar. Shteti i dhjere shqiptar i perzuri sherbetoret e vet, ne asnje vend te europes kjo nuk ka ndodhur e nuk do te ndodhe. Ketu eshte alfa e beta e zeta, Sali Berisha e shkaterroj shtetin shqiptar duke prure ca zagare e hajdare, e nuk eshte çeshtja tek ca spiune. Edhe ketu çeshtja nuk eshte ashtu si e kujtojne shqiptaret. E para “askush nuk mund te denohet per nje krim qe ligji nuk e parashikonte te tille ne momentin e kryerjes”. E dyta ” Askush nuk mund te denohet jashte nje procesi te rregullt gjyqesor”. E treta “te denoncosh nuk eshte krim” pasi edhe ligjet e Sales KPP ka figuren “mosdenoncim krimi”. Une mendoj se per çfare qajne shqiptaret eshte mentaliteti mafioz e mungesa e aftesive shtetformuese dhe nuk arrijne te kuptojne shkaqet e verteta.

  18. Lina says:

    Z. Afrim Krasniqi !
    Po te derjtohem me kete emer qe e ke vene vete dhe jo me origjinalin qe ke.
    E lexova shkrimin tuaj me kujdes. Nuk kuptova perse gjith ky mllef ” kunder ” Berishes ???
    A nuk je ti Afrim nje nga ata qe ke perfituar nga Berisha ? Ndoshta kete shkrim e ke per Kryetarin tend aktual Bamir Topin,pasi as ne liste ste vuri dhe pse i bere shume elozhe.
    Persa i perket SPIUNAVE dhe KOMUNISTAVE ata kane qene qe ne themelim te saje.
    Ne te gjitha Dekorimet qe beril Ish-Presidentil Topi ju nuk reaguat dhe pse ishin si njerez pa vlere apo fallsifikatore ashtu dhe perselutore apo sherbetore te Diltatures.
    Perse heshtet Ju ne kohen kur Heroi I Demolracise Z.Merkoci RREFUZOI dekoraten e Presidentit Topi ? Perse e censuruat ne medja kete rast UNIKAL ? Mos valle Ju kerkoni vetem te shkuani ne menyre anonime pa fakte dhe emra konkret.
    Te gjithe lexuesit po jau kerkojne kete. Behu burre dhe jepu pergjigje te gjitha komenteve.
    Kjo do te bente sadopak te besuesh ne analizenl tende.
    Kete ja u them si nje e njohura juaj qe kemi folur dhe jua kame thene vite me pare.
    Nuk po zgjatem me por, miqesisht po ju them dhe nje. here Behu Burre AFRIM

  19. Horri i Bulevardit says:

    Zoti Krasniqi, nje gje duhet te dish ti dhe Shume te tjere, Qe mendojne si, Qe duan te bejne te diturin.
    E para, nuk na thoni asnje gje te Re, perdeisa, i mban emrat e fsheur.
    E dyta, kush mban fshehur emrat e spiuneve, ben te njejtin faj si Berisha.
    Prandaj, kur te marresh penen te shkruash, jepe me fakte shkrimin tend dhe mos na bej ketu analistin Qe flet Shume, por nuk thote kurgje dhe ky shkrim, ne shqiptareve nuk na thote asgje, perderisa ata persona Do te kandidohen perseri, per te qendruar ne politike, se ata i mbani ju me fshehtesine tuaj.

  20. anticensurë says:

    ky shkrim i krasniqit nuk bën gjë tjetër veç se hedh dyshimin mbi çdo person që merret me politikë!ky zotëri thotë se 26 vetë janë me dosje!pa përmëndur asnjë emër!ky fakt provon frikën e ti,shantazhin që ai i bën atyre që e dinë se kanë dhe dyshimin tonë mbi çdo person!!
    për mendimin tim një shkrim i pistë!!një shantazh ndyj njerëzve të thjeshtë!!

  21. Kotropuzi koki-mullarek USA. says:

    Afrim Krasniqi eshte me origjuine nga Tropoja dhe sic i thonin dikur-I PREKUR POLITIKISHT- shkoi ne shkolle te larte ne dege te shkelqyer per arsye se vetem ky Afrimi i di. Pik te fala Rroku.

  22. gjovalin dushku demokrat deri ne vdekje. says:

    z.Afrim ti je nje servil dhe ne vendin tone keto dhoj njerzish nuk bajn.

  23. Mjeshtri dhe Margarita says:

    Ne fakt z. Krasniqi edhe t’i thote dhe te mos i thote nuk ben ndonje diference se keto emrat kane dale vite me pare, dhe i keni neper faqe gazetash ne web apo website te krijuar ku emrat shetiten qete, qete ashut sikurse shetiten keta personazhe reale qe thote z. Krasniqi. Ja psh: Kryeredaktori qe sot eshte imigrant ne Belgjike dhe qe Sala i bente presion , qe permend z. Krasniqi eshte Bashkim Trenova, qe ishte ambasador me vone dhe nuk u kthye pas 97-es me, po qendroji atje. Personi qe sot rri krah Sales dhe qe ka patur dosje pa fund,qe u shane ne fillim te 90-tes po tani jane miq, sa c’mund te jene maskarenjte, eshte Frrok Cupi. Gazetaret e tjere qe permend ne 26-shen jane B. Fevziu, A.Shkullaku, P. Zogaj – ky e ka pranuar vete, te tjeret i gjeni neper webfaqe ose mund dhe t’i takoni ne Tirane. Qeverite qe vijne te ne nuk i hapin dosjet e ish-sigurimit se u interesonte rrine ne pushtet dhe ne votojme maskarenjte si popull hajvan qe jemi! Nga fundi i dhjetorit te 90-es dhe janari i 91-shit, spiune te sigurimit dhe njerez qe kishin ngrene me regjimin e kaluar vrapuan te beheshin demokrate. Ne fund te fundit, ajo qe ka shkruar z. Krasniqi qenka marre nga statusi i tij ne facebook, pra nuk eshte shkruar me cilesine e artikullit per gazete. Dmth jemi ulur e pijme kafe e bejme muhabet kafenesh. Se mos i behet vone ketij populli te zbuloje te verteten apo po vdes te dije te verteten; me me rendesi ka te votoje maskarenjte se ndihet mire me ta. Ndodhi gjithe ajo 97-te dhe prape i voton, e nxjerrin si dele ne mitingje ne vend qe te marre drurin dhe t’u versulet maskarenjve! S’ka pse habitemi qe kemi qeveri te qelbura, qelbesirat nuk mund te prodhojne diamante!Popull qe ka deshire vetem te vjedh, shkaterroje dhe te marre ate qe nuk i takon. Gjynah per ate pakice qe ka ende vlera te verteta dhe duhet te rrije nen dhunen e perbindeshave. E ka thene me kohe Noli: skllever bij sklleverishju liri s’doni, s’e meritoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje