TemA TV/ FRD: Do kemi rezultat surprizë në Durrës, refuzuam edhe ofertat me karrige në parlament (VIDEO)

16 Maj 2013, 10:48Sociale TEMA

Drejtues të Frymës së Re Demokratike zhvilluan një takim zgjedhor me banorë të fshatrave Koxhas dhe Borakë të komunës Xhafzotaj, të cilët janë pjesë e qarkut të Durrësit.

Kryetari i FRD-së, Bamir Topi, gjatë prezantimit të kandidatit për deputet në këtë zonë, Astrit Hoxha, vlerësoi mbështetjen ndaj FRD-së dhe shprehu besimin se kjo forcë politike do të ketë  rezultat surprizë në këtë qark.

“Ne vijmë tek ju në radhë të parë si qytetarë dhe miq, pasi vetë slogani ynë është për shtetin dhe qytetarët, ndaj jam i bindur se kjo zonë do të japë për ne një rezultat surprizë në zgjedhjet e 23-qershorit. Ju jeni pjesë e ekipit fitues të FRD-së, ndërkohë që kandidatët tanë Oketa, Gjergji dhe Hoxha kanë vlerat më të mira të qytetarisë”, tha Topi.

Më pas kryetari i FRD foli edhe për virtytet e banorëve të kësaj zone duke i vlerësuar atyre civilizimin që kanë treguar në  bashkëjetesën  me komunitetin boshnjak.

“Kur unë isha në postin e kryetarit të shtetit, nënvizoi z. Topi, gjatë takimeve me drejtuesit më të lartë të shtetit boshnjak, mburresha me harmoninë që ju karakterizonte  me këtë komunitet”.

Duke u ndalur në koalicionet paszgjedhore, Topi theksoi se FRD  ka pasur shumë oferta për bashkëpunim, madje i janë ofruar edhe karrige në parlament, “por FRD nuk ka pranuar, pasi aleanca ë saj është vetëm me qytetarin”.

“Ne nuk e mohojmë mundësinë për koalicione, por ato do të zhvillohen sipas kushteve tona, pasi do të arrijmë numrat e nevojshëm për ta bërë një gjë të tillë,” tha Topi.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa, u shpreh se çështja e koalicioneve ka qenë e paravendosur në FRD,  pasi qysh një vit më parë, kjo forcë politike pati deklaruar se aleanca e saj e vetme do të ishte ajo me qytetarët.

“Ne ju sigurojmë se në parlamentin e nesërm do të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz dhe kërkojmë votën tuaj për të ndërtuar një shtet për qytetarin”, tha Oketa./ep

17 komente në “TemA TV/ FRD: Do kemi rezultat surprizë në Durrës, refuzuam edhe ofertat me karrige në parlament (VIDEO)”

  1. Ermali says:

    HAHAHA O GAZO KUSH TE VOTON NE DURRES TY NJE MUT BERE KUR ISHE MINISTER DHE ZV KRYEMINISTER PER QYTETIN

    1. Tili says:

      fiton partia socialiste o toppppp

      1. Nick says:

        …FITON PARTIA SOCIALISTE…TOPET…E TOPIT.

    2. Devolliu says:

      O Bamkë; Ti dhe Kreshua do të dilni me zero nga kjo fushatë dhe do të shkoni për lesh pasi ashtu e meritoni. Me politikën tuaj po i shërbeni Saliut të shpellave dhe po të jetë për juve ai rri tërë jetën në pushtet.

  2. ivani i madh says:

    PO PO KUR ISHE TI NE PUSHTET BERE NAMIN SE FLINJE GJUME E SBEHESHE I GJALLE EDHE PSE BERISHA ME EMRIN TEND FSHINTE MENDEREN .Ike Topi bashke me Oketen me shoke se ju la karoca e Dylit se pasaj doni kohe te ketheheni ne Tirane.Punen tuaj e kemi pare ne drite te diellit e nuk duham syze per tna i zmadhuar bemat e tua si te shokut Zylo.

  3. Argita says:

    Suksese FRD,A DO TA MBANI FJALEN QE DO TE BENI KOALICION ME KEDO PO PA BERISHEN

  4. qwe says:

    Ne nje kohe kur PD eshte kthyer ne padrone e popullit dhe PS nje prone e Rames, ndoshta duhet pare nga FRD… Parlamenti me njerez te FRD nuk do te ishte nje parament i keq.

  5. Ermali says:

    BAMIRI ESHTE VEN NGA RAMA DHE DIHET PER CA PER TE MAR VOTA NGA PD ESHTE KRUSHK I LUAN BREGASIT ORTAK I KOKEDHIMES PO KTO I DIN DEMOKRATET NUK VOTOJNE PER LEGENA SI TOPI

  6. I huaji says:

    Po shume mire e ka B.Topi,koalicioni te behet mbas zgjedhjeve me Partite e Opozites qe te arrihet qellimi kryesor,largimi i Berishes mbas 23Qershorit dhe ristrukturim i PDse me figura te reja se keto funderinat qe i lepijne bythen tani saliut,si jozi,olldashete co. iikin vete me mut neper shale dhe do te shiikoni se sa mire do te shkojne problemet politike pozite -pozite,dhe Shqiperia jemi te sigurte qe do mari fryme lirisht.

  7. Tani says:

    Durresaket arrijne ta kuptojne kush jane ata politikan qe hecin me ligjet e shtetit si Oketa dhe cilet me urdhrat e deficenteve si PS dhe PD.

  8. xeni says:

    hahaahha po kush ju voton juve oree. edhe Bamiri e dine qe e ka shume te veshire te marre mandatin ne Tirane le me ju qe sdo merni asgje.

  9. Vini says:

    shume shpjet keni per tu shkrire si parti le me te fitoni gje ?

  10. fisi says:

    ehh more Bamir , topi jot ska per te goditur fare.
    besoj qe e dine kete fakt.

  11. Leone-53 says:

    Kuzhdo shqiptar, aty ne Shqiperi apo ketej jashte saj, qe kerkon NDRYSHIM ne politiken shqiptare duhet ta kerkoj ate tek vota qe duhet ti jape FRD-se.
    Kjo jo vetem sepse ka dale me PROGRAM ELEKTORAL te shkruar (si askush tjeter force politike ne Shqiperi deri tani) por sepse edhe drejtuesit e qete te saj Topi, Oketa, Biberaj e te tjere simbolizojne ne vetvete nje fare ndryshimi.
    Eshte e pamundur te presesh ndryshim nga PS e PD ku te dyja kush me shume e kush me pak e kane prure Shqiperine ne kete pike ku sigurisht Sali Berisha e banda e tij jane e keqa me e madhe shqiptare.

  12. luis says:

    Normal qe do jete ne qeveri pas 23 qershorit,kuptohet me Edi Ramen sepse fundja te dy jane tiranas dhe me taban dhe as nuk mund te imagjinohet te bashkepunoje me shpellarin.
    Mundet qe FRD te marre dy deputet dhe bashke me koalicionin opozitar arrijne 85 deputet aq sa u duhet per te kryer cdo reforme e ndersa opozita e Saliut do behet corbe sepse sejcili kerkon te jete i pare,kuptohet pas largimit te Saliut.

  13. ersi says:

    aman po nga do i marresh keto rezultate surprize ti?

  14. leon says:

    NE DO TE VOTOJME PER KACIN HAHHAHAH DHE JO PER TOPIN,,,KACI ESHTE DEMOKRAT,,,BAMIRI JO SE KESHTU THOTE SALA..HAHHAHAHAH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje