Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA, PD nuk dërgon asnjë sinjal për KQZ-në

20 Maj 2013, 19:37Politika TEMA

Pavarësisht se sinjalet nga të huajt kanë qenë të forta, përfshi një qëndrim të fundit nga Robert Hand i Komitetit të Helsinkit pranë Kongresit Amerikan, Partia Demokratike nuk ka ndërmend që të lëvizë për të negociuar për çështjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Damian Gjiknuri, tha për Top Channel se nuk ka sinjale, edhe pse ka përpjekje nga faktori ndërkombëtar.

“Nuk ka pasur asnjë sinjal. Përpjekje e di që ka, por unë nuk mund t’i komentoj këtu, edhe nga faktori ndërkombëtar për gjetjen e një zgjidhjeje. E mira është që një zgjidhje të gjendet sa më shpejt. Në çdo moment Kuvendi mund të thirret dhe t’i japë zgjidhje një problemi, që për mua është një problem shumë i rëndësishëm për të pasur zgjedhje me standarde,” tha Gjiknuri.

Gjiknuri thotë se Partia Socialiste, sa e gatshme është për zgjidhje, po aq është edhe e përgatitur për të zhvilluar zgjedhje me katër anëtarë në KQZ. Ai tregon strategjinë e PS për të menaxhuar procesin që ka me vete këtë here dhe faktorin ndërkombëtar, nëse kryeministri Berisha siç thotë ai, vijon t’i mbetet kokëfortësisë politike për ta kontrolluar këtë institucion.

“Ne e kemi deklaruar qartë, nëse ai kërkon kontrollin e plotë të KQZ le ta mbajë. Ne do të përgatitemi për zgjedhje në çdo nivel, deri në Komisionet Zonale Zgjedhore, vende ku përfundimisht mbyllet numërimi i votave dhe del rezultati zgjedhor. Nëse KQZ-ja do të hyjë në proces në mënyrë të paligjshme, patjetër në mënyrë të paligjshme do të përballet me një presion të shtuar, presion popullor dhe ndërkombëtar pasi do të shkelë haptazi ligjet dhe përgjegjësia është e këtyre katër njerëzve, të cilët do të tregohen me gisht përpara publikut dhe përpara ligjit, nëse do të vendosin të hyjnë në mënyrë të paligjshme në proces. Zgjedhjet përfundojnë poshtë. Zgjedhjet janë në Qendrën e Votimit, në vendet e numërimit të votave, diferenca do të jetë e tillë që asnjë nuk ka çfarë t’i bëjë më ndryshimit të rezultatit,” tha Gjiknuri./ep

34 komente në “Pavarësisht paralajmërimeve të SHBA, PD nuk dërgon asnjë sinjal për KQZ-në”

  1. ledja says:

    nuk ka pse t’ju japi asnje sinjal,se nuk ka asnje arsye se cdo gje si gjithmone e bene ne baze te rregullave.

    1. Alma says:

      Ca thua ti moj? Kush ben cfare ne baze te rregullave? PD-ja??
      Hahahhah ti qeke tarallake fare mi zemra, totalisht injorante militante!

      1. tironci says:

        Nga PDja presin vetem te vjedhe vlla. Populli po zien perdit e me shume se kjo qe po ndodh ktu ka ndodh ene i here. Po mjere Sala po tentoi me vjedh ene kto zgjedhje. Ska bire ku tfutet pastaj!

        1. halimi says:

          PD ESHTE DUKE PERGATITUR NJE SKENAR VJEDHJESH TE ZGJEDHJEVE. E kane bere me pare dhe tani duan ta bejne serish, per te ruajtur parate e vjedhura nga shqiptaret dhe per te sunduar nepermjet forces. Vetem se shqiptaret nuk mund te kthehen serish ne diktature nga i biri shpriteror i Saliut. RILINDJA DHE BASHKIMI I TE GJITHE SHQIPTAREVE DO TA MUNDE BERISHEN. Vetem se duhet dhe nje dore nga miqte nderkombetare.

          1. e/ says:

            Nuk ka patur dhe nuk do te kete ndonjehere nje parti me te dorezuar para zgjedhjeve te pergjithshme sesa eshte PDja kete here. Disfata po vjen per ta dhe e dine se nuk kane asnje shpetim. Po nuk do te arrijne dot te shpikin ndonje marifet kete here se te gjithe shqiptaret i kane kunder.

            1. gonia says:

              Te gjithe partneret e Shqiperise jane te shqetesuar per situaten zgjedhore ne vend. Te gjithe organizmat e brendshme joqeveritare jane te shqetesuar. Qytetaret qe duan te kene vote te lire jane shume te shqetesuar. Te vetmit qe nuk jane te shqetesuar jane hajdutet e votave. Qeveria jone e pamerituar kerkon te na fundose. PO ne nuk do ta lejojme kete here!

            2. www says:

              Te gjithe e dine qe Doktori eshte xhepist. Dhe te gjithe e dine se Shqiperia kete here eshte e gjitha kunder tij. Kete her enuk do te krijohet nje tjeter autokrat ketu.

      2. Tina says:

        ska sinjale per ate qe do te uzurpoje gjithcka e pengon per te vjedhur. Ai tani i ka mbyllur hesapet me te gjithe e do vetem te vjedhi ndonje gje, por populli do e shkaterroje me =vote kundra me 23 qershor. Ai eshte nje plak i lodhur qe sdi me cben, e kete e dine te gjithe…

        1. Gesti says:

          Po eshte bere lesh gjtihcka ne kete vend, e eshte saliu qe ka bere gjithcka te tille. Ai eshte kaq i rendomte sa ska me njeri qe e honeps.SHBA se durojne dot me, as BE jo, as ne populli jo.

      3. maldini says:

        kjo eshte arsyeja se pse te gjithe tashme mbeshtesin Edi Ramen,sepse tek ai shohin sigurin dhe drejtesin qe do te vendoset ne kte ven pas ketyre zgjedhjeve

      4. teo says:

        tanime keqqeverisjen e ketij diktatori e dine te gjith.por me 23 qershor duhet ti japim fund njeher e pergjithmone ketij sistemi diktatorial dhe te zgjedhim Partine Socialiste per ta integruar kte vend

    2. besnik says:

      Deshtimet e Berishes jane me oke dhe ai tani nuk po mban pergjegjesi per keto deshtime. Ai duhet qe menjehere ti jape nje zgjidhje kesaj situate kaq te rende sepse rrezikohen zgjedhjet.

      1. Flogerti says:

        Mjer ata qe jane me te thuaj. U be gaz i botes mavria. eshte nje i rrjedhur qe ska cben me .. ska cben fare se eshte nje fitore e se majtes qe se ka pare historia. Turp i madh o sali, je bere palaco o i ngrate

    3. alan says:

      Ku merr vesh Saliu mer. Ai eshte nje diktator dhe diktatoret e kane per ulje qe te marrin ndihme nga jashte. Prandaj dhe gjendja ka agravuar ne kete faze sepse ai kurresesi nuk pranon te leshoje pe edhe pse e ka gabim. Kokefortesia do ta coje ne deshtim.

    4. alesia says:

      PO cte dergoje i ziu cte dergoje. Ai ska si te vjedhi ndryshe ne e ben kqa sic duhet ndaj ben ato qe ben. Eshte nje plere e vertet ai plak e per kete pergjigjen te ma presi me 23 qershor

    5. klodi says:

      nuk jep asnje sinjal sepse ajo kqz eshte e vetmja shprese e saliut per te shmangur sado qe te jet e mundur duke vjedhur vota humbjen qe do te pesoj me 23

    6. troc says:

      Saliut i ka ardhur fundi dhe po mundohet si e si te manipuloj zgjedhjet.te ka ardhur fundi o sali krimineli.tani do marresh ate qe meriton nga ky popull “humbjen”

    7. k.milanisti says:

      ai te mundohet sa te doje qe ta mbaj peng KQZ por vullnetin e popullit nuk e ndryshon dot me sepse ato e kan bere zgjdhjen e tyre dhe eshte pro RILINDJES se ketij vendi

    8. doni says:

      sepse atyre nuk u intereson fare integrimi ose dicka ne lidhje me vendin por vetem mbajtja e pushteti dhe qe ti shtojne zerot ne llogarite e tyre pertej kufujve te Shqiperise

    9. ceziiiii sali ceziiiiiiiiiii says:

      ai po i prish marrdheniet me te gjithe nderkomtaret tani sepse ato e kane shprehur deshiren e tyre qe Shqiperin ta qeverise nje lider si EDI Rama,dhe jo me nje komunist si sali berisha

    10. Jonida says:

      Po cte flase PD,nuk ka cte thote?te heqe dore nga skenari per te vjedhur zgjedhjet??Sigurisht qe smund ta beje,eshte shume per te.Opozita i paralajmeron sa jane ne kohe te terhiqen dhe te heqin duart nga votat e majta.Shqiperia rilind ne 23 qershor

    11. kico says:

      Shqiperia do votoje masivisht Rilindjen spse eshte e vetmja rruge per ta rilindur kte vend sepse nen qeverisjen e saliut cdo gje eshte e rrenuar

  2. adoleshenti-FRANCE says:

    nese KQZ nuk riparohet sic keshillojn nderkombtaret do kemi mandat te trete per saliun dhe kjo do te thote REVOLTA POPULLORE qe perkthehet ne derdhje gjaku
    gjaku popullit do derdhet qe jan percar ne emer te partise

  3. fatjon says:

    Po cte thote saliu? qe do te vejdhi ndaj ben keshtu se ska rruge tjeter, eshte nje i mbaruar plak qe eshte bere per tu marre neper kembe, e po merret neper goje si nje plak i rrjedhur nga gjithe bota. Do iki, por si maskara

  4. tea says:

    Nuk pyet per paralajmerime ky njeri, ai do vetem ultimatum, vetem me force e leshon KQZ-n nga pengmarrja Saiu se me te mire nuk degjon.

  5. danja says:

    Zgjedhjet e qershorit jane te rendesishme per paraqitjen e Shqiperis ne syt e botes demokratike ndaj i duhet bere thirrje Berishes te heqe dore nga vjedhjet e votave…..Ai duhet te reflektoi mbi cdo thirrje qe i bejn te huajt

  6. arbenita says:

    Berisha u premton Shqiptareve se do te heqe vizat me Ameriken, por nuk degjon asnje thirje qe ky shtet lider ne bote i ben per te riformatuar KQZ-n.

  7. klaus says:

    Jane te ndryra dhe te shpifura lojrat politike te Berishes, ky njeri eshte nje shkeles ligji i pandreqshem…ai vendos interesat e tij personale mbi cdo te drejte kushtetuese. Edhe pas thirrjeve te njepasnjeshme te Nderkombetaeve ai vazhdon te mbaje peng KQZ-n

  8. Bruxhes says:

    Ta harroje Berisha se duke mbajtur nen presion KQZ-n mund te manipulosh rezultatin e zgjedhjeve…..Shqiptaret sot me shume se kurre jane te vendosur per Rilindje

  9. ARSI says:

    Besimi i qytetareve tek KQZ-ja dhe qeverisja do te kthehet vetem me ardhjen e Partise Socilaite ne pushtet. sepse KQZ-ja e Saliut ka mare fund , ajo eshte vetem nje loder ne duart e tij

  10. Kico says:

    Po pse more Gjiknuri,cfare do ti te beje PD-ja te rrije duke kerkuar guret qe hedh ne lume ai kryrilindasi juaj?

  11. Jani says:

    Neser, do i shkel syrin Gjiknurit (do ja beje me sy).
    Ja qe do e merni nje sinjal.
    Oh sa foshnjarake kjo teme e ky artikull.

  12. Elma says:

    Po nuk ka per te ndryshuar kurre ky njeri, nuk eshte per nje shtet normal Saliu eshte per mbledhjen e gjithe pushteteve ne duart e tij dhe per drejtimin e tyre sipas qejfit dhe interesave te tij me pak fjale nje diktator i shpallur si demokrat.

  13. ali says:

    Sali serbi eshte gati te prodhoje edhe nje 97_te te dyte per te mbajtur kolltukun.Shqiperia gjate 100 vjeteve

    nuk ka njohur kolltucofag te kesaj monster. Populli shqiptar duhet te pergatitet per parandaluar kete

    menxyre te ketij njeriu te pashpirt.Ky kriminel duhet ta dale para drejtesise per krimet qe ka kryer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje