Është autore e shumë batutave pa shije në Kuvend. Fjalë si, “zhele” dhe “lesh”, të cilat ajo i ka përdorur nga foltorja e Kuvendit dhe që kontrastonin me portretin e saj simpatik kur rrinte e heshtur, tashmë mund të përdoren për atë vetë: Berisha e tërhoqi për zhelesh dhe ja çoi për lesh përkrahësit e saj në Kuvend. Jozefina Topalli është e humbura e madhe e PD-së. Arsyet se pse u konfigurua në këtë mënyrë lista e PD-së, ndikimi në ekuilibrat e rinj brenda saj, pse ikën deputetë të njohur, pse u larguan ata që vetëm ngrinin dorën për votim dhe pse Berisha u hakmor për “karshillëqe” të vogla deputetësh gjatë katër vjetëve të kësaj legjislature. Çfarë ndodh me Olldashin, Bashën, Boden, Patozin e të tjerë në PD-në e nesërme
Nga Lorenc Vangjeli, JAVA
Sipas modës së hershme dhe zakonit me po të njëjtën moshë, çfarë ndodh në Partinë Socialiste shihet me lupë edhe kur objekti është thjesht një qime, ndërsa për bëmat e Partisë Demokratike, edhe kur bëhet fjalë për trarë në sy, gjithçka kalohet me pak fjalë. Njëlloj si në atë komunikimin idhnak të dhisë me delen për çështjen e hershme të bishtit të ngritur lart. Kësaj rregullsie nuk i ka shpëtuar edhe diskutimi për listat e kandidatëve për deputetë që kanë paraqitur dy partitë kryesore në vend. Largimi i disa dhjetëra deputetëve aktualë nga lista e PD-së, thirrja nën flamurin blu të ish-deputetëve socialistë që mbajtën në këmbë qeverinë e Berishës, vendosja në listë e një pjese të kryetarëve të partive aleate apo dhe ndryshimi dramatik i ekuilibrave të brendshme në PD, ose janë lënë në heshtje, ose janë zhdukur në zhurmën e debatit për listën e PS-së. Tre kanë qenë motivet kryesore të Berishës në përpilimin e listës së tij: reduktimi i personazheve që i jepnin pak garanci politike e ndëshkimi i tyre, tërheqja e personazheve të rinj të kushtëzuar nga faktorë apolitikë, garanci për afërsinë me familje e tij biologjike dhe diktimi i ekuilibrave të rinj në PD. E humbura e madhe e kësaj liste ka një emër: Jozefina Topalli. Duke e konsideruar veten, por dhe duke krijuar në publik e në ambientet politike të djathta imazhin e numrit dy në PD dhe më shumë se kaq, duke u vetëkonsideruar si pasardhësja direkte e Berishës në PD, ajo pati fatin e Mehmet Shehut në partinë e vjetër të komunistëve. Natyrisht nuk e detyruan të vetëvritet, por i treguan një kufi të cilin ajo nuk mund ta kalojë, një kufi që për ambiciet e saj, është pothuaj një vetëvrasje politike. Në këtë kuptim, ajo është humbësja e parë e madhe e deklaruar e zgjedhjeve të 23 qershorit. Lulëzim Basha, ruajti të pak a shumë të njëjtat pozita në parti duke gjykuar nga përbërja e listave të deputetëve. Prag-fushata e nisur dhe afërsia edhe vizuale me Berishën, e lënë atë sërish në lojën për PD-në e nesërme, nëse ajo del në opozitë. Trinomi tjetër i njerëzve të fortë në PD, Olldashi, Patozi dhe Bode, gjithashtu rikonfirmuan pushtetin e tyre në PD me një numër gati të njëjtë përkrahësish të tyre që e kanë vendin në lista.
Të ndëshkuarit & Jozefina
“Tani në PD ka më shumë qelbësira, por më pak demokratë”. Kjo frazë i atribuohet vetë Jozefina Topallit, kryetare e Kuvendit dhe deri në javën e parë të majit, një nga figurat kryesore në PD. Topalli është ndoshta e vetmja kryesuese e listës së deputetëve në një qark, në Shkodër, që nuk mundi të imponojë asnjë nga emrat që ajo kishte përgatitur vetë. Ndryshe ndodhi me të paktën tre figura të tjera të rëndësishme në PD, Olldashi, në Fier, Bode në Korçë dhe Patozi në Vlorë, listat e të cilëve, të konsultuara paraprakisht me Berishën, u pranuan prej tij pa asnjë ndryshim.
Afërsia me Topallin i ka kushtuar shtrenjtë edhe Arenca Trashanit, Astrit Bushatit, Paulina Hotit e deri diku edhe Gjok Uldedajt. Këta deputetë, por dhe Ilir Rusmali, Mark Marku, Viktor Gumi dhe Fatos Hoxha, llogariteshin si grup i afërt me Topallin dhe për këtë u ndëshkuan.
Ka pasur disa raste që në Kuvend, në mënyrë të koordinuar apo jo, ata kanë treguar provë force me numrat duke ju kundërvënë Berishës. Rasti flagrant ishte momenti i kandidaturave për Presidentin e Republikës. Berisha ishte i vendosur të çonte në karrigen e kreut të shtetit gazetarin dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Artan Hoxha. Nuk është thënë se për çfarë arsyeje, por Topalli, me një ambicie vetjake për të njëjtin pozicion, është shprehur në mënyrë kategorike kundër këtij propozimi. Ajo madje i ka komunikuar Berishës se bashkë me të, janë dhe një grup tjetër deputetësh të PD-së që nuk do ta votonin Hoxhën. Dilema për shifrat dhe dyshimi për rrjedhje të mundshme të tyre duket se ka qenë shkaku kryesor i tërheqjes së Hoxhës nga kandidimi, i cili mungesën e kostumit presidencial, me siguri e sheh edhe tek armiqësia e tij me kryetaren e sertë të Kuvendit.
Mark Marku, një nga deputetët më të zëshëm në publik, shkoi edhe më tej. Duke komentuar dy kandidaturat presidenciale të paraqitura nga Berisha verën e kaluar, Zaganjori dhe Hoxha, u shpreh publikisht se kryeministri u kishte kërkuar të votonin për një anëtar të vonuar të PPSH-së dhe për një person me histori të hershme me sigurimin e shtetit. “Kupa” për Markun, (sipas standardeve të PD-së kjo kupë është fare e ngushtë) u derdh kur Marku ja atribuoi afrimin e tij në Kuvend “një bisede të gjatë me Topallin”.
Për një pjesë të listës së lënë jashtë, të paktën zyrtarisht, si arsye është paraqitur edhe inaktiviteti i tyre politik. E çuditshme është që i njëjti kriter që u zbatua për përkrahësit e Topallit, nuk vlejti për të tjerë deputetë që ndodhen në pozicione të sigurta në listat e PD-së.
Ka pasur dy pamje të përcaktuara qartë të Topallit në sjelljen e saj politike në këtë legjislaturë. Haptazi dhe drejtpërdrejtë ajo është afishuar si numri dy i PD-së. Topalli, por dhe Olldashi, Patozi, Bode dhe një numër tjetër deputetësh, krijonin në PD jo një grup apo një rrymë të konfiguruar qartazi, por më shumë se kaq, ishin pjesë e një “marrëveshjeje të heshtur” bashkëpunimi. Së bashku, ata kontrollonin shumicën e qarqeve të mëdha në Shqipëri dhe mbi të gjitha, shumicën dërmuese të strukturave organizative të PD-së në qarqe. Jozefina Topalli tanimë nuk ka çfarë i afron këtij grupi. Provën e saj të forcës ajo e konsumoi në katër vitet e kësaj legjislature, gjatë të cilit, morri në heshtje edhe mërinë e kryeministrit. Berisha e duroi kur nuk kishte çfarë t’i bënte, por në momentin vendimtar, duke e mbajtur atë brenda “në listë”, e nxori nga dritarja e paradhomës së pushtetit.
Ka pasur disa momente të kësaj prove forcash dhe numrash në Kuvend, të cilat përgjithësisht kanë kaluar larg vëmendjes së medias, qoftë asaj që ishte pranë pushtetit, qoftë asaj që ishte kritike më këtë pushtet. Përveç rastit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës, në ambientet e PD-së është diskutuar nën zë edhe për imponimin që Topalli donte të bënte për emrin e ri të Prokurorit të Përgjithshëm. Kandidatura e saj shkonte për Sandër Simonin, një gjyqtar karriere dhe i afërt me të. Vetë ajo nuk morri pjesë në votim duke mos dhënë asnjë arsye politike se pse ishte kundër kandidaturës së Adriatik Llallës. Berisha i vëmendshëm morri shënim dhe priti rastin e tij. Ai e toleroi insistimin e Topallit edhe në rastin tjetër kur shumica kërkonte të zgjidhte kreun e KQZ-së. Marsida Xhaferllari, e preferuara e Berishës dhe me një CV konkurruese, humbi përpara përzgjedhjes së kryetares së Kuvendit, Lefteri Lleshi.
E njëjta histori u përsërit edhe në procesin e votimit të kryetarit të KLSH-së. Ilir Rusmali votoi kundër sepse nuk i falte labit Bujar Leskaj batutat therëse që ky i fundit i kishte drejtuar nga Vlora, kur imponohej kandidatura e Bamir Topit si President i Republikës. Por edhe Viktor Gumi e Fatos Hoxha abstenuan në votim. Topalli mundi të sigurojë një fitore tjetër personale kur detyroi shumicën të votojë kandidaturën e përzgjedhur prej saj, Zana Xhuka në krye të ILKDP-së. Ajo madje, mundi ta tërheqë edhe vetë Berishën në një negociatë mes të tretësh për këtë emër dhe fitoi.
Këto arsye, por dhe të tjera, të lidhura kryesisht me distancën që Topalli ka mbajtur me një nga qendrat më të rëndësishme vendimmarrëse pranë Berishës, familjen e tij, kushtëzuan “ekzekutimin” politik të gruas kryeneçe të politikës shqiptare. E cila, me të gjitha gjasat, edhe nëse PD humb zgjedhjet, do të notojë në ujëra të cekëta sa kohë që Berisha do të vazhdojë të diktojë mbi të gjitha humoret në partinë e tij private.
Olldashi, Patozi, Bode e të tjerë,
Ky aks ruan, në rastin më të keq, pozitat më të mira që ka pasur në ekuilibrat e forcës në PD. Së paku në katërvjeçarin e fundit, mes tyre ka pasur gjithashtu së paku, një marrëveshje të heshtur bashkëpunimi. Nuk kanë reaguar si rrymë e konsoliduar dhe e dukshme në publik, nuk kanë pranuar të identifikohen me një emër të përveçëm si përfaqësues i saj, (siç ndodhi në 2007-ën me njerëzit e Bamir Topit), por i ka bashkuar sa miqësia personale, po aq dhe interesi i përbashkët politik. Megjithatë, në rastin kur Topalli, shumë pranë tyre dhe një si ata, u lëshua duarsh nga Berisha, ata nuk bënë asgjë për ta ndihmuar. Ndoshta për të pritur edhe njëherë rrjedhjen e ujërave të turbullta dhe kullimin e tyre mbas zgjedhjeve.
Pothuaj gjithë deputetët e tjerë, që kanë qenë pranë tyre, e kanë rikonfirmuar praninë e tyre në listat e PD-së. Eduard Halimi, Flamur Noka e Mesila Doda, të afërt me këtë grup, gjithashtu u rikonfirmuan. Dy të parët, kryesojnë listat në Durrës dhe Kukës, e treta, është në pozicionin e dytë në listën e PD-së së Fierit. Arma më e fortë e këtij ekipi mëtonjësish, të njohur për luajalitetin e plotë ndaj Berishës, është kontrolli që ata kanë mbi strukturat e PD-së në Shkodër, Malësi e Madhe, Kukës, Lezhë, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Lushnje, Korçë, Pogradec, Librazhd e diku tjetër gjetkë. Të rikonfirmuar janë dhe Mima e Kadilli, të cilët në katër vjet kanë dëshmuar në PD luajalitet ndaj Berishës, mospërfshirje direkte në grupe të ndryshme në parti, por dhe një profil të qëndrueshëm e të kuruar në debate politike.
Lulzim Basha gjithashtu ka ruajtur pozitat e tij të mëparshme në parti. Ai tashmë mund të marrë frymë më lirisht nga dobësimi i pozitave të Topallit në PD, që ishte kundërshtarja e tij më e madhe në parti. Edhe kësaj here, Basha e morri këtë hapje rruge si dhuratë nga Berisha. Në listën me përkrahës të tij nuk mungoi as Majlinda Bregu, as Aldo Bumçi e as Gert Bogdani. Humbi vetëm një përkrahës në distancë të tijin, Enkelejd Alibeajn, që e pa veten jashtë listave, pak a shumë edhe si një “rebel” i moderuar në PD, por edhe për shkak të problematikave që ka pasur me drejtues lokalë të PD-së në Fier. Pakënaqësitë reciproke të tijat me kryesuesin e listës së Fierit, Olldashi ishin kapërcyer, por duket se për të vetoja e Berishës, i pakënaqur dhe nga pavarësia relative që Alibeaj kishte dëshirë të dëshmonte, ishte vendimtare.
Ndërsa për dy deputetë të tjerë, Selami Xhepën dhe Leonard Demin, dukej se bileta ishte prerë për shkak të qëndrimeve të tyre. Kundërshtitë e tyre, edhe pse të rralla, sipas standardeve të një partie të standardizuar në mendim e veprim si PD-ja, ishin të “patolerueshme”. I pari, Xhepa, është shprehur disa herë publikisht për çështje të krizës ekonomike në vend, kurse i dyti, në rastin e hershëm të kërkesës për shkarkimin e Kryetarit të SHISH-it Bahri Shaqiri, ishte shprehur kundër këtij akti. Njëlloj siç gjykonin atëherë edhe hapur amerikanët në Tiranë dhe në SHBA.
Fatos Beja, Jemin Gjana, Ilir Bano dhe ndoshta edhe Tritan Shehu, deputetë në disa legjislatura, duket se do ta kenë më të vështirë se të tjerët po të kërkojnë një arsye për largimin e tyre nga parlamenti. Ndoshta mosha e tyre mund të jetë një argument ose thjesht fakti se duhet të iknin për të krijuar hapësirë për prurjet e reja politike.
Të gjitha ikjet, kanë provokuar dhe një situatë të çuditshme. Tre kryetarë komisionesh parlamentare kanë mbetur jashtë listave, Beja i komisionit të jashtëm, Rusmali i Komisionit të Ligjeve dhe Demi i Komisionit të Sigurisë nuk do të jenë më deputetë në legjislaturën e ardhshme. Madje, Komisioni i Ligjeve, nga 14 anëtarë që ka pasur, 11 prej tyre do të shkojnë në shtëpi.
Të heshturit
Edhe mund të ishin, edhe mund të mos ishin në lista. Luajalë ndaj Berishës, në asnjë rast nuk e kanë rrjedhur votën e tyre përkundër vullnetit të tij. Thjesht ata nuk mundën të krijojnë asnjë profil në Kuvend, mbetën vetëm numra dhe operacioni i zëvendësimit të tyre u bë pa anestezi. Së pari sepse duhet të liroheshin vende për prurjet “e reja”, tre ish-deputetët socialistë dhe gjashtë kryetarët e partive politike, së dyti, për të dhënë imazhin e një retushi parazgjedhor. Trashani, Bushati, Hoti, Gjoni, Bulku, Hoxha, Alolli, Çipi, Çota, Hida, Hoxha, Ngresi e Lama, ikën siç erdhën. Pa lënë shenjë.
po dihet fundi i plehrave, ne kohen e dulles “dizenjatorja” thithi e thithi ata te SHIK’ut sa plasi e ne fund i futen shkelmin, edhe ne kohen e Sali Shpelles ngeli me mikrofon ne goje, por, prape i njejti fund e pret
po vdes opozita shqiptare te krijoje percarje mes pd. ta harrojne Jozi eshte gruaja e madhe e PD dhe e demokracise. nenkryetarja e suksesshme e pd. lemshi qe po perfshin PS dhe LSI, skandalet e njepasnjeshme do i cojne Ramen dhe Meten ne kolaps.
Lorenci si gjitholog qe esht kujton se njeh dhe PD-ne. Nuk ka grupe ne pd o Lorenc futja koti. Dhe lista dihet nga te gjithe qe esht be te torre drini. Dhe lorenci ka fillu ben olldashin njeri te fuqishem, qekur porosite per shkrime ka filluar i merr nga olldashi. Ka dash te na thote qe grupi olldashi-bode kontrollon pd-ne. Ppfffff. Hajde rradhaaaaaaaa
Mer Tonin,
Xhozefina eshte vertete gruaja me e madhe e PD, por eshte edhe gruaja me qelbesire e Shqiperise. Femra te tila e kane vendin ne Semaforet e Italise, aty ku moren njohurite e para per pasuri. je shisnin trupin ne Semafore, sot kane shitur cdo gje tek Berisha.
Keto jane tipike lajme te nje gazete amatoreske si e juaja, te bera thjesht per te percare Partine Demokratike qe sot eshte me e forte se kurre. Shkoni e hidhini syte nje here nga PS ku spo e merr vesh i pari te dytin e po zihen qe tani per te ndare postin e kryeministrit.
Kështu është kur në atë karrike të popullit, ulen zhele tru leshe, që s’kan mësuar akoma shqipen, tu pwrçu politikat sllave.
Analize idiote. e porositur nga grupi patozi.olldashi.bode. Si duket kane friken se po u vjen rradha. Pika o lorencooo
Ah more zoti Vangjeli si mi qan keto analizat, perfekt fare, bravo.Ah moj Jozefine moj Jozefine!!!!! Po pse moj cfare kujtove ti se do te toleronte Sali Berisha ty qe ti marresh karriken ti? Po pse moj Enveri nuk bente njelloj si Saliu? Kur e shikonte qe ndonjeri i afrohej karrikes se tij ai i largonte, i vriste i bente tradhetare. Po c’tu desh moj e uruar qe ti dilje kunder per Adriatik LLallen dhe per Artan Hoxhen? Ai ta vuri vizen ty qysh kur nuk te zgjodhi presidente, po ti moj budallacke ku e kishe mendjen kur jepje intervista tek Fevziu duke tu mbushur syte me lot per “entuziazmin” e madh qe ndjeje per Saliun? Sa here qe flisje per Sali Berishen ne TV mua me vinte per te vjelle. Cfare ti besh ai stan ate mulmet ka.Keshtu ju pafsha te hani kokat e njeri tjetrit. Ashtu u kujtofsh nga populli shqiptar si zhelja e Parlamentit dhe ne fund te fundit edhe ti do te ikesh per lesh moj zonje e nderuar.
Fix vangjel
Jozefina eshte simbol i PD dhe gjithe lista e Pd karakterizohet nga njerez te pergatitur e te moralshem. ske ku i kap asnjerin prej tyre. nderkohe qe PS ka propozuar mafiozet si doshi dhe kokdhima. ne ka sot nje aleance te percare e te shpifur ku kreret zihen per kryeminister, ajo eshte Rilindja e Kalbesirave. ne jemi dhe do jemi gjithemone Perpara
seriozisht e ke kete qe ke shkruar? apo po shprehesh ironikisht?
Shkurt, i dashur HALIM D, shporta me karavidhe e PD!
Sinqerisht, ia vlen qe te harxhohet kohe duke bere analiza mbi pjestaret e PD-se? Te gjithe e dime se cfare plererash ka mbledhur kjo parti dhe njerezve te thjeshte as qe u intereson se cfare bejne keta plerera per te luftuar njeri-tjetrin. Kjo parti qe kur u formua filloi te mblidhte njerezit me te ndyre te shoqerise. Edhe ata te pakte qe kujtuan se po lidheshin me nje parti qe ishte per te ardhmen e vendit u zhgenjyen shume shpejt dhe kush kishte karakter te forte u largua me kohe nga karriersitet dhe ndyresirat e PD-se. Te tjeret qe vetequhen intelektuale dhe ndenjen deri tani apo u larguan pak ne vitet e fundit, nuk jane gje tjeter pervec se njerez me karakter te dobet, qe nuk e ngriten zerin ne asnje moment dhe iken ashtu heshturazi duke patur frike te thonin te verteten. Ne PD nuk ka ulje apo ngritje te personave te vecante. Ata kane ngelur po ata kriminele dhe hajdute qe ishin edhe ne fillim. Ndryshimi i vetem qe kane ata qe kur hyne ne kete parti dhe tani ne ditet e sotme, jane milionat qe kane bere duke vjedhur dhe vrare. Media me inorances e saj i ka “ngritur” pjestaret e PD-se duke u marre me ta gjithe kohes. Kjo ishte nje ngritje artificiale e bazuar ne mediokritet te njerezve qe drejtojne mediat e ndryshme. Nje bastard nuk mund te ngrihet apo te ulet. Bastardi po ashtu ngelet gjithnje!
Menyra me e mire qe kjo parti te mos ekzistoje me eshte qe ajo te mos marre asnje mandat deputeti dhe te mos jete me e pranishme ne Parlamentin e ardhshem, perndryshe nuk do te kemi nje funksionim ne baza demokratike te tij(Parlamentit).
Partia Demokratike ka lindur e re dhe e paster kunder komunizmit.kurse PS eshte pjelle e krimit diktatorial 50 vjecar. pe sa kohe do jetoje demokracia, PD simboli i saj do jete i gjalle.
dikur ps ishte parti, sot me Ramen apo meten ne krye, qe se di kush udheheq??? NUk ka me nje ps dinjitoze por nje pseudofashizem ne 2013.
ke te drejte. si saiu dora vete.
PD-ja nuk esht me pd me ate liste Jetmira. Me vjen keq por te shkrish gjithe komisionin e ligjeve qe ka perballu te gjitha debatet ligjore dhe juridike si dhe gjihte kryetaret e komisioneve, dhe ti zevendesosh me kryetare partish te korruptuar me deputete te nxjerre nga list a nga rama se s’merrnin me vota ne elektorat dhe me kac islamin qe e kuptoi pS 23 vjetesh qe e ardhmja ecen djathtaz skandal. Dhe pergezoj ata deputete te perjashtuar dhe te zevendesuar me pazarxhinj per dinjitetit qe po tregojne duke mos dale publikisht dhe duke mos ndiku keshtu ne fushaten e partise se tyre. Dinjitet per ata njerez. Ka kohe per intervista
Sa per dijeni PD-ja lindi e re, por me anetaret e PPSH-se. Me tere llumin e komunisteve qe shikonin tek kjo parti e re nje mundesi per “lare” te kaluaren e tyre duke veshur mantelen e demokratit. Ishte partia e Ramiz Alise kjo parti e re dhe u mbush me tere arsenalin e servilave dhe krimineleve shoqerise shqiptare.
o vella dakort po nqs aty shkuan komunistet e ramizit ne ps kush ngelen te burgosurit politike
Grua e lig,pa moral,shtrige,servile,spiune,shpirtzeze por Saliu ama eshte me i lig se Xhozi dhe dihet perfundimi si limon e shtryllur ne plehra.
Elena(Elenidha) gjithshka mund te jesh vec femer e shqipetare nuk mund te jesh me gjuhen qe perdor kundrejt nje femre tjeter Andej nga kolonja kur nje femer eshte me tere te keqiat ,kemi nje shprehje, i themi grecke me siguri ti je ne origjine e ne karakter e ketille
…ndersa per ca si ty themi “skurro”.
Elena para se te flasesh per nje grua heroike dhe drejtuese e zonja e parlamentit si Jozefina Topalli, dezinfektoje nje here gojen me acid. po cmund te presesh nga nje si puna jote, duket niveli qe nga menyre e ulet e te shkruajturit. ti je prerja e atyre tipeve, koka me llak dhe b… me kake.
Elena,ti mi korbe dukesh qarte sesa shpirtzeze qenke nga fjalet qe ke then nga nje ane mu duke si ato plakat 90 vjece..
jozi ka kaluar ne skadim truni..
Or Vangjelo bajgo komunisto.As qe lexova komentin tend te pavlere.Gjithnje celbesirat komuniste behen kukuvajka si ne kohen e Milladinit dhe Mugoshes.Shkodranet e dine shume mire se kush eshte Mbreteresha Teute-Jozefina.Ata i dine vuajtjet e familjes saje-Coba,nga eterit djajet e kuq te diktatures misterioze.Shume mire e dine shkodranet.Shifen edhe varret e viktimave te partizaneve tradhetare.Jo Vangjelo-bajgo komunisto,nuk voton Shkodra per vrastare,per hajna,per te korruptuarit e kasetave te Dritan Priftit,per pallatet pesekateshe te gruas se Edi Rames,per hajnin e SHBA-ve Kosta Bajraba.I dine mbishkodra,Kelmendi,Malesia e Madhe,Hoti,Velipoja etj.etj.se kend do votojne.Para do ditesh ne Shkoder me PS ishte edhe Boris Tadiq,bashkepunetori dhe miku i Millosheviqit.Ja ky eshte pakti i nenshkrimit te koalicionit PS-shqiptare me PS-shoveniste serbe.Ku do shkoi vota tani?No coment Vangjelo!
Shkodrani,
Shkodra do votoje per PD-ne qe ju a shnderroi ne Venecia. Sa here bie shi shkodranet nxjerrin gondolat per te shku ne pune..
Ndonje demshperblim ju dha kjo qeveri per permbytjet qe ju shkatoi disa here, apo e kane fajin komunistat per kete!
Ne kohe te Enver Hoxhes, mund te na thuash sa here eshte permbytur Shkodra nga hapjet e portave te digave te kaskades se Drinit?
A u ndeshkua kush nga kjo qeveri per demin qe i shkaktoi mijera familjeve shkodrane!!
Zoti te ka dhane nji zemer mashkulli, zonja Topalli, e te ka çue ne vendin e nderit per sa vjet, por mos harro se turkofili prej Viçidolit i bindet vetem hyjnise se shkretinave harape e jo elegances edhe largpamesise shkodrane.
“Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin.”
(2 Tim. 4,7)
Te lutem, mos perdor citime nga Bibla per te perkufizuar nje figure si Topalli. Me ate menyre te sjellurit ne Kuvend ajo eshte shume larg te merituarit krahasime te tilla. Meqe e ditke Biblen mire sa edhe ta citosh, duhet ta dish se ajo fraze perkon me njerez qe ne radhe te pare dhane dashuri, miresi dhe paqe tek te tjeret.
Se si e ku e perdori une Biblen, asht pune per mua. Ti po deshe mos e cito. I qendroj asaj qe kam shkrue edhe e di se ça kam shkrue.
Te fala…nga larg!
MJERIMI I TOPALLIT
————–
‘Mjerimi nganjehere i ka faqet e lustrueme,
buzet e pezmatueme,mollzat e ngjyrueme,
trupin permendore e nje tregetije te ndyte,
qe eshte i gjikuem te bjere ne shtrat vete i dyte;
dhe per at sherbimka per te marre do franga
nder òarçafe,nder fytyra dhe ne ndergjegje danga”Migjeni
Mund të kishe pak më shumë mëshirë për shqipen e shkruar…
xhozi shum shau ne parlament LESH -ZHELE tash ja kan fut perpaje saluku me lulushin me duket po del ne pensin pa e qit edi po ja pret bileten lulushi smerlapi vrasesi
Moj Xhozi: Po te del makeupi, e po te bien pendet moj korbe,po nejse, nese te ka mbetur pak LESH, nuk do te dalesh fare zbulu…..
ky vangjeli (lorenc) po njesoj eshte: edhe kur shkruan e ben njesoj sikur te fliste, monoton dhe i merzitshem, eshte edhe njecikez i helmatisur ne shpirt. mos ka kaluar femijeri te veshtire?
Shkoi edhe kjo per lesh ,se tashme po i mban ere goja e te infekton.
Ne radhe te pare Kryetari i PD-se nuk i ka perca anetaret e vet, sic ka ber Edvini i ka fut te gjithe pabuksa kjo tregon qarte qe ata si piksynim te pare e kan me vjedh njeher pastaj vendi pune e madhe sesi do ti shkoje halli.
Podgoricanka,Jozi,e perdor shpesh fjalen lesh! po nuk e ka rrojtur kurre mullirin e saj te suxhukeve,e ka te gjate leshin gjere ne cepin e gjujeve.Disa ish nxenes te klases se saj thone se ajo ishte e infektuar nga chlamidia dhe semundja herpetike.
Ore nuk me dukeni shume ne terezi juve, po ai Edvini kur flet me nje fjalor shume te ndyre juve nuk iu duket gje vecse sikur po nxjer sheqer nga goja..
moçaloret, mezi presi me ra Zonja Kryetare. rrini te qete o moçalor se Zoti Berisha e Zonja Kryetare jane bashke drejte fitores se 23 qeshorit
Znj.Topalli ti vazhdo misionin tend,mos ta ndjej per inflirtuesit e Edvinit se cfar thone,nje shprhje e urte popullore thote qent le te lehin dhe karvani le te ec perpara..
Vec te percare qe nuk e shohe anetaret e Pd-se, keta jane me te bashkuar se kurre per nje fitore spektakolare ne zgjedhjet e 23 qershorit..
Jozefina eshte simbol i partise demokratike dhe eshte zonje e nderuar dhe lista e kesaj partie karakterizohet nga njerez te afte dhe te moralshem
jane fjale koti kur thone qe pd po perqahet,nuk eshte si partia mavi qe largoi nga partia e tyre te gjithe deputet me te mire te opozites dhe ka fut ca njerez harbuta,pa moral,totalisht e kunderta e pd qe ka kandidat suppppperrrrr
nuk po ju ecin mire shkrimet keto dite dhe nxirrni lloj lloj lajmesh, nuk ka perse te mendohet largimi i Topallit nga PD-ja, ajo eshte e perfshire ne listat e PD-se, largim mund ti thush zotit Malaj nga PS-ja dhe mos perfshirjen ne lista te PS-se te zotit Prifti per konflikt interesi me zotin Meta, keto mund te permbajne ndonje lajm, gjithsesi arrini te terhiqni vemendje.
Jozefina eshte ZONJE!
Pasqyre e vertete e gjendjes dhe taktikes elektorale te PD nga ana e Lorencit. Ja ne me se te verteta te gjitha ceshtjet qe pershkruan autori, por per shkak te censures dhe frikes nga doktori (doktor i thenshin se ai ka lajthitur fare) asnje nuk shprehet ,apo ankohet, qofshin te larguarit apo komentuesit.Kjo eshte demokracia ne PD. Demokratet e vertete duhet te votojne per PS, sepse fitorja e PS do jete ne te mire edhe te PD, pasi largimi i te cmendurit, dhe agjentit te serbeve BERISHES, do te beje te mundur riformatimin e PD, megjithese shume i veshtire te luftohet virusi DERRISHI ne ate parti. GJYSHO DOMINOJA.
Gazetar qe i di te gjitha levizjet e mendimet brenda partise demokratike,parashikon te ardhmen dhe percakton pozicionet e secilit nga personalitetet e P.D. Eshte jashte mundesive tuaja te denigrosh jo nje Parti serioze ,por as dhe nje njeri.Si nje person poliedrik qe paraqiteni duhet ta dini thenjen biblike:’mos e merr emnin e kujt neper goje kot’.Ne shkrimin tuaj ju kaloni nga gazetar ne parashikues fati,specialitet i ‘vecant’ne gazetari…. Ju nuk keni fare respekt per femren shqiptare te ingranuar ne jeten politike ,aq me keq per ju qe nuk respektoni vuajtjet dhe persekutimet qe ka kaluar familja dhe vete Jozefina Coba(Topalli).Ju s’doni t’ja dini se gjyshi i saj ka qene Personalitet i politikes shqiptare..Lorenc duket se paguhesh per te vjell vrere dh shpifur,por dije se shumica nuk bien ne nivelin tend.
Duhet te quhesh Lorenc Vangjeli, per te menduar se palacolleqe te tilla me personalitete qe njihen si simbol i vetive me te uleta te karakterit, do ti ineteresojne lexuesit shqiptar. Eshte thjesht humbje kohe te shkruash dhe te lexosh dicka per nje person si Jozefina Topalli,,,qe perdhunoi 4 vjet me rradhe postin e kryeparlamentares me injorancen dhe servilizmin partiak apo personal. Eshte koha te leme pas figura te tilla dhe ti urojme vetevetes qe listat e kandidateve per deputete te mos jene me objekt spekulimi dhe ushtrimi force nga kryetaret e dy partive me te medha por qe ata te dalin nga baza e ketyre partive ne rrethe me votime demokratike. Vetem keshtu do te dalim nga rrethi vicioz i listave te servileve apo dallkaukeve,,te njeres apo tjetres pale.!!!
Kam vite i larguar nga Shqiperia dhe teksa lexoj komentet ne kete forum konstatoj nje percarje te forte fetaro-krahinore mes komentuesve. Disa jane bere si salafite e vahabiste, disa jane jezuite ose ekstremiste fetare ordodokse filogreke. Kush po e orkestron humbjen dhe zevendesimin e identitetit shqipetar me keto identitete fetare dhe krahinore? Sigurisht “fqinjet tane te mire” po e orkestrojne, se bashku me njerezit e tyre, me ne krye S. Berishen qe ne 20 vjet ka nje kontribut te madh ne percarjen e shqiptareve. Po vazhdoi ky proces do perfundoj Shqiperia si Bosnja o njerez.
O shoku Mao po me thuaj ti te kam rixha -mbrohet Xhozefina?
Ajo tall bythen me shkodrajt dhe keta e quajn akoma zoj
posht pd ja jashte ligjit d arti fashiste jozefina dhe maloket e shkodres injorabtete e shekullit servila bythlepiresa halera e shkodres bask me jozi qi i pelqen shume kari..era servilja bythleirese sales pa pik autoriteti femer e shemtume maximum kur bone der e arin cdeshe qo bane jozefin post fytyra e shpifeme jozi qerohu injorante qo nuk di te flasesh shqi akoma grua haleje
Zoti Vanjgjeli urime, kini ber nje analiz te perkryer te gjendjes klanore dhe diktatorjale qe ekziston ne PD, te kryesuar nga Sali Berisha. Kush e shikon vrenger, pale te bej kritik ndaj qeverisjes diktatori Berisha i eleminon. Sa per Jozefinenen ajo esht kukell ne duart e sali berishes qe ai e mban sa per form se as e p….th cfar thot ajo. I mjaftojn fuksat qe i servilosen dhe vetem i hturen lavde padronit te tyre berisha, se e dine ci pret po i kundershtuan. MOS I BESONI KAMALEONIT, MASHTRUSIT, VRASESIT SALI BERISHA. VOTONI KUALICCJONIN E MAJT DHE LOKOMOTIVEN E TRENIT ME 40 VAGONA QE DOTA COJ PERPARA SHQIPERIN E SHUMEVUAJTUR NE NJE RILINDJE KOMBETARE, PER TE MIREN E GJITH SHQIPTAREVE.
SINQERISHT PER jOZEFINEN!…
(Kenge)
Ka nje thenje birinxhi,
Eshte nje thenje,pa hile:
” Me thuaj,me cilin rri?,
te te theme se cila je!…”
Refreni:
Jozefine,
e bukur,si kartoline
Si nje dege trendeline,
C’te ka gjete’moj gjeraqine.
qe ben kuku per salin!
Per salin qe vetem nxine,
bicim e shkuar bicim,
ai, qe vetem peshyn,
a s’e sheh si ulerin,
e jargosi shqiperine?!…
Jozefine,jozefine
e bukur flete dafine
mushqerr,qe akoma pin!…
ndau, nga KAU ne brinje
edhe, zgjith nje dem me brire.
(E thash me kuptim te mire),
Ndryshe,harro krenarine,
ndryshe,harro mencurine,
harroje dhe bukurine…
Ilir Rusmajli i afërt me Jozefina Topallin?!
Ku e gjete këtë o analist?
Rusmajli nuk eshte idiot…
Me vjen keq dhe te meshiroj.
Trakt banal i denje per flet-rrufete e kohes se rinise se hershme te Lorenc Vangjelit. Ka zgjedhur te sulmoje Jozefina Topallin. E cuditshme pasi Edi Rama per te rilindur kishte nevoje oer frymezimin e Gjyshit te Jozefines, gjon cobes, anetarit te keshillit te nalte te shtetit te vitit 1920. Politika ka oshilacionet e saj, sot shume vlera jane permbysur por modeli i Jozefina Topallit eshte pasqyra qe shumica e politikaneve shqiptare do te shohin fytyren e tyre te shemtuara.
Jozefina Topalli, pasardhese e denje e plejades te shtetareve qe bdertuan shtetin shqiptar sulmohet nga mbeturinat e shoqerise shqiptare, dishepujt haxhiqamilist . E turpshme por nuk te habit ky fakt pasi baballaret e tyre shtypen nje popull te tere per gjysem shekulli. Nga ketu buron urrejtja ndaj kesaj zonje!
“… të gruas kryeneçe të politikës shqiptare”, vec kryenecenuk ka qene kjo grua, vetem nje budallaqe, qe fluturonte me presh ne bythe! Nenje vend tjeter, do t’i kishin vene drune prej kohesh. Nese doni te shihni nivelin e gruas dhe te politikes qhiptare, shihni “Jozin”. Turp per ato gra qe i shkojne nga pas dhe e mbajne per model!
Femer e hijeshme. E mencur. Taman me qene kryetare e Shqiperise. Por jo, Berisha e Zgjodhi Bangladeshasin NIshanin e jo ty. Te cfrytezoj sa ju nevoite. Tani perseri me Lulzim Pashen. Jo me ty. Ku ke mendua se tinzaku Berisha do e mbajne fjalen. Me vjen shume keqe qe te tradhetoj aj shpellare.
Ish kryeredaktori i rilindjes demokratike i cali menderisht Vangjeli per te shprehur komleksin e inferiotetit te tij me Jozefinen sajon peralla me mbret.Ai i din synimet e Jozefines per President ndersa publikisht sa here eshte pyetur ka dhene vetem nje pergjigje do me keni ketu deri ne fund te kesaj legjislature.Ne fund te palaco analizes ai rreshton te heshturit qe paskan ikur si kane ardhur.Troshani,Bushati, Hoti.Pikerisht ato qe nuk jane ne liste.Vertetohet drejtesia e largimit.JOzefina e din se nuk ka shoke ne politike.Shoke ka Vangjeli si shoket e tij baballare qe i hengren koken njeri tjetrit
Nuk ka pase faj Arshi Pipa, drite paste, kur ka shkrue qysh ne 1992 se PD ka lè me hyllin e monizmit e te xhonturqizmit ne balle. Mâ mire katoliket me i bojkotue keto zgjedhje e mandej shef se ku shkon Haxhi Sala…..Asht kene gabim qe Shkodra, sidomos ajo katolike, e ka ringjalle kete monster turko-islamike ne 1997-1998 e mâ mire ta kishte lane me cofe, por i dha kurajo e vota e mbeshtetje.
Shkodra e ka zemren teper te madhe, ma shume se duhet.