TemA TV/ Batutat e Ramës: S’keni ujë, s’keni rrugë, s’keni legalizime, po kemi Saliun (VIDEO)

21 Maj 2013, 20:12Sociale TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi një takim me banorë të njësisë bashkiake numër 6.

Rama iu përgjigj pyetjeve të banorëve, duke përdorur shpesh batuta.

Fillimisht ai e nisi me një batutë për kreun e PS-së të Tiranës, Sajmir Tahiri. “I vogël, i vogël, por këta të vegjlit kur qëllojnë të mirë, qëllojnë të mirë, por qëllojnë të këqinj, për dreq”.

Një nga bashkëbiseduesit ka kërkuar që të mësojë se çfarë do bëjë ambasadori amerikan për të mos vjedhur votat prapë siç ndodhi më 8 maj.

“Nëse pret që Amerika të marrë vota për ne, mos prit, pasi Amerika është miku më i madh i Shqipërisë, por Amerika këtu nuk është për të bërë qeverisjen apo opozitën. Shqipërinë e bëjmë ne. Me 23 qershor mos mbaj mendjen tek 8 maji, por nëse fituam me 10 vota dhe na i morën, me 23 qershor fitojmë me 50 mijë vota dhe do na marrin të keqen,” tha Rama.

Shumë banorë janë interesuar që të mësojnë se çfarë do të bëhet me infrastrukturën e mjeruar në lagjen e tyre.

Ramës i ka mjaftuar një batutë për të acaruar edhe Bashkinë e Tiranës, që ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp.

Kreu i PS tha se tani kemi një kryebashkiak në kutinë e televizorit, por jashtë televizorit nuk ka asnjë institucion.

Një i moshuar është ankuar për gjendjen e mjeruar të sistemit shëndetësor, duke i thënë se do ishte fat që të vinte spitali i kohës së Enverit.

Rama përsëriti tezën e tij se tashmë çdo gjë në këtë vend është kthyer në mall. “Nëse nuk ke para, nuk merr asnjë shërbim,” tha Rama, duke premtuar se ata do vendosin shërbimin shëndetësor kombëtar, për të mundësuar barazi në spitale e poliklinika për të gjithë.

Banorët janë ankuar për gjendjen e sigurisë në vend, duke thënë se krimi po u kërcënon edhe sigurinë brenda në shtëpi.

Rama tha se kjo vjen për shkak se ka triumfuar varfëria dhe papunësia. Ai shtoi se të rinjtë kanë vetëm një aktivitet, atë të llotarive dhe basteve sportive. “E vetmja shpresë vjen nga Reali, Barcelona, Juventus apo Bajerni,” tha Rama.

Në fund një banorë iu drejtua me një pyetje Ramës, duke i thënë se ajo ka banesën të palegalizuar, nuk ka ujë në shtëpi dhe se infrastruktura rrugore është e mjeruar.

“Nuk paske rrugë, nuk paske ujë, nuk paske legalizim, po çfarë kemi? Kemi Saliun,” tha Rama.

“Kryeministri, ngeli rrugëve dil në rrugë dhe gënje kush ta hajë ta hajë. Në çdo fushatë thotë do i legalizojmë të gjitha shtëpitë. Në 2005 ka thënë se në fund të vitit 2006 të gjitha ndërtimet pa leje do legalizohen. Kështu bëri dhe në 2007, kështu dhe tani. Gënjen. Nxjerr njerëz me metër dhe i din shqiptarët për budallenj. I ka ecur në fakt se ka njerëz që akoma i besojnë. Por, këtë radhë të rrijë mëngjes, drekë, darkë të vjedhë vota ne do marrim aq shumë vota sa nuk do e hedhë lumin. E gjeti Shqipërinë me 200 mijë ndërtime pa leje e lë me 400 mijë. Dhe ka legalizuar vetëm 8 %. Duhet të presësh 165 vjet të legalizohesh shtëpinë,” tha Rama.

Sipas tij, Berisha merret gjithë ditën me rrugët, kurse natën merret me diçka tjetër. Pas batutave nga banorët, Rama tha se ndoshta edhe natën rri rrugëve./ep

55 komente në “TemA TV/ Batutat e Ramës: S’keni ujë, s’keni rrugë, s’keni legalizime, po kemi Saliun (VIDEO)”

  1. turi says:

    hahahaha i madh Rama..se kuptoj sesi mund ta besojne njerezit saliun kur skane as te hane, as te pine! se kuptoj si besojne nje njeri qe ka 22 vjet qe genjen!

    1. andis says:

      i madh eshte vertet eshte freskia qe kemi nevoje si popull qe jemi eshte me te vertete njeriu i ndryshimit te mire jo si berisha.

      1. tukja says:

        N D R Y SH E! EDI RAMA ESHTE NDRYSHE! ESHTE FRYME E RE! LARG SALIUT AFER EUROPES!

        1. dorjeta says:

          Nuk na ka mbetur gje tjeter vecse te qeshim, se s’qajme dot per realitetin e hidhur ne te cilin jetojme. Te bejme batuta per te kaperdire edhe kaq dite sa kane mbetur kafshaten e mjerimit. Rilindja po afron! Le ta presim me batuta e te qeshur e te hedhim pas te shkuaren.

        2. grejsa C. says:

          Kjo eshte gjendja qe na ka katandisur keq qeverisja e saliut ne 8 vite, aq sa nuk ka qene ne gjendje te na siguroje minimumin jetik te shqiptareve, akoma sot ne 2013 duhet te kerkoje vota per tu sjelle uje e drita, pa permendur pune e mireqenie qe do te quheshin luks.

      2. ili says:

        ku kemi pare nje situate te tille ndonjehere nga berisha?! ai vetem ofendon dhe shan si nje KAFSHE!

      3. paolo says:

        hahahahaha i madh si gjithmone me batutat e tij z.RAMA por batuta te bazuara te gjitha ne realitet.te gjitha ato qe tha jane mese te verteta

    2. Rei says:

      sales i erdhi fundi, bashke me fundin e tij u vjen fundi edhe halleve te ketyre njerezve!!!!

      PER NJE RILINDJE SHQIPTARE!!!!

    3. ibrahim says:

      Turi-ne baze te kesaj ti po hajke bare te ramizit dhe po pije shurre negjmije po ashtu edhe rama,ose ndoshta ngjala hani ju.sa keq qe ka njerz pa tru si rama e turi,sepse keta mendojne se fluturojne se nuk ka rruge.per ramen ka vetem pallate dhe bllok mete.

      1. turi says:

        ik o idiot se ti je ushtar i ramizit se ramizi eshte gjenerali i saliut! po ik se na cmendet!

    4. ELTI says:

      hahahaha KRYEMINISTER SPEKTAKOLAR DO JETE! POZITIV, ME HUMOR DHE I ZGJUAR! KA LEZET SINQERISHT!

    5. Arti says:

      Super i madh me te gjitha batutat qe jane te vertea dhe ne kete duhet te kuptojme dhe ti japim pergjigjen ne 23 qeshor

    6. klodi says:

      drita,uje,legalizime etj nuk do te kete deri ne momentin qe saliu do te ik.me ikjen e tij dhe me ardhjen ne pushtet te partise socialiste do te vijne edhe gjithe te mirat qe i duhen popullit shqiptar

    7. alma says:

      eshte vertete i dhimshem fakti se si vazhdojme te besojme nje kukull ne duar te se bijes si eshte kryeministri ne ikje ..dhe individe te caktuar vazhdojne ti mbajne syte e mbyllur para ketij kaosi te krijuar ne cdo fushe te jetes ..

    8. leo says:

      ? i madh z.RAMA si gjithmone por nuk jane batuta pasi kjo eshte e verteta se ne ne 2013 nuk kemi drita nuk kemi uj dhe nuk behen legalizime prandaj duhet ti japim fund njeher e pergjithmone ksaj gjeje

      1. va says:

        Po Leo i madh eshte zoti Rama, por nuk mjaton, sepse dixhitalizimin e zonjes harito nuk duhej ta kisht evene ne program dhe ate tableten qe zonja na e tregoi: ta ta ta ta! sepse nuk ka energji elektrike ne Shqiperi..

    9. monitor says:

      Hahahaha i madh edi rama ,,,i ka ecur berishes ,,,e qelluar, vetem se nuk e thoshte dot hapur qe populli shqiptar eshte goxha budalla

    10. paolo says:

      hahahahaha i madh si gjithmone me batutat e tij z.RAMA por batuta te bazuara te gjitha ne realitet.te gjitha ato qe tha jane mese te verteta.RILINDJE!

    11. Lana says:

      Na rrofte saliu vallaj se na nxorri ne drite. gjitha te mirat prej saliut i kemi.uje po drita po buke po lekeeee pafund moo e cte duam gje tjeter.hame si mbreter pime si mbreter.a pika qe ste bie ore sali.pika.

  2. daku says:

    O Edo nuk e ke kuptuar pytje e kesaj Gruaje,por mos u mezit se aq mend ke ti,tha se ka nga 9 vjet qe ska rruge,ti sa vjet ke qene Kryetar Bashkije,apo se kishte bashkija per detyre qe ta shtronte,leri estradet se ste kane hije…

    1. enea says:

      Ku ta gjente Rama fondin per te shtruar rruget?
      A e di ti qe 8 vitet e fundit Berisha ja kishte prepre fondet Tiranes?

      Leri tani keto traplliqe se ste kane hije.

  3. safeti says:

    Turp, sesi do votoni ju socalista per kete karagjoz juve dhe ndergjegja juaj e di.

    1. Baberru Adesoo says:

      Nuk Duam me te na udheheqin haduta dhe njerez qe na kercenojn te drejten tonne esht koha per rilindje esht koh te shporrrim saliu nga pushteti qe po na shkaterron me gjith anijen e e ti Te ishte per te ber te bente para 8 vitesh jo Sot dy javet e fundit
      PËRGJIGJJUNI

  4. Geri says:

    kjo vetem batute nuk mund te jete. por e verteta me e hidhur e shqiptareve !!!!!

  5. EDIUS RAMAUS SEKRETAR I 36 I JORGUS PAPANDREUS says:

    ASHTU EDI SKENI UJE;skeni rruge;SKENI LEGALIZIME-POR KUR EDI TE VIE NE PUSHTET JO VETEM CE DO KENI UJE PO UJE FLORIRI,JO VETEM RRUGE POR RRUGE TE SHTRUAR NGA ARI,DO HANI ME LUGE FLORIRI,TE GJITHE ME SHTEPI TRE KATSHE TE LEGALIZUAR -PERRALLA NE SHESHE –

    1. Enxhi says:

      Mos e paqim ishall se ka 8 vjet qe vetem rre popullin dhe mashtron sikur Po ben noi gjo Me dy jave kur nuk beri 8vjet do bej per dy jave Made in china Sa te kalojn zgjedhjet
      Forcaaa rilindjeee

  6. Andrea Z says:

    Rilindje per shqiperine !!!!

  7. danja says:

    Saimir Tahiri eshte ndoshta me i riu i Skuadres, por eshte me i talentuari me vizionari dhe me inteligjenit…Eshte nje vlere e madhe ne Skuadren e Vlerave te Rilindjes

  8. Labi Vlore says:

    Mire e ke ti,po i degjon koka raimondit???Ai po vajis kallashin te vije ne Jug te Shqiperise.

    1. adoleshenti-FRANCE says:

      tja fusi ne prapanice saliut kallashin e ndryshkur raimondi? se gje tjeter ska cben me te

      kallashi do kercasi nese berisha esht pas 23 qershorit serish aty ku esht me votat e tija te vjedhura, hajde me mua se do shkojm ne te dy dhe kush te doje tjeter ta mbyllim kete hesap e te jetojn te gjithe te qete
      por me nje kusht: nese rama nuk mban premtimet do i dalim dhe rames me meten

  9. cama says:

    kete here fitopria do jete e pa shmangshme as rruget as KQZ, as vjelljet e votave nuk do ta mbajn me dot ne pushte sepse cdo shqiptar me mendje ne krue e ka kuptuar se ai mashtron dhe i varferon shqiptaret dita dites. ai s’ka cfar t’iu ofroje shqiptareve pervec genjeshtrave, varferise, skamjes,. mungeses se sherbimeve shendetsore, borxhit etj perkunder saj jemi ne qe ofrojm sherbim shendetsor per te gjith, me shume punsim, me shum,e te ardhura per te gjith ne dhe me pak borxhe per shteti shqiptarte.

  10. klaus says:

    Po paten Saliun s’kan nevoje per uje, drita, as per rruge..u mjafton interneti dhe dixhitalizimi per te cilin Berisha flet , por nuk e rezlizon,,sepse gjithmone ai ka thjeshte fjale dhe jo vepra.

  11. tea says:

    Edi Rama eshte Kryministri ideal i shqiperise europiane, eshte lideri vizionar e largpames qe do ta ndryshoi kete vend, per ti kthyer vlerat dhe dinjiteti e neperkembur cdo shqiptari te zakonshem te ketij vendi, qoft i majte apo i djathe, sepse ai mbi te gjitha eshte shqiptare.

  12. kevi says:

    Rrugeve do te perfundoi Berisha pas 23 Qershorit, kur shqiptaret me vote masive ta nxjerrin ne pension…Per ta denuar per gjithcka qe i shkaktoi ketij vendi duke e rrenuar deri ne piken e fudit

  13. ARSI says:

    UNE SHPRESOJ TEK RILINDJA, SPRESOJ TEK VLERAT, VIZIONI, IDETE DHE VULLNETI I SKUADRES SE RILINDJES, I SKUADRES QE DO TE NDRYSHOI SHQIPERIN…NDAJ UNE VOJ EDI RAMEN DHE PARTIN SOCIALISTE

  14. brukli says:

    Do te votoj partine socaliste sepse Edi Rama eshte njeriu qe do te ndryshoi shqiperise, une besoj tek energjit e ketij njeriu vizionar qe ndryshoi Tiranen..une voto Rilindjen

  15. ARSI says:

    ME 23 QERSHORE DO TE VOTOJ PARTINE SOCIALISTE SEPSE DUA NJE VEND PUNE ME MERITE DHE JO ME 5 MIJE EURO…DUA ZHVILLIM TE QENDRUESHEM EKONOMIKE DHE JO VARFERI MBYTESE KU NDODHEMI SOT.

  16. REI says:

    Me 23 Qershore une votoj Edi Ramen Kryeminister, sepse ai eshte zotuar qe do tu ofroje shqiptareve sherbimin shendetesor falas…sepse sot populli i varfer ka frike te shkoi ne spital sepse do te shkundet edhe nga ato pak leke qe mund te kete kursyer nga buka

  17. Tanja says:

    Nuk ka vjedhje qe e ndal fitoren e te majtes me 23 Qershore, sepse rezultati do te jete aq i thelle saqe cdo tetative e Berishes per te manipuluar voten e shqiptareve do te rezultoi e deshtuar. Rilindje

  18. korina says:

    Per me shum frymemarrje dhe lehtesira per Biznesin permes takses progresive, une mbeshtes Skuadren e Rilindjes dhe programin e saj per biznesin. Sepse dua qe t punosj per te fituar, e jo te punoj per shtetin e per xhepat e Kryeministrit dhe ministrave te tij te korruptuar.RILINDJE

  19. Enida says:

    sala ka invesntuar per rrugen sepse aty ishte menyra me e mire qe ai te shtronte 1km dhe te vidhe 10km.

    kete e dijme te jgithe me fonde qe ai kurr nuk zbardhi se ka shkuan.
    madje mund te ke te harxhuar me shume lek me shirita sesa me rruge.

    ishalla i bie ndonje rrufe…

    VAZHDO O EDI RAMA…BEJE KETE VEND NJE VEND PER SHQIPTARET!!!

  20. Ranja says:

    itorja e partise socialiste eshte e padiskutueshme ,njerezit kane nevoje per nje freski per nje fytyre te re ,kane nevoje per ndryshim dhe ndryshimi vjen permes Skuadres se Rilindjes

  21. Gaxhiu says:

    Nuk kena drita nuk kena ujna po kena gotat plot me raki
    Nuk kena shpina nuk kena puna po kena mendjen me bo dashni

    Kina lind per qef ne kina lind per qef
    Aheng ene alkool nga mbremja ne mengjes
    Nuk kina makina kina kala me karroca
    Shyqyr zotit kina plot cuna ene goca
    Kina majtofona me degju muzike
    Skina haber fare ne per politike
    Shyqyr zotit skina stresa ene pare
    Dime me gezu jeten vetem me nje dare
    Kur nuk kina lekat thesat ne i hapim
    E kena mbush tironen made in Ke-Gabi
    Skena pretendime me mire nga te gjithe jemi
    Sa degjojme orkestren sna ma mo veni

    Hajde dhe ti gaxhojo jeten ta gezojme
    Hajde dhe ti kollare streset ti harrojme
    Hajde dhe ti mi goce se sna ma mo veni
    Ta gezojme kete jete se tgjithe ne nje ven do veni

    Skena para kena lind ne per sevda
    E bojm qefin badjava
    Jena per marshalla

    Na kenaq ne qefi na kenaq gezimi
    Na kenaqen syte kur futboll luan brazili
    Kur vje ora lajmeve na bertet komshiu
    Uleni muziken ta degjojme nje lajm njeriu
    A e dini qe erdhen zgjedhjet vazhdon lufta ne irak
    Smaj men gjo ku di une mduket se kam qene tap
    Mu po me zi koka dhe ju beni gallat
    Eshte rrit inflacioni dhe ju oho rahat
    N’dyqan jane shtuar taksat eshte rritur cmimi naftes
    I gjithe problemi juaj eshte si me gjet lekt e dasmes
    Vertet ju kam zili sa rehat qe jeni
    Hic mos ki merak e di lala ku o problemi

    Skena para kena lind ne per sevda
    E bojm qefin badjava
    Jena per marshalla

    Hajde dhe ti gaxhojo jeten ta gezojme
    Hajde dhe ti kollare streset ti harrojme
    Hajde dhe ti mi goce se sna ma mo veni
    Ta gezojme kete jete se tgjithe ne nje ven do veni

    Skena para kena lind ne per sevda
    E bojm qefin badjava
    Jena per marshalla

  22. andrea says:

    edhe nqs do vjedhi nga mengjezi ne darke ne do marrim aq shume sa mos te kete asnje mundesi!respekte per punen qe po ben
    une do ta beoj kete rradhe voten, pac kete energji edhe ne pushtet dhe punofsh sa sme shume

  23. adi says:

    ku i gjen keto fjalet qe thua mor zotni. ne ishim ata qe vuanim nga mungesa e dritave para disa vitesh, na vinin dritat vetem 4 ore ne dite edhe pse ishim ne mes te tiranes. uji na pritej ne mengjes dhe ne darke. ndersa tani nuk ka priten me dritat mor i nderuar, edhe uje kemi 24 ore. por me duket se ti je shume mbrapa me kohen. dhe nuk kishim asnje leter per shtepite ku jetonim. tani po behen te gjitha legalizimet. dhe mos flit fjale te toka se eshte turp per ty qe je gjithe ai burr dhe nis e flet vetem genjeshtra te kota. kur te jesh ne fushate duhet te thuash fjale reale dhe jo genjeshtra me bisht si e si te bindesh popullin qe te mos votoje Berishen. por populli zgjedhjen e tij e ka bere se po e shikon shume mire se kush po punon per kete vend. po e shikon se kush po perpiqet per kete shtet te vuajtur dhe plot me halle. edhe pse bindja ime eshte e majte kurre nuk do te votoja per PS per aq kohe sa te jesh ti ne krye sepse ti nuk je gje tjeter vecse nje njeri shume i ulet qe nuk meriton te jesh aty ku je. ik nga ajo kryesi dhe fut njerez te afte dhe bej fushate te ajrit dhe jo me genjeshtra. se vetem keshtu mund te kesh nje fije shprese per te fituar zgjedhjet. ti nuk ben asgje nga ato qe thash me lart qe keshtu rri lideri i PS dhe rri dhe merr deshtimin e radhes me 23 qershor. SOT VLERESOHET AI QE PUNON DHE JO AI QE SHPIF E RRI KOT.

  24. perralla me mbret says:

    Hahaha “batutat” e Edit ja kalojn atyre te Saliut! Shqiperia eshte shteti i batutave. E shkreta pyet shume sinqerishte, e Edi ja kthe me batute;s’keni uje,s’keni legalizime,s’keni rruge, po kemi Saliun! Cfare batute ne vend te pergjigjes!

  25. ujku says:

    nje video dhe nje komunikim publik i ndertuar mbi batutata ne menyre fantastike. je vertte i madh dhe e meriton fitorenn. ti meriton ne cdo kuptim qe shqiptaret te ta japin nje mundesi per te qeverisur dhe jam i bindur se do ta kapin nje shanc te tille

  26. anisa says:

    mjaft me keto brockulla se le nam. jepi vendin qe i duhet partise socialiste dhe mos u merr as me Tahirin as me asnje tjeter. mir do te ishte te kishe ikur nga kryesia e ps se sjell vetem deshtim dhe kaos ne parti. dhe kjo ka vite qe po ndodh. ik nga partia socialiste dhe ver njerez te afte per ate pune se ti nuk ia ke haberin as politikes, as ekonomise, nuk ia ke haberin asgjeje. ik ktheu piktor dhe lere vendin te eci perpara se me ty mund te behet vetem hapa mbrapa se para nuk behen. se je ti qe po e mban akoma shtetin peng per ato tre ligjet e bekuara qe ti nuk ke deshire per ti perfillur. dhe keshtu mendon qe mund te fitosh zgjedhjet????? HARROJE DO TE MARRESH VETEM DESHTIMIN E RADHES DHE ASGJE ME SHUME

  27. Mallakastrioti says:

    [email protected]@@—i Nderuar z.Edi Rama, sa per “Batuta”, Barsaletta, dhe Gallate alla Shqipetarce ne degjojme c´do Dite…Urime edhe per ju qe me ne funde po na thoni Neve Popullit (Kokpalare-Ilir Meta thenje), Batuta dhe po na “Ngopeni” me Lugen Boshe..Por se paku kete radhe edhe ju po na tregoni se jeni “Babaxhane” dhe dini te beni madje dhe Shaka…
    1-Na thoni Edi Rama, do te jeni ju Kryeminister apo ILir Floriri??ne raste Fitoreje???
    2-Sa Vende Pune do te hapni ne Shqiperi, dhe si??Si do ti Financoni??
    3-Po nese miku juaj Ilir Meta jua “Fut” prape ne C´astin e fundit, pra kerkon te behet Kryeminister si do te reagoni???
    4-Nga informacjone te sakta dime se Ilir Meta, po vizitone edhe Mallakastren tone me nje Turem Njerezish, midis te cileve edhe Bisnessmen , dhe Akademik me shkolle -8-Vjecare, dhe diploma akademike Fallco, qe nuk zoterojne asnje Gjuhe te huaj…por akoma me keq, ne grupin e ilir Metes ka edhe njerez te cilet kane dashuri te madhe per Beogradin, pra shkurt kane “Gelltitur dikur nje corbe te prishur”..
    5-C´fare kriteresh keni vene z.Edi Rama:Edhe Shqipetare qe jane ne sherbim te Agjenturave te huaja te kandidojne per Deputet ne Kuvendin e Shqiperise??Jane pikerisht keta Deputet, qe me vone nuk miratojne Ligjet per te miren e Shqiperise dhe shqipetareve..sepse marrin edhe rrogen e “Tjeter Kujt”…
    6-A jane te Paster Kandidatet per Parlamentin e Ardhshem , pra si nga PS-ja—ashtu edhe LIS-i, si dhe te tjeret ne koalicjon me ju???
    7-Edi Rama, ju urojme suksese ne zgjedhjet e 23.Qershorit…se paku do te kemi nje Kryeminister qe nuk do te jete Taliban, si sali Berishovici….por jemi shume skeptik nga koalicjoni juaj me ILir Florririn…nje njeri me 500-te fytyra…lol

  28. Florin says:

    Nga Vlora patriotike, nga Vlora heroike do ti vija gjema saliut dhe kete ai e di shume mire,prandaj dridhet sa here qe i permend vlora. sepse vlora ne 23 qershor do te beje diferencen!!!!

    te gjithe vlonjatet jane me partine socialiste , me te vetme mundesi per zhvillim te vertet ekonomike dhe jo ne shifra te fryra nga marazi per te genjyer populline!
    Dhe Saliu Nuk kemi cfare e duamm kur nuk ka ber Gjen me te vogel per shqiperin forca rilindjeeeeeee

  29. elinor says:

    Karagjoz i pandreqshem — si cdo here!
    Nje humor medioker, nga nje politikan super medioker. Po perdor shprehjen qe vete Rama e ka perdorur shpesh “fshati digjet e kurva krih….jo,…ben hajgare kinezce!
    Ik mor pallosh se s’je aty per t’ia kalu portokallise per nga humori i leshit. Je aty per te qene serioz…sadopak, kuptohet!
    Mor po si nuk e mora vesh njehere te vetme kete kokerr .oleje?! Ne mjes thote “bububu, po na i vjedhin votat” e ne darke thote “do na marrin te keqen”! Mire qe nuk i tha kush nga turma, “he me te lumte goja shoku Rama”, se do na jepte nostalgjine per kohen kur luftonim kunder imperialisteve amerikane dhe revizionisteve sovjetike!!

  30. Elma says:

    Kemi Saliun qe me ate zerin e tij qe perdite behet e me i cjerre nga gjithe genjshtrat qe thote e qe eshte bere i padurueshem.

  31. Dariol says:

    Mendoj se eshte nje batute mese e gjetur dhe e goditur,puna eshte se pas 23 Qershorit do ti kemi te gjitha 2fish por nuk do kemi Berishen.

  32. anticensurë says:

    “Por, këtë radhë të rrijë mëngjes, drekë, darkë të vjedhë vota ne do marrim aq shumë vota sa nuk do e hedhë lumin.”
    saliu me të vërtetë që nuk ka legalizuar ndërtimet pa leje,por ti or debil po legalizon vjedhjen e tij!!!
    a kokrra e injorantit që mundohesh të hiqesh për humorist!
    or debil lëri thumbat dhe përgjigju si një politikan që pretendon të bëhet kryeministër!!akoma se ke kuptuar që në disa momente nuk flitet pellavreqi,flitet drejt dhe qartë!çdo gjë tjetër lë vënd për interpretim!!
    për humor ka plotë berberë në lagje.njerëzit nuk kanë nevoj për të dëgjuar humorin e tyre nga një pretendent për kryeministër!
    e kam thënë përherë,ti ke mbetur një adoleshent i viteve ’80!ti mendon si atëherë se me humor kalamajsh mund të bëhet një vënd në shoqëri!atëherë ishte shoqëri adoleshentësh,sot jo më!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje