Topi takon vëzhguesit e OSBE: Në këto 22 vite nuk ka pasur një situatë kaq të zymtë me KQZ-në

23 Maj 2013, 12:02Sociale TEMA

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e misionit të vëzhguesve të OSBE-së për zgjedhjet, të kryesuar nga koordinatori special i OSBE-së, Roberto Batelli.

Pas takimit, Topi, në një deklaratë për mediat, theksoi  qëndrimin shumë kritik të FRD-së lidhur me klimën parazgjedhore si dhe situatën anormale ne KQZ, qëndrime të cilat i ndau edhe me përfaqësuesit e OSBE-së.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin dhe kryetarin e opozitës të cilët sipas tij “po shkelin me të dyja këmbët ligjin zgjedhor duke filluar nga shpenzimet marramendëse e deri tek uzurpimi i hapësirave mediatike në favor të tyre”.

Përsa i përket krizës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Topi tha: “Nuk besoj që në këto 22 vite të ketë pasur një situatë kaq të zymtë me KQZ”.

Topi tha se nga mënyra se si është ndërtuar kontingjenti i partive në koalicione, do të sjellë parlamentin më të dobët në këto 22 vite.

“Ne nuk qahemi, ne vetëm ekspozojmë situatën ashtu siç është. KQZ e sotme është totalisht më e keqe se ajo kur presidenti dhe KLD kishin në këtë institucion përfaqësuesit e tyre,” tha Topi.

“KQZ duhet të plotësohet në të kundërt nuk mund të ketë asnjë shpresë se gjërat do të përmirësohen. KQZ është themeli i aktivitetit që lidhet me zgjedhjet, nëqoftëse shembet themeli, ndërtesa rrëzohet”./ep

10 komente në “Topi takon vëzhguesit e OSBE: Në këto 22 vite nuk ka pasur një situatë kaq të zymtë me KQZ-në”

  1. myzeqari says:

    Largoni numerimin e votave nga fshati Dermenas i Fierit sepse eshte pergatitur vjedhja e votave ne Fier nga ana e PD. Si ka mundesi qe PS pranoj numerimin e votave ne kete fshate. Eshte pak te thuash qe i jane varur melcit ujkut ne qafe. Shikoni se cfare ka per te ndodhur…

    1. Luciana says:

      kur te shikoj ty o topi neper tv e gazeta me lind nje reagim i ekzagjeruar ne bark… sec kam ca fryrje barku… me provokon nje neveri e thelle paburreria dhe hipokrizia e nje fshatari qe ben me zor intelektualin.

      1. qemal says:

        me vjen keq per zorret e tua te cilat jane fryre me ipokrizite e ndonje partie…. duhet te zgjedhesh nje parti qe te kurosh patologjite qe te fryjne barkun dhe neverine qe ndjen…. vajze hap[i syte te pakten se zorret po te plasern qelbesh ere…. mblidh mendjen se do semuresh dhe asnje parti ste merr me persiper se do dine qe vuan nga ndonje semundje…

    2. bamiri voton ramen says:

      ka frike bamiri nga hapja e kutive se ne 2011 i doli vota e tij kunder Lulit. gjithe demokratet e percmojne dhe gjithe socialistet e tallin per ate veprim aq te ulet.
      ky as vetes nuk do ja hedhe voten, por rames…

      1. Selman says:

        Ore ju e mendoni partine demokratike si nje kope delesh ku me dash kryesor kemi saliun, dhe me te vertete keshtu eshte. Bamiri doli nga ajo tufe qe e con vendin drejt humneres. Une e vleresoj shume cdo veprim qe ke bere. Po vazhdove me keto koncepte, stregon gje tjeter qe ti je bari qe shkelin dha hajne delet e saliut

  2. halimi says:

    Do thene se dhe vete Topi i ka dhene nje dore ketij pushteti kur ishte president, si presidenti me i paafte i historise se ketij vendi. Keta nuk jane njerezit qe mund ta bejne diferencen per shqiptaret. Edi Rama po ama!

    1. Rio says:

      I paafte per cfar…Raste konktrete..dhe cfar kishte ligjerisht ne dore per te ndryshuar. Dhe me thuaj nje emer politikani tjeter qe do te kishte treguar me ekuiliber.Kujtoj qe nuk jemi republik presidenciale. Un kam qene gjithmon votues i partis demokratike por kte here nuk mund ta votoj. Dhe neser ne qofte se kjo parti vepron si gjith te tjerat prap kundra do ta votoj…

    2. Ermal says:

      Ske faj ti o Halim sepse ti do te jesh i shtypur. Hall te behesh pale e ketyre M betjeve
      U shqimore
      T eknologjike
      I ndustriale
      dhe hall te dalesh kunder. Ne cdo rast do te shahesh. Nejse une e vleresoj shume veprimin e tij dhe me njerez si Bamir Shqiperia ecen perpara

  3. TROJA says:

    Mos u merzit o zoti Bamir.Do te jesh ti i pari qe me 20 Qershor do deklarosh se nuk futem ne zgjedhje me kete KQZ.Pas teje me 21 do jete Edvini qe do lajmeroje te gjithe opoziten se ne nuk mundet te pranojme keto kushte dhe do ti beje thirje te gjitheve qe te mos dalin ne votime.
    Fundi; me 23 qershor nuk ka zgjedhje.E kunderta do jete fitore e vjedhur per Saliun.Masat jane mare,por euforia dhe deshira e madhe e Edvinit,per te qene kryeminister ia ka mbyllue sy e veshe,as shekon e as degjon,e as nuk pyet se si po pregatitet Saliu ne gjithe Shqiperine.

  4. kristi says:

    Per sa i perket z.topi ne krye te detyres se tij persidenciale ka qene garanti me i madh institucional kushtetues jo vetem mbrojtes i saj por ka mbajtur ekuilibrat mes pushteteve administrative.mos e ngaterroni heshtjen e tij me kompetencat presidenciale.kam besim se te gjithe kete fryme europiane dhe mbrojtese kushtetuese te cdo individi dhe vendit te tij e ka transmetuar ne partine FRYMA E RE DEMOKRATIKE, dhe kete gje duhet ta shikojme ne 23 qershor.i uroj fitore z.Topi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje