TemA TV/ Ambasadorja gjermane këshillon maturantët të mos shesin votën dhe politikanët të marrin shembull nga nxënësit (VIDEO)

22 Maj 2013, 12:19Sociale TEMA

Ambasadorja gjermane, Carola Mueller- Holtkemper, duke folur në një takim me të rinj maturantë në një gjimnaz të Tiranës, i porositi ata që të mos e shesin votën, duke thënë se kjo nuk është një ide e mirë.

Ndërkohë ajo komentoi edhe ngërçin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke thënë se politikanët duhet të marrin mësim nga nxënësit.

“Nuk ka ndodhur deri tani asgjë serioze, por nuk është shumë i kënaqshëm fakti që partitë politike nuk kanë gjetur zgjidhje për problemin. Unë shpresoj që zgjidhja të vijë shpejt, sepse me siguri gjatë procesit duhet të merren vendime me shumicë të cilësuar. Në përfundim duhet të shpallet rezultati i zgjedhjeve që kërkon një anëtarësi të plotë të KQZ. Mendoj se sa më shpejt të ndodhë zgjidhja, aq më mirë është,” tha Holtkemper.

“Kohët e fundit nuk kam pasur mundësinë për negociata, por ne kemi pasur shumë diskutime deri para problemeve që ndodhën në KQZ. Ajo që rekomandoj unë, është të ndiqet shembulli i këtij komisioni të improvizuar në këtë shkollë me anëtarësi të plotë, me numër tek anëtarësh, që merr vendime të paekuivoke,” vijoi diplomatja gjermane.

Ambasadorja ishte në një shkollë të mesme në Tiranë ku ndoqi një një proces zgjedhor të stimuluar./ep

42 komente në “TemA TV/ Ambasadorja gjermane këshillon maturantët të mos shesin votën dhe politikanët të marrin shembull nga nxënësit (VIDEO)”

  1. turi says:

    sali berisha i ben presione te jashtezakonshme te rinjve me notat e tyre vetem e vetem qe te fitoj disa vota me teper. po ske shpetim o sali, harroje o diktator i poshter, o komunist!

    1. gabriel says:

      bravo bravo ambasadores gjermane qe po ju hape syte studenteve shqipatr mbi keto shit blerje votash e cial eshte koke e kembe e pandershme dhe e ndryn dhe me thell e politiken shqiptare

      1. Landi says:

        Maturantet po perodoren nga kjo qeveri sikur te ishin skellverit e tyre po perdoren neper mitingjet e KM, maturantet jo te gjithe kane te drejte te vendosin se cilin parti do te votojne sepse arsimoret e Saliut do te kercenojne ato me vote ngelese nese nuk e votojne!

        1. Almiti says:

          Po ke shume te drejte por kujt tja thuash Znj. Ambasadore, keto maturantet shesin voten per per te kaluar vitin dhe pasi te kalojne vitin mbeten ne shtepi sepse nuk ka pune!

          1. Sami says:

            Keta flasin per nje realitet qe do te jete pas 23 qershorit. por shqipetaret duhet qe me pare te votojne kunder Saliut per te bere te mundur qe femijet tane te mos detyrohen me nga drejtoret.

          2. besnik says:

            Te gjithe pyesim se perse sondazhi i fundit nga banka boterore ku 57% e 15 vjecareve jane analfabete funksionale. Pergjigja vjen nga ky sistem sepse Saliu i thote qe ti do te marresh 10 ne provim por duhet qe te me sjellesh 10 vota te sugurta. Pra qeveria ne kembim te votave qe sjell ai merr noten, nuk vendoset vemendja tek cilesia e mesimit por tek nr i votave qe sjell nje maturant.

      2. Mira says:

        Ne shqiperi maturentet duhet te votojne qeverine e deshtuar sepse kush nuk e voton nuk kalon as klasen ne fund te vitit, kjo eshte diktatura Berishiane!

      3. Jonida says:

        Ambasadore ke shume te drejte por keto studente te mjere jane te detyruar te votojne partine ne pushtet, si ne diktature ku duhet te besh ate qe te thote dikatatori!

    2. MIRI says:

      Po Saliu nuk ka zgjedhje tjeter per te marre ndonje vote, ai ka dy zgjedhje: ta bleve ose ta marre me dhune voten. Ne duhet i japim fund ketij systemi Berishian

    3. Milena says:

      Znj. Ambasadore eshte shume e drejte ajo qe thua por ne shqiperi ndodh e kunderta, ne shqiperi kemi nje te vertete te hidhur kur Z. Kryeminister ne ikje blen votat e popullit, blen ato pak te drejta qe i kane mebtur ketij populli!

    4. Kristina says:

      Sali berisha i ben te tilla presione.dhe nuk i kane mjatuar maturantet donte te kalonte deri te 16 vjecaret.eshte komplet i deshtuar,plak i marrosur qe nuk ha me pyke.ne 23 qershor vetem rilindje

  2. ILIRET says:

    Maturantet nuk e shesin voten. Ata do votojne me hir apo me pahir per PD sepse ajo solli lirine qe gezon Saliu sot…

    1. bertin says:

      nuk mundet qe gjimnazistet qe vtojne dhe studentet te shesin voten e tyre per pak para se ajo i bie qe ato po shesin lirine etyre po shesin te drejten e tyre per te zgjedhur dhe i jep fund demokracise

  3. Mondi says:

    Shiko sa rende eshte bere situata kur nxenesit maturant keshillohen te mos shesin voten. Tmerri i Doktorit i ka perpire edhe nderkombetaret, por te rinj e kuptojne shume mire se duhet te behen praktikues te Rilindjes dhe se retorika e poshter e Sales nuk eshte realiteti.

    1. albana says:

      nje gje shume me vlera ka bere ambasadorja gjermane dhe kjo thirrje sherben si kembane alrmi se ajo dicka ka degjuar ne realitetin shqipatr perderisa e ka bere kete thirrje dhe duhet ti bashkohen t egjithe politikanet

    2. iliri says:

      vota e lire eshte gjeja me kryesore per cdo demokraci dhe kur ajo vidhet apo shitet tregon se vendi nuk ka demoraci por eshte ne diktature te qelbur qe nuk le vendin en zhvillim

  4. KQZ-ja Cerdhes says:

    Edhe nxenesit e shkollave e njohin gjuhen e taktit dhe dine te zgjedhin dhe t’i nenshtrohen pa kurrfare kundershtimi vendimeve te painfluencuara dhe asnjanese te marra nga komisioni i zgjedhur prej tyre. More po a hane pyka keta palacot tane apo s’hane? Turp i madh sa te detyrohet nje ambasadore e nderuar t’u jape keshilla me te vegjelve se te rriturve u jane erresuar syte e nuk shikojne dot me lart se hunda e tyre.

    Kesaj i thone “bjeri pragut te degjoje porta”

    1. kelti says:

      gjeja me e shemtuar dhe me e padrejte qe bejne shqipatret ne zgjedhje eshte te shesin voten se dhe atehere kur em vote kane mudnesi te vleresojne pushtetin ato e shesin per pak para te flliqura

  5. tea says:

    Deri te maturantet ka shkuar fushata e shpifur e PD, i bejne presion atyre me notat e provimet te matures, kjo eshte e turpshme

  6. bobi says:

    Keto turpe,ndodhin vetem ne Shqiperi.Qe nxenesve u behet presion,kjo eshte mese e vertete.Ne shkollen profesionale ne Shkozet,n\drejtoresha e shkolles,i “fton” nxenesit te votojne per partine e lavdishme,ne kembim te patentave te automjeteve.E cuditshme,por e vertete.Vizita falas tek mjeku onkolog per familjaret,vetem,konfirmim per te gjithe familjen,per voten e dashur.Keta mesues,automatikisht duhen denuar,qe femijet te mos politizohen,as te PD-se,as te PS-se.Ata do te dine vete ku te adresohen.

    1. samuel says:

      urojme qe ky ves apo kjo e keqe te mos ndodh me ne zgjedhje sepse po i shemtonte dhe zhvleresonte shume ato ndaj stop shit blerejes se votave nqs shqipatret duan vendimarrje te drejte mirqeverisje dhe demokraci

  7. klaus says:

    Edhe nxenesit e gjimnazit do te tallen me Berishen e do ta mashtrojn ate, nuk do ta shesin voten per te mbajtur ne pushtet kete qeveri te korruptuar.

  8. antonio says:

    Lereni rinin te zjgedhi cfare te doje dhe ke shef te arsyeshme, shpresoj qe te ms tundohen nga presionet e mesuesve qe kan urdher nga militantet e PD , po rinija eshte e tere RLINDJE kjo dallon dhe do jete revolucioni ne anen e mire te tij me Edi Ramen ne krye

  9. Bujari ju degjon says:

    Keto ambasadoret vetem lloqe kot.

  10. Mallakastrioti says:

    …@@@Ambasadorja Gjermane thote me te Drejte:Voten te pavarur..por Ambasadorja Gjermane a e di se ne Shqiperi “Kafshet” fillojne me Emrin Sali dhe mbarojne me Emrin Ilir-Meta…???

  11. Zigur Qarri says:

    AK: Mbi 40 mijë telefonata shantazh drejt aktivistëve tanë, publikohen përgjimet.
    Aleanca Kuq e zi ka denoncuar në Prokurori gjashtë numra telefoni,me pretendimin se i përkasin disa eksponentëve të Partisë Socialiste dhe janë përdorur për tu bërë shantazh mijëra aktivistëve kuqezi.
    “Për më shumë se 10 ditë, 6 numra celulari të Partisë Socialiste si zyrë operatore e kreut të Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahirit kanë joshur, kërcënuar dhe kanë tentuar të korruptojnë aktivistë dhe drejtues të Aleancës KuqeZi. Aleanca KuqeZi i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë tabulatët telefonike të këtyre numrave si më poshtë: 0674099612 , 0674099614 , 0696078077. Si dhe i vë në dispozicion disa regjistrime telefonike të bisedave që eksponentët socialistë ju kanë bërë drejtuesve kuqezinj.
    Aleanca Kuq e Zi deklaron se kjo është shkelje e ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave personale të individit gjë që citohet edhe në formularët e anëtarësimit të Aleancës Kuq e Zi: ‘Formulari duhet të plotësohet me gërma kapitale. Të dhënat personale që përmbahen në këtë formular do të përpunohen në përputhje me dispozitat e ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 « Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale », nenet 5-11. Të drejtat dhe përgjegjësitë për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të individëve nëpërmjet këtij formulari i takojnë kontrolluesit, Aleanca Kuq e Zi”, ka deklaruar në një dalje publike shefi i shtabit në AK, Augent Xhaferaj.

    AK i bën thirrje prokurorisë së Tiranës të procedojë në kohë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një garë të barabartë.

    1. Populli says:

      Ende me AK-ne o Zike farfalla. Atje vetem Spathiun edhe ti ke mbetur!

      Po kujt i plasi qe te kercenoje nje parti qe ka shkuar per lesh dhie? Juve jeni bere per tu qare hallin, e jo me qe tu kercenojne Socialistat!

      1. Zigur Qarri says:

        Populli….hahahaha!Mendon se do te jeshe me i besueshem?
        Po nese mbas 23 Qershorit PS nuk do te kishte mandatet e mjaftueshme per te qeverisur,çfar do te beje ti trapi,do ta lepije ate qe ke peshtyre???
        Them qe nuk do ta lepije,por do ta gelltisje ashtu si bete me hajdutin ordiner Ilir Meta.
        Kryesorja esht te zbythet Berisha,por me sa shihet edhe ata qe do te vijn pas tij nuk do ta kene te gjate,sepse e kan filluar keq para se vijn ne pusht-et.
        Nuk me the i cilit populli je?-sepse vetem mashtruesit flasin ne emer te popullit.Dhe per fat te keq kemi strehuar nje etni,qe ka ne gjak mashtrimin.Nxirre koken!

        1. Populli says:

          O Zike farfalla! Po nuk po e kuptoni qe jeni bere gazi i politikes Shqiptare? Ti ndoshta nuk ke faj, por me lejo te ta them se ne e dinim qe ne fillim, qe Kreshnik Spahiu ishte dobici i Saliut. Si perfundim ja nxorrem petet lakrorit, si thote edhe pupulli.

          Tani une per ty mendoj, se ti ose je shume naiv dhe nuk kupton, ose ben sikur nuk kupton. Tendenca eshte te kjo e dyta, sepse qe te vazhdosh te mbrosh nje parti shtojce te Sali Berishes (e vertetuar tashme), pasi ate e kane braktisur te gjithe ata qe vertet besuan te Spathiu, do te thote qe ti e ke ditur qe ne fillim lojen dhe tani nuk te vjen mire qe ajo ka humbur ne mashtrimin tuaj! Ti ndoshta mund te jesh edhe Kreshnik Spathia dora vete.

          1. Zigur Qarri says:

            Te pyeta skuthi i cilit populli je?-sepse vetem mashtruesit flasin ne emer te popullit.Dhe per fat te keq kemi strehuar nje etni,qe ka ne gjak mashtrimin.Nxirre koken!

            1. Populli says:

              Ke koke do, te sipermen apo te poshtmen, shtetasi Zigur Spahiu!

              1. Zigur Qarri says:

                Te pyeta skuthi i cilit “populli”je?-sepse vetem mashtruesit flasin ne emer te popullit.
                Thuaj qe Janullaposi esht nje ndyresire i sherbimitt sekret grek qe te besoj se je shqiptar!
                Tregoje hapur nese je antar i komunitetit LGBT,nuk te paragjykoj!

                1. Populli says:

                  Me sa duket ti do koken e poshtme! Ate do maresh edhe ne 23-qershor shtetasi Zigur Spahiu! Do ta festoj me Janullaposin humbjen tende, duke pire vere te mire per shendetin e vendit dhe popullit tim qe nuk u genjye nga batakcinjte faqezinje.

        2. Populli says:

          A se edhe pak harrova. Vure edhe emrin tim, ne listen e prokurorise per kercenim ndaj Shokut Kreshnik!

          O ju shplafte mortja juve dhe punet tuaja, dhe ate kasollen tuaj me emrin AK-ja. Burra legena!

      2. perralla me mbret says:

        E atehere pse duhet ti plasi tjereve kur kercnohen kesulkuqet e liliputet? Bravo Zigur me paske kursyer, se kto kesulkuqet shofin vetem atehere kur ndihen vete te kercnuar. Ambasadorja nuk permendi ndonje parti, ajo tha te mos kontrabandohet vota dhe kte sigurisht e ka menduar per dy blloqet bolshevike.

  12. beso says:

    ambasadorja gjermane ka qene gjithmone e rezervuar ndaj”burres se shtetit”,edhe kritike,se bashku me ambasadorin e Danimarkes.Nga nje ane eshte per te ardhur keq e situata jone eshte kaq e degraduar,sa shterngon diplomatet e vendeve te huaja te dalin jashte kornizes se pozicionit te tyre e te japin keshilla te tilla,por s’ke ç’i ben.Imagjinoni ambasadoret tane sikur te benin te njejten gje,jo ne Shba e BE,por ne Kongo psh,po te shpreheshin keshtu do merrej si provokacion e nderhyrje ne punet e brendshme.Sidoqofte,ambasadores i falemnderit,qe po ben diçka me shume sesa ia lejon detyra.

  13. te gjithe ambasadoret ne tirane duhet te solidarizohen me ambasadoren e gjermanise

  14. turi says:

    AMBASADORJA po meret me thash e theme kjo eshte nje shkelje ne punen e saj.Beheni kryetare parlamenti e te drejtoj kuvendin .Cfare behet ne Shqiperi????????

  15. Bato says:

    Ah moj ambasadore nuk kemi rinine gjermane dhe popullin gjerman qe japin dhe jeten per te drejtat e tyre,por kemi nje popull dhe nje rini shqipetare qe dhe per nje thes miell e shesin voten.

  16. Bato says:

    O Turi nuk eshte thash e them por i ben thirrje te zgjohet populli dhe studentet sepse jane ne gjum.dhe jane shume te ndrydhur nga politika shqipetare,nese nuk marrim keshilla nga ambasadorja gjermane nga kush do marrim keshilla mendon nga saliu apo edi rama apo te tjere politikane qe shahen na grate ne parlament .? cfare llogjike eshte kjo ?
    Te ishte per rinine dhe studentet e gjermanise sala me shoket e tjere ne politike do ishin me ndonje shtet tjeter duke kerkuar azil politik sepse kane bere lloj lloj pislluqesh.

  17. Nikua says:

    Nikua
    Zonja ambasadore e Gjermanis(Carola Muller).
    Akoma s’ke kuptuar nji gje, voten nuk e shesin qytetaret, por e vjedhin pa e pyetur qytetarin, i vjeth Berisha dhe ai Wolfarthi i juaj qe nuk po e shporrni akoma qe ktu.
    Ladies ambassadors of Germany (Carola Muller).
    Yet you do not understand something, do not sell citizens the vote, but steal without asking from citizens, stealing Berisha and your Wolfarth, you still are not that clown away from Albania.

  18. ida says:

    Shitja e votes eshte themeli i korrupsionit qe ne duam te zhdukim , dhe si duken bathet as ka per tu zhdukur ndonjehere. Administrata duhet te ruaje vendin e punes dhe premton voten e kerkuar se bashku me nja 10 te tjera ( me shkrim ne formular te posacem ), nxenesit qe te marin provimet dhet te sigurojne nja 10 vota qe te kalojne, ata qe mezi ia dalin te ushqejne femijet genjehen per nje thes miell o 5000 leke .sido qe te jete une e quaj prostitucion zgjedhor – dhe kryeministri ne nje mbledhje me kryesine e PD theksoi se neME VULLNET TE HEKURT DUHET TE BEJME QE KETO ZGJEDHJE TE JENE TE LIRA !!!!
    Eshte konfliktuale shprehja se vullneti i hekurt ( diktatura ) nuk perkon me Voten e lire ( demokracia).
    Me voten ne bejme zgjedhjen per te ardhmen tone -jo te konsolidojme pushtete dhe monopole politike te nje partie apo nje tjetre- duhet qe fytyrat e vjetra te politikes aktuale te dalin jashte loje – eshte nje brez i ri q shkollohet jashte atdheut dhe ka nje vizion me perparimtar dhe evropian se dallkauket qe jane ne pozite -opozite!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje