Fryma e Re Demokratike zhvilloi një takim me qytetarët në Berat, ku u prezantuan kandidatët e kësaj partie për këtë qark.
Kryetari i FRD, Bamir Topi, tha se kjo forcë politike vlerëson shumë rikonsiderimin e së djathtës si dhe rizgjimin e vlerave që janë harruar nga pushteti aktual.
“Në 23 qershor vazhdoi ne konkurrojmë të vetëm, por nuk jemi të vetmuar. Mbështetja për FRD-në është e fuqishme, ajo ndjehet në çdo takim me mbështetës e simpatizantë”, tha Topi.
Ai u bëri thirrje gjithë shqiptarëve të mos bien pre e premtimeve boshe.
Duke u ndalur në vlerat ekonomike dhe historike të qytetit të njëmijë dritareve, kryetari i FRD-së theksoi papërgjegjshmërinë e qeverisë për t’i vlerësuar këto burime në dobi të zhvillimit të zonës.
“Vetëm disa muaj më parë në qytetin tuaj u dhunua sërish shtëpia muze e Onufrit, kalaja e Beratit ka mbetur e rrënuar nga politika dritëshkurtër e qeverisë. Kjo politikë që mundohet të riciklojë pushtetin, nuk meriton të votohet,” tha Topi.
“Mos e lini fatin tuaj në dorë të manipulatorëve, dilni në votime dhe vlerësoni të ardhmen e familjeve tuaja. Shfrytëzojeni mundësinë që ju ka dhënë Kushtetuta për të zgjedhur vetë ju pushtetin,” apeloi kreu i FRD.
Kandidati për deputet, Aleksandër Sallabanda, që prin listën e FRD-së për qarkun e Beratit, duke përshëndetur pjesëmarrësit në tubim, tha ndër të tjera se sot është dita të mbështetet Fryma e Re Demokratike sepse kështu i jepet fund tranzicionit të gjatë shqiptar./ep
O Bamir! Ben mire te presesh 24 Qershorin!
Kujt ja mban te iki nga PD-ja? Ia merr herzin Saliu.
Qe te gjithe jane me dosje… te reja e te vjetra.
Me 24 Qershor duhet te rifilloje puna per formatimin e PD-se.
Bamiri me ate sondazhin e djeshem te Vizion+ si forc e tret, ku ne tirane FRD kishte 6% te Votave LSI+AK mezi i benin 6%, po ecen shum mire FRD, dhe si te ndodhi ndryshe se nga te gjitha alternativat Bamiri ngelet me i pastri ne Politik, e meriton Voten FRD.
BAMIRI E KA PRANUAR POLITIKEN E BERISHES SHUME VITE ,NEQOFTESE DO TE ISHTE
LARGUAR ME DESHIREN E TIJ ISHTE PLOTESISHT E JUSTIFIKUAR , ASHTU , SIC U LARGUA
GAZMENDI ME FAQE TE BARDHE . TOPI DON TE MBETET TOP SA ANDEJ DDHE KENDEJ.
SHUMICA E POPULLIT NUK BASHKOHEN ME KETE QENDRIM TE PAMORALSHEM., PANVARSISHT
QE AI MUND TE JETE SHUME HERE ME I MIRE SE META APO RAMA .
Te votojme partine rreale te Djathte FRD e Z Bamir Topit,kjo parti ka njerzit me perfekt intelektual e politikane te kohes,skane asgje te perbashket me komunistat e spiujte.Ta bejme nji gje te mire per veten e vendin,ti largojme hajdutet e mashtruesit,me komandante plakun e zevendesen e tije dizinjatoren e cila edhe atehere ne kohen qe i ka sherbyer sigurimit kriminal ka marre 2 rroga,nji si spiune e tjetren me Hysen Lacin.Te njejtit komunista e spiuje edhe sote po poshtrojne popudhin e DEMOKRACINE,ti largojme me voten tone kta te degjeneruar me 23 qershore,e te hrrohen nji here e pergjithmone.
Bamiri i paster ne politike ?!!! sa vite pas xhaketes se saliut? kush e vuri president? Bamir, kujton se do te te votoje njeri qe te risjellin Saliun perseri ne pushtet? Ku ke tope ti te reformosh, ti nuk ishe ne gjendje te beje reforma kur ishe president i vendit !!!
Me vjen shume keq per llogjiken tende jo shume te shendoshe. Sali Berisha nuk eshte pronari i Shqiperise, dhe nese topi u be president ishte vetem fale aftesive tij. Bamir Topi eshte njeriu me i pregatitur ne politiken shqiptare dhe fakti qe i doli kunder saliut eshte vleresim per kete individ pasi nuk e pranoi diktaruren qe vendosi ai ne Shqiperi. Une do te votoj FRD se eshte e vetmja force me vlera ne politiken shqiptare
partite e majta ne te gjithe rruzullin tokesor jane parti per interesa mbare popullore. kurse partite e djathta jane parti qe duan te forcojne ata qe faktikisht jane te forte.pra ;Shqiperia eshte nji vend qe i duhet nji force politike e majte per nja 30 vjete ,vetem keshtu do te bejme perpara !votat per PS ne !
keto dy parti qe ftel ti me siper jan dy parti qe nuk duen votuar sepse jan disa parti qe japin premtime boshe pa vlere. por duhet qe te votojme frd sepse ajo esht nje parti qe me te vertete ia vlen ta votojme sepse eshte nje parti me vlera te medha.kjo esht e ardhmja e cdo shqipetari votoni frd.