Ambasadori britanik: Veriu i Kosovës nuk u bë “Republika Srpska”

27 Maj 2013, 11:30Rajoni TEMA

Ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Cameron Cliff, në një intervistë për gazetën Zëri, e quan të suksesshme marrëveshjen e arritur me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, duke thënë se veriu i Kosovës nuk u bë “Republika Srpska”.

“Ka qenë proces i suksesshëm, kur kam ardhur përpara dy vjetësh po të më thoshte dikush se do të ketë takim të rregullt mes kryeministrit të Kosovës dhe të Serbisë që të flasin për detajet e integrimit të veriut, sinqerisht do të thosha “a je i çmendur”. Nuk e kam konsideruar dy vjet më parë se do të avancoheshin kaq shumë. Pra unë mendoj se është një proces shumë pozitiv, po ashtu mendoj të dalat nga kjo marrëveshje në përgjithësi janë një e arritur e mrekullueshme,” tha Cliff.

Sipas tij, nuk duhet të jesh Albert Ajnshtajn për të kuptuar se korrupsioni është i përhapur, pasi sheh politikanë që kanë shtëpi të mëdha apo makina të shtrenjta. Sipas tij, nëse Kosova kërkon të integrohet, duhet të pastrohet nga korrupsioni.

Cliff shton se palët në Kosovë duhet ta dinë mirë se BE nuk do të pranojë edhe një palë zgjedhje të manipuluara./ep

4 komente në “Ambasadori britanik: Veriu i Kosovës nuk u bë “Republika Srpska””

  1. Merjeme says:

    Asociacioni i komunave serbe ne Veri të Kosoves nuk nuk mund të behet brenda muajit “Republika Srpska”, o shakaxhiu i Londres. Ka kohe qe te behet dhe ti e di shume mire qe ai do behet i tille nje dite, siç e ka ideuar baronesha juaj

  2. Te bashkuar says:

    O mashtrusa, ku ndodhe kjo ne Europe ?

  3. arti says:

    Para disa ditesh tha “pa serb Kosova nuk do te ishte Kosove”.

  4. zeta R. says:

    jo zotri klif eshte e kunderta me dhembjen me te madhe po e them me bisedimet e brukselit eshte kriju Republika Serbska,kjo eshte vetem qeshtje kohe kur do dal ne shesh,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje