Fahro u mërzit shumë që Doktori nuk e përfshiu në listën e Elbasanit. Edhe pse Ben Imami iu betua që deri në fund ishte besnik i tij dhe e kishte vendin e sigurt ne listë, Fahro kishte dyshimet e tij. Për këtë vendosi ta sfidonte.
Një nga ortakët e Fahros, që merret me skrap, është çifut i njohur. Ben Imami i ka dhënë disa tendera skrapi të reparteve ushtarake dhe deri para se të shpallej lista, punët ishin në rregull. Fare papritur Fahro u hoq. Ben Imami iu betua që nuk e kishte nga ai. Edhe Lul Basha, që ka në patronazh Elbasanin, iu betua që nuk e kishte nga ai. Problemi ishte se si do t’ia paraqiste tani këtë çështje çifutit që kishte ortak. Atëherë Fahro bëri planin.
-Do harxhoj, tha, po do më shikoni.
Thirri çifutin në takim dhe i bëri propozimin.
-Të kisha thënë, i tha Fahro, që një pjesë të fitimit nga ky biznes do ta investonim në fushatë, kur të bëhesha deputet.
-Po, i tha çifuti.
-Unë vendosa të mos futem deputet, i tha Fahro, se nuk m’u duk interesante lista e Elbasanit. Ndaj kam një propozim. Me ato lek duhet të sponsorizojmë një çmim për mua si gazetar me integritet.
Çifuti u hutua shumë.
-Të pyes dhe të kthej përgjigje, i tha.
Fahro nuk iu nda për një javë rresht. Atëherë çifuti e gjeti zgjidhjen.
-Kemi një shoqatë çifutësh në SHBA, tha, që merret me dënimin e krimeve të nazistëve mbi çifutët. Na duhen ca dëshmi që t’i kesh shkruar kundër gjermanëve për periudhën e nazizmit.
-Kam sa të duash, i tha Fahro dhe i çoi nja 200 gazeta “Zëri i Popullit” ku kishte reportazhe per 29 Nentorin, vizita të shokut Ramiz ne vende heroike, etj.
-Ç’janë këto, i tha çifuti.
-Shkrime kundër gjermanëve, i tha Fahro. I kam bërë këtu e 30 vjet më parë.
-Atëherë po propozoj çmimin për integritet në gazetari, i tha çifuti, meqë ke ngelë besnik i ideve të tua.
Fahro pagoi 200 mijë eurot dhe për një javë çmimi u bë gati.
Doli lajmi dhe Ben Imami, të ishte në rregull, i bëri telefon Doktorit.
-Ka marrë një çmim ky Fahro për integritet, i tha Beni. A ta përdorim në fushatë këtë fakt?
-Përdoreni, por jo në Elbasan, se e njohin, tha Doktori. Në ndonjë qark tjetër.
-Janë çifutë të rëndësishëm, i tha Beni. E njoh nga ata se ka punu me ne.
-Të rëndësishëm mund të jenë, po korrekt nuk janë, i tha Doktori. Bëjnë premtime dhe nuk i mbajnë… Dhe Fahro mund t’i kishte harxhuar ato lekë për fushatë, nuk ka pse ua jep atyre.
Benit i iku zëri. U kujtua se Fahro në fillim, për t’i mbushur mendjen Benit, i kishte çuar çifutët de tek Zeni.
-Mos, tha me vete Beni. Do t’i ketë premtuar ndonjë lek Zenit dhe nuk ia ka dhënë. Ndaj e hoqi nga lista ky…
Pas kësaj Beni nuk ia hapi më bisedën Doktorit.
Në mbrëmje e mori Fahro.
-Hë mo, si u prit lajmi, i tha Benit. Ke folë gjë me atë a jo?
-Kam folë, kam folë, i tha Beni. Më tha nuk di si merren vesh këta çifutët me Fahriun, por ata vetëm për një gjuhë s’ka nevojë tu dish gjuhën, kur u bën shenja për lekë.
-Ou, pse, nuk ishte i gëzuar, tha Fahro.
-M’u duk i nxehur dhe më përmendi Zenin, tha Beni. Mos i duket gjë si karshillëk?
-Prit, prit, i tha Fahro. Po kur të më presë Kerri ç’do thotë. Le të vërë hajdut xhepash në Elbasan dhe të më lërë mua jashtë liste.
-Nuk e di si do reagojë, tha Beni, por di të të them se ti je hero në Shipëri. Berisha ka thyer mitin e komunistëve si nejrëz të ndershëm, Ramizi ka thyer mitin e komunistëve si diktatorë, ti ke thyer mitin e çifutëve si njerëz të zgjuar. Ke për të hyrë në histori.
perfekt….fjaia e fundit- mahnitese.
fahro as ka pasur ndermend te ishte deputet, por nejse futja kot se ashtu duhet.
Nuk ja blend te komentosh per fytyren me te uryer te kombit ,faruk ballius
Fahriu priste me padurim te kandidohej ne Elbasan, por dikush afer doktorit ia prishi. Tani Fahriu po vjell vrer (nen ze, kuptohet) kunder Doktorit dhe shpreson tek nje disfate totale te PD-se ne qarkut e Elbasanit.
FAHRIU KA BERE AQ LEK SA NUK I INTERESON TE JETE DEPUTET DO TE VAZHDOJ ME TENDERAT 4 VITET NE VAZHDIM
Ka bo euro sa te duash pa diskutim. Por i duhej edhe mandati i deputetit ksaj rradhe. Dhe pergjigjejn qe nuk do jete e ka marre nga zeni perosnalisht. Nuk e donte klani bode-olldashi. Kshu i tha zeni. Po euro ka bo plot. 100.000 euro ka ble vetem makinen per cunin
Fahri Balliu eshte nje prototip inje servili qe ka ngrene tere jeten.
1 – Servil iHajredin Celikut per te nxjerr nga turnet te shoqen qe punonte ne Uzinen 12.
2 – Servil I Xhemal Dymyles per te derguar te shoqen ne Shkollen e Partise.
3 – Servil I Hekuran Isait per te rregulluar te shoqen Shefe Kuadri.
4 – Palaco ne Ambasaden tone ne Shkup ku shqiptaret e atjeshem I vune drune.
Doni me per belulin?