Sandri teston Doktorin për Fevzon përmes Blushit

16 Maj 2013, 21:43Antena TEMA
Sandri teston Doktorin për Fevzon përmes Blushit

Një ngatërresë e madhe ka ndodhur dje. Para se të nisej për Elbasan, Doktori mori një herë në telefon Sandrin me shpresën se ky i fundit flet me Blushin dhe i tregon ndonjë gjë. Që kur ka ndërprerë komunikimin me Fevziun, Sandri është i vetmi burim informacioni për PS.

-Sot do jem në Elbasan, i tha Doktori. Ça bëjnë këtë socialistët, di gjë?

Sandri fluturoi nga gëzimi që Doktori më në fund e pyeti për një gjë dhe ia nisi menjëherë.

-Keq shumë Doktor. Ja fola me Blushin, më tha takimi me Ramën i ka vajtë sterrë. Kanë ndenjë dy orë në autobus pa folur fare. Ai i gjati ka tentuar t’i flasë një herë, po ky ia ka dhjerë, ktheu kokën nga dritarja. Pastaj shikonte nga xhami- pasqyrë i dritares kur hiqte sytë Rama dhe vazhdonte bisedën. E kishte çmendë, nuk kishin mundur të flisnin dot dy fjalë.

-Ashtu, po pse nuk thua ti? Qenka e bukur shumë d.m.th. Ashtu ë? Pyete pak Blushin ça t’i them unë, ta sulmoj që të më përgjigjet.

-Këtë thuaj, këtë, se çmendet Rama. Ja ka bë gjithë listën Blushi dhe tani s’i flet me gojë.

-A, bukur shumë… ndonjë gjë tjetër çfarë ka?

-Po ja, hiç Doktor, këto të zakonshmet, tha Sandri dhe po mendohej si t’ia hapte muhabetin e Fevziut. Ky Blushi mua nuk m’i tregon të gjitha se flet me Fevziun gjithë ditën. M’i mbajnë sekret mua se kanë frikë se t’i them ty.

-Ashtu ë? Mirë mirupafshim…

-Prit, prit, i tha Sandri. Se kam dhe një të fortë tjetër. Ky Blushi kur ka filluar të flasë Rama në autobus, bënte sikur lexonte gazetën. Ja ka dhjerë keq. Dhe Rama nja dy herë i ka thënë, që vërtet në autobus nuk i flitet shoferit, po faturinos i flitet.

Blushi aty e ka kapë veten dhe i ka thonë: Si ka shku puna këtu, faturinot dhe vriten, por ne jemi faturino me fat.

-Ashtu ë, tha Doktori dhe qeshi. Qenka e bukur shumë…

Sandri u gëzua që e mbajti në telefon dhe vazhdoi.

-Dhe këtu tek Klani është bo gallatë Doktor. Ky Bejtja është bë i egër me ty. Shkon çdo mëngjes tek zyra e Fevzos dhe i thotë, ore si do t’ia bësh ti pas 23 qershorit që do fitojë Doktori dhe ikën. Fevzo është mërzitë shumë se ai me zemër me ty është Doktor, por ti i kupton këto keqkuptimet…

-Sandri, mirupafshim, i tha Doktori…

Sandrit iu mbyll telefoni.

-Mos, dreqin, tha. Si më iku. Se duruaka fare këtë Fevziun. Si t’ia bëj t’i hap prapë bisedën për Blushin…

E mori prapë në telefon.

-E more vesh ça ka bë Rama Doktor, i tha. Ka shpërndarë një foto që qesh me të madhe me Blushin. E ka bë me fotoshop. Ma tha Blushi tani.

-Ashtu? Qenka e bukur shumë d.m.th. Do ta them në Elbasan këtë.

-Po, po, e sigurt, se kisha Bejten këtu, ma tha Bejtja se ky Bejtja Doktor po çmend Fevziun, thotë që do ta marr unë në intervistë Doktorin, nuk vjen më tek Opinioni…

-Mirupafshim Sandër, i tha Doktori dhe i mbylli prapë telefonin.

-Pa sa inat na paska marrë, tha Sandri i shqetësuar. Po sikur t’i dalë fjala këtij Bejte k… dhe të fitojë prapë ky më 23 qershor? Pu, pu ça do bëjë me Fevzon… Do ma hedhë fajin mua.

3 komente në “Sandri teston Doktorin për Fevzon përmes Blushit”

  1. Julian laci says:

    Berisha eshte si nje femije I Vogel ose plakush qe I ka rredhur pjesa me madhe trurin.Gjithe populi shqiptar duhet te punoje te largoje kete anti shqiptar .

  2. Ali says:

    News: Qenkan cmendur fare keta muhaxhedinet e Tiranes, po pellasin me sa fuqi kane me autoparlantet e vendosura ne raketat e tyre ne mes te nates(22:55)??! Eshte e paimagjinueshme kjo qe ndodh ne albanistanin tone!

    1. Osmoni says:

      Ky vend, kemi pare, degjuar lexuar qe ka institucione te shtetit ligjor, ka media, ka gazeta e TV, ka police e gjyqtare qe mbrojne te drejtat e qytatareve, te gjithe duken se jane nje skuader te vobekte perballe agresionit te jashtem islam…. ndaj edhe qytetaret nuk kane respekt per kete superstrukture te degjeneruar dhe infatile qe nuk mbron qetesine e tyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje