Kur Kaçi u kthye në shtëpi dje pasdite, mbajti këmbët 100 metra larg. Një tufë njerëzish ishin grumbulluar tek hyrja e pallatit dhe Kaçit i shkoi sërish mendja tek Edi Rama.
I alarmuar mori Flamurin.
-Më ka çu njerëz prapë për protestë Ed Rama tek shtëpia.
-Mos u afro, i tha Muli, se të çoj unë policinë.
Pas dhjetë minutash mbërriti furgoni i policisë dhe afrohet tek banorët.
-Çfarë prisni këtu, tha policia.
-Kaçin presim, tha një prej tyre, që dukej organizatori.
-Çfarë pune keni me Kaçin?
-Kemi do sqarime, i tha qytetari.
-Ejani me ne deri në komisariat, i tha polici.
-Ç’punë kemi në komisariat ne, i tha qytetari. Ne kemi ardhë t’i kërkojmë falje.
-Pse, çfarë ka ndodhur, tha polici.
-Ne jemi arrestuar një herë për këtë punë, i tha qytetari. Tani duam t’i kërkojmë falje.
-Aha, të PS qenkeni ju, i tha polici.
-Jo shef, jena të PD-së. Po para ca kohësh na thirri Flamuri dhe tha bëni një protestë para shtëpisë së Kaç Islamit që të nxehet me Ramën dhe të ikë nga PS. Erdhëm ne e bëmë. U bë gjithë ajo zhurmë. Tani na thanë që Kaçin e kemi deputetin tonë. Kena ardh t’i kërkojmë falje e t’i themi që ajo ishte lojë.
-E kuptova, tha polici. OK, vazhdoni.
Shkon polici tek Kaçi dhe ia shpjegon gjithë situatën.
-Ik pa frikë, i tha, se ata qenkan demokratë, që janë veshur si socialistë që të të trembnin ty nga socialistët dhe të vije tek demokratët.
-Nuk ua kam besën, tha Kaçi, po ndiqi fare andej.
-I ndjek unë, s’ka problem, i tha polici, por janë pa rrezik.
Kështu Kaçi filloi të afrohej dhe i përshëndeti banorët.
Ata e përshëndetën të gjithë me përzemërsi dhe filluan të prezantohen.
-Po si ia arrite këtij suksesi, tha një prej banorëve.
-Po ja unë me Rusmalin kemi qenë bashkë në çdo kohë. Kemi bë bashkë reformën zgjedhore, kemi qenë bashkë në delegacionin e Strasburgut dhe unë i thashë Doktorit, ose muam ose atë, ç’na mban kot të dyve. Mirë, tha Doktori, po të mbaj ty.
-Ua sa mirë, tha një prej banorëve. Po ky Dogjani si ia bëri?
-Edhe ai shkoi tek Doktori dhe i tha ‘ky Fatos Hoxha më ka mundur një herë më 2005-ës e një herë më 2009-ës. E treta, e vërteta, më bie burrëria në Kukës po më mujti prapë. Ai ka pasë fast- food, unë kam restorant kinez. Më vë mua këtë radhë në Kukës.
-U bë, i tha Doktori dhe e vuri dhe Dogjanin. Dhe kështu vazhdoi dhe me të tjerët.
-Të faleminders për sqarimin, i tha ai që ishte më demokrati. Tani jena më të qetë. Ne ktu na ke, por po tradhtove atë burrin, ne të rrehim se jemi demokratë prej vërteti.
Ne ktu na ke, por po tradhtove atë burrin, ne të rrehim se jemi demokratë prej vërteti.
Ha ha ha. Cfare ngjyre behet ky Kaci i Zi kur e rrahin?
Muli thote
” …më bie burrëria në Kukës po më mujti prapë. Ai ka pasë fast- food, unë kam restorant kinez.”
Ha ha ha, po ku i gjen gjithe keto batuta o Mero?!?!
http://imazheshqip.blogspot.com/
Ngjyre hiri behet, qymyrin kur e djeg dhe Kaçin kur e rref, rezultati po ai, ngelet vetem hi…
Ka akoma llastiqe ne Shqiperi?
Perse nuk i thyeni xhamat e dritareve?
Antena ,falnderimet dhe urimet me te ndjera per humorin kaq te shendetshem qe na servirni.Kac-spiuni bie era kurve ne cdo aspekt qe ta kapesh,por ne rubriken tuaj behet objekt i thekur gajasjeje.