Aldo dje kishte një ditë të sikletshme. Doktori e mori në telefon dhe i kërkoi informacion për raportin që ka bërë për takimet e Edi Ramës ambasada në Vjenë. Aldo i shkretë nuk dinte gjë fare pse kishte shkuar Edi Rama në Vjenë dhe mori gruan e vet, që është Drejtoreshë e Përgjithshme në Ministri.
Aldo i binte telefonit, ajo ia mbyllte. Nuk dinte si të bënte se Doktori donte përgjigje urgjent. Dërgoi rojën se e kishte gruan dy zyra larg.
-Hape telefonin se të kërkon shefi, i tha roja.
-Është herët për drekë i thuaj shefit, i tha gruaja e Aldos. I kam thënë të bëjë zile dhjetë minuta para drekës. Tani është dy orë para.
U kthye roja në zyrë tek Aldo dhe i tha se shefja i kishte thënë që thuaj shefit është herët për drekë.
-Ah, s’ka faj, tha Aldo, se e kemi lënë t’i bëj zile vetëm para ngrënies. Shko thuaj me takt të mos nxehet të më marrë në telefon.
U kthye roja dhe ia tha dhe gruaja u bind të merrte në telefon Aldon.
-Është herët zemër, ça ke që të ka marr uria kaq shpejt?
-Jo, nuk më hahet, tha Aldo, por desha të të pyes kur bën raport ambasada në Vjenë, kush e merr?
-Unë e marr, tha ajo.
-A ka bërë për këto takimet e Edi Ramës?
-Ka bërë, i tha. Sterrë janë.
-Si sterrë, tha Aldo. M’i jep urgjent se i kërkon Doktori.
-Janë sterrë për ne d.m.th. E ka pritë presidenti, ministrat, kanë folë hapur kundër nesh, do ta mbështesin në zgjedhje.
-Po si i bëhet, tha Aldo. T’ia tregojmë apo jo? Ç’janë këta diplomatë që bëjnë këto raporte?
-Po aman o burrë, ça pret nga Vili Minarolli? Kryetar i PD-së së Tiranës ka qenë, shkun e bënë ambasador…
Aldo u skuq pak. Gruaja e kuptoi sikletin dhe vazhdoi.
-Nga kryetar PD-je ministër mund të bëhesh, po jo ambasador. Ja, ti ke lezet. Po ka një zgjidhje, i tha gruaja. Më mori dje ky çuni i Neritanit, m’u duk si i pirë pak. Më tha kur do na dërgoni rrogat dhe ca lek se më është prishë stopi i makinës dhe s’kam paguar as siguracionin. I thashë jemi ngushtë. Më tha që është në hall se ka dhe vëllain që mban aty dhe s’i dalin lekët. Babi nga Italia s’u dërgon dot se as atij s’i kemi dërgu rrogën. Më thuj ça të bëj, tha, vetëm aman më dërgo rrogën.
I thashë bë një raport për këtë Ed Ramën që ka bë ndonjë skandal.
Menjëherë, më tha dhe vrapoi tek forumi ku bëhej takimi, por ai kishte mbaruar. E pa Ed Ramën para ndërtesës dhe iu turr. Ed Rama s’e kish njoftë fare, i kishte thënë ik mor çun se qëke bo karoqe, akoma merr mall.
Pastaj u kthye në zyrë dhe ka bë një raport. Fjalia e parë ishte Es- selam alejkum. Pastaj vazhdonte teksti shqip.
Përshkruan me imtësi gjithë skenarin. Jepi këtë Doktorit se do t’i bëhet qejfi.
-Po ky çuni i Neritanit ku punon, i tha Aldo.
-Ky është tek ambasada jonë në OSBE në Vjenë. S’ka lidhje me Vilin.
-Aha, po, se këta të OSBE duhet të pinë patjetër, tha Aldo. Shumë mirë, më shpëtove. Drekën do ta hamë këtu apo në shtëpi, pyeti duke dalë.
-Të lajmëroj unë me rojën, i tha gruaja. Mos më shqetëso me zile.
mero je i modh perfundimisht…
Kesaj rradhe vecoj dy te forta, nuk di te zgjedh:
“…Pastaj u kthye në zyrë dhe ka bë një raport. Fjalia e parë ishte Es- selam alejkum. Pastaj vazhdonte teksti shqip…”
“…-Aha, po, se këta të OSBE duhet të pinë patjetër, tha Aldo. Shumë mirë, më shpëtove…”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/baba-mondi.html
Ky ishte njeri version, qe e cliron SRB-in nga inskenimi i porositur.
Sic na ka mesuar NMT SRB-i per sigurimin e informacionit nga dy burime, komentuesit e telefonuesit nga Vjena, pjesemarres ne veprimtari, bejne te ditur (burimi tjeter)nje gje te perbashket KUSHTEZIMIN, pa te tjerat, thuhet se para nisjes se veprimtarise, ne mesore Figlio Di Neritan Ceka, ka bere disa prova paraprake…
Sdq shkrimi eshte brilant! (natyrisht, komplimenti eshte i sinqerte dhe jo “leje” per publikim).
Mero je I paarritshem , hallall ta befte zoti , ku ju shkon menja mor burr.
Z. Mero si gjithemone I skate ,désha te kujtoje dicka , qe e nxori vete neritani , qe djali I tije jepe leksione ne universite po kjo Eshte shkelje e ligjit ,diplomatit nuk I lejohet nje Pune e dyte , ajo drejtoresha qe mbulone Europen e di shume mire kurse I shoqi minister nuk e di ,mos ti biem meqafe kesaj radhe
Nuk jep mesim, eshte DOKTORAND, qe dmth, merr rrogen tek ambasada, shkon ne universitet per tu bere Doktor, ne kohen e lire ka keto ekstrat si ky aktiviteti i pardjeshem.
Po mire, ky Egini qenka edhe nipi i Petro Ninit dhe i Migjenit, ortodoks safi, çe lidh me islamiket?
Ju lutemi qe mos i kujtoni me te dy te sipershenuarit, Petro dhe Migjen se ky djalka i neritanit i paska mohuar vete, madje dhe gjakun dhe prejardhjen.
jua them une nje refenjez per aldon,,,
pasi u largu meta nga qeveria mar ne telefon aldon .del gruaja ,si je perofesor me thote aldo po ben dush ca ti them?
i thuj dua ta baj minister ,po minister t e jashtem ama ,se di ane jeni te kenaq ?
po JU e dini profesor po sikur aldo meriton me shume ,ndjese po ju po mbani flamurin minister te brendshem ,ai sakrifikoi njehere dhe nga petagog i brendshem te juridiku u be petagog i jashtem per tu bere minister kulture .ju tani para zgjedhjeve e beni dhe minister te jahstem edhe petagog te jahstem te pakten te behet petagog i brendshem te juridiku dhe ok meqe ju jeni ne krize per roga ok edhe minister ijashtem,p time ,se edhe ne sjemi mire ekonomikisht na kane vjedh edhe makinen
Po kush e ka prit Ramen aman presidenti ne Austri ska as nje rendesi te gjithe funksionet I ka kryeministri.Rama e dine dhe zyrtaret se ca IDIOTI eshte se ka 8 vjet ne opozite dhe 4 te tjere do vazhdoj te jete
po mire kete babane e Neros, Hasan Ceken mos e kane qelluar me top si antar i regjences fashiste? Sa te jete balua ne qoshe dhe m… ne hale ska hair kjo pune
Hahaha e forte shume e forte pershkrimi :). Sa komik aq edhe tragjik, sepse me shume humor thuhen ca gjera te hidhura per realitetin tone. Mire nepotizmi, por ne qeverine tone gelon dhe paaftesia dhe budallalleku ne kulm.
akoma do te vazhdojme si ne komunizem me thenie te tipit”nipi i …”qe edhe pse ishin idiote na drejtonin? po keta femijet e popullit qe megjithese s’jane nipat e shokut xhemal jane shkolluar jashte shtetit e kane vlera me shume se kokeboshi i Cekes ,pse nuk u jepet ndonjehere mundesia te shfaqin vleerat e tyre?
Mira per veten qe na erdhi keq 50 vjet po tani jemi ne te njejten pozite edhe per femijet tane qe po vuajne nen injorance!