Debate në grupin e PD për komisionerin e LSI-së

16 Prill 2013, 21:12Antena TEMA
Debate në grupin e PD për komisionerin e LSI-së

Një debat konstruktiv u zhvillua në grupin e ngushtë të Doktorit, për të gjetur një zgjidhje për shkarkimin e komisionerit të LSI. Fillimisht Doktori vendosi që ta shkarkojnë për arsyen reale, pra për balancimin politik. Por kjo u kundërshtua pasi po të bëhej kështu, mbetej problem komisioneri i PBDNJ dhe se komisioneri u takonte çamëve dhe jo republikanëve.

Atëherë befas foli Flamuri.

-Ta shkarkojmë si të inkriminuar, tha.

-Po kemi fakte, pyeti Bylykbashi.

-Ç’fakte do ti mor zotëri, i tha Doktori, ai është i LSI. Edhe i LSI, edhe i pastër, nuk bën vaki të jetë. Me siguri ka dosje, ndryshe nuk e votonim.

-Nga kërkimet e para na rezulton se e ka shkarkuar Moisiu, tha Flamuri. E paska gazeta Tema të botuar në muajin tetor, po nuk e paskemi parë.

-Flamur, keni ba gabim që s’e keni parë. Gazetat duhet të lexohen zotëri. Jo, duhet me i lexu. Ja, e shikon, paska qenë e botuar dhe nuk e kemi parë.

-Ka një problem, tha Bylykbashi, se është precedent i ngjashëm me Ben Ristanin. Bile ai e ka më keq, është dënuar nga një gjykatë dhe më pas është shkarkuar nga Presidenti se ka fshehur biografinë.

-Nuk është njësoj zotëri. Ky ka liruar Kuqon e Beratit. Kë ka liruar Ristani? Ky ka marrë lek.

-Nga dosja që kemi, tha Bylykbashi, ky ka liruar Kuqon e Beratit dhe mendohet se ka marrë lek, kurse Ristani ka liruar Sandër Frangajn dhe ka dëshmi nga Nikoll Lesi që ka paguar lek.

Doktori uli kokën dhe bëri sikur nuk dëgjoi.

-Nuk ka mundësi, tha Flamuri, Ristani nuk ka qenë gjyqtar gjatë komunizmit. S’ka si ta ketë dënuar Frangaj.

-As Frangaj s’ka qenë në burg gjatë komunizmit, tha Bylykbashi, po ashtu ka qenë një keqkuptim atëherë dhe e kanë dënu.

-Nejse, ti zotëri nuk mund të krahasosh të pakrahasueshmen, tha Doktori. Ristani është një njeri që është në shërbim të demokracisë, kurse ky zotëri është në shërbim të mafies. Nuk krahasohen. Duhet shkarkuar patjetër.

Flamuri u turbullua shumë nga biseda dhe kërkoi leje të lëvizte. Shkoi me vrap tek zyra e Jozefinës.

-Mu bë lëmsh kjo histori, tha. Ky i LSI paska liru nga burgu Kuqon e Beratit, kurse Ristani paska liru nga burgu Sandrin. Po Doktori qenka shumë i nxehur me këtë që ka liru Kuqon e Beratit. Ka qenë Kuqo ndonjëherë në burg?

-Ça di unë mar Flamur, kush asht Kuqo i Beratit, tha Jozefina. Di që ai duhet me u hek dhe kaq.

-Mos, tha Flamuri. Unë mendova se është fjala për Genc Pollon se për atë më thotë gjithmonë Doktori që këtë Kuqon ta rrasim në Berat. Qenka kriminel tjetër ky.

-Hajna krejt janë mar Flamur, po ky do jetë tjetër.

-Epo shyqyr, tha Flamuri, se thashë mos janë të dyja viktimat me ne dhe Sandri, dhe Kuqoja i Beratit. Të paktën kemi vetëm një palë.

6 komente në “Debate në grupin e PD për komisionerin e LSI-së”

  1. ka mundesi says:

    Po te shikoni emerimet politike qe ben Berisha,gjithmone ka te pakten nje person qe emerohet,i cili “nuk eshte me letra te pastra”.
    -Te gjithe e dime rastin Ristani dhe te tjere para tij.
    -Keshtu beri me Dhori Sallakun,me perpara me Zef Brozin,me te ndjerin Azem Hajdari,e me radhe sa te doni emra,te cileve kur vjen puna dhe ngec,ky malok,hap thesin e denigrimit dhe nuk ka bishe ta mbaje,pasi vete eshte nje perbindesh qe vetem plumbi mund ta ndale.
    Dhe jo pa qellim gjen njerez te tille,”me cen”. E di mire ai se si behej lufta e klasave ne kohen e xhaxhit,ku njeri vella ishte komunist dhe vellai tjeter ishte i perndjekur.
    -Vetem vota mbarepopullore mund ta largoje ne menyre demokratike kete kafshe.

    Rruga tjeter eshte nje dore si e Avni Rustemit.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Cdo i emeruar nga Berisha, ka nje dosje te pahapur per publikun, kur erdhi ne fuqi Berisha ne vitin 92, ndermori si hap te pare spastrimin e figures se vet ne dosjet e ish sigurimit, por nje interviste e Ramiz Alise dhe ish drejtorit te SHIK-ut, ne kohen e komunizmit, e futi Saliun ne pikepyetje, se ata deklaruan se dosjen jane ne kater kopje, njera kopje eshte ne nje shrit te gjate, qe akoma seshte gjetur nga Saliu.
      Dosjet Saliu i ka hapur per ata qe kane hyre ne politke dhe i mban si shpata e Demokleut, si shantazh, ndaj tyre ne raste emergjente.

    2. Miri USA says:

      Ka shume te forta, por une vecoj:
      “-Ç’fakte do ti mor zotëri, i tha Doktori, ai është i LSI. Edhe i LSI, edhe i pastër, nuk bën vaki të jetë. Me siguri ka dosje, ndryshe nuk e votonim.”
      http://imazheshqip.blogspot.com/

  2. ALB says:

    Po te vrasjet e keni menjen ju pjellat e komunizmit , po tek eleminimi i kundershtareve , por kryeministri i vendit eshte votuar me shume se gjysma e shqiptareve , kan qene shqiptar jo grek ato qe e kan votu ore klyshet e enverit me ne krye te birin e kristaqit po tek spiunazhi dhe eleminimi gjeni zgjidhje o mortja qe sju bie.

    1. ka mundesi says:

      @ALB!

      A ka mundesi te na lesh rehat mor pusht malsie?!

      Po ste pelqeu ky vendi ku shkruajme ne,shko e mbathja andej nga 55,se vetem aty sta vret njeri malokun neper komente.Aty i japin jete nga jetetr e tyre maloket e tjere.

      GJE E TRASHE DHE PA VLERE !!!!!

  3. Skenderbeu says:

    Ore ALB, qe sje gje tjeter vetem jashteqitje e Berishes largohu nga ky forum o vemje sa je ne kohe se mbas 23 Qershorit nuk do te gjesh vrime ku te futesh ti se bashku me Saliun dhe ata qe i shkojne mbrapa, ju duhet ta kujtoni mire 97 qe u fshehet si mijte, te njejten gje do beni edhe mbas 23 Qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje