Debati në Kuvend për rezolutën çame

10 Prill 2013, 21:31Antena TEMA
Debati në Kuvend për rezolutën çame

Një ngatërresë e madhe ka ndodhur në Komisionin e Ligjeve me rezolutën çame. Doktori ishte në hall se nuk e miratonte dot tekstin e rezolutës dhe ia la këtë punë në dorë Fatos Bejës. Problemi ishte që socialistët kishin bërë një version tjetër rezolute dhe dukeshin patriotë.

-Le se e zgjidh unë këtë punë, tha Fatos Beja.

I qetë dhe pa fjalë, sapo Idrizi filloi të ngrinte zërin për rezolutën, Beja me qetësi tha se Partia Demokratike ka votuar rezolutën çame në parlament 9 vjet më parë, më 8 prill 2004.

Idrizi u gjend në befasi. Doli me urgjencë nga salla dhe nuk dinte kujt t’i bënte telefon. Iu kujtua Emin Barçi. Ai kishte qenë shef kabineti i Tos Nanos atëherë.

-Qorri, Shpëtimi jam, i tha.

-Hë mo Shpëtim, ça ke, i tha Emini. A do ndonjë lavatriçe me kredi se me këto punë merrem tani?

-Jo vëlla, më ndihmo pak, a të kujtohet gjë ty, kemi miratuar një rezolutë çame ne në vitin 2004? Në prill thonë këta të PD-së.

-Po kur s’e mban mend ti që je çam, ku di unë, tha Emini.

-Po mua më kujtohet diçka turbull, po isha në doganë atëherë dhe mbaj mend që atë ditë kemi qenë në Selanik me shefin, më duket në fundjavë. Më kujtohet diçka turbull, po jo tamam.

-Ja të pyes Pano grekun se ai i mban mend këto punët e Çamërisë, tha Emini.

-Jo, jo, pyet ndonjë tjetër, tha Shpëtimi, se nuk i bëj dot telefon as Tak Çamit se do thotë as këtë nuk e dike.

-Ah, le se e pyes unë, tha Emini.

Kështu Emini mori Tak Çamin. E pyeti rrotull e rrotull për shëndetin, biznesin, punët dhe në fund i tha.

-O Tak, a mban mend ti kur u bë ajo rezoluta çame në parlament, kur ishte Nano, kush votoi kundër dhe kush pro?

-Vallai s’e di, tha Taku, po mu më kujtohet që i rrahu ai Igli Toska ata çamët që protestuan.

Kjo e siguroi Eminin që nuk ishte miratuar rezoluta. I bëri telefon Shpëtimit dhe ia shpjegoi.

-E ke të sigurt që nuk e kanë miratuar atëherë, i tha, bile u kanë futë dhe një dru.

-Atë e maj mend, tha Shpëtimi, se m’u ankuan ça t’i thosha shefit që i kish rrahë Igli Toska, por s’ma mbajti me u ngatërru.

I sigurt kthehet brenda në sallë.

-Nuk është e vërtetë që e keni miratuar rezolutën, i tha Bejës.

-Më vjen keq, i tha Beja, e kemi miratuar, po ti ke qenë me Tos Nanon atëherë dhe s’e ke pasë mendjen tek Çamëria.

-Më sill provat, i tha Shpëtimi.

-Patjetër, i tha Beja. Kemi 53 vota pro, ju keni abstenuar. Vota kundër nuk ka. E miratuar quhet nga PD-ja. PS-ja ka abstenuar.

Shpëtimi ngeli prapë keq.

-Po si mund të quhet një rezolutë e miratuar me 53 vota, i tha.

-Pse mor djalë, çfarë ka, i tha Beja. Shumicë dërmuese ka marrë në parlament. Votë kundër s’ka pasë. Ne po ndërrojmë kodet që duan dy të tretat me shumica të thjeshta, jo një rezolutë që nuk i prish punë njeriut.

-Ore unë si ta marr, që kemi rezolutë për Çamërinë apo nuk kemi, i tha Shpëtimi.

-Rezolutë kemi, i tha Beja. Çamëri s’kemi.

11 komente në “Debati në Kuvend për rezolutën çame”

  1. Asllan Çami says:

    Vecoj si batuten e Antenas se sotme:
    “-Më vjen keq i tha Beja e kemi miratuar, po ti ke qenë me Tos Nanon atëherë dhe s’e ke pas mendjen tek Çamëria.”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/the-mask.html

  2. Cekuri says:

    Tashme i njohin mire keta te pabeset…
    -Më vjen keq, i tha Beja, e kemi miratuar, po ti ke qenë me Tos Nanon atëherë dhe s’e ke pasë mendjen tek Çamëria.
    -Rezolutë kemi, i tha Beja. Çamëri s’kemi.
    Karte e djegur,sa here duhet ta themi.

  3. greko-serbt kurva says:

    Ktu ka tradheti me te vertete o Shqipetare.

    Cameria eshte krahine Shqipetare,dhe shiko si u trajtua,po ka laberi,myzeqe,mallakaster,malesi.. etj etj
    Atehere mbas camerise,kush e ka rrallen,mer bytheqira qe ma quani vehten edhe poliputane.

  4. asso says:

    keta do ja kajne nonen sales, po i marrin edhe gjithe drejtoret qe kish LSI dhe pas nje jave i heq prape Sala, se do dal PDIU nga koalicioni.Ej pune kurvash u be!!!!

  5. kujdes mbi cken shkruajtur ne kte faqe,ju z TEMA says:

    A mund te dime,mbi kte artikull. Se firmen e kujte mbane.
    O me mire,ju te TEMA,lojen e kujte luani.
    Se me kte qe po shohim,e po lozni sonte,e keni luajtur me genocidin e CAMERISE,dhe mbi te gjitha kjo eshte nje bombe mbi c,keni publikuar.

    1. diturija says:

      O filan. merre vesh ti? Tema lojen qe i takon ben, ata qe jane te veshur me pushtet nuk jane ne terezi, ca rendesie ka kush e ka shkruajtur kete artikull???

  6. Tak Cami says:

    Te lumte pena Mero. Erdhi legeni me duar ne xhepa pa e ditur ku binte cameria e tani do te na e fusi neve qe e shpikem ate.

  7. Horri i Bulevardit says:

    Jozefina mbledh parlamentin, nofton vetem Saliun dhe i thote qe duhet te miratojme kete ligj, dhe Saliu therret Patozin, Patoz, merr grupin parlamentar por te te gjithin dhe shko ne parlament se do votojm nje ligj, Patozi i thote, po pse mos ti marr te gjithe, Jo Patoz se ata te opozites nuk po i lajmerojm dhe po na thane pse nuk na lajmeruat, ne do i themi se sju kapem dot ne telefon, ja shifni dhe nga ana jone sishin te gjithe, vetem 10 deputete.
    Ne salle vetem 10-deputete dhe fillon votimi,

    5-pro
    2-kunder
    3-abstenim

    Dhe ligji aprovohet se nga te pranishmit ne salle, votuan me shume se gjysma e deputeteve.

    Jeni dakort ju te nderuar komentues?

  8. qytetari says:

    Osa kam qesh hahahahahhahahah i modh Mero

    E papare

    Tak Cami hahahhaha E shkreta Cameri ku ka perfunduar puna e ceshtjes kombetare pupupupupupuup

  9. Vlora says:

    ha ha ha ha ha

    “-Rezolutë kemi, i tha Beja. Çamëri s’kemi’.

    1. Bashkimi says:

      Bravo o Mero Baze , bravo !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje