LSI bën sondazh për temat më të nxehta të fushatës

29 Mars 2013, 21:37Antena TEMA
LSI bën sondazh për temat më të nxehta të fushatës

LSI organizoi së fundmi një sondazh për temat më të nxehta të fushatës elektorale dhe listoi një sërë fenomenesh negative që qytetarët konstatojnë lidhur me politikën në shërbim të tyre. Sondazhi iu çua Lir Metës për informim, i cili premtoi se pas një studimi të hollësishëm të tij, do nxirrte dhe tezat për fushatën.

Sipas sondazhit, fenomeni i parë negativ dilte premtimi i politikanëve për vende pune në shkëmbim të votave. Kjo kishte marrë pikët maksimale negative pasi njerëzit nuk besonin tek ky lloj premtimi.

Fenomeni i dytë negativ në sondazh dilte përdorimi i administratës në fushatë. Sipas sondazhit, ishte negative që disa parti në pushtet përdorin të punësuarit si aktivistë në fushatë duke neglizhuar punët e administratës dhe duke përdorur burimet financiare shtetërore.

Fenomeni i tretë ishte marrja paradhënie e pareve për shumë vende pune të rëndësishme, çka detyronte drejtuesit e posteve kryesore në vend të mobilizoheshin për të bërë korrupsion pasi e kishin paguar taksën paraprakisht.

Fenomeni i katërt negativ Metës i dilte fakti që shumë biznesmenë që kanë punë me pushtetin, paguanin ndarazi si për partinë kryesore, dhe për të voglat në pushtet, në varësi të atij që drejtonte ministrinë.

E fundit që i dilte negative ishte përdorimi i medies në fushatë dhe gjatë qeverisjes përmes blerjes së saj.

Meta i studioi me kujdes të pesta përfundimet dhe hartoi një plan pune. Mblodhi kryesinë dhe filloi ndarjen e detyrave.

-Tani kemi bërë një studim ëëë, një studim të mirë, ëëë, i cili na tregon se në çfarë piketash duhet të orientohemi gjatë kësaj fushate, ëëë.

Ngjeu gishtin me pështymë dhe hapi faqen e parë të sondazhit.

-Tani problemi më i madh që del nga sondazhi është se votat blihen me vende pune. Unë them se ne mund të fitojmë pikë me këtë po e sulmuam.

Ngriti një herë kokën nga salla dhe pa që gjithë anëtarët e kryesisë po shikonin njëri- tjetrin në sy.

-Ti Nasip mund ta përdorësh këtë tezë, se ti nuk ke ministri, tha. Ty të shkon.

-Mirë shef, e përdor unë, tha Nasipi, por kam frikë se dëgjojnë ata në Berat e s’më votojnë më.

-Rëndësi ka të nxehen gjakrat, tha Meta, që të fillojnë e të flasin e të na kundërshtojnë. Kështu fitojmë pikë. Ëëëë.

Kjo teza e dytë është interesante. Mospërdorimi i administratës në fushatë. Unë mendoj se këtë duhet ta artikulojë Petrit Vasili. Është elokuent dhe ka përvojë në ngritjen e një administrate profesionale dhe të papolitizuar në shëndetësi. Ëëë, si thua Petrit?

-Si urdhëro shef, tha Petriti. Mendoj se kjo ka shumë rëndësi, pasi unë në bashki s’kam shumë administratë timen, Luli ka më shumë. Kështu që i bie të bllokojmë këta të PD-së. Hahaha.

-Shumë mirë, tha Meta. Tani është kjo teza e tretë, e pagesës paradhënie për të blerë postet.

Hodhi sytë nga salla dhe pa drejtorin e KESH.

-Ja, ti mund ta elaborosh këtë, tha. Dil e thuaj që unë s’kam paguar asnjë lek për këtë post dhe të gjithë të besojnë. Ka për të qenë interesante.

E katërta flori është kjo puna e lekëve që merren për firma e koncesione. Duhet të gjejmë patjetër njerëz tanë aktivë që ta dëshmojnë këtë. Ja thërrisni këta vëllezërit Tola, ose atë Gimin që më premtoi mua 700 mijë nga ana e tij, por që unë ia refuzova…

Heshtje në sallë.

-Po hë pra, gjeni, tha Liri. Po s’u kujtohet njeri, pyesni Fahron se ai i njeh këta.

Heshtje përsëri.

-Dhe tani flori e fundit është kjo punë e shtypit. Me këtë duhet të bëjmë kujdes. Në çdo gazetë dhe TV të kemi njeriun tonë. Dhe tek këto që janë si të Ramës, dhe tek këto që janë si të Berishës. Na duhet flori se kush i duron në fushatë jo kaseta, jo korrupsioni. Ja deri tani më duket shumë mirë. Nuk po na sulmojnë. Ndonjë tek- tuk që ka mbetur, s’kemi ç’i bëjmë. Për këtë tezë do flas vetë, tha, se i kam për zemër gazetarët.

Kryesia u qetësua.

-Tani unë them të ngrihemi dhe t’i përvishemi punës, tha Meta. Tezat i keni, problemet i dini, është koha për veprim.

-Më fal, tha Teri, po sa do vazhdojë kjo fushatë që ta dimë se kur do fillojmë punën tamam?

-Në dorë të Narit jemi o flori, tha Meta. Po na e mbylli shpejt pazarin ai, vazhdojmë si më parë.

11 komente në “LSI bën sondazh për temat më të nxehta të fushatës”

  1. LESHTERIK CURRILA says:

    une mendoj qe nuk duhet te diskutojme me shume per lsi .
    ata kujtojne se jane te rendesishem .
    mirepo e dijne se kush jane .
    e dijme edhe ne…

  2. anonim says:

    Ne dore te Narit dhe ne dore te ngjales…Ah mor Edi Rama si na katandise!

  3. SALI BERISHA says:

    epopeja e lsi

    ma ka shkru nje sipmatizanti im ,,ne jemi ndryshimi per para sb

    epopeja e lsi
    u mbyt ps
    Me 67
    “ – vrapo tha mona
    ne vark me sale

    pacet ps
    e edi rames
    Se iku koha
    E pandi majkos

    bashk ps
    dhe gjith te majtet
    vate dhe corba
    e tosit nanos

    ska gje per popullin
    se nuk kupton
    Do kthyer fleta
    Sa s’eshte vone!

    Pa 4 vota
    kunder ish miqve
    Addio bello
    Prone e cifliqe!

    Do na zbulojne
    flori e toke,
    Do ngysemi bosa
    do .gdhihemi troke

    Do dale djalli
    Nga fundi i dheut
    Do ngrihet pa buksi
    T’i thote ilir beut:

    – C’beje zotrote
    ilir efendi,
    Kur une luftoja
    te marrin sali-

    Pa do na nxjerre
    Kushedi c’tendere
    Zjarri i xhehnemit
    Mbi ne do bjere..!

    Prandaj o burre !
    me salen behu shpejt .
    prona e flori
    Ti kemi perjete

    T’i kthejme krahet
    mikut qe patme,
    t’i marrem xhane,
    se ndryshe vame…!”

    Pa kur tna shohin
    tender me tender –
    Ne vend te teserave
    karta me euro

    veshje versace
    botox,rimel
    tanga,zhardiera
    plazh e aheng

    Te gjithe te lekut
    Te gjithe ku esht sala
    Tani qe e e pame
    qe sfitoi edi rama

    prap na I hodhi
    I par su bere dot
    vrapo shpejt o burre
    T’i heqim cdo vote

    “Na zien ne deje
    Gjak tregetari
    S’durojme dot kurre
    te mos jesh I pari

    Do bejme leke
    De more de.
    Si lum lsi ja
    qe Mezi na ke!”

    Pa nis koalicioni
    ndahen pozitat

    “Poshte ish shoket
    Rrofshin pdistat

    “Do bejme leke
    Do tundim malet”
    me ps qeshim
    Me popull tallem

    Dhe bota pyet
    “C’caposh i polli?
    Ku ish gjer dje
    Kjo fare sokoli?

    C’thua ti babi?”
    “ – S’di gja o vlla
    me dukeni bullica
    Ne tevdil hava…”

    “Do bejme pare
    Me me tender pa gare
    S’kemi ku ti futim,
    do hapim nje bange!”

    “po than tradhetare?”
    “Shohim e bejme,
    Te marrim postet
    Pastaj e gjejme…”

    “te bejme njeher paret
    me concesione tendera
    me gjirin e lalzit …”
    – me skrap e plehra

    “-Dynjane kryeministra
    nderrun keta horra
    po vec i.llirin
    e leshuan nga dora.

    Tash jepi vrapit
    Si qeni per petlla,
    pa na heq syte,
    me na vu vetlla…

    Po prit moj grua
    pyesim te nan daja
    me kesi horrlliqesh
    do na gjej belaja!”

    ske me cka pret
    kendej matane.
    kalo me salen
    ne do parane

    As lalz ,as ar
    As lek as veshje .
    as tanga b otox .
    me ps po ngele

    Nga lufta kthehen
    Shkembinjsh deboje
    me gaz ne buze,

  4. klodi says:

    Po Tit Vasili krijoi nje administate profesionale….hajde humor anglez.

    Tit Vasili bashke me Sekretaren e Pergjithshme te Ministrise se Shendetesise Mirela Cano ( motra e Gimes se Red Bullit) krijuan dyshen me te korruptuar te qeverise shqiptare.

    1. K. F says:

      Futja kot or mik, shpifografi alla Klodian delenxhiu, po mire me Titin se ndoshta e ke kundershtar politik, po me te tjeret cfare ke qe i pergojon kaq harbuterisht…

      1. klodi says:

        Shko ne Ministrine e Shendetesise dhe pyet njehere….

  5. K. says:

    Kush eshte Teri? Po Nari kush eshte?

    1. LORA says:

      Lefter e Nar Koka,vellezer.Lefteri eshte aktualisht deputet,i Durrsit, per zusken LSI,i vellai Nari eshte sekseri i pazareve nen rrogoz te leshelise ne kerkim te kerrabes se “aleancave” zgjedhore.

  6. gjergji says:

    Teri eshte LEFTER KOKA,kunati Agron Dukes dhe miku i TOS NANOS qe ishin me PS sa bene pare me Tosin,pastaj shkuan me Ilir Floririn. Nari eshte vellai i Lefterit qe kishte kondrabanden e cigareve dh e futen ne burg. Por kur kete kondrabande ja dha Shkelzen Berishes, si shperblim i nxoren nga burgu se vuante medemek nga stomaku. ha ha ha ha

  7. taullai says:

    Nari eshte mblesi i takimit te ngjales dhe tani i aleances me rilindjen qe te ricikloj LSI ne pushtet dhe te fusi kancerin e korrupsionit te PS.Mos e dhente zoti kte aleance turpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje