Doktorit iu duk gjetje e madhe ndeshja e kaluar Norvegji- Shqipëri, hapi të tre gazetat, të Sandrit, të Fahriut dhe të vetën me titullin “Salihi shënon, Berisha mbron”.
Por ndeshja me Lituaninë kishte surpriza të forta. Katër gola dhe një lojë fantastike. Nuk mund të mos ikte pa një koment.
Mori Sandrin në telefon t’i gjente një simbolikë për këtë ndeshje.
-E dua të fortë si ajo e ndeshjes me Norvegjinë, i tha.
Sandri u ul me Fevzon të gjenin simbolikën.
-Unë mendoj se simbolika është e qartë, tha Fevzo. E ardhmja i takon Bashës dhe Ramës. Berisha doli nga loja i dëmtuar.
-Qenke k… ti, dhe këtë t’i themi atij të na e vërë vizën fare.
-Po jo mo Sandër se është e bukur. Mund të merret dhe në kuptimin që PD e ka të sigurt fitoren dhe pa Berishën. Edhe sikur ai të sëmuret apo të dëmtohet gjatë fushatës, ose t’i dëmtohet antiplumbi, prapë ekipi fiton.
-Ore, je në vete ti, do të na çosh për lesh para 23 qershorit. Le të arrijmë gjallë më 23. Duhet të gjejmë një version ta bëjmë optimist. P.sh të themi që Basha pasonte tek Rama, ky bllokonte lojën. Kështu shkon si bllokator.
-Po shumë mirë është kjo mo burrë, po na del shumë pozitiv ky Basha se del dhe sikur ka shënuar me aftësinë e tij dhe i rritet shumë mendja.
-Mirë e ke ti, kush e duro atë byth… Po si t’ia bëjmë, ça t’i themi ndonjë gjë që ta kënaqim?
-Po ja o burrë Doktori të thotë dyshja Basha- Rama nuk funksion…
-Po jo o koqe se e marrin sikur po ndahet nga gruaja, nga Linda. Dhe ajo na duhet ne pastaj, të fillojnë ata të Ramës jo dashnore e Zenit, jo gruaja vari trapin. Se kemi dhe zgjedhjet para. Më ka thënë deri më 23 qershor mos ma nxirr këtë të Zenit, pastaj bë ç’të duash.
-Po jo mo burrë, unë e kam për dyshen Basha- Rama si futbollistë.
-Eh po, po, po dëgjoi Basha- Rama ai, i shkon mendja tek pallati, të dhjet mu në futboll. Hajt dëgjo atë pastaj.
-Nuk e di Sandër, po sido që ta rrotullosh këtë, më e bukura prapë ajo mbetet, që Basha dhe Rama ia dalin dhe pa Berishën.
-Boll o k…, mos ia thuaj njeriut këtë se na more më qafë. Më mirë po lëmë këtë variantin që Rama nuk bashkëpunon me Bashën për të mirën e Shqipërisë.
-E mirë, lëre dhe kështu. Takova Fylen në drekë dhe ai më tha që të ndikoj pak tek Doktori t’i rregulloja një kafe, po i thashë nuk kam kohë se kisha takimin me ty. Dhe ky Fyle o burrë, ngeli si zorraxhi, do patjetër kafe. Dhe tha se e dua për të mirën e Shqipërisë.
-Vari mo leshtë atij, kush e pyet atë. Puna është si t’ia shkruaj saktë këtë Doktorit t’ia nis me SMS.
-Po shkruaje o burrë: Basha shkëlqen, Rama tenton të bllokojë fitoren e Shqipërisë.
-Shumë mirë, tha Sandri. Tek kjo shkëlqen, q me q qeni shkruhet apo q qekani.
-Me q qeni, i tha Fevzo.
-OK, shumë mirë, ia nisa. Shpëtuam. Pu, pu, pu, se mos të rrëshqet goja dhe i thua atë që Shqipëria fiton dhe pa Berishën me dyshen Basha- Rama se na q.. nënën.
I Papare fare je o Mero Baze.shpresojme qe te rrish keshtu gjithmone me cilindo qe punon ne dem te SHQIPERISE . K.L.M
“-Shumë mirë, tha Sandri. Tek kjo shkëlqen, q me q qeni shkruhet apo q qekani.
-Me q qeni, i tha Fevzo.”
Tamam q qeni ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html
Burim i pa-shtershem je …
Njera antene shkelqen me shume se tjetra…te lumte dhe shume te faleminderit o zoti Mero.
I madh,si gjithmone me antenen.”Edhe sikur ai te semuret,te demtohet gjate fushates ose ti demtohet antiplumbi” e madhe u shkriva gazit…..
Je i madh Mero, flm per humorin qe na sjell.
“Salihi shënon, Berisha mbron”.
PA KOMENT.
te lumte zoteri Mero Baze
JAMARBERI DHE ARGITA FTOJNE PER DARKE ANALISTIN BEJDO MALO PAS SHKRIMEVE TE TIJ KUNDER EDI RAMES
Flamuri kishte kohe qe po thoshte se PD ne janar do te nxirrte nje arme sekrete mediatike qe do ta perdorte per zgjedhjet e qershorit. Aq shume foli Muli per kete gje, sa u bene shume kurioze Fahroja, Fevzoja dhe Cim Fakti.
-Shiko se mos marresh vesh gje ti,- i tha Fevzoja Starit Rakip,- se ti se c’ ke ca veti qe t’ i zbulojne njerezit sekretet.
-Ohu, une e kam marre vesh,- tha Stari Rakip,- Doktori kerkon qe Arian Cani te zevendesoje Reis Cicon si spiker i lajmeve te Klanit dhe Reisi te drejtoje Zone e Lire.
-Tallesh ti apo e ke me tere mend. -I tha Fevzoja,- pse u cmend Doktori?
-Nuk eshte pune cmendurie, por mencurie te thelle,- i tha Stari Rakip,- nuk e shikon ti qe Reis Cicoja e ben punen e spikerit si Arian Cani dhe ky i fundit ne Zone e Lire imiton ate emisionin qe bente dikur te Klani te dielen Reisi me Hygerten? Doktori qe e paguan Klanin dhe e shikon se po i kushton shtrenjte emisioni i lajmeve te cilin nuk e shikon njeri, kerkon te beje rokaden e Reisit me Canin, se keshtu mendon se audienca e Zones se Lire do t’ i shkoje emisionit te lajmeve, te pakten deri ne zgjedhje.
-Po Sandri pse nuk me ka thene gje?- Pyeti Fevzoja.
-Ku i di une punet tuaja,- tha Stari Rakip,-i eshte ulur besimi tek ty.
Fevzoja ia dha lajmin Cim Faktit, i cili deshi t’ ia shiste Henri Cilit per gazeten.
Me ne fund arma sekrete u zbulua ne janar, kur Bejdo Malo nisi te shkruaje nje seri artikujsh kunder Edi Rames, gruas se tij, Taulant Balles e te tjereve ne PS, tek gazeta “Metro Polli” e Xhafer Bishtalecit. Bejdoja i cili ka shkruar shtate artikuj ne tete vjetet e fundit, ne dy muaj, janar shkrut, ka bere tete artikuj kunder Edi Rames.
Pasi Bejdoja beri artikullin e dyte, ate kunder Taulant Balles, ia nisi me lojen e dyfishte, dhe deshi ta rregulloje me kete te fundit.
-Degjo Pasha,- i tha Bejdoja, te betohem qe nuk desha ta shkruaj, por Argita i dha urdher Arben Imamit qe te me mbyllnin ne arrest ne bodrumet e Ministrise se Mbrojtjes. Me dhane buke e uje per 48 ore dhe nuk durova dot. Agim Docin e kishin vene dezhurn me laptop qe te merrte shkrimin tim. Me ne fund u dorezova, kerkova nje pule fshati me pilaf dhe e bera shkrimin. C’ eshte e verteta e pelqyen, kur me falenderoi Zeni u pendova qe nuk kerkova dhe nje pjate me pasha qofte.
-Bejdo, shkruaj sa te mundesh, nga une e ke lejen te plote,- i tha Taulant Balla, -se fakti qe Argita dhe Zeni te kane mobilizuar dhe ty kunder meje tregon se sa fort u kane djegur fjalet e mia.
Pasi beri artikullin e peste, Bejdoja kur mori vesh se Cim Fakti do te bente nje emision per ngjarjet e shkurtit 1991 te Shkolla e Bashkuar e Oficereve, shkoi takoi Cimin dhe i kerkoi te dilte ne emision si analist kompetent dhe deshmitar i ngjarjeve.
-Po ti c’ lidhje ke, ti atehere ke qene nenkryetar i Shoqates Vullnetaret e Enverit ne Kucove, me sa kam marre vesh une,- i tha Cim Fakti.
-Tani edhe ti ke qene ne Has,- i tha Bejdoja,- po une te kam pare ne Tirane ne 20 shkurt kur u rrezua monumenti.
-Keshtu po- i tha Cim Fakti,- po degjo, sot nuk kam kohe, se do te nisem ne Milano. Ai i Guliverit na sponsorizuar rrugen nja 50 vetave nga mediat e djathta qe te shikojme ndeshjen Milan-Barcelona.
-Ashtu, po mua pse nuk me kane thene? E kam thene une, me mire te kruaje bythen e qenit njeriu se do te gjeje ndonje gje, se te shkruaje pro PD-se.-tha Bejdoja dhe iku te ankohet drejt e tek Shkelzeni.
Po Shkelzeni kishte ikur ne Amerike keshtu qe Bejdoja iu drejtua Jamarberit.
-O pasha, a ke pak kohe per mua se me mbyten socialistet,- i tha Bejdoja.
Jamarberi deshi ta dergonte ne djall po iu kujtua se gruaja i kishte thene qe ne kete kohe fushate duhet te ndersenin sa me shume njerez kunder Edi Rames.
-Je i mirepritur- i tha Jamarberi,- me ka thene edhe Gita, kur do te darkojme me Bejdon.
-C’ eshte kjo dite kaq e lumtur per mua, -tha Bejdoja,- prit pak ta shenoj me rreth te kuq ne kalendar qe ta festoj vitin e ardhshem si pervjetor. Shiko, a te marr dhe nje shoqen time e cilavdes qe ta njohe Giten. I rregullojme dhe ndonje pune se eshte hallexheshe.
-Mire, mire,- i tha Jamarberi dhe e coi ne djall.
Darka u dha te Restoranti i Ulit.
-A bejne pule fshati me pilaf dhe pasha qofte ketu?- Pyeti Bejdoja.
-Edhe po nuk bene zakonisht, do t’ u themi t’ i bejme sot,- tha Gita, -ata bene gjithe kete kulle ne saje tone, dhe nuk po na bekan kaq gje.
-Tani derisa te vije pula dhe pasha qoftete, po ju prezantoj kete vajzen,- tha Bejdoja,- kjo eshte dashuria e pleqerise sime. E kam edhe peng se ashtu i ka shkuar jeta. Mezi ua hoqa nga kthetrat cakalleve te te shkolla e Ceco Vitrines dhe dua ta kem per pleqeri. Te gjitha ato qe shkruaj per kete i bej. Eshte edhe e cmendur pas Doktorit. E kemi edhe intelektuale, ka bere nje master te Met Kristali. C’ te them une, kristal eshte edhe vete, shikojeni.
-Do te shikojme cfare mund te bejme,- tha Gita,- bisedoje me Mulin. Tani Bejdo para se ti te futesh koken ne tave, po te them se shkrimet me kane pelqyer. Po pse nuk i ke botuar tek nje gazete me e madhe, te Panofania, ti sikur e ke edhe mik.
-Mik e kam, por me tha qe te paguaj dixhitalbin per gjithe vitin, vetem qe te botosh mos me kerko, se me thone pastaj se e kam bere gazeten humoristike.
-Fshatari,- tha Gita, – nuk kupton ai nga gazetaria e mire. Na ka merzitur shume se opinionistet me te forte ne gazete i ka kunder PD-se.
-Keto jane punet tuaja,- tha Bejdoja.
Po ketu te Metro Polli te paguajne mire?-Pyeti Jamarberi.
-Cka,- tha Bejdoja,- Xhafer Bishtaleci nuk ka para, por kemi rene dakord qe te me jape dhjete centimetra katror siperfaqe te kulla te shtepia me gjethe, per cdo artikull qe do te botoj. Keshtu do te marr nje garsoniere qe ta kemi folene tone me kete vajzen.
-Epo mire,- tha Gita,- ti Bejdo kenaqesh me pak, c’ tu besh ketyre te tjereve qe kerkojne shume.
-Ata jane te pangopur,- tha Bejdoja,-jane edhe mosmirenjohes. Doktori i beri miliardere ata i kthejne berrylin sapo u vjen rasti. Ja te gjithe ata qe hipen ne carterin e Guliverit do t’ ia kthejne berryllin Doktorit kur te vije rasti. Po mjere Barcelona thuaj, se mbajeni mend nga une, tani qe do te jete Cim Fakti ne Milano per te pare ndeshjen, do te humbe Barcelona 4-0.
Ke ka dashnore zeni ?