Flamuri prodhon pa dashje barsoletën e re për Doktorin

20 Mars 2013, 20:44Antena TEMA
Flamuri prodhon pa dashje barsoletën e re për Doktorin

Kur debati për monstrën e Tiranës ishte në kulmin e tij, shumë njerëz kërkuan dënimin me vdekje. Në këtë debat ndërhyri Doktori dhe u shpreh kundër dënimit me vdekje, por rekomandoi që pedofilët të sterilizoheshin që të mos shtoheshin.

Flamuri si ministër mori udhëzimin e Doktorit dhe mblodhi gjithë policët.

-Dëgjoni dhe shpërndajeni tek gjithë kolegët tuaj, tha. Evropa nuk na lejon të vrasim pedofilët. Dënimi me vdekje ndalohet, por Doktori ka rekomanduar një mjet më efecient, sterilizimin e tyre.

-Ça punë zgjidh sterilizimi o shef, i tha një, ata nuk është se shkojnë me gra dhe shtojnë racën, ata shkojnë me fëmijë.

-Të drejtë ke, tha Flamuri, por Doktori ka thënë se sterilizimi i tyre është standard perëndimor dhe nuk shpërndan as sëmundjet ngjitëse.

Policët prapa ishin skeptikë.

-Or shef, i tha njëri Flamurit. A bën me i thënë Doktorit se s’po mujm me i dallu kush është pedofil nga pamja, veç kur po i kapim me fëmijë po i kuptojmë?

-E di, e di, tha Flamuri, që është e vështirë, por nuk bën me i vra. Duhet t’i sterilizojmë.

-Or shef, i tha një polici nga fshati i Flamurit. Mos na e bë dhe ti si ai komandanti i KFOR-it në Kosovë.

-Pse, çfarë ka bërë ai, tha Flamuri.

-Ta tregoj unë or taj, i tha. Se kta të qerët s’e dinë, por fshati ynë është në kufi me Kosovën. Gjatë luftës së Kosovës, ujqërit nga frika e pushkëve kaluan nga Kosova në katundin tonë. U bë problem i madh se po na hanin bagëtitë. Dhe ne morëm kallashët dhe filluam me i vra. Ata iknin të gjakosur e sakatum matanë kufirit. U bë problem i madh dhe ngrihet komandanti italian i KFOR-it bashkë me terxhumanin dhe vijnë në fshat.

U mblodhëm ne krejt me i digju.

Filloi i pari komandanti.

-Nuk bën me i vra ujqit, tha, se prishet ekosistemi.

Na e përktheu ne terxhumani.

-I thuaj këtij shoqit, i thashë se ujqit po na hanë delet, ndaj i vrasim. S’kemi punë me ekosistemin.

Ja tha ai shoqi e foli prapë komandanti.

-Kemi menduar, tha, t’i kapim ujqit dhe t’u heqim dhëmbët shqyes.

Na e tha terxhumani ne dhe qeshëm.

-Or shoq, i thamë, dhe një dhëmb të ketë, i mbyt delet tona.

Ka folë prapë ai shoqi me terxhumanin e na tha, atëherë kemi me i sterilizu ujqit.

E pyeta unë çka do me thanë kjo?

-Kjo do me thënë që ujqit nuk do shtohen më, tha komandanti.

-Or ti shoq, përktheja mirë, i thashë terxhumanit. Thuja tamam këtij komandantit: “Ujqit po na i hanë delet, nuk po na i pallojnë”.

8 komente në “Flamuri prodhon pa dashje barsoletën e re për Doktorin”

  1. Jamserb Malltezi says:

    Ohhhhh ha ha ha h a ha ha:
    “-Or ti shoq, përktheja mirë, i thashë terxhumanit. Thuja tamam këtij komandantit: “Ujqit po na i hanë delet, nuk po na i pallojnë”.”
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/alfatoksina.html

  2. hasan says:

    Pak humor nga tema na çlodh.

  3. MARKO says:

    Sali Berishen duhet ta tredhim nga koqet.Mulit ti sterilizojme truriun se po na prodhon shume humor.

  4. Qemal Stafa says:

    Perlë perlë

  5. Lenci says:

    Hahahahahahahahahahahaha, o sa e modhe per Zotin…. O Mero mos vdeksh ishallah…

  6. Aleksandër Matrënga says:

    Mos vdeksh o Mero…se kush do na i shkruaj këto perla….
    Kam qesh me lot…..O zot sa i madh je…
    fantastike vëtet…

  7. ivani i madh says:

    Pediofili politik nuk eshte dakort me denimin me vdekje se po e ndjen se po i vjen dita dhe mendon me mire me burg te perjeteshem se te ike per lesh qe populli shqipetar mezi po e pret.

  8. Ben Chicago says:

    edhe vete muli kur ta lexoje do qeshe me vehte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje