Ndërsa Papa Françesku mbaroi ceremoninë e inaugurimit, qëndronte në këmbë dhe u jepte dorën gjithë të ftuarve që kishin shkuar për ta nderuar. Më në fund i erdhi radha Doktorit.
Pak para se t’i jepte dorën Papës, shefi i protokollit të Vatikanit iu afrua Papës tek veshi dhe i tha diçka. Papa e ruajti qetësinë dhe buzëqeshi. Shefi i protokollit këmbënguli përsëri.
-Zoti e faltë biri im, si mund ta ndihmoj?
-Kur të afrohet, mos i bëj asnjë bisedë, vetëm preki dorën dhe lere të ikë.
Dhe Papa ashtu bëri. U afrua Doktori, i preku dorën dhe e la të ikte.
Papritur Papa dëgjon se Doktori filloi të flasë. Radha e njerëzve që prisnin t’i jepnin dorën u zgjat, por Doktori vazhdonte të fliste. Shefi i protokollit i bëri shenjë të vazhdonte. Dhe Doktori nuk lëvizi.
-At i Shenjtë, më lejo të të uroj për këtë fitore të shkëlqyer, i tha. Sistemi juaj i numërimit të votave është më i miri në botë pas atij të Shqipërisë.
-Zoti ju bekoftë biri im, i tha Papa. Ja paskeni kaluar dhe Shtëpisë së Zotit.
-E kemi sistemin më të mirë të numërimit, por ju keni sistemin më të mirë të shpalljes së fituesit, i tha Doktori. Ju e keni të thjeshtë. Ndizni një tym të bardhë dhe shpallet fituesi. Ne e kemi të vështirë dhe të komplikuar. Duhet të numërojmë votat, t’i llogarisim dhe pastaj të vendosim sa na duhen për të qenë në pushtet.
-Si mund të të ndihmoj biri im, i tha Papa, që ta keni dhe ju këtë sistem.
-Po ja At i Shenjtë. Dhe ne, sikundër ju, pasi të votojmë, duhet t’i djegim fletët e votimit. Se po nuk i dogjëm, opozita kërkon të hapen kutitë dhe pastaj destabilizohet procesi.
-Digjini biri im, vetëm numërojini me kujdes.
-Keni dhe një vlerë të madhe At i Shenjtë, i tha Doktori. Që zgjidheni dhe ikni kur vdisni. Papa Benedikti XIV bëri gabim të madh që iku para kohe.
-Zoti e faltë biri im, i tha Papa Francesku.
Shefi i protokollit u bë nervoz dhe largoi Berishën nga Papa. Pastaj u kthye tek Papa dhe e pyeti se çfarë i kërkoi ai shqiptari.
-Donte të bëhej Papë në vend të vet, i tha Papa Francesku. Më lavdëroi sistemin e zgjedhjes së Papës dhe sidomos shpalljen e fituesit me tym të bardhë.
-Problemi është At i Shenjtë se ai është për herë të dytë Papë në atë vend, por sa herë ikën, i del tym i zi gjithë vendit.
Sala eshte MUZLUMAN dhe puth doren e papes kristian ????????shejtan budalla…………… Bravo mero , ke shkruar realitetin e ketij kllouni politik.
Nje njeri pa dinjitet, i pa fe , i cip , largohu sali.
Citim nga shkrimi:
-At i Shenjtë, më lejo të të uroj për këtë fitore të shkëlqyer, i tha.
Per saktesi duhet te bej nje verrejtje. Po ta shikoni ne televizion, me shume pak vemendje, do te dalloni lehte qe fjalen “fitore” Saliu e ka thene “fitorje”. Dmth, pa dallim nga ati i tij shpirteror, nuk i ka ikur nga zhargoni i mbledhjeve te oraganizatave te Partise fjala e vecante e sh. Enver “nga fitorja ne fitorje”.
Shiheni intervisten, eshte dhe ketu tek TV-TEMA, dhe me thoni po e kam keq.
Detaj real dhe si porositur posacerisht per Antenen…
Per te qeshur e per te qare :
” … -Problemi është At i Shenjtë se ai është për herë të dytë Papë në atë vend, por sa herë ikën, i del tym i zi gjithë vendit.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bekimi-hynjor.html
Osht mesue mos me e la doren ky karagjozi. Edhe kur ishte Enveri pape, ky gamori nuk e lante doren qe perdorte per te transportue shurren e Verit ne laborator. Pune muti me ket Vicidolsin.
Hahahaha dialog fantastik, bravo TemA.
Sistemi juaj i numërimit të votave është më i miri në botë pas atij të Shqipërisë.
ahahahaha pjesa me e bukur
“Problemi është At i Shenjtë se ai është për herë të dytë Papë në atë vend, por sa herë ikën, i del tym i zi gjithë vendit”.
brilante
E lezetshme…
Edhe Xhozi, e lezetshme ishte e veshun e ana me te zeza. Si duket ja kish nxi tymii i bardhe.
Normal qe do beje edhe ironikun ky yni. Paradoksi me kete te plotfuqishmin tone eshte qe ai i ka kaluar 3 pape, dhe si e ka zene me duket se do kap edhe te katertin. Jep dorheqje papa qe sipas ligjeve te Vatikakin duhet te vdes ne Detyre, kurse i plotfuqishmi jone as i shkon ne mend. llogjike me kete opozite te lodhur
je i madh Mero Baze, e njeh qoftlargun me mire se c’njeh ai veten
Pikes i ke rene o Mero po psese thua troc qe shefi i protokollit i tha Papes mos i fol se ky ste ndahet te ngjitet si m… pas kepuces e ska perendi qe ta ndaje se eshte djalli vete qe vjen ketu i veshur me kostumin e kryeministrit te Shqiperise QE I KA LYER DUART ME GJAK .
Dmth, kur te dali tym i zi, shqiptaret duhet te hidherohen apo te gezohen. Sepse Berisha largohet vetem kur ti dali tym i zi Shqiperise…
Nuk na pelqen tymi i zi po nqs eshte kusht le ti dale tymi i zi vetem kjo moster perverse te zhduket nje sahat e me pare.