Fjalimi i Jozit për Berishën me rastin e 8 Marsit

8 Mars 2013, 21:42Antena TEMA
Fjalimi i Jozit për Berishën me rastin e 8 Marsit

Jozi kishte një merak për 8 Marsin. Në takimin që do mbahej në Pallat të Kongreseve, donte t’i jepte dërrmën përfundimtare Lulit si mbështetës i Doktorit. Për një muaj rresht punoi me lista me gjithë gratë e administratës të ishin prezente në sallë. Kur kjo u sigurua me lista dhe u rikonfirmua disa herë, Jozi i hyri punës për fjalimin. Thirri sekretaren dhe i kërkoi fjalimet më të zjarrta të mbajtura nga viti 1945 deri më 1990 në kongreset e grave. Pas shumë kërkimeve, sekretarja në mënyrë të habitshme i vuri në
tavolinë një fjalim të mbajtur në kongresin e gruas më 1949, nga Kryetari i Gruas së Përmetit për Enver Hoxhën. Sekretarja kishte nënvizuar disa pjesë të forta të fjalimit.
“Ti je dielli që na ndriçon rrugën, ti je shpresa me të cilën zgjohemi nga shtrati, ti je mendja që na vë në lëvizje trupin, ti je gjeniu që bën të jemi heronj, ti je engjëlli që na mbron nga armiqtë, ti je roja i demonëve që zgjohen brenda nesh, ti je heroi ynë…”
-Çfarë paska kenë kjo grua nga Përmeti kaq e mençme, tha Jozi. Kurrë s’kam pa fjalim kaq të mirë. Po e kopjoj krejt. Nuk besoj e ka lexu njeri fjalimin e kësaj gruje më 1949.

-Lexoje pa frikë, i tha sekretarja. Një kopje gjendet vetëm në arkiv të shtetit. Vetëm po e mbajti mend Vito Kapo se ajo e ka të fiksuar.
-Përnjimend e ka të fiksuar, tha Jozi. Fjalim kaq të bukur s’ka pasë shanse me mbajtë as Vitoja. Ku, ku për këtë grue. Ça kanë ba më pas, e kanë vra a e kanë rritë në detyrë?
-Kjo nuk ka qenë grua, ka qenë burrë, i tha sekretarja. Në Përmet Kryetari i Grave në atë kohë qenkësh një burrë. Quhej Qako Dango. Kështu e kishte dhe në arkiv. Meqë në Përmet nuk kish gra me shkollë, kishin caktu kryetar të grave një burrë.
-Po kjo keka fantastike, tha Jozi. Unë jo vetëm që po e kopjoj, por po e bëj sllogan. Ai, pra Brisha, është heroi jonë. Po e shkruj në sfond.
You are my hero… Bukur shumë. Keka fantastike. Shif mar çfarë talenti paska pas ky Çako.
-Qako, me Q, i tha sekretarja.
-Hajt mar se s’ka problem, i tha Jozi. Veç fjalimin po i kopjojmë, jo emnin.

Pas kësaj Jozi mori fjalimin e Qakos dhe bëra disa prova recitimi.
Gjithçka ecte për bukuri.
E thirri sekretaren ta dëgjonte duke folur.
-Shumë bukur, i tha sekretarja.
-A bën me ditë tha Jozi si e ka pritë Enveri këtë fjalim?
-Nga arkiva del se e ka pritë mirë, i tha sekretarja. Sa kishte shpëtuar nga grupi armiqësor i Koçi Xoxes dhe jugosllavëve dhe donte patjetër
të kish dhe mbështetjen e grave.
-Tamam keka, tha Jozi. Dhe ky yni sa ka shpëtu nga grupi armiqësor i Bamir Topit dhe Kreshnik Spahiut. Spiuna janë dhe ata.
Po këtë Qakon çfarë e bënë më pas, pyeti Jozi.
-Qako pati probleme, tha sekretarja. Më vonë në një plenum, shoku Enver u ngrit dhe pyeti Qakon. Pa na thuaj ti Qako ç’e kishe gjithë atë zell për të më mburrur mua në kongres të grave. Çfarë i fsheh partisë ti?
Doje të na hidhje hi syve ne?
Qako kishte ngelur, nuk fliste dot. Fol Qako, mos u fshih pas fustanit të grave, i tha shoku Enver.

-A përnjimend a? A thu ky Lul plehna të ma bëjë mu kështu, t’i mbushë mendjen Doktorit se na kena dashtë me i marrë partinë nga krahët?
-Nuk e di, i tha sekretarja. Ata të Bashkisë kishin dërguar një shkresë në kryeministri që gratë e PD po thyejnë gjithë mimozat në Tiranë nga inati i Lulit.
-Ne po ja thyjmë atij, tha Jozi. Ku ku për atë të marrë. As na shkon menja me ja thy atij. Heroi jonë është Brisha, ai nuk është kurrkund.
-Salla është mbushur, tha sekretarja, për pak do fillojmë. Je gati për fjalimin.
-Po moj, gati jam, veç ma thuj dhe një herë ky Çako me Q, a u dënu?
-Po, po, u dënu, i tha sekretarja. Por ti vetëm citatin i ke marrë Qakos. S’ke lidhje me të. Ti je grua si burrë, ai ishte burrë si grua, si Luli d.m.th. Ai do ta hajë.

11 komente në “Fjalimi i Jozit për Berishën me rastin e 8 Marsit”

  1. Sofo Lazri says:

    Qako Dango ishte nje tip si puna e Petrit Vasilit. Kudo qe e conin pranonte i ziu.Nuk e hengri nga Enveri, se nuk ja vlente te hahej.
    E gjeti nga zoti.

    Ki Petro shpetoi njehere nga zoti, por nuk do shpetoje nga Baba Likja.

    1. Brrakaliu qe Giten e .iu says:

      Ja kush eshte heroi superseksi i Jozit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/superheronjte-e.html

    2. Ben Chicago says:

      Mire e ke shoku Sofo,por te gjithe komunistat,dhe te gjithe Permetaret jane nga pak Qako.Edhe une kam pas njohur nje Qako nga Permeti,origjinal si ky Meros; I shkurter,i shendosh,i pa afte,komunist,spiune,skuth,etj etj.

  2. mallkuarqofshi says:

    Keta jane artikuj brilante. Ka nje problem se ne shumica qe i lexojme na bejne per te qeshur e per te qare,por personazhet jane aq injorante sa duket sikur punojne qe tema te na kenaqe me humorin e saj ne diten qe vjen.Shkurt bejne material me injorancen dhe fodullekun bosh qe i karakterizon

  3. Horri i Bulevardit says:

    Po kjo eshte e bukura se pse jane origjinale, na bejne per te qeshur.

  4. pa emer says:

    O Mero,

    Po ke mundesi ta gjesh kete fjalimin ma jep se me intereson. Ky personi te cilin e kam pas komshi e ka gjet me verte nga zoti se nuk i binte ne qafe ndonjerit e nuk lakmonte pushtet.

  5. bekim says:

    Berisha feston 8 marsin,nderkohe qe shendetesia e tij ka marr tatpjeten ne Shqiperi. Nje ligj per antiduhan qe beri, e diskretitoi me veprimet qe shefat e larte bejne neper rrethe. E gjith vlora ne 8 mars u zgjua me burgosje inspektorash. Edhe pse?Sepse kryetari i deges se vlores, Ardi Kollozi, eshte edhe mjek,edhe artist edhe arkitekt, edhe seksolog, edhe prokuror edhe pedagog.Ai ben punesimet, ai jep lirin per te qene i korruptuar, ai ka tokat,ai madje thote senepermjet firmes se tij te ndertimit i jep qumesht femijve te berishes….. Nje qytet qe po vdes nga vandalizmi groteske i lejuar sali berisha,duke lene kete njeri te operoje per gjithcka ne vlore

  6. Labi says:

    Keto fjalime jane komike tamam te shkruara nga nje komedien. Por keto komedi jane te vjetra ndoshta dhe me te vjetra se vete Mero Baze apo Melo Pale,nejse ska rendesi emri se per artikullin jam duke folur jo per ate qe e ka shkruar. Pra Melo po te them qe e para eshte turp te merresh me te vdekurit dhe ti pergojosh emrat. Jam i bindur qe Qako Dango ka qene nje person qe si gjithe te tjerve i jane bindur urdhrave po Mero mos harro se ti ke qene militant i PD dhe tani i PS . Lind pyetja kujt do ja lepish tjeter pas 2 vjetve ndoshta mua kur te vij ne pushtet ? te pakten ata qe kane qene ne ate kohe kane qene te detyruar , po ty kush te ka detyruar apo fshati i gruas?? Dhe mos harro qe QAKO DANGO ka qene nje nga gazetaret me te mire te asaj kohe dhe ska lakmuar asnjehere pushtet dhe jam i sigurt qe po te ishte gjalle do te qendiste ty nje artikull me te mire sesa fjalet e mia te thjeshta. Ja kalofsh mire dhe uroj te mos kem merzitur.

  7. tani says:

    O Labi o rob Zoti, se paske kuptuar Meron o burre. Ai e ka me Jozin or trim jo me kete tipin nga Permeti. Sa zemer i vini muhabetit per kot. Merrni fryme njehere kur komentoni mos ia futni kot, se vetem armiq ju shohin syte. Hajt shendet.

    1. Labi says:

      Te drejte ke por te besh krahasime duke perdorur emra personash te tjere pa marre leje nga familja vetem qe te ulesh figuren e dikujt eshte gabim dhe denohet me ligj ne cdo vend tjeter te botes, por ti ke te drejte sepse jetojme ne nje vend ku ligji eshte me i dobet se personi. Ne kete artikull jane perdorur epitete dhe krahasime dhe shume mire emrat e personazheve te tjere mund te ishin me iniciale. Mund ta kem edhe gabim por jam i bindur qe ky artikull mund te kete prekur familjaret e personazheve te tjere. Ky eshte mendimi im dhe skam aspak urrejtje ndaj kujt por veprimi im ishte thjesht nje kunderveprim i ketij artikulli. Veprimi dhe kunderveprimi jane gjithje ne perpjestim te drejte.

  8. tiranare says:

    Mero nuk po kopjon. Thjesht perdor nje pjese te historise per ta lidhur me te sotmen. Ketu nuk ka asnje gje qe ka lidhjme me nxjerje sekreti, ofendim, mashtrim apo vjedhje. Pra ku qendron shkelja ligjore? Sipas teje Nexhmije Hoxha ka te drejte te hdhe ne gjyq tere klasen politike, qe emri i burrit te saj eshte permendur me mijra here?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje