Doktori sqaron se hidrocentralet do shkëmbehen me Vasiliqinë

4 Mars 2013, 22:10Antena TEMA

Gjatë seancës së djeshme në Kuvend, ku u votua (pa referendum) shitja e katër hidrocentraleve turqve të Kurimit, pasi Zeni i vizitoi disa herë në zyrë dhe kolaudoi çmimin, Doktori pati një debat me disa deputetë socialistë.

Një prej tyre i tha se tani që Turqit morën Bistricën në Sarandë, të paktën të na japin Sami Frashërin…

-Jo zotëri, jo Samir Frashrin, por Vasiliqinë. Shiko, Vasiliqia e donte Ali Pashën, do na e japin. Grekët më shumë mund të bëjnë hajër duke vizituar Vasiliqinë se duke vizituar Syrin e Kaltër.

Jozi, që nuk po e kuptonte ku ishte debati, i bie Doktorit në sup dhe ai kthen kokën.

-Kush a Vasiliqia?

-Lëre Jozefinë, ashtu ashtë një punë, i tha Doktori duke qeshur.

Ndërkohë Doktori po vazhdonte të ngacmohej me deputet e opozitës kur Jozi ja pret.

-Ulni mor aty ju, antishqiptarë, as Vasiliqinë nuk doni me e sjellë në Shqipëri, se ju vret sytë një figurë patriotike, se ju nuk jeni patriota mar, ju jeni antishqiptarë. Po pse mor nuk e pranoni Vasiliqinë vetëm pse kryetari juaj urren gratë. Por ajo ka kenë zonjë grue mar, ka qenë shqiptare e vërtetë, e ndershme patriote, intelektuale… Çfarë jeni ju mar që nuk doni as Vasiliqinë… Referendum kena me ba, keni me e marrë përgjigjen nga populli.

-Me thënë të drejtën, i tha Auroni, nuk kemi gjë kundër Vasiliqisë…

-Keni mar, keni, se nuk keni guxim me e leju me e sjellë. Sapo tha kryeministri që do ta sjellim në Shqipni, kërcyet përpjetë… Se keni zili femnat e suksesshme. Se Doktor Brisha u ka hap rrugën Vasiliqive në parlament, në politikë, në parti kudo, kurse ju i urreni Vasiliqitë…

-Të drejtë ke, i tha Auroni. Jam dakord me ty.

-Je dakord me mu, i tha Jozefina. Epo ruju pra se ka me të shkarku kryetari e s’ka me të kandidu ma. Me e marr vesh ai që ti ke pranu se Brisha ka mbush grupin parlamentar me gra dinjitoze si Vasiliqia, ka me të shkarku.

-Nuk besoj, tha Auroni. Ai e ka bindje këtë, po nuk e thotë se është njeri me edukatë. Meqë e the vetë, unë po ta miratoj. Ju jeni të gjitha Vasiliqitë e Doktorit, por keni një dramë se ai u do vetëm për t’u parë, jo për gjë tjetër. Të paktën Vasiliqia ishte më e reja e haremit, por Pashai ishte aktiv…

-Çfarë thu mar rrugaç, i tha Jozi dhe i ndërpreu fjalën…

Ngacmoi Rulin në kurriz dhe me zë të ulët e pyeti prapë.

-Qa ka qenë kjo Vasiliqia mar se ky nuk po më tregon?

-Dashnorja e fundit e Ali Pashës, Jozi. E fundit e haremit, por shumë besnike… E ke parasysh si jeni ju gratë me pashallarët…

-Ku, ku, po si s’ma tha mar.

Doktori që nuk e mbante të qeshurën, kthehet nga Jozi dhe e qetëson me gjeste.

-Qetësohu, s’ka problem. Kryetarët e tyre martohen disa herë, ne martohemi vetëm një herë deri në vdekje.

E dëgjoi dhe Auroni dhe ngriti zërin.

-Ti mba fort gruan se i more më qafë baxhanakun dhe kunatin, i tha Auroni. Një baxhanak e le të vdekur në Gërdec, kunatin e ke fut të restaurojë Kalanë e Gjirokastrës, por po vjedh aq shumë, sa do ta zërë brenda ndonjë ditë. Ki pak mëshirë dhe për kunetërit e baxhanakun, mos mendo vetëm për gruan.

10 komente në “Doktori sqaron se hidrocentralet do shkëmbehen me Vasiliqinë”

  1. burazeri says:

    Ndërkohë Doktori po vazhdonte të ngacmohej me deputet e opozitës kur Jozi ja pret.

    -Ulni mor aty ju, antishqiptarë, as Vasiliqinë nuk doni me e sjellë në Shqipëri, se ju vret sytë një figurë patriotike, se ju nuk jeni patriota mar, ju jeni antishqiptarë. Po pse mor nuk e pranoni Vasiliqinë vetëm pse kryetari juaj urren gratë. Por ajo ka kenë zonjë grue mar, ka qenë shqiptare e vërtetë, e ndershme patriote, intelektuale… Çfarë jeni ju mar që nuk doni as Vasiliqinë… Referendum kena me ba, keni me e marrë përgjigjen nga populli.

    hahahahahaaahahahahahaha dhe po mendoja cfare me kujtojne keto fjale te Jozit hahahahahaha po Spahiun dhe 70% te komentuesve te TemA-s cfare tjeter, e njejta llogjike i njejti nivel!!!!!

    1. Odiseu says:

      Hahaha shume qenke mendu e lodh o mavri, po me arithmetiken
      pse e kruajte xhanem .. Zhoz kukumjacken shikoje pak o matemetikar
      se e kane lene thate te gjoren ,e hormonet e cmendura e bejn te ulerij
      si histerike besnike e atij qe ate veglen qe ja rregullon asaj hormonet e ka ne vend
      te gabuar

      1. burazeri says:

        Odiseu-a
        Ti je i pari dhe me i paduruari nga keta 70%.
        Me komentin tend vertetove me se miri ato qe une shkruajta.
        E shikon pra qe kam te drejte?
        looooooooooool!

        1. Pelasgian says:

          kerme greke , ik se na flliqe forumin !

          1. burazeri says:

            Pjellazian, (armenisht?)
            ti je i pari, po dole i dyti sot, ta kaloi ky tjetri, ajde rradha…
            loooooooooooooooooooooooooooool!

        2. Odiseu says:

          Po si mo ske te drejte?! Sepse ben pjese ne ate 30 perqindsh ku
          vetmasturbohesh e vetekenaqesh nga eksitimi llogjikes tende,njesoj
          si AI i pari juaj…

          1. burazeri says:

            prandaj jeni ju 70% qe te shfryjme ….ne te tjeret,
            loooooooool! kjo looool ne fund eshte per te ironizuar pjellazianin qe e perdor vend e pa vend kete pa ditur as kuptimin e saj.
            po nejse mo thote mire njeri ketu varu ziken.(nuk ja them emrin per mos tu quajtur reklame)

  2. andisi says:

    ha ha ha shume e bukur. auroni ja shpjegon mire vasiliqine xhozit. eshte specialist ai

  3. analist says:

    Mero,ke deformi fjalorin e Xhozit,pikerisht ne keto pjese:
    …Kush a Vasiliqia?-Duhet: Kush a Vasiliqija?
    ..as Vasiliqinë nuk doni me e sjellë në Shqipëri-me e sjedh n`Shqipni
    ..ajo ka kenë zonjë grue mar-ajo ka ken gru zoj mar
    ..tha kryeministri që do ta sjellim në Shqipni-do ta sjedhim
    ..Me e marr vesh ai-Me marr vesht ai
    ..Qa ka qenë kjo Vasiliqia mar se ky nuk po më tregon-Qa ka ken kjo Vasiliqija mar se ky nuk po m`difton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje