Pjesa e tretë e aventurës antikomuniste të Jamarbërit

27 Shkurt 2013, 23:15Antena TEMA
Pjesa e tretë e aventurës antikomuniste të Jamarbërit

Në librin e tij autobiografik “Si u bëra antikomunist”, Jamarbëri rrëfen dhe momentin e tretë kulmor të jetës së tij, atë të grevës së urisë. Dy momentet e tjera të disidencës së tij politike, atë  që kish kërkuar djathë kur ishte gjimnazist, dhe që kish qenë në Tiranë kur ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës, korrën sukses të madh.

I joshur nga suksesi, Jamarbëri vendosi të përqendrohej më gjerësisht tek detajet e grevës së urisë. Në një kapitull të veçantë të këtij libri, i cili po citohet nga media si intervistë, Jamarbëri shkruan.

“Vendosëm të hynim në grevën e urisë. Unë i thashë gjyshes se do dal të luaj me shokët dhe ajo më lejoi, por më tha të mos largohem shumë nga shtëpia. Unë e sigurova se do kthehem shpejt. Sapo dola në rrugë, frymën e mbajta në Brakë. Mora një gur dhe qëllova tek dritarja e Gitës. Nuk pati asnjë reagim. Gjuajta prapë me gurë… Përsëri asgjë. Ndërkohë që unë po matesha të qëlloja përsëri, pasi kisha 5 minuta që prisja, dy oficerë policie u afruan në formacion luftimi drejt meje dhe më arrestuan.

-Terrorist, më thanë. Kërkon t’i bësh atentat kryetarit të opozitës. Po e di ti që ky është pallat i Ministrisë së Brendshme dhe ai është në besën tonë?

U çudita shumë. U përpoqa t’iu shpjegoj se dua të dalë në dritare vajzë e tij se e kam shoqe. Policit panë njëri- tjetrin në sy me mosbesim.

-E ç’do të thuash ti, që ka të dashur vajza e Atij?

-Jo, jo, e kam shoqe, u thashë…

-E pra, se na çudite, tha polici.

Pas kësaj, më lëshuan.

-Shpëtove për qime, më thanë, se mund të të kishim vrarë, kemi porosi të prerë për të ruajtur shtëpinë e Atij.

Ndërkohë ata u ngjitën lart dhe lajmëruan Gitën. Ajo zbriti poshtë e shqetësuar se e kishin marr vesh që e kërkoja unë. Kishte frikë se do t’i bërtiste babi. Nuk dinim çfarë të bënim. I thashë shkojmë një herë nga shtëpia e një shoku tonë të përbashkët që e kishim në fakultet. Shkuam aty, po nuk e gjetëm. Nëna e tij tha ka ikur në Qytet Studenti. I thashë Gitës “a ikim në Qytet Studenti?”

-Jo, tha, se s’i kam marrë leje babit.

Atëherë vendosëm të shkojmë tek një shoqe e Gitës. Shkuam aty, por ajo kish ikur në Qytet Studenti. Ngaqë po shkonte vonë, nuk kishim çfarë bënim dhe shkuam dhe ne në Qytet Studenti. Kur shkuam aty, njerëzit po hynin në kinoteatër.

-Çfarë është ky, tha Gita.

Në fakt nuk e dija se nuk kisha qenë ndonjë herë në Qytet Studenti, po dëgjuam që është kinoteatër dhe ky Blendi Gonxhja do jepte një shfaqje. U futëm brenda pas turmës. U bë rrëmujë e madhe dhe nuk kish vende. U ulëm përtokë. Pas pak erdhi Gonxhja me ca shokë dhe filluan të imitojnë Enverin dhe të tregojnë barsoleta. Kaloi një orë me gallatë. Pastaj erdhi momenti final. U ngrit një nga ata studentët në krah të Gonxhes dhe tha tani jemi në grevë urie. Nuk dalim pa u rrëzuar busti.

Gita pa nga mua e trembur.

-Ua, s’i mora leje babit, tha ajo. Ai më duket nuk është dakord.

-Mirë ti, i thashë, po unë ku të shkoj? Ta dijë Luani që unë dua të rrëzohet busti, s’më qas më në shtëpi.

Kështu, me shqetësimin se si do ta prisnin familjet tona këtë gjest, filluam betejën tonë heroike të grevës së urisë. Rrotull nesh kishte plot studentë dhe pedagogë. I dhamë fjalën njëri- tjetrit që nuk do tregojmë që jemi në grevë. Kur u bë shumë vonë, nuk duruam dot dhe i thamë Gonxhes t’i thoshte Azemit që t’i thoshte babit që ne ishim në grevë.

Të nesërmen në mëngjes, mami Lili erdhi me ndërresa për Gitën. Një herë vendosëm t’i marrë. Pastaj na erdhi zor se e dëgjuan studentë të tjerë që ishin konviktorë, dhe e anuluam. Studenti u prek shumë.

-Merr bluzën time, tha. Tre ditë kam që e kam veshur. Jam i pastër, lahem çdo të shtunë.

Gita e falënderoi, por nuk e mori. Na ka ngelur në mendje ai student. Akoma nuk e njohim kush është”.

 

10 komente në “Pjesa e tretë e aventurës antikomuniste të Jamarbërit”

  1. ani says:

    HA HA HA, ky b q nuk shkon te fshihet e te mos ndihet, por na can dhe trapin duke na u shfaq e tu u duk. O plehre, o kurve qe vetem adn e kelyshve te tu s ke pse e kerkon,se me ate grua flen rehat…
    megjithese si dihet se me kete c rregullim hormonial qe ka ajo ???!!!

  2. Çelo Picari says:

    More po ky dobiçi i Luanit paska qenë disident i qëmotit e na s’e paskeshim ditur?!! Ti more djalë rruaji gopin Citës, bëja qeroz si kaplloqja jote. Pa për trim e disident, një herë të të ngryste vetullat Luani shurrën bënje na frika ti. Ashtu të kam rrixha. Prit edhe ca, kur të kemi dekur na dëshmonjësit, e pastaj shkruaji heroizmat e tua të djathit, blluzës së teto Lilit e stilet e Kamasutrës që ke bërë me Citën.
    Na duallën të tërë disidentë o Merooo! Na që bëmë vërtet internim e i vumë vërtet kavon Dullës, jemi pa punë, pa shtëpi e pa katandi.

    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/medaljet-e.html

  3. Horri i Bulevardit says:

    E mor Mero cna bone, na dhe edhe nja dhjet vjet humor, se dhjet vjet e kaluam me Sillon dhe Dullen e me Nafijen, tani filloi seriali i dyte, Saliu me gocen dhe dhondrin e vet antibust-komunist.
    Jo vetem kete, por i keni dhene material edhe Portokallise edhe per dy tre sezone, per te na kenaqur ne popullin qe nejtem dhe beme sehir me studentet.
    Dhe mamadhia shkoi ti conte nderresat goces se te pakten te kishte rroba se fytyren skishte mundsi tja nderronte dhe dhondri u solidarizu me grevistet, si mori rrobat e plazhit.
    Kushedi ku e kan cu ate qe dojte ti jepte Gites kemishen qe kishte tre dit qe e kish vesh, do e ket bo ndonje refugjat si Eduartin.
    Dhe koha do kaloi dhe do te rishfaqet xha Temja i sotem, qe rrezoi bustin dhe denoncoi rregjimin, do ti tregoje kamaneve se si luftoi dhendri kunra rregjimit, se cfare planesh beri me shokun Sali, per te shporrur komunizmin por e kishte problem me Luanin Malltezin se u njifte si parja e kuqe qe ishte komunist se Saliu vjehrri ja hudhi í tha shqiptareve se jam antikomunist.
    O hapu o toke dhe na mblidh te gjitheve se jemi bere per tu vajtuar bashke me heroin tone djalin e shoku Luan Malltezi dhe dhendrin edhe babain e Gites.

  4. luli says:

    O Mero o djale, po une te thashe mos shkruaj me se je i paperseritshem, por ti prape s’ndalesh. Po nga te vjen gjithe ky humor…na kenaqe me kete disidentin ziun…nxirre nje liber me keto gallata se keto do populli yne i dhjere, por krenar.

  5. Po una a marr dekorat? says:

    Isha nje here ne kinema dhe mbeta pa karrike. Po une e kisha pagu bileten (10 lek kushtonte atehere) per tu ul dhe jo me e pa filmin ne kembe. Keshtu qe u nevrikosa dhe shava filmin (ishte film me partizane) dhe kinemane. Nuk di a e lexon president Nishani komentin tim po doja me dit a me takon dekorat apo jo?

    1. Horri i Bulevardit says:

      Te takon por me pare duhet te zejsh dashnore Giten e Saliut, po i mbylle syte dhe ta zejsh dashnore, ska problem se Jari ka dekorata, se deri ne zhgjedhje do jepen pa autorizim.

  6. Eri says:

    -Merr bluzën time, tha. Tre ditë kam që e kam veshur. Jam i pastër, lahem çdo të shtunë.

    Gita e falënderoi, por nuk e mori. Na ka ngelur në mendje ai student. Akoma nuk e njohim kush është”.

    Hahaha e madhe kjo, ne moment me erdhen 4 vitet e QS-se para syve.

    Eh mo Mero kur lexoj keto qe shkruan per burrin e Gites, sikur lexoj batutat per Chuck Norris.

  7. HAXHI PLASA says:

    u fut ne greve te urise dhe pse gjyshja I tha mos u largo shume!!!!!!!!!!!!!!!…qyfyre malokesh .hahahahaha …kush mund te qe ai njeri qe mund te kishte dashnore Argiten qe duket si Cita e Tarzanit,pervec nje idiot si ky qe flet keto budallalliqe…..lahej cdo te shtune si Pitkini hahahahah o zot cfare KATUNARI…

  8. Rapsodi says:

    O mero po lene kete Jamarberin se i shkreti ka shume shkalle te larte veshtirsie…..se seshte pak te kesh ne krevat perdite me te bukren e … races se vampirave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje