Në planin e punës për fushatën elektorale, Flamuri kishte shënuar mes të tjerash dhe dy objektiva për Qarkun e Gjirokastrës.
E para, ishte kthimi i kokës së Ali Pashë Tepelenës, e dyta kthimi i eshtrave të Sami Frashërit.
Për kokën e Ali Pashë Tepelenës nuk u bë problem dhe Turqia nuk tha as po, as jo. Por Flamuri u çudit shumë nga lajmi se Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, nuk na lejoka të marrim eshtrat e Sami Frashërit nga Stambolli.
Sapo mësoi lajmin, Flamuri mendoi se do ishte me siguri ndonjë djallëzi e socialistëve. -Ata duan që të fitojnë 4 me 1 në Gjirokastër, tha Flamuri, dhe kanë sabotuar kthimin e eshtrave të Sami Frashërit.
I vendosur t’i shkonte deri në fund objektivit të Doktorit, vendosi të thërras ambasadorin turk në një bisedë miqësore dhe t’i shpjegonte hallin.
Sekretarja i la takim për në pasdite dhe ambasadori shkoi në takim me Flamurin gjithë qejf.
-Tani ne jemi si vëllezër, i tha Flamuri, dhe duhet të më mirëkuptosh për këto që po të them.
-Ishallah, ishallah, tha ambasadori i qeshur.
-Ai Burri, d.m.th kryeministri ynë, i do patjetër dhe eshtrat e Sami Frashërit, dhe kokën e Ali Pashës.
-Marshallah, marshallah, tha ambasadori. Patjetër, kokën e sojsëzit Ali ua sjellim menjëherë. E kemi në një varr masiv aty, po s’ka problem, marrim një kokë dhe u sjellim meqë iu duhet për fushatë. Trupin e Shemshedin Sami, nuk ua japim dot.
-Na duhet patjetër, i tha Flamuri. Jemi shumë keq në Qarkun e Gjirokastrës. Tepelenën duam ta gënjejmë me këtë kokën, kurse Përmetin me eshtrat e Samiut, kurse Gjirokastrën me trupin e Vasiliqisë. Për atë s’ka problem se gjejmë një palë eshtra se ka qenë jetime nuk bën njeri sherr.
-Nuk mundemi, i tha ambasadori. Ministri ynë i jashtëm Davutoglu ka thënë se kjo është njësoj sikur të japim dhe eshtrat e Mehmet Akif Ersoyt.
-Po ç’është ky se e dëgjova dhe unë, tha Flamuri.
-Ky është poet kombëtar i Turqisë, tha ambasadori, autor i himnit kombëtar, por është me origjinë nga Shushica e Pejës, nga një familje intelektuale.
-Aha, jo, jo, këtë po deshët jepjani Ramush Haradinajt se ai e ka Pejën, i tha Flamuri. Ne na duhet ky Samiu. Paskan qenë tre vëllezër këta, dy i paskemi këtu, njëri nuk është.
-Po ç’e doni i tha ambasadori, se tek varret e dy vëllezërve do bëjë Lul Basha pallate tek Liqeni. Pse ia prishni qetësinë, është mirë në Stamboll? Ka punuar shumë për Turqinë, ka bërë enciklopedinë e historisë dhe gjeografisë, ka bërë fjalorin osmanisht- frëngjisht, e kemi njeriun më të madh të kulturës. Për ju s’ka bërë ndonjë gjë.
-Po ku dinë gjë fshatarët tanë ç’ka bërë, boll të thonë që e ka sjellë Doktori, tha Flamuri.
-Më vjen keq, i tha ambasadori, po familja e tij ka shumë emër në Stamboll. Djali ka themeluar ekipin e Gallatasarit, stadiumin, Stambolli mburret me ta. S’u hyn në punë ju ai.
-Shiko, ne na duhet patjetër, i tha Flamuri. A na e sillni vetëm për fushatë dhe merreni prapë? Siç morëm armët e Skënderbeut për 100 vjetorin nga Vjena.
-Allah, allah, tha ambasadori. Si ta shkulim të vdekurin nga varri vetëm për 45 ditë e ta kthejmë prapë?
-Na duhet patjetër, i tha Flamuri. Nuk kemi ça u premtojmë për fushatë atje. Na thoni çfarë u duhet dhe ua japim, vetëm na e sillni. Doktori dyshon se kanë ndërhyrë këta socialistët se këta janë në shumicë kaurë dhe nuk duan të vijnë këto figurat myslimane në Shqipëri.
-Allah, allah, larg qoftë, tha ambasadori. Nuk është e vërtetë. Ne nuk e japim se e kemi tonin. Po meqë po këmbëngulni, po i shkruaj qeverisë. Por kam frikë se nuk bëjnë pazar me figurat tona historike.
-Të lutem shumë, i tha Flamuri, se e kemi betejë për jetë a vdekje. U dhamë metalurgjikun, hidrocentralet, telekomin, bankën, celularin…, po deshët u japim dhe Edit Harxhin meqë ka burrin turk. Na thoni çfarë doni tjetër vetëm na sillni Samiun?
Të nesërmen ambasadori i ktheu përgjigje.
-I thashë qeverisë sime se Doktori na ka dhënë çfarë i kemi kërkuar, banka, telekom, celularë, metalurgji, hidrocentrale, rrugë kombëtare, ndaj duhet t’ua japim Samiun. Përgjigja është e prerë: Më lehtë është të na japin dhe ato që kanë mbetur dhe të jemi një shtet, kështu është dhe më i qetë dhe i sigurt Samiu.
-Po na duhet për fushatë, këmbënguli Flamuri, se duhet të fitojmë patjetër.
-Atëherë ka vetëm një shans, i tha ambasadori. Na sillni Saliun për fushatë ta fshehim në Stamboll, hapni fjalë që ka ikur, merrni mandatin, pastaj ua sjellim prapë.
O Muli, O Idiot!
Sa u denuan policet qe shoheronin Komisarin? Ata jane bashkepunetor ne krim sepse nuk kundervepruan pavarsisht se ishin ne detyre.
Keshtu do na mbrojne ne qytetaret ata? Sic mbrojten shefin e tyre?
Mallkuar qofshi!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/muli-qimen-e-nderron.html
Skandali i Flamur Nokes
Ne konkursin per marjen e grades kryekomisr ne shkollen e policise ndodhi nje skandal i madh, i urdheruan nga ministri Flamur Noka, i cili ka acaruar misionin amrikan ICITAP.
Ne provimin e pare dhe riporvimin e dyte ngelen 3 konkurues qe ishin miqte e minisrit nga Kuksi (shefi i Aeroportit Allaraj, shefi i qarkullimit rrugor te Tiranes Peka dhe shefi i krimit ekonomik ne Gjirokaster Peposhi). Ngelja ne provimin e dyte ishte skandaloze pasi ju dhe edhe testi paraprakisht.
Zoti Noka ne kundershtim me gjithe rregullat urdheroj qe keta persona ta rijepnin edhe nje here provimin. Kjo solli revolten e Icitap, te cilet kerkuan te mos behej kjo se ishte skandaloze dhe shkelte me dy kembe ligjet,por ministrit as ja beri syri tere por urdheroj qe te shkelej ligji.
Mirpo drunjte ngelen drunje, pasi edhe ne riprovimin e trete (te kunderligjshmin) zoterinjte ne fjale na ngelen, sepse perfaqesuesja e ICITAP ne shkollen e policie qendroj gjithe kohen e provimit si vezhguese.
Aktualisht gjithe Ministria e Brendshme po perpiqet te gjeje nje rruge per ta marre keta zoterinj graden kryekomisar…
Kjo eshte policia qe do te siguroj zgjedhjet??????
kjo eshte per te vene vulen, (mbas 19999 te tjerave); po pse nuk ja bete zogu zogu atij vezhguesit amerikan more, te kishit kopjuar emrin tuaj te pakten…
kur shefi i qarkullimit te tiranes, eshte hajvan, mendo policet e shkrete qe ju hyn bilbili ne fyt gjithe diten; prandaj neper kryqezime u bejne shenje te gjithe kraheve te levizin, dhe kur behen makinat kapice ne mes, kthejne koken nga ana tjeter
Ej ky eshte skandal i madh.
Me e bukura e ketij skandali eshte se zoterinjve nga Kukesi qe ngelen per te treten here ne ritestimin e edyte ju dha i njejti test me te parin dhe ata perseri ngelen.
ICITAP ka kercenuar me largim nga Shqiperia, pasi jo vetem qe nuk e perfillen por dhe injoruan punen qe ky kishte bere.
Flitet se keta 3 persona kane marre persiper te jene pjese e grupeve te zjarrit per te vjedhur zgjedhjet.
Mjere policia ne cfare duarsh ka rene.
Ministri Noka nuk e ka per gje te rezikoje marrdheniet me SHBA per tre kuksianet e tij te trashe qe i ka miq.
Akoma se mar vesh kete deshire te madhe per tu kthyer perandoris osmane dhe kohes se komunizmit. Perandoria osmane iku para 100 vjetesh, komunizmi iku para 20 vjetesh ama ne jemi njesoj vjen saliu futemi ne lufte civile (97) iken sali vjen nano sle njeri pa ofenduar duke perfshire edhe ata te cilet i pati perkrah kur u zgjodh. Pastaj iken nano vjen saliu dhe perseri fillojme te vrasim njeri- tjetrin (21 Janari). Kur do te jemi ne gjendje te zgjedhim dike per programin qe shfaq dhe jo per show-un qe pritet te ndodh ne 4 vite pasi te zgjidhet…
Lerene samiun ta kene turqit ka plot shqiptare te mire ne shqiperi.
inshalla nuk i plotesohet dshira mulit dhe sales se per eshtra ushtari grek do perfundoj edhe ramtliu rilindas i ndriur sami.. do zoti vendos doren dhe te prehet. i qete. atje ku dhe respektin e ka akoma dhe sot dhe jo ketu ku vetem sala njihet dhe do te respektohet ne jete te jeteve, rroft naltmadhenia e tij SALA I, amin
“Ali Sami Yeni” quhet Stadiumi i futbollit ne Stamboll, ne nederim te djalit te Sami Frasherit per kontributin e dhene nga i biri ne fushen e sporteve. Ali Sami Yeni perkthehet keshtu = Aliu i riu i Samiu = Aliu djali i Samiut. Po sa Sami ka ne Turqi? Me miliona. Por turqit e dine se kur thuhet Samiu nenkuptohet menjehere Sami Frasheri, kaq i madh eshte emri dhe vepra e Sami Frasherit per Turqine.
Kuptuat o hajvane, o derra qeveritare shqiptare ne pushtet! Dhe talleni me Lenkat, Menkat, Tenkat e kohes se shkuar etj. Kultura dhe patriotizmi tuaj as deri tek gjunjet nuk i vjen kultures dhe patriotizmit te prinderve tuaj. Prandaj edhe bota ju trajton ju politikanet “demokrate” si shtaze ballkanike.VFLP.