Flamuri u hutua shumë nga kërkesa e Ed Selamit për të qenë deputet në listat e PD-së. Edhe pse nuk e njihte nga afër, kish dëgjuar shumë për të.
Në të tilla raste ai viziton zyrën e Jozit për t’u sqaruar më mirë.
-Ça di unë mar Flamur pse don me hy në lista, tha Jozi. Unë s’e kam njoftë këtë njeri. Unë kam ardhë në PD kur ktë e kishin zbu.
-Kam një frikë se e ka ftuar Luli, tha Flamuri. Me aq sa dëgjova, ai do të krijojë një garë mes tij dhe Ed Selamit për pasardhësin që të të mënjanojnë ty.
-Luli e ka ftu? Po kush po pyet për ta pash Zotin. Unë nuk e njoh atë zotriun, por nuk jam ka më dhimbet nëse përfundon në rrugë.
-Erdha të të marr një mendje si ta paraqesim, se po më pyesin njerëzit. A të themi që është lëvizja jonë apo dëshirë e tij?
-Ec mar burrë thuj është kundërpërgjigje jonë, meqë Rama prezantoi Fred Pezën. Dhe na prezantuam një demokrat të vjetër.
-Duhet ndonjë gjë tjetër më e fortë, tha Flamuri, se njerëzit po e shikojnë si pasardhës të atij burrit…
-Atë si pasardhës të atij burrit…? Ku ku ku mar Flamur. Po ne kena një jetë të tanë shesim e blejmë vota, do na mund nji që ka shitë makina. Po e ka rekrutu njai Lul për këtë punë, qeka shit lirë si me ken skrap, jo makinë e përdorur.
-Nuk e di, po njerëzit e duan në bazë, tha Flamuri. Kam shumë mesazhe sot që më uronin. Mendojnë se jam dhe unë i gëzuar. S’di si t’ia bëj?
-Hajt mar Flamur se e ndreq unë këtë punë. I ky Lul don me ba lobin e tij në parti me Ilir Metë, mee Ed Selam me i’kta të KOP-it. Ashtë e qartë. Ti duhesh me thanë që përgjigja jonë ndaj opozitës janë prurjet tona të reja Greta Koçi dhe Eduard Selami. Kena me i myt krejt.
-Jo se na bëhen shumë nga Librazhdi, tha Flamuri, se janë të dy nga një rreth. Duhet me pa dhe gjeografinë.
-Pa mirë mo, thuj njaty Silvin e PD-së dhe Ed Selamin. A po mërzitesh a?
-Ta verifikojmë një herë mirë nëse ka dorë Luli apo jo, tha Flamuri.
-Ou, ku ku mar Flamur. Ai don me na mund ne a? Harroje. Në qoftë bashkë me Lulin, bashkë kena me i mujt.
-Testoje një herë atë burrin ti, tha Flamuri, dhe më thuaj se nuk di si t’u përgjigjem njerëzve.
-Po mar e testova dje pas intervistës. I tash a ke nisë me ba listat ti a, se ky duket sikur e kanë vënë në listë.
Jozi, më tha, e kam dashtë shumë si djalin tim. Një vend duhet me ja ba.
-Ku ku, i thashë, ça bje në dashni ti me kta djemt’ e bukur, na e nxive jetën me kshi Selamash, Lulash, Pollosh…
-Ke të drejtë më tha, por janë të nevojshëm.
-Ku ku, i thashë, ça bje në dashni ti me kta djemt’ e bukur, na e nxive jetën me kshi Selamash, Lulash, Pollosh…
Sala u ka premtu ktyne cunave t bukur qe ka me ligalizu martesat gay.Premtimi osht premtim e duhet mu mbajt.
xhozi dhe luli iken bashke me plakun mere.
dhe bashke me ta edhe nje pastrim i mire mesila, raimonda, flamuri, dashnor sula, kadilli, paloka etj plehra.
salami pikerisht per kete ka ardhur ti nxjeri ne hije se jane te konsumuar.
pd-ne e mer selami.
MULI ka lindur i hutuar ,
Eduard Selamin e dija si njeri me karakter po te hysh ne gare per te mbajtur saliun akoma ne krye te Shqiperise eshte per te ardhe keq.
Luli pa saliun eshte si ‘Beni’ ne fshat
Po quajte dhe Pollon te bukur, do vras veten.
Po per kutin e Jozit ai eshte ma i bukri, per gustosh qe ka edhe Kuzimodon kish me e shpall Mister Albania (t’u i than ndonji llaf Arditit sigurisht) mjafton qe t’ia baje hyzmetin…
Titulli:Probleme estetike në mendimin teorik të shokut Enver Hoxha : disert. për
marrjen e gradës shkencore “Kandidat i shkencave”
Autori: Eduard Selami
Botuar: Tiranë, 1989
http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/expert/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=700002984&LIMIT=50
e bukur kjo
saliu preferon me mire sallamin se i lidh e kaluara si antare te ppsh madja me funksione drejtuese sekretar partije
te gjithe keta peshtyme lepires u kthyen te saliu
neritan ceka
genc pollo
genc rulli
tritan prasi
ed sallami
e te tjera e te tjera