Ftohja e gjatë e Fevzos me Doktorin po e shqetëson Sandrin. Prej vitit të kaluar Doktori nuk i ka shkuar në emision. Por më e keqja është duke ndodhur tani, kur ka filluar t’i ulë nivelin e të ftuarve në emision. Njeriu më iu rëndësishëm që i ka shkuar në emision është Alibeaj, të cilin vet Sandri e quan budalla.
Ndërsa tek Çim Peka kanë shkuar njerëzit më të rëndësishëm të PD-së, tek Fevzo çdo ditë e më shumë ka varfëri në të ftuar.
Për të shmangur krizën, Fevzo ka filluar merret me tema sociale deri dhe me direktiva të Doktorit. Kështu për shembull emisioni i fundit ishte për therjen e mishit në rrugë, meqë këtë shqetësim e kishte ngritur para ca kohësh Doktori.
Sandri pas emisionit mori në telefon Doktorin ta testonte a i kishte pëlqyer.
-Sandri, nuk e kam pa, i tha Doktori. Por Fevziu, shiko, po ta them vetëm ty, Fevziu duhet të thellohet. Është shumë larg akoma.
I shqetësuar, Sandri e mendoi gjatë dhe vendosi ta ftojë Doktorin për darkë në shtëpi. Meqë e ka komshi Zamirin, i tregoi planin për darkën.
Doktori e dëgjoi me bezdi dhe në fund i tha dakord, pasi e kuptoi ku e kishte hallin Sandri.
-Shiko, do marr dhe Presidentin, i tha.
-Kë president, pyeti Sandri i çuditur.
-Zotin Nishani, i tha Doktori.
-Ou, harrova fare, i tha Sandri. Po, po, merre, s’ka problem. Kemi mish plot.
Në darkë rojet e presidentit rrethuan pallatin dhe kontrolluan ashensorin. Presidenti zbriti ngadalë, u ngjit në ashensor dhe u rehatua pas dhjetë minutash në kolltuk.
Zunë vend të gjithë dhe pasi trokitën gotat, Sandri hapi muhabetin.
-Kishte bërë një shkrim të mirë Fevzo për nacionalizmin Doktor. I bënte mut këta të AK që po ngjallin patriotizëm fallco….
Doktori bëri sikur nuk e dëgjoi dhe po pyeste Bujar Nishanin për disa parametra të shëndetit dhe po i shpjegonte rëndësinë e fizkulturës.
Sandri nuk u mërzit dhe ia përsëriti Doktorin mbresat nga shkrimi i Fevzos.
-Me fizkulturë kalon, vazhdonte bisedën Doktori. Shiko, duhet me bë fizkulturë dy herë dita në mëngjes dhe pasdite. Mjafton noti. Arteria kryesore që zbret nga pas kokës në shpinë dhe në zemër, ka një intensitet pune të tillë që dinamizon gjithë sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kjo … shiko duhet me bë gjimnastikë…
-Ju kuptova qartë, thoshte Buajri dhe tundte kokën.
-Doktor, po më dërgon sms Fevzo, thotë ku jeni, a të vij dhe unë…
-Sandër, tani na lër të bëjmë muhabet lirshëm se po erdhi Fevziu do merremi me politikë. E kemi mbrëmje relaksi. E shikon që po bisedoj me Bujarin për mjekësinë.
-Dakord, po i them mos të vijë, tha Sandri i mërzitur. A do vish këtë javë në emision?
-Sandër, shiko, mos na e përzje muhabetin, sot kemi ardhë për qejf. Flasim herë tjetër…
U kthye nga Bujari dhe vazhdoi. -Ka pasë raste që mjekësia ka bërë çudira dhe ka rikuperuar deri në 90 përqind paraliza faciale përmes metodës së fizioterapisë. Duhet të bësh patjetër gjimnastikë. Paradite dhe pasdite.
-Të kuptova qartë, i tha Bujari. Paraditeve ndonjë herë kam dhe punë, por do përpiqem.
-Lere punën se merrem unë me atë punë, por shiko këtë që të them unë. Ka shumë rëndësi.
Darkës po i vinte fundi dhe Sandri nuk arriti t’ia ndryshojë dot mendimin për Fevzon. ‘Darka e gabuar’ akoma kish lënë gjurmët e saj. U çuan. Doktori veshi pallton dhe i zgjati dorën Sandrit.
-Shiko se nuk dua të dalë në media kjo darkë, i tha. Se e keni zakon që i raportoni Ramës.
-Më vjen keq Doktor, i tha Sandri. Unë ndaj nuk thirra Fevziun.
ha ha ha ha shume e bukur ,
Ehhhhh fevzoja po e ndjen edhe ky qe ksaj qeverie po i vjen fundi, dhe kerkon qe te beje te mirin tani se ka frike nga drejtesia.
ha ha ha ha
“…Por më e keqja është duke ndodhur tani, kur ka filluar t’i ulë nivelin e të ftuarve në emision. Njeriu më iu rëndësishëm që i ka shkuar në emision është Alibeaj, të cilin vet Sandri e quan budalla.”
Prit kur te dale disident i 2013 Fevziu & Co
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasandra-midis-berishajve-fahri-balliu.html
Rrjeshti i fundit tregon te gjithe fytyren berishiane, o sa na ka marre malli o komandant, edhe me dore ta kishe bere kete Saliun sdo tja kishe arritur qellimit, pyet ndonje komandant qe ka qene ne ato zonat e vicidolit, se krahas luftes mos ka realaksuar edhe Sheqeren, se ky nga surrati duket si vicidolas, por nga mendja duket si andej nga ana jote.
ha ha ha. ku te shkon mendja
-Të kuptova qartë, i tha Bujari. Paraditeve ndonjë herë kam dhe punë, por do përpiqem.
-Lere punën se merrem unë me atë punë, por shiko këtë që të them unë. Ka shumë rëndësi.
E forte fare
Kë president, pyeti Sandri i çuditur.
-Zotin Nishani, i tha Doktori.
-Ou, harrova fare, i tha Sandri. Po, po, merre, s’ka problem. Kemi mish plot.
perle ne cdo rresht!
E bete xhele te shkretin President qe kemi. Mavri fare.Edhe çiçin nuk e ben pa leje te “Komandant” Saliut.
PSE JAR NISHANI E KA EMRIN AI DORDOLECI QE ESHTE PRESIDENT I SHQIPRIS? SE DI PSE ME DUKEJ SI RRAC TURKU, KUR E KAM PARE NE MEDIAN E SHKRUAR ME ESHTE DUKUR SI JARAN NISHANLI MUSTAQELLI OSHKURI.
Mero ,Fili Cakuli e Pellumb Kulla duhet te ndihen xheloz ndaj teje me keto perla politiko-satirike qe vetem nje mendje pjellore si e jotja mund ti harmonizoje aq bukur.Te lumte!
me vjen keq doktor i tha sandri une prandaj nuk e thira fevziun