Pas mbledhjes së grupit parlamentar, ku Doktori foli për klientin e vajzës së tij, Ansar, dhe shpjegoi arsyet përse nuk u bë kontrata, u vendos të mos flitet më për këtë çështje. Doktori porositi gazetat, TV, grupin parlamentar dhe gjithkënd tjetër që kjo çështje të mos zihej më në gojë. Ishte e qartë se e kishte dëmtuar.
Ruli e dëgjonte kokulur tek tavolina e tij dhe në mendje i shkrepi një ide djallëzore.
-Ky nuk shpëton me kaq, tha. Duhet ta mbajmë gjallë patjetër.
Thirri Selën dhe ia shpjegoi planin.
-Duhet të marrim në mbrojtje Gitën me çdo kusht, tha. Vetëm se duhet ta mbrojmë fort me gjëra të pavërteta. Kështu dhe me elektoratin tonë jemi në rregull, dhe asaj ia nxijmë jetën. Do t’i biem atij Ansarit me çfarë të na vijë në mendje me qëllim që ai të reagojë dhe të mbahet çështja gjallë.
Ashtu dhe u bë. Doktori tha se kontrata nuk u bë se ai kërkoi lehtësira dhe tokë falas.
Sela, sipas planit, tha se nuk kishim interes për projekte të tilla dhe i futi një kunj Ansarit pse ka dashur të korruptojë vajzën e kryeministrit.
Foli Ruli.
-Ne nuk kishim interes për projekte të tilla, tha, pasi në vitin 2007 ne sapo po ndërtonim një TEC me naftë në Vlorë, i cili nuk ka punuar asnjë ditë.
Ndodhi ajo që pritej. Ansar foli përsëri dhe akuzoi Gitën për ryshfet.
Ruli fluturoi nga gëzimi. Sapo mësoi se Ansar kishte folur, doli në media dhe e sulmoi.
-Po pse fole sot, i tha Sela.
-Epo që të nxehet të flasë prapë, i tha Ruli. Pse, me kaq do ta kalojë ky? Mua për tre trungje arre desh më çoi në burg, vetë kërkon 3 milion euro për një firmë dhe do ta kalojë lehtë.
Filloi të kontaktojë gjithë njerëzit që hezitonin brenda PD-së dhe u thoshte se duhej mbrojtur Gita nga pakistanezi.
Gita, e cila mendoi se shpëtoi nga akuzat, nuk dinte ç’të bënte. E kuptoi që Ruli po ia bënte kastile dhe e mori në telefon.
-Genci, të falënderoj për mbështetjen, i tha. Si duket, ka pasur impakt?
-Ka pasur shumë, i tha Ruli duke qeshur me vete. Më morën nga Gjirokastra në telefon dhe më thanë me këtë mbrojtje që i ke bë Gitës, marrim tre deputetë në Gjirokastër.
-OK, shumë mirë, i tha Gita. Po flas me babin të shkosh i treti në Gjirokastër. Dua të të jem mirënjohëse për këtë.
-Si të duash, i tha Ruli. Po mirë do jetë të jem i pari, se po të më lini të tretin, do më duhet të punoj shumë dhe ta nxjerr çdo ditë Ansarin në intervistë të flasë për ty që të të mbroj.
TEC-i Vlores eshte nje tjeter akt kriminal i Berishes.
Cojeni ne gjyq perse u ndertua dhe pse nuk filloi punen?
Kush e ndertoi TEC?
Filloni hetimet, shikoni lidhjet.
Kush ti filloje hetimet? Prokurori i Familjes?
Thirrja ne Prokurori e ben punen shume mire.
Lirija i solli rroba per tu nderruar Saliut kur e arrestoi Ilir Meta ne vitin 200. I kishte mbushur plot.
Me te vertete i mbushi Pilo? Nga Lushnja eshte Sala?
Une nuk jam nga Lushnja o ti djale, por po te ishin te gjithe shqiptaret si lushnjaret e ’97 sot kjo fare e keqe nuk do te ekzistonte. lepuri nuk fle ne Lushnje por diku tjeter!
ashtu eshte grupi nje gje duhet ta pranojme, nqs te tjeret i rrezojne qeverite me tanke lushnja e ka rrezuar qeverine me gure zalli.
lushnja e ngriti lart me persh!falë lushnjarëve këta duan ta provojnë të gjithë preshin!me ato që u tregoi tritani,të gjithë u betuan se s’ikin pa e provu të githë!
Per hajer na kjofte!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/tek-varri-i-udheheqesit-enver-hoxha.html
thoni cte doni po vetem ilir meta e coji ne burg salen dhe sja beri syu terr…
Na rrofsh o Genc ruli!!!!!!
t’pershnet alushani
Mero i madh je sidomos me mbylljen.
“-Genci, të falënderoj për mbështetjen, i tha. Si duket, ka pasur impakt?
-Ka pasur shumë, i tha Ruli duke qeshur me vete. Më morën nga Gjirokastra në telefon dhe më thanë me këtë mbrojtje që i ke bë Gitës, marrim tre deputetë në Gjirokastër.
-OK, shumë mirë, i tha Gita. Po flas me babin të shkosh i treti në Gjirokastër. Dua të të jem mirënjohëse për këtë.
-Si të duash, i tha Ruli. Po mirë do jetë të jem i pari, se po të më lini të tretin, do më duhet të punoj shumë dhe ta nxjerr çdo ditë Ansarin në intervistë të flasë për ty që të të mbroj.”