Sot në mëngjes Flamuri i la të gjitha punët. Duhej firmosur peticioni në universitet. Problemi i parë i doli me Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Shumë prej tyre nuk donin ta firmosnin. Edhe pse Flamuri bëri presion tek dekani dhe shefat e katedrës, prapë kishte rezistencë. Bile disa pedagogë të jashtëm thanë se nëse na bëni presion, ne ikim vetë nga fakulteti.
I shqetësuar, Flamuri mori në telefon Kaç Islamin.
-Ore, lexova një intervistë tënden tha dhe u kujtova që ti ke ardhur nga shoqëria civile në politikë dhe ke qenë tek Fakulteti i Shkencave. Si t’ia bëjmë që ta firmosin këtë peticionin kundër Edi Ramës këta?
-Janë plehra ata, tha Islami. Kanë qenë të gjithë miq të Semirasit, gruas të Ramiz Alisë dhe e kanë inat Doktorin se ka qenë mik me djalin e Enverit, ndaj s’e firmosin.
-Po le atë kohë se iku ajo, tha Flamuri, po si t’u bëj ndonjë marifet tani?
-Dëgjo mua, tha Kaçi. Unë i njoh ata. Ata s’kanë bukë të hanë. Rrogat po vonohen. Hapni llaf që Ridvani nuk hap thesarin po nuk pa borderotë e firmosura paraprakisht. Çojuni një letër pa kokë ku të jetë ku është gjithë administrata që të duket si bordero dhe ata do firmosin.
-Mirë e ke, tha Flamuri, ashtu do bëjmë.
Pas një ore gjithçka ishte gati. Shefi i kuadrit kishte bërë gati borderonë dhe shkonte klasë më klasë ta firmosnin pedagogët.
Të njëjtën gjë bëri dhe në fakultetet e tjera.
Pasi u kompletua lista, furgoni i policisë shkoi në rektorat ta merrte.
Polici shkoi drejt në në zyrë të rektorit.
-Më duhet ajo lista, më ka dërgu shefi, i tha rektorit.
-Cila listë, i tha rektori.
-S’di vallaji, më tha një listë do me ta dhënë rektori. Mu zakonisht për do lista arrestimesh më dërgon.
Rektori u vu në siklet dhe s’dinte ç’të bënte.
“Nga një anë na kërkojnë lista kundër Ramës, nga ana tjetër duan të arrestojnë ata që s’firmosin, tha me vete. Qenka punë dreqi”.
-Thuaj shefit, nuk ka njeri në listë. Thuaja nga ana ime, që më tha Dhori ajo listë është bosh.
Polici, i mërzitur, shkon tek Flamuri dhe i thotë që rektori i tha që lista nuk ka asnjë njeri.
Flamuri i terrorizuar e mban frymën tek zyra e Jozefinës.
-Më duket nuk ka pranu njeri të firmosë, i tha. Si i bëhet?
-Çfarë thu mar Flamur. Kanë firmos krejt në universitet, i tha, sipas borderosë. Siç ka thënë Kaq Islami.
-Po mua ky Dhori më çoi fjalë që s’kam njeri për atë listë, i tha Flamuri.
-Hajt mar se do jeni ngatërru. I tash sa fola me Dhorin, krejt i ka futë në listë. Dhe pastrueset biles. Vetë kish dashtë me firmosë dy herë, një herë si rektor, një herë si intelektual. Po i thashë boll nji herë.
Flamuri u çudit shumë dhe mori Dhorin në telefon.
-Ore, pse ma nise listën bosh me atë policin ti?
-Po ai më kërkoi listën e atyre që nuk firmosin peticionin, tha Dhori, se do t’i fusnin në burg. Dhe më vjen shumë keq, si mund të ketë të tillë në universitet. I futa të gjithë tek lista e peticionit. Nuk ka asnjë kundër. Mos arrestoni njeri kot. Kam futur dhe hidraulikët dhe pastrueset.
-Po ti fol mor burrë, i tha Flamuri, se më ngrive gjakun. Ta dija të më kishe futur nja dy kushërinj të mi, që kanë zbrit tani në Tiranë, t’i kishe futë në listë se pastaj i rregulloja në ndonjë vend pune si intelektual se u tregoja peticionin këtyre ministrave.
-Bjere se kemi vende bosh akoma, tha Dhori. Kam qejf me i bë 1000, mos të më kalojë njeri.
Ha ha ha ha:
“…Janë plehra ata, tha Islami. Kanë qenë të gjithë miq të Semirasit, gruas të Ramiz Alisë dhe e kanë inat Doktorin se ka qenë mik me djalin e Enverit, ndaj s’e firmosin.”
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ne-pritje-me-padurim-per-pjesmarrjen-e.html