Flamuri ishte ngarkuar nga Doktori të instalonte numrat jeshilë falas në çdo ministri që të shpallej si aksion anti-korrupsion javën e parë. Për t’ua bërë me hile ministrave, kish devijuar thirrjet tek një numër në ministri të tij, ku mbante shënim gjithë denoncimet.
I mjaftoi t’i linte hapur një orë dhe vërshuan denoncimet.
Telefoni i Ridvanit:
-Alo, Ministria e Financave?
-Po, përgjigjet zëri.
-Kam një denoncim. Është një Çim aty, s’di si e ka emrin, Shkëlqim apo Ndriçim, më ka marrë 20 mijë euro për të më bërë doganier ka dy vjet dhe s’më ka bë akoma. I thoni të më kthejë lekët.
-Dakord, po e mbaj shënim, tha sekretarja.
-Alo Ministria e Financave?
-Kam një denoncim. I thashë nipit të Ridvanit të më kalonte një kamion pa doganë, më tha më jep dhjetë mijë mua se i them Jaçes. I tha Jaçes, i kërkoi 12 mijë, pas kësaj i dhashë 12 mijë, dhe pastaj ma kapën kamionin se qenkësh një kushëri tjetër i Ridvanit që këta nuk i kishin dhënë lek. Të lutem shumë thojini Ridvanit nuk ia kemi borxh të fusë gjithë fisin dhe miqtë në dogana se s’kemi para për të tërë.
-Alo, ministria e Mbrojtjes?
-Më ka premtu njëri që rri tek një lokal aty në Farkë për një repart ushtarak, i dhashë 30 mijë euro dhe tani më thotë që e paska në dorë dhe LSI nga Ministri e Ekonomisë. Të më kthejë eurot se s’kam para për LSI, e kanë dorën e rëndë ata.
-Alo, Ministri e Ekonomisë?
-A mund ta pyesni pak Haxhinaston ku të shkoj t’i dorëzoj paret për atë punën e hidrocentralit, tek LSI apo aty tek ju, se tek LSI ishte radhë e gjatë dhe mua nuk më pret puna.
-Alo, Ministria e Transportit?
-Më ka premtu ky Bashkimi që hap kanale në rrugë se do më jepte një punë nga të tijat. Ma dha punën, po s’më ka dhënë lekët. Tani më thonë duhet të lë një dhjetë përqindësh dhe i japin. Ua kam bë hallall vëlla, po ku të shkoj për t’i marrë?
-Nuk di si t’iu ndihmoj zotëri se ne nuk para japim lek, vetëm marrim.
-Alo, Ministri e Kulturës?
-Visi jam, Visi i Flamurit. Thuaj atij trapit Aldos të na japë atë një milionëshin e koncertit të fundit se do t’ia zhdukim dhe këtë makinë që ka marrë.
-Si urdhëron, i tha sekretarja.
Flamuri ndërpreu dëgjimin këtu.
-Qenka punë muti, tha. Si t’ia bëjmë që të mos i shkojnë Doktorit në vesh këto se na mori më qafë?
Pasi vrau mendjen, e zgjidhi. Një miku i tij ka një call center. Çdo ditë do t’i jepte disa tekste atij dhe vajzat e tij do bënin telefonata në numrat jeshilë ku do të lavdërojnë qeverinë. Pastaj Flamuri do t’ia jepte të zbardhura Doktorit dhe ai do t’i lexojë në mbledhje të qeverisë.
AHAHAHAHA AHAHAHAHA, U BO MULI SI FLAMUR BERDELLIMA ORGANIZATES SE RINISE NE VITET 80′
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/07/rruge-te-bardha.html
Telefonata tjeter: Jam perkthyesja e norvr4gjezit Olaf, ate zarfin per koncesionin e portit te Shengjinit(projekti 2,2 miliard euro), kur tua sjellim ne zyre z. Olldashi? Pergjigja: Jam ende ne Austri, gjithsesi ndonese ai Zv/ministri Manjani i LSI-se e ka marre vesh punen e portit mos i jepni asnje lek, se Gita dhe Xewni i kane marre pjesen e vet keshtu per Muten e Monikes nuk ka asnje lek.
Alo, jam Kosta, te lutem mos me bej personazh tek Antena, fola edhe me kusheririn Çakallin, ok.Vilajet Qyrku ka folur me nje te ylberit ne Amerike, qe ke motrn lesbi, dhe takohet ne nje klub me zv/shoferin e sekretarit te shtetit,qe ti thote Prok Pergjithshem, qe ti thote, prokurorit te Kalifornise, qe ….
e bukur kjo, por mjafton te shikoni sa kane vjedhur zv. ministrat rrushaj e haldeda keto 4 vjet nuk kane vjedhur as ministrat e disa ministrive fakire ne 4 vjet. Shikoni sa ka vjedhur sekretari pergjithshem i ministrise se financace ku vetem ne 3 javeshin e fundit te vitit 2012 deklaron se ka bere mbi 300 mije euro. Hajdute qe ja kalojne dhe alibabes. Apo jo o Ridvan babezitesi? Cfare telefoni jeshil po flitet, ti therrasi njehere prokuroria keta, se i nxjerrin vet pislliqet per njeri tjetrin. Apo as ata zdine gje cfare ndodh?