Akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe pastrim parash, Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” për Aleks Pepën

7 Korrik 2026, 16:10Kronika TEMA
Akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe pastrim parash, Apeli i

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar ankimin e Aleks Pepës, i njohur edhe si Shkëlqim Pepa, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Në paraburgim vijon të qëndrojë edhe i dyshuari tjetër, Ilir Lazri, pasi Apeli miratoi vendimet e mëparshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin dhe vazhdimin e masës së sigurisë.

Sipas hetimeve, Aleks Pepa dhe vëllai i tij Jetmir Pepa dyshohen se janë përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Autoritetet dyshojnë gjithashtu se në Shqipëri, përmes familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, është kryer pastrimi i miliona eurove.

Hetimi ka përfshirë edhe aktivitetin ekonomik të familjes Pepa, ku kompania “Pepa Group”, e regjistruar në emër të vëllezërve, rezulton të ketë përfituar tendera publikë.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani vendosi miratimin e vendimeve të datave 14 prill dhe 6 qershor 2026 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, duke konfirmuar masën “arrest në burg” për Aleks Pepën (alias Shkëlqim Pepa) dhe Ilir Lazrin.

Hetimet për këtë çështje vijojnë nga autoritetet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

1 Komente

  1. t
    toni mavrija

    MIR BENI QE I ARRESTONI KETA MEGJTHSE SHQIPERISE NUK I KANE BERE DEM .VETEM KANE SJELLE PARA,POR ARRESTONI DHE ATA QE KANE NXJERR PARA JASHTE SHQIPERISE,QE ESHTE DJERSA E GJAKU I POPULLIT SHQIPETAR.ATA QE BLEJNE HOTELE ME QINDRA MILIONA EURO NE AMERIKE E KUDO NEPER BOTE.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje