Një telash i madh e gjeti Flamurin me mbledhjen e kryesisë së PD-së. Që nga viti 2005, kryesia nuk ishte mbledhur, ndërsa kryesia e re, që duhet të zgjidhej më 2009, ishte zgjedhur më 2012, por përsëri nuk ishte mbledhur.
Telashi i parë ishte të gjente listën. Tentoi të hapte kompjuterin e vet, por nuk mundej. Nga lagështia në zyrë diçka kish ndodhur dhe nuk punonte.
Hapi zyrën e organizimit mos gjente procesverbale mbledhje, nuk gjeti gjë. Zbriti poshtë tek RD-ja mos gjente gazetën kur ishte zgjedhur kryesia të gjente emrat, nuk i gjeti.
Atëherë vendosi të bënte një marifet. Mori listën e kryesisë së vjetër që mblidhej rregullisht. Emrat e tyre të shkruar në copa letre ishin akoma aty. I vuri mbi tavolinë dhe filloi t’u binte telefonave.
I pari doli Shabani.
-Shabë, ç’kemi? Të mora për të respektuar, i tha Flamuri, se nesër do kemi mbledhje kryesie dhe m’u kujtua koha kur mblidheshim bashkë.
-As më rruhet fare, i tha Shaba. Nuk më merr më malli për atë kohë. As hasmin mos pafsha ashtu pa punë, pa lek.
-Haha, qeshi Flamuri sa për t’i bë qejfin. Di gjë kush ta ka zënë vendin ty tek kryesia e re, i tha Flamuri.
-Ben Imamit i takon sipas gradës, tha Shaba. Se më ‘97 lufta zhvillohej mes Gjeneral Imamit dhe Gjeneral Shabanit. Ma ha mendja që ai duhet të jetë në kryesi.
-Mirë, mirë, kot të pyeta, tha Flamuri dhe mbylli telefonin. U kujtua pastaj që Imami fitoi, po ai burri i tha fshi emrin se na hap telashe në kryesi ky.
Pas Shabës, mori Vilin. I bëri të njëjtat pyetje.
-Ku di unë, tha Vili, por besoj që Aldo Bumçi do jetë në vend tim.
Pastaj mori me radhë Jeminin, Biberajn, Mustafajn dhe kështu po ndërtonte listën e kryesisë së re.
Për të qenë brenda ia vuri gjithë listën sekretares dhe i tha bjeri telefonave dhe u thuaj më falni se jam sekretare e re e PD, jeni apo jo anëtar kryesie. Nëse thonë po, njoftoji se kanë mbledhje.
Kështu dhe u bë. Më në fund u formua një listë pas një hetimi të hollësishëm dhe kryesia u mblodh.
Doktori zbriti pesë minuta me vonesë. Hyri brenda si zakonisht, përshëndeti me dorë, u ul tek vendi i tij dhe filloi të flasë.
Papritur ngriti kokën nga salla.
-Do flasim pak për zgjedhjet, tha. Zgjedhjet duhet me qenë të lira dhe të ndershme…
U hutua pak dhe pyeti Flamurin.
-Ku është Shabani?
Flamuri uli kokën i skuqur. Nuk dinte si t’i thoshte që Shaba nuk ishte më në kryesi.
-Këtu rrotull do jetë Doktor.
-Ashtu, mirë, thirre. Tani do flasim për zgjedhjet…
Vazhdoi.
-Zgjedhjet, shiko, duhen me qenë të lira. Vili ka përvojë në zgjedhjet e Tiranës…
Ngriti prapë kokën.
-Flamur, po Vili ku është?
-Ai është pak larg, tha Flamuri, se është ambasador.
-Ah, po mirë, s’ka problem. Tani duhet të bisedojmë për zgjedhjet…
Ngriti kokën dhe pa fytyra që nuk i mbante mend në kryesi më parë.
Ja bëri me shenjë Flamurit t’i afrohej.
-Kryesi e re është kjo, e pyeti.
-Po, i tha Flamuri, por nuk është se e kanë zyrtare. Po deshe, e ndërrojmë.
-Jo, jo, s’ka problem, desha të di. Mirë janë, s’prishin punë.
Dhe vazhdoi.
Mero je i madh perfundimisht…
E trishtueshme, e hidhur, por e vertete. Kur mendon qe ne kete turme memece bente pjese vete Mero Baze, Topi, etj.
Ketij vetem ti vesh turme qe duartrokasin, edhe derra te jene.
Mjere Shqiperia qe komandohet nga Beogradi i Fazllicit.
amon se kjo qeka per trakt o Tema, rrofshi,
sado qe humor i zi oshte, e na hidheron edhe,
po mbase zdrugohet pak KY kercu- milet kamkum
qe u rri mas mostrave sali-sllobodank-argit-zhelefidhe-mon-lulke etj. e edviniut me 99cat,
te dy palet kerma perverse
qe majne njoni-tjetrin!
O truthare, ket avaz 22 vjecar do nigjoni ene 20 vjet te tjera
me kto men o leeeeepra
Aa bohet stan me lepra?,!, ka thon i pari.
Nuk bohet!.
Turp me ju rrejt keta bastarde kriminele; ne bisht nardndoka qe o bo mo zi se tritanshehu, turp o lepra qorr, fajin s’e ka saliu e edvinua por qorrnia juj o lepra qe na moret ne qafe, pafshi lanet!
A bohet stan me lepr?1
Jo.
je i papame o Mero