Flamuri zbulon se Luli ka gisht në listën e taksave të makinave

5 Janar 2013, 21:00Antena TEMA

Pas zhurmës që bëri lajmi mbi Presidentin, kryeparlamentaren, ministrat dhe deputetët që nuk kanë paguar taksat e makinave, Flamuri i hyri punës të shikonte kush fshihej pas lajmit.

Ajo që i ra në sy ishte se gjithë ministrat e PD, përfshi dhe Presidentin dhe Topallin ishin kundërshtarë të Lulit. Pasi e mendoi gjatë koalicionin LSI- Çam- Basha, Flamuri arriti në përfundimin se lista ishte bërë nga Basha për tu tallur me grupin kundër tij në PD, sidomos me Topallin, Olldashin dhe Nishanin.

Pastaj i hodhi një sy listës së deputetëve të opozitës. Dhe ata ishin njerëz që nuk kanë relata të mira me grupin e LSI dhe Idrizin dhe në shumicë janë afër Ramës. Kulmi ishte se në listë kishin futur dhe Oketën, i cili i paguan taksat një javë para se të shkojë afati.

Pas kësaj Flamuri nisi verifikimet një për një.

Në fillim takoi Nishanin. E pyeti si qëndron problemi.

-Po ku di unë, ne i kemi paguar, tha Nishani. I bën gruaja këto pagesat, në rregull është. Ma kanë bërë për inat ngaqë urova të jenë rrugët plot me makina, tha Bujari.

Pas kësaj shkoi tek Topalli.

-Hek mar Flamur, pse me taksat e makinës burrit dun me më kap mu ata? Burri ka dy vjet që s’e ka pagu, nga 140 dollarë 280 dollarë. Por ata dun me na barazu me atë socialistin që ka vjedhë 286 dollarë. Por duhet ta dijnë se ata janë rekord, jo na. Ata kanë vjedh 286, na 280. Prapë ata janë ma të rrezikshëm.

-Shiko se s’ta kanë bërë socialistët, po më duket e ka bërë Luli, tha Flamuri.

-Ku, ku, kur flet dhe ai hajn që ka vjedhë 280 milion dollarë e don me u barazu me burrin tem për 280 dollarë. Ku, ku, ka vjedhë 100 mijë herë ma shumë. Kam me ja diftu unë atij, sa të ikin dhe këto zgjedhje.

Pas Topallit shkoi tek Olldashi.

-Vallaji kam harru fare që kam makinë Flamur, i tha Olldashi. Kam tetë vjet ministër, udhëtoj me makinë të qeverisë dhe kisha harruar që paskam një makinë private. Dërgova shoferin ta paguajë, po s’kishin të holla ata t’i kthenin.

-Po pse, sa i dhe ti, tha Flamuri.

-I dhashë nja pesëqind euro që kisha në xhep, apo ajo 100 euro bënte dhe s’kishin ta thyenin. Do shkoj prapë nesër. Shumë të vogla i paskemi taksat, duhen ngritur.

-Më duket se e ka bë ky Lul Basha këtë pisllëk, i tha Flamuri. Se dhe shumë socialistë që ka futur, e kanë paguar taksën, por ua ka bërë kastile, ata që ka inat Meta. Ai Kunati i Lulit lëviz me fuoristradë të vjedhur, kam për t’ia nxi jetën.

-Ashtu? Lere se e ndreq unë. E nxjerr në lajme që është targë e një makinë që është djegë në Gërdec.

-Jo, jo, se i ngelet qejfi Zenit se i ka ngel kunj ajo punë e Gërdecit që dhe njerëzit u vranë dhe biznesi iu prish se s’bëri dot as lekët. Me 5 milionë dollarë u ndava, tha. Aq s’ia vlente sakrifica.

-Le se e gjeta, tha Olldashi. Hapim lajm që janë vjedhë ca qofte tek kioskat e Rrugës së Kunatit dhe policia ndalon fuoristrdën, gjen qoftet që kapin vlerën 50 mijë lek dhe e diskreditojmë. Se në këtë vend po të kapëm duke vjedhur qofte e ha, po të kapëm duke vjedhur 200 milion e lart, të admirojnë. Nuk i ke parë ti si thonë për Lulin, ai është bos, me një dorë kapi 200 milionë dollarë. T’ia bëjmë mut Kunatin që ka vjedhë 50 mijë lek qofte, ta shikojë si ta urrejnë njerëzit.

6 komente në “Flamuri zbulon se Luli ka gisht në listën e taksave të makinave”

  1. H says:

    “…-Ashtu? Lere se e ndreq unë. E nxjerr në lajme që është targë e një makinë që është djegë në Gërdec….”
    “…Se në këtë vend po të kapëm duke vjedhur qofte e ha, po të kapëm duke vjedhur 200 milion e lart, të admirojnë…”
    Batutat me te forta te Antenes se sotme ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-outsider-fn.html

    1. Albogentivlora says:

      E hidhur por e vertete.

      1. dentisti says:

        Nje gje eshte e vertete se
        Luli dhe Muli jane proteze te nje Goje
        kesisoj ne cdo kohe pertypin te njejten gje…

  2. kunati says:

    Kunati ka Range Rover prodhim i vitit 2010 qe eshte i vjedhur. Kesaj fuoristrade i ka vendos targen TR 0184 e cila i takon nje makine Shevrolet KALOS ngjyre qielli e cila eshte prodhim i viteve 2002 dhe ne drejtorine e transportit rrugor rezulton e rregjistruar si prone e Bashkise Tirane.
    Nese ka bythe Tik Llalla le te filloje nga puna.

  3. saimiri says:

    keta qenkan mbetje radioaktive se dhe plerat riciklohen.

  4. Kruja says:

    Pershendetje Gazetes Tema per diskreditimin e klanit Berisha, nje grup i kufizuar njerezish te degjeneruar me interesa te njejta, kunder interesave te popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje