Laja e PD-së, në siklet me deklaratat për Ballën

9 Janar 2013, 21:31Antena TEMA
Laja e PD-së, në siklet me deklaratat për Ballën

Laja, zëdhënësja e re e PD, nuk ia di huqet Doktorit. Kur pranoi detyrën, e mori me qejf se i thanë do dalësh në televizor çdo ditë. Por problemi i saj është se nuk është mësuar të komunikojë me Doktorin.

Si çdo ditë dhe sot e mori në telefon rreth mesditës. Pa u përgjigjur ende Laja, Doktori i tha: shkruj.

-Prit një minutë, i tha Laja, sa të gjej një letër.

Doktori turfulloi pak, por Laja e qetësoi shpejt.

-Gati Doktor.

-Shkruj: Taulant Balla, ky trafikant droge, dosjen e të cilit e mban në sirtar Edi Rama për t’i bërë shantazh dhe për ta detyruar të shpifë kundër vajzës së kryeministrit, do të marrë përgjigjen e merituar…

-Ua Doktor, pse, ka dosje droge ky?

-Është një trafikant i ndyrë….

-Ua qyqja, kjo qenka e tmerrshme. S’di gjë unë, këta çunat që merren me mall s’ma kanë zënë kurrë emrin e tij në gojë.

-Nuk e njohin se dosjen e tij e mban Edi Rama në sirtar. Nuk ia jep as prokurorisë, askujt. Ndaj e detyron të flasë kundër vajzës së kryeministrit.

-Ua, e tmerrshme. Si s’e njoh unë këtë…

-Ke për ta njohur po shkruaj: Taulant Balla, ky njeri i paguar nga Edi Rama, që shan dhe shpif ndaj familjes së kryeministrit, do të marrë përgjigjen e meritue në gjykatë, aty ku jepet drejtësi…

-Ua, e tmerrshme Doktor. Ky dhe i ka dosjen, dhe e paguan. Qenka fare budalla ky Edi Rama.

-Ashtu, mirë, hiqe këtë që e paguan, lërë vetëm që i ka një dosje për drogë… shtoi dhe prostitucion. Po, po, shtoi dhe prostitucion..

-Ua qyqja, si s’e kam njohur unë këtë me. Ua, ua, ua!

-Nuk ke ku ta njohësh se dosjen e tije mban Edi Rama për t’i bë shantazh. Por shkruj: Taulant Balla, ky trafikant i rëndomtë droge dhe prostitutash, dosjen e të cilit e mban të kyçur Edi Rama, po përdoret si kokë turku për të njollosur familjen e kryeministrit…

-E rregulloj unë vetë Doktor se qenke shumë i nxehur. D.m.th t’i qëndrojmë linjës që ky merret me drogë dhe prostituta dhe Edi Rama i ka dosjen ndaj ky flet kundër vajzës së kryeministrit.

-Po, shumë mirë, shkruaj si të them unë, prit… ça thashë më lart… ah, po, ky trafikant droge dhe prostitutash që paguhet nga Edi Rama për të njollosur familjen e kryeministrit….

-Doktor, e kam të qartë, lëre se e formuloj unë…

-Jo, jo, ti je vetëm për ta lexuar. Janë të ndara punët këtu.

-Po është shumë e rëndë kështu Doktor. Ndoshta është e vërtetë, po është shumë e rëndë. Lëre se e rregulloj unë që të duket më e besueshme.

-Dëgjo ti vajzë, ulu dhe shkruaj dhe dil e lexo aty. Kjo është parti e njerëzve të lirë. Nuk detyroj unë zëdhënësen me dosje droge dhe prostitucioni të dalë të flas për kundërshtarët. Jo, s’e kam bërë kurrë këtë dhe as e bëj. Këtu je në partinë e njerëzve të lirë. Shkruaj: Deklaratë… Taulant Balla, ky trafikant droge dhe prostitutash…

Laja filloi ta mbajë shënim për herë të pestë dhe vazhdimisht po vriste mendjen si s’ia kishte dëgjuar dhe më parë emrin këtij tipit nga asnjë prej “çunave”.

3 komente në “Laja e PD-së, në siklet me deklaratat për Ballën”

  1. aliu says:

    Me Lauren mund ta besh edhe me te forte antenen Tema. Pyesni, pyesni pak e mund te merrni sh informacion per Lauren.
    Ende e mban ai Halili i Tiranes kete si Nazimen???

    Po ku i gjen Pd-ja kete mo aman. Tmerrrr, a Laura, a i jati, a mami Laures, per ke te tregosh me pare??

  2. Pilo Lala says:

    PS nuk ka te drejte qe te akuzoje njerezit qe kane halle.
    Argita na paska zvogeluar hunden. E dini ju sa para duhen per hunden? Jo.
    As ajo nuk e dinte. Por per te qene e sigurte, mblodhi aq para sa ti kishte per hunden, edhe per ndonje operacion qe do dali me vone.
    Ketyre ju jane liruar dadiceket, dhe ikin si Qerrja e prishur.

  3. shqiptar says:

    ja fut kot o TEMA.Kjo qe ti i thua Laje eshte vajze per te pire ne kupe.eshte nje vajze e pa arritshme me gjithe ato kualitete qe ka.ZILIA po ta erreson arresyen o Mero Baze!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje