Doktori përgatit letrën për Mesin me ndihmën e Aldos

8 Janar 2013, 21:25Antena TEMA
Doktori përgatit letrën për Mesin me ndihmën e Aldos

Pas lajmit se Mesi mori për herë të katërt Topin e Artë, Doktori u ul t’i shkruante një urim. Meqë nuk para merr vesh nga futbolli, thirri Aldo Bumçin në zyrë ta pyeste si Ministër për Sportet.

-Më thuaj pak nga është ky Mesi dhe me kë luan, i tha Doktori.

-Po ti me je kë je tifoz, i tha Aldo.

-Dihet ajo, unë jam me atë që fiton, i tha Doktori. Por dua t’i shkruaj një urim në Facebook dhe dua disa të dhëna për këtë titullin që ka marrë.

-Me sa di unë Topi i Artë jepet për lojtarin më të mirë në botë, tha Aldo. Ai duhet të bëjë jo vetëm më shumë gola, por të ketë dhe një rendiment të lartë në lojë në përgjithësi.

-Kjo më intereson, tha Doktori, se dua ta krahasoj me PD, d.m.th me mua. Unë rendiment kam se punoj çdo ditë. Gola tani e kupton vetë ti çfarë quhet gol në politik. T’ia fusësh kundërshtarit. Unë ia kam futur në tre palë zgjedhje. Ai fito e unë merr. Tani do i shkruaj që do fitoj dhe herën e katërt.

-Duhet me bë kujdes Doktor se do fillojnë këto komentet jo KQZ, jo Kolegji.

-Pse këtij Mesit kush ia jep titullin, pyeti Doktori. Nuk është juri ajo? Juri është. Pse duhet të paragjykojmë jurinë tonë?

-Po do fillojnë këta të opozitës, jo mafia, jo krimi i organizuar, ko KQZ e blerë.

-Ore zotëri, po të jetë për mafie, o ka mafie në FIFA, o s’ka, por ne po ia quajmë titullin. As që mërzitem fare për atë punë. Pastaj si do guxojnë t’i thonë Lefterisë që nuk është e ndershme. Po ka shqiptar që e beson këtë?

-Të drejtë ke, tha Aldo. Nuk e beson.

-Atëherë çfarë ke? Do t’i shkruaj do t’i fitoj dhe unë zgjedhjet për herë të katërt. Po, po, do t’ia shkruaj këtë. Tjetër ç’t’i them ndonjë gjë?

-Po ja diçka për këto paret e titullit sikur t’i investojë për fëmijët autikë.

-Shumë mirë të ka shku mendja. Po ja shkruaj që Shqipëria është vendi i parë në botë në mbledhjen e fondeve për fëmijët autikë dhe ne e mirëpresim ndihmën tuej. Po ja shkruaj dhe e-mailin e fondacionit këtu.

-Sikur ta modifikosh pak, tha Aldo, të thuash jo vetëm vendi i parë në mbledhje të fondeve, por dhe në investimet për fëmijët autikë.

-Aldo, shiko…, dëgjo, dakord, ke të drejtë, mirë…, po shiko, dhe aq lehtë nuk e themi dot pasi duket sikur investojmë të shtohen fëmijët autikë. Më mirë të jemi të sinqertë, të themi atë që është e vërtetë që jemi vendi i parë në botë në mbledhjen e fondeve.

-Mirë, dakord, i tha Aldo. Këtë e dinë të gjithë që jemi.

-Tjetër…, çfarë t’i shkruaj tjetër, çfarë t’i them… çfarë t’i them…

-Po ja sikur të bëjmë një krahasim dhe për lekët që ka Mesi dhe lekët që ke ti, tha Aldo… D.m.th desha të them… S’di si ta them, që ta krahasojmë…

-Nejse, lere atë se shiko, ne na duhen lekët, kemi beteja para, ai për qejf i ka.

3 komente në “Doktori përgatit letrën për Mesin me ndihmën e Aldos”

  1. Na vure pak gaz ne buze Tema, flm.

  2. analist says:

    Hahahaha, kam qeshe fort.

  3. besa says:

    Shkruani perralla ju po vertete te vjen plasja kur mendon se si ky krymb me emrin sali ka krijuar boten e tij imagjinare kujton se e ka zhytur shqiperine ne boten e cudirave ku ne te vertete lundrojme mes mutit. une them se eshte ka qene, eshte totalisht i semure psiqik. Ne mungese stukturash ne Shqiperi dhe mungesen e deshires se tij per eutanazi une propozoj nje snaiperist. po fatkeqsisht shqiperia ska burra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje