Haxhinasia rrezikon seriozisht postin e ministrit

7 Janar 2013, 20:13Antena TEMA
Haxhinasia rrezikon seriozisht postin e ministrit

Një telash i ri ka nisur për Haxhinasen. Fakti që Doktori u dorëzua dhe më në fund hyri në Facebook i krijoi atij një problem të papritur me Ilir Metën. Qysh nga viti 2000 kur Haxhinasja ka nisur një punë shteti, detyra e tij speciale ka qenë të përdorte e-mailin në emër të Ilirit, të dërgonte e priste mesazhe, t’i printonte dhe t’ia vinte mbi tavolinë. Ai ka pasuordin e e-mailit të tij dhe çdo komunikimi tjetër elektronik.

Pasi Doktori hyri në Facebook dhe Rama bëri dhe konferencën e parë në Twitter, Iliri e mori në telefon dhe e thirri për konsultime rreth këtyre zhvillimeve.

-Tani flori të kam thirrur të hyjmë dhe ne në Facebook. Ti e di që unë s’para marr vesh nga këto punë, por meqë Doktori e kërkon këtë gjë, unë kam marrë disa masa. Po shtojmë një kat këtu mbi LSI dhe e fusim aty Facebook-un. Ndoshta e nxë.

-Po jo shef, i tha Haxhinasja. Nuk ka nevojë për aq vend. Duhet një kompjuter i mirë dhe …

-E di, e di, por të jetë vendi një herë. Më thanë që duhet të nxërë 5 mijë vetë, por njëkohësisht duhet të jenë nja dyqind. E di se ma tha dhe Mona.

-Ashtu është shef, por si të ta them, nuk ka nevojë për…

-S’ka problem se ne e bëmë shtesën tani, kot e bëmë, ta kishim, le ta përdorim për Facebook. Vetëm se ti duhet të angazhohesh me ta t’u kthesh përgjigje. Doktori ka angazhuar 5 veta. Dhe ti ke zyrat tani, ke katin të gjithë, priti aty, sqaroji për çdo gjë. Duhet ta bëjmë këtë flori…

-Mirë shef, dakord se merrem unë me këtë punë. Po ministria?

-Tani ministria flori ka punën e saj. Do merret Mona me ato punët e tua në ministri. Kur duhesh për ndonjë firmë, ta biem tek zyra e Facebook-ut.

Haxhinasja u përpëlit pak se ndjehej në siklet si t’ia shpjegonte se për Facebook-un nuk duhej sallë pritje.

-Po e lë, tha me vete. Ç’më duhet t’ia them se nxehet që ia kujtoj budallallëkun dhe më heq fare.

Iu kujtua një rast kur ishte këshilltar i tij dhe sa kish filluar t’i përdorte e-mailin. Hyri në zyrë t’i thoshte se ka ardhur një e-mail dhe Iliri iu përgjigj gjithë arrogancë: Le të presë e-maili, thuaj të futet Caci.

Ndërkohë që u ngjit të shikonte në ç’fazë ishin punimet tek kati shtesë i LSi, iu kujtua Argita. Gjithë porositë e saj ajo ia linte këtij. Si t’i thoshte asaj që tani me punët e ministrisë do merret Mona. Sikur ta merrte vesh Mona që ai i kishte bërë ndere Argitës fshehur, do bëhej nami. Po sikur ta merrte vesh Argita që ministre ishte Mona dhe ai do merrej me Facebook, i thoshte babait dhe bëhej nami.

I mbushur me mëdyshjet dhe telashet që i hapi detyra e re që i caktoi Iliri, Haxhinasja u kthye në zyrë në ministri dhe po mendohej si të shpëtonte nga ky telash. Telashi më i madh ishte se nuk i tregonte dot Ilirit që Facebook-u nuk ka nevojë për njerëz prezent në zyrë. Kur u përpoq t’ia shpjegonte, Iliri ia preu shkurt:

–E di, e di çfarë është, tha, d.m.th t’i kemi gjithë fytyrat e njerëzve në një libër. D.m.th t’i takojmë, t’i kemi përballë. I erdhi një ide.

-Po hap një Facebook, tha, dhe po shkruaj kush do punë, të vijë çdo ditë tek LSI tek kati shtesë. Afërsisht 200 vetë në ditë kërkojnë punë tek LSI. Unë po i pres në katin sipër dhe shefi ka për t’i parë dhe do kënaqet që Facebook-u punon.

3 komente në “Haxhinasia rrezikon seriozisht postin e ministrit”

  1. Ivani i madh says:

    Mero vari hebet Haxhiut te Nastes po shkruana pak mbi debatin e dervish Ilirit me gazetaret tek tv Preka [allatet] ku fajin e kish Rama mbi vjedhjet e tija ne montimin e vidios,korupsionin e bente opozita ne zyrat e shtetit ,ne studio nga qe sgjente rruge zgjidhje mireshe me celulare si adolishent dhe thoshte se i kishin ardhur reth 7 mije urime dhe se fundi e tregoi fytyren prej bishe duke uluritur se do vriste jo aq sa ne 21 janar po me shume sa u detyrua drejtuesi [preka]Allati ta mbyllte debatin pa uruar pjesmaresit . Populli tani te ruhet se shenjat u dhane egersirat jane plagosur armet ne gadishmeri se ato tani bejne kerdine.

  2. coku says:

    ku eshte ministri yne, ky ka qene edhe zv/kryeminister ha, ha, ha,….

  3. Ben Chicago says:

    ky sikur e ka haxhi pordha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje