Që kur Flamuri vendosi të bëjë doktoraturën dhe të fillojë të mendojë dhe si Doktor Shkencash në mjekësi, vendosi të bëjë një regjim të fortë ushqimi për t’i treguar ekipit të Ministrisë së Brendshme se merr vesh nga mjekësia. Incidenti që prodhoi kjo kërkesë e tij ishte i pazakontë.
Thirri një mëngjes shefin e kabinetit, zëdhënësin dhe sekretaret e dy turneve dhe dha urdhër të prerë.
-Çdo mëngjes dua dy litra lëng portokalli në zyrë dhe kikirikë të mirë.
Urdhri filloi të zbatohet, por problemi ishte tek shpenzimet. Doktor Muli nuk e futi asnjëherë dorën në xhep të blinte kikirikë ose lëngë portokalli.
Javën e parë nga frika e paguan vetë dy sekretaret, por rrogë e tyre aq është dhe nuk mundeshin më. Ia thanë shefit të kabinetit. Harxhoi dhe ai dy javë rrogën për lëng portokalli dhe kikirikë, por nuk mundej gjë. Jo vetëm që situata nuk u lehtësua, por tmerri i tyre ishte se Doktor Muli, ngado që shfaqej, ishte duke përtypur kikirikë.
Konsumi i tyre rritej dita- ditës dhe i shoqëruar me lëng portokalli, të cilin Doktor Muli e pinte të gjithë vetë çdo mëngjes, ishte një shpenzim i madh.
Javën e fundit ia lanë ta paguante zëdhënësi, por dhe atij i mbaruan shpejt rezervat.
Atëherë kabineti bëri një konsultë për lekët.
Ata ishin përgjithësisht njerëz që nuk fitonin lek se Doktor Muli pushtetin e ndante me njerëz jashtë ministrisë. Blerjet e vogla i kishin kufizuar që të mundnin të ndanin ndonjë lek prej tyre.
Kështu fillimisht vendosën të shesin printerët që rrinin kot nëpër zyra. Sekretarja bëri një kontroll, mblodhi rreth 12 printerë, thuajse të papërdorur dhe i raportoi. Bënë llogaritë dhe me lekët e tyre mund ta shtynin dy muaj.
U vendos që shefi i kabinetit të negocionte me Infosoftin t’i merrte me gjysmë çmimi.
Menaxheri i Infosoftit hezitoi pasi mendoi që ishin shumë të përdorur, por kur i pa që askush nuk i kish përdorur, bëri gjoja që po ua merrte për nder, por i pranoi me gjysmë çmimi.
-Të sigurj që mund të jenë përdorur shumë pak fare, i tha shefi i kabinetit.
-E shikoj, e shikoj, tha menaxheri.
Në fakt ai po shikonte bojën që nuk ia kishin hequr fare plasmanin çka do të thoshte se nuk e kishin përdor asnjëherë.
Menaxheri mori lekët dhe u largua i kënaqur.
Të nesërmen puna vazhdoi rregullisht dhe porositej lëngu i portokallit dhe kikirikët.
Por shqetësimi për të ardhmen vazhdoi dhe kabineti u mblodh prapë për planin se çfarë duhet të reduktonin nga zyrat pas printerëve.
-Unë mendoj që dhe kompjuterët nuk duhen, tha sekretarja, se ata që s’kanë përdorur printerët, nuk besoj se dinë të përdorin kompjuterët.
Për këtë u la të bëhej një verifikim.
Hynë tek zyra ku kishin marrë printerin e parë dhe pyetën nëpunësin që ish brenda pse nuk punonte në kompjuter.
-Vallaj s’di gjë ça ka ndodhë, tha. Ka pasë kenë një pjesë tjetër këtu dhe e kanë heq e nuk besoj se punon kompjuteri pa atë.
Shihej qartë që nuk kuptonte nga kompjuteri, ndaj sekretarja shënoi me plus numrin e zyrës për t’ia shitur dhe atij kompjuterin.
Pasi u siguruan për fondin vjetor që arritën të mbledhin për kikirikët dhe lëngun e portokallit, vendosën të qetë ta pyesnin Doktor Mulin përse kish vendosur këtë regjim ushqimor.
Gjetën një moment relaksi në mëngjes dhe zëdhënësi me konfidencë e pyeti se çfarë diete ishte të haje kikirikë dhe të pije lëng portokalli.
-Nuk e di, tha Flamuri, por vendosa të bëj doktoraturën dhe mendova ta bëj rreth një teme për të cilën kam përvojë konkrete. Kështu, meqë i kam pas hëngër kikirikët shumë dhe kam adhuruar gjithnjë lëngun e portokallit, vendosa t’i futem punës të provoj cilat janë rezultate në organizëm. Me këtë rast bëj dhe analizat pa lek se i fus tek shpenzimet e doktoraturës dhe e kam dhe temë origjinale.
Menaxheri mori lekët dhe u largua i kënaqur.
MENAXHERI PAGOI LEKET DHE …
O Flamur more Flamur
Vare veten me ushkur!
Gamor ti, Gamor kush t’vuni
Sot a nesër, valo druni!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/gamor-ti-gamor-kush-tvuni.html
Menaxheri i Infosoftit, e ka fjalen Mero. Te del llogaria tani? Po ste doli futi ca kikirika dhe nje gote leng portokalli pa dhjere qente…
o zemra pasi te dhjesin qente futi dhe ti nja dy kikirika dhe beji dhe njehere llogarite mase te dalin.
menaxheri i infos i bleu, keshtu qe i bie ti ket paguar leket.
me vone keputi dhe 2 litra leng ananasi.
Doktor Muli gjithmone e me shume po me ngjan me Shokun Pali.
Doktor Muli ka edhe aparate faksi ne Ministri…
…nuk shkruhet “lëngë” por “lëng”!
Lëngut Muli i thote “lëngë”
Bravo Mero per kete satire se me kujtove vitet e femirise dhe krahesimi eshte i njejte si dieta e Mulit . Gjyshi im ja bente derit qe do thermim per dimer jo si Muli me leng portokalli e kikirik po me hire dhe miser koker dhe ne nentor ai e mirete doktoraturen po Muli do ta zgjase pak se do e mare ne Qershor me gjithe veterinerin e tij Berisha.