Vonohen kuotat e doktoraturave për shkak të Flamurit

11 Janar 2013, 21:48Antena TEMA
Vonohen kuotat e doktoraturave për shkak të Flamurit

Një skandal i madh po ndodh në Universitetin e Tiranës. Për disa ditë media ka ngritur alarmin se po vonohen kuotat për doktoraturat në universitet. Një nga fakultetet që vononte  kuotat, ishte ai i Mjekësisë.

Dje më në fund u mor vesh çfarë ka ndodhur. Shkak ishte Flamuri ynë. Sapo kishte dëgjuar se kishte 6 kuota nga Mjekësia për doktoratura, i kërkoi dekanit të futej në listë. Dekani u përdor disa ditë pasi nuk plotësonte asnjë kriter. Mesatarja 5,6, cikli i studimeve nja dhjetë vjet, plus që dhe specializimin pasuniveristar fallco. Nuk dinte ç’të bënte dhe mblodhi në konsultë Nestorin, Gjergjin dhe vetë.

-Më ka gjetur belaja me atë Flamurin, tha. Do të bëhet Doktor Shkencash.

-Unë e kam ndihmuar një herë, tha Nestori. Sa mbaroi shkollën, futesha në çdo provim se më thoshte Doktori kam këtë djalin e qendrës së zërit, ma shiko pak se nuk ka kohë për fakultet.

-Po si t’ia bëjmë, tha dekani, se ti e ke fajin që i ke dhënë specializim pasuniversitar.

-I dhashë, tha Nestori, atëherë prapë ma kërkoi Doktori se ishte para një fushate s’e mbaj mend. I thashë Mentorit, ai pa notat dhe u tmerrua. Ku ta çosh këtë, tha, ky s’bën dot një injeksion.

-E çojmë në onkologjik, i thashë. Ti e di që aty të pashpresë janë shumica. Ndoshta s’bën shumë dëm. Dhe ashtu bëmë. Por tani që kërkoka doktoraturë, s’kam ç’bëj.

-Unë them t’ia japim, tha Gjergji. Më ka rregullu nja dy vetë në punë, kaq nder do t’i bëjmë ne atij.

-Unë nuk firmos, tha dekani. Doktor Shkencash me mesatare 5, që nuk ka bërë asnjë ditë pune si mjek, dhe që gjithë Shqipëria  e njeh për polic, nuk firmos.

-Shiko, na duhet, tha Gjergji, ta bëjmë se kemi ndonjë hall dhe na e zgjidh. Më ka premtuar dhe kundratabelë për makinë.

-Dakord jam dhe unë, tha Nestori. Në fund të fundit, dekanati nuk ka pse pyetet se ky e ka nga kuotat politike.

-Bëni si të doni, tha dekani, sillni kuota shtesë po deshët, unë gjashtë të miat do tua jap atyre që e meritojnë.

-S’ka problem, tha Nestori, shtojmë një tjetër dhe aq.

Dolën jashtë, u lidhën me rektoratin, shtuan një kuotë dhe më në fund Flamuri hyri në listën e atyre që do të bëhen Doktor Shkencash në Mjekësi.

-Nuk e kuptoj, tha dekani, çfarë i duhet doktoratura këtij njeriu që s’di të bëjë një penicilinë.

-I duhet, tha Nestori, se sot do bënin një peticion kundër Edi Ramës dhe nuk gjenin dot intelektualë. Ky më tha njoh unë ca mjekë fshati, por po të kem gradën Doktor Shkencash, bëhem më bindës për ta, se thonë folëm me Doktorin. Ja, për gjëra të tilla i duhet.

-Kuptova, tha dekani. D.m.th tani e tutje ne Flamurit do t’i flasim Doktori.

-Unë kam katër vite që i flas kështu, tha Nestori.

17 komente në “Vonohen kuotat e doktoraturave për shkak të Flamurit”

  1. Hektori says:

    me doktoraten e flamurit u shperblye djali i nestorit nga fondi i ekscelences.

    1. Genta BB says:

      O Muli, ke dal ne foto me Giten dhe Salen. Vure ne krye te odes si fotot ne baqcen Enver dikur.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html

  2. pd-isti says:

    Mero e thote me te qeshur, por ne fakt ne kete pike muti kemi mberritur!

  3. Joela says:

    Por jo vetem ne fakultetin e mjekesise, ne disa fakultete kuotat e doktoraturave nuk jane aprovuar akoma, madje po mbahen ne fshehtesi kuptohet, qe te gjitha per shkak te prapaskenave politike, duke i katandisur te gjitha gradat ne pacavure, plagjaturat po thyejne rekorde, ky eshte niveli akademik i shqiperise…ketu s’ka me intelektuale, ketu akademiket do zevendesohen me militante…ketu ka ca forma me grada te pamerituara, qe nuk dine te shkruajne, e jo me te bejne pune te mirefillte shkencore…

  4. Qemal Stafa says:

    Dje më në fund u mor vesh çfarë ka ndodhur. Shkak ishte Flamuri ynë hahah perle perle

  5. Bora says:

    Sa turp. Bajrami nuk me duket njeri i keq,thjesht i paafte per te bere bdonje gje te mire per kete fakultet. Sa per Nestorin me vjen per te vjelle kur e kujtoj, ne 1 muaj qe kishim nefro ja kemi pare surratin vetem tre here dhe na mbante konferenca per xhaxhi Saliun. Eshte nje nder njerzit qe kur e shof ne rruge me neveritet.
    Mjeksin te ne e ka marr lumi, ne dore te kujt ka rene.

    1. Ben Chicago says:

      Humor i zi.Nuk e dini qe me tumor shpetojne me shume se 50% e pacienteve.” E cojme te onkollogjiku se atje jane pa shprese”.E tmerrshme,shpresa njeriu ka deri ne frymen e fundit,por ju jeni 1000 vjet mbrapa.

      1. Tumori says:

        U bere edhe xherah ti i Chicagos? Ne ate vend Tumori kapet vone ose thjesht aksidentalisht prandaj vdekja eshte pothuajse e sigurt. Po ti do jesh pe Diaspore.

      2. Kruja says:

        Pikerisht prandaj e ’emeruan’ Flamurin per te dhene kontribut ne ate front te veshtire. Njeriu kapitali me i cmuar. Jepi Mulo!

      3. Ivani i madh says:

        ishalla u semursh e renc ne doren e Flamurit si infermier se mjek sbehet kure e ta shekosh mamane nuse QE TE MALLEKOSH VETEN E TRURIN TENT TE DEKOMPOZUAR QE VETEM KRIMBA HALEJE KA BRENDA…

    2. popolo di tirana says:

      Fajin e keni vete mi Bora, qe e lini ate mut petagogu te sillet si aga.

      1. Bora says:

        Faj kemi qe leme Nestorin, Bajramin, Dhorin…………… Berishen.
        Une vij votoj cdo here ne shqiperi dal dhe ne protesta firmos dhe peticione me teper me thuaj cmund te bej.Ne rastin e ketij tipit bojkotoja dhe msimin problemi eshte ku jane te tjeret.

        1. Nefrologia says:

          Per ate Nestorin qe e ze gjumi e keni fjalen? Ai eshte i madh se di barcaleta … Eshte si shpirt i vogel …

          1. Dializa says:

            Se mos eshte vetem Nestori qe eshte fare kot, ka edhe pleq te tjere si ai qe i ze gjumi ne karrige e qe e kane ndryshuar disa here moshen per te mos dale ne pension duke marre mandate 5 vjecare shefash kur duhet te ishin pensioniste prej kohesh!

  6. z says:

    flamuri eshte ylli i onkologjze shqiptare, i dyti pas atij qe e drejton ate sherbim aktualisht.

  7. xxx says:

    flamuri eshte lule ne krahasim me ate qe e drejton aktualishg onkologjine

  8. Bard says:

    Hihihihihi: “I duhet, tha Nestori, se sot do bënin një peticion kundër Edi Ramës dhe nuk gjenin dot intelektualë. Ky më tha njoh unë ca mjekë fshati, por po të kem gradën Doktor Shkencash, bëhem më bindës për ta, se thonë folëm me Doktorin. Ja, për gjëra të tilla i duhet.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje