Kunati i Lulit ka shtuar dyshimet për Flamurin, pas këmbënguljes së këtij të fundit për t’u marrë me shtëpinë e xhaxhit të Lindës. I shqetësuar, shkoi tek Luli në zyrë për të qarë hallin.
-Si mendon ti, tha, ku do të dalë Flamuri me këtë punë?
-Nuk e di, nuk e di, po Doktori ka tre ditë që nuk më merr në telefon. Dhe dje mori Jonidën, i tha dil për Pallatin e Lindës. Mua nuk më thotë. Nuk e di çfarë ka.
-E ka nxitur të gjithë Jozefina me Flamurin, tha Kunati. Kam mësuar dhe planin e tyre.
-Çfarë plani, çfarë plani?
-Ma tha një i brendshëm i tyre. Plani është ky: Ta nxjerrin lejen të paligjshme. Ta çojnë në prokurori. Pastaj të shkojnë të prishin shtëpinë e xhaxhait të Lindës. Problemi është se ai e ka hipotekuar. Atëherë do plasë sherri dhe do bëhet kazus në gjithë Tiranën. Gjithë tironsit e vjetër do të bëhen kundër teje, se po u prek shtëpitë, dhe po proteston kundër tyre me tropojanë. Duan të krijojnë idenë që këtu ligjin do ta bëjnë tropojanët, që të bien ndesh me fushatën tënde.
-Kush të tha, kush të tha?
-E kam të sigurt. E dyta që po bën ajo shtriga është peticioni i intelektualëve. Mbledh kastile plehra, mjekë, infermiere, mami, ça të gjejë, me qëllim që të ngjallë alergji tek njerëzit. E di ca barsolete është hapur në Tiranë a jo?
-Jo, jo, nuk e di!
-Paskemi pagu kot diplomat tek Kristali dhe UFO. Ta dinim që intelektual bëhesh me një firmë tek Jozefina, do kishim kursyer paratë.
-Ashtu ë, ashtu ë? Më paska prishë dhe me universitetet që më ndihmuan në fushatë.
-E treta dhe më e keqja, tha Kunati. Ky është dhe objektivi kryesor i tyre. Duan të na prishin pallatin në Vlorë. E fillojnë me pallatin e xhaxhait të Lindës që është i hipotekuar, pastaj bën presion opozita për pallatin tonë në Vlorë që është në det, dhe në shenjë transparence e prishin dhe atë. Kjo është e tmerrshme.
-Po ne e kemi me leje, e kemi me leje…
-Me leje dhe në hipotekë e ka dhe ky, por shiko ç’po bëjnë. Kemi lënë nam. S’dal dot në Tiranë. Më thonë e mo, me kushërirat e Argitës dhe Zenit do na prishni shtëpitë. Ma tha dhe kjo Laura. Ishte terrorizu e shkreta. Sa ish kthy nga Italia, e kish marrë Doktori në telefon dhe i kish thënë, do dalësh prapë të shash Edi Ramën se është hapur llaf ngaqë je martu me nipin e Shefqet Peçit, nuk flet kundër tij. Mirë, i kishte thënë e shkreta. Dhe sa kish mbyll telefonin Doktori, kish marrë Sandrin dhe i kish thënë, “Do t’ia nxi jetën atij Ramës, se e ka motrën e mikeshës së tij këtë Laurën”.
-Vërtet, vërtet, ua, si i bëhet. Me këtë kriter do dalë dhe Erla ndonjë ditë kundër Genc Pollos.
-Nuk e di, por e gjithë kjo bëhet të na dëmtojnë ne më duket, tha Kunati. Duhet të bëjmë ndonjë gjë.
-Aman mos ia thuaj njeriut këtë gjë, tha Luli, se po e mori vesh do më nxjerrë mua përditë, do më nxjerrë bojën fare.
-Çfarë plani, çfarë plani?
-Kush të tha, kush të tha?
-Ashtu ë, ashtu ë?
-Po ne e kemi me leje,
-Vërtet, vërtet…
Mero vetem me keto pyetjet dyshe tip kallashnikov te Lulit ke shprehur bukur ne menyre artistike ate qe ai realisht ndjen.Friken,pasigurine per te nesermen dhe ate qe do jape hesap nje dite per te “mirat” qe ka bere.
HA HA HA HA i bie qe motra e erles te jete mikeshe e ………….
O mero po nuk the kryesoren.
Me kete fushate i djegin ne dore gjith lejet qe ka programu Luli me Kunatin qe te marin noi lek.Keshtu me kete fushate nuk do kete besim askush se do i vleje leja pas 23 qershorit.