Flamuri shpërndan “qarkore” për profesionin “dushiste”

15 Janar 2013, 20:45Antena TEMA

Pas identifikimit të protestuesve tek shtëpia e xhaxhait të Lindës, Flamuri ka pasur shumë telashe. E para porosi që mori nga ai Burri ishte që 15 protestuesit e Qytetit Studenti duhet të dekoroheshin dhe të shpalleshin si martirë të demokracisë.

-“Nga ai qytet ka filluar protesta e parë e vitit 1990, tha Doktori, dhe po nga ajo godinë, nga godina 15, kanë dalë protestuesit e rinj, ata që do të çojnë realisht Shqipërinë në Evropë. Ëndrra e Azem Hajdarit është e realizuar në sytë e burrit të dushistes, në mendjen e vajzës sime të xhaxhait, në vizionin e kushërirës së Lilit, në punën e përditshme të hidraulikut dhe në projektin evropian që ka për Qytetin Studenti drejtori Brovina”.

Fjalimi i Doktorit ishte aq patetik, sa Flamuri nuk mund të mos e merrte seriozisht si një sinjal që ata njerëz duheshin mbrojtur dhe lartësuar.

Vendosi të bënte diçka. E para gjë që i shkoi në mendje ishte të bënte një “qarkore”, një udhëzim për seksionet e PD-së, ku të vlerësohej roli i 15 martirëve të rinj të demokracisë dhe të sqarohej termi dushiste, për gruan e njërit prej protestuesve, pasi kishte ngjallur shumë keqkuptime.

U ul dhe filloi të shkruajë.

 

-“I nderuar znj./z._______

Po ua dërgojmë këto udhëzime për të qenë të qartë me situatën. Keni parë kohët e fundit në media se si 15 martirë të rinj të demokracisë kanë nisur një protestë që duhet çuar deri në fund, për të denoncuar pallatin e Linda Bashës, e cila ka bërë një atentat ndaj demokracisë shqiptare. Ajo ka ndërtuar pallat në tokën e gjyshit të saj dhe për të fshehur korrupsionin, e ka lënë atë në emrin e xhaxhait të saj. Për të njollosur Partinë Demokratike dhe mua personalisht, ajo me paramendim e ka marrë lejen e ndërtimit në vitin 2006, kur KKRT e Tiranës drejtohej në shumicë nga ne demokratët me mua dhe Ben Qirjakon. Pastaj na ka hedh hi syve prapë dhe më 2011 e ka hipotekuar po tek Ben Qirjako. Të gjitha këto veprime tinëzare i ka bërë për të njollosur PD dhe qeverisjen tonë si qeveri e korruptuar. Por 15 martirët e demokracisë ia kanë treguar dhe do të vazhdojnë t’ia tregojnë vendin. Shembulli i tyre duhet të kthehet në shembull frymëzues në çdo qytet të Shqipërisë, ku duhet të denoncohen pasuritë apo objektet që lidhen me faljen e saj.

Nga të dhënat tona ajo ka udhëtuar në disa qytete të Shqipërisë dhe ne rekomandojmë që në çdo vend ku ajo ka shkelur të mblidhen 15 vetë, në kujtim dhe nderim të 15 martirëve të demokracisë në Qytetin Studenti, dhe të protestojnë ndaj qëllimeve të mbrapshta të vizitave të saj në ato vende ku bëhet fjalë.

Nga ana tjetër, lista e 15 martirëve duhet krijuar në çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë, e gatshme si listë protestuesish sa herë që PD të ketë nevojë. Ata mund të quhen sipas rastit intelektualë, punëtorë, vendali apo të huaj, por ideali i tyre i vetëm duhet të jetë PD-ja.

Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë të denigrohet vepra e tyre, përkundrazi do të luftojmë ta forcojmë dhe më tej atë.

Problemi i dytë që dua t’u shkruaj ka të bëjë me profesionin e dushistes. Ka pasur shumë reagime pas emisionit Fiks Fare për llojin e këtij profesioni. Dushiste është profesioni që ka të bëjë me gruan që mirëmban dushet. Në Qytetin Studenti ka dushe kolektive dhe gruaja që kujdeset për dushet, quhet dushiste. E themi këtë pasi ka filluar një fushatë denigrimi ndaj dushistes kryesore të PD në këtë qytet, e cila është promotori i demokracisë dhe militantja jonë kryesore. Kur isha student mbaj mend që çdo të shtunë, kur shkoja të bëja dush, dushistja na priste me buzëqeshje dhe na hiqte mërzinë që do bënim dush. Kishte njerëz të pandërgjegjshëm që tentonin të laheshin dhe dy herë na javë, por dushistja ishte vigjilente dhe i nxirrte nga dushi.

Pra, ky është profesioni i dushistes, i cili ka mbetur ende në Qytetin Studenti, në kujtim të kontributit të madh që ky qytet dha për demokracinë në dhjetor të vitit 1990 dhe që u ringjall fuqishëm dhe plot dinjitet në janar të vitit 2013, nga ky grup martirësh të demokracisë që demaskuan opozitën, e cila po tenton të vijë në pushtet në mënyrë tinëzare.

Përpiquni ta shpërndani sa më shumë këtë udhëzim dhe të lartësoni figurën e dushistes, burrit të saj, kushërirave të Doktorit dhe Lilit dhe gjithë martirëve të demokracisë së Qytetit Studenti.

I juaji Flamuri.

8 komente në “Flamuri shpërndan “qarkore” për profesionin “dushiste””

  1. 21janari says:

    Kush e di si eshte gjinia mashkullore e fjales “dushiste”?
    Une them se duhet te jete DAFLLAKS.

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Osht bo Muli person VIP. Sa here bo no nji gjo del ne faqet e para te gazetave:
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/lajmi-i-fundit-nga-kabineti-berisha-xxl.html

  2. coku says:

    ha ha ha nuk mbaroka budallalleku i ketyre. anjshtajni kishte te drejte per kete.

  3. Horri i Bulevardit says:

    Kishte nga ata qe laheshin dy here ne dushe, por dushistja i nxirrte nga dushi, (e imja kjo) dhe mbasi dushistja per te nxjerre nga dushet ata te papergjejshmit, u lagte per interesate partise dhe thante rrobat ne dritare dhe futeshte dhe bente nji dush me uje demokratik.

  4. Latif Dreqi says:

    Ueee e forte kjo..kam qeshur me lot. Nuk me harrohet shprehja ‘Halilo a ka dush’? kush ka qene tek godinat 28-29. Halili nga ana tjeter ” o cuno, boll mo dil tani”..

  5. Vlora says:

    HA HA HA HA HA.dushistja i nxirte nga dushi.

    HALLALL!

  6. Ivani i madh says:

    dyshiste apo dushiste kete se kam te qarte e para rinte gjate orarit te punes ne q.studenti ngjitur dyshe dhe e dyta pastronte dushet e femrave apo meshkujve kur leshonin dushet e tyre.

  7. Ben Chicago says:

    duke vene ne dukje budallallikun e mulit saliu nga inati e beri minister

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje