Ambasadorët e Perëndimit ishin shqetësuar kohët e fundit rreth deklaratave të Doktorit për bashkim të shqiptarëve dhe rritje të nacionalizmit dhe vendosën të takojnë Bujar Nishanin. Arsyet pse duhej takuar Nishani, i dha Baba Mondi i OSBE. Nishani, tha, është njeri luajal me Doktorin. Çdo gjë që mendon Doktori, e mendon dhe ai. Meqë ne nuk e qortojmë dot Doktorin, po takojmë Nishanin, dhe kur të na përsërisë gjërat e Doktorit, e qortojmë atë ashpër. Pastaj ai ia thotë Doktorit dhe kështu kemi qortuar dhe Doktorin.
Kështu dhe u vendos të hahet një mëngjes pune me Nishanin.
Në tavolinën e shtruar, Nishani u kishte ofruar çaj, ngaqë i ka ngelur nga koha e ushtrisë si zakon që për mëngjes kishin çaj.
Sapo filloi takimi i punës, Bujari filloi të mbajë fjalimin e tij.
Ambasadorët e dëgjonin e nuk u besonin veshëve. Nishani po u fliste për nevojën për zgjedhje të lira dhe të drejta dhe anëtarësim në BE.
-Ky qenka kundër Doktorit, i tha Sekui Baba Mondit.
-Në asnjë mënyrë, i tha Baba Mondi. Ky është besnik i tij, por kushedi kush ia ka shkruar fjalimin se nuk e paska as me rimë si për Vit të Ri.
-Po ky është për zgjedhje të lira, i tha Sequi, ai tjetri është vetëm për fitore zgjedhjesh.
-Atëherë do kenë kohë pa u takuar, tha Baba Mondi. Do ta hetojmë këtë punë.
Nishani vazhdoi fjalimin e tij dhe u shpjegoi atyre gjatë se çfarë është atdhedashuria dhe pse ajo nuk është nacionalizëm.
Këtu ambasadorët e humbën durimin.
Njëri e pyeti me takt se çfarë mendonte për bashkimin e shqiptarëve në një shtet dhe albanofobinë.
-Unë mendoj se shqiptarët do bëhen bashkë në Bashkimin Evropian dhe se Shqipëria ka miq të mëdhenj në rajon, tha Nishani. Kryeministri Berisha ka premtuar se do hapim një faqe të re në marrëdhëniet me Serbinë dhe Greqinë.
Ambasadorët panë sërish nga njëri- tjetri. Baba Mondi u hutua fare.
-Paska vërtet kohë pa u takuar, tha. Prit t’i bëjmë dhe një pyetje tjetër me takt.
Ç’mendoni për parullat “një komb një pasaportë” apo dhënien e shtetësive…?
-Shqipëria respekton shqiptarët kudo që janë dhe është e vendosur të zbatojë ligjin e shtetësisë dhe do të vazhdojë të mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë paqja dhe stabiliteti në rajon me vendet, të cilat kanë si stimul të përbashkët integrimin euroatlantik.
Politika rajonale, harmonia fetare, pranimi dhe respekti ndaj tjetrit dhe trashëgimia kulturore janë kontribute me vlerë që Shqipëria ndonëse, një vend i vogël, mund t’i ofrojë Bashkimit Evropian…
-Ky nuk paska kontakte më as me Aldo Bumçin më duket, tha Baba Mondi.
Pasi Nishani u çua, ambasadorët u mblodhën të analizojnë fjalën e tij.
-Unë mendoj se presidenti më në fund është bërë njeri i pavarur, tha Baba Mondi. Të gjithë ata që dyshonin se do ishte një ushtar besnik i Berishës, tani kanë rastin të shikojnë një president të pavarur që mendon krejt ndryshe nga Berisha. Ai është kundër tij për zgjedhjet, për rajonin, për nacionalizmin dhe përçarjen fetare dhe trashëgiminë kulturore.
-Kjo qenka më keq, tha Sekui. Ne erdhëm me shpresë të mësonim ç’mendonte Berisha. Ai na doli që ky as këtë nuk di.
-Unë mendoj se më rëndësi ka një president i pavarur se sa një president i mirinformuar, tha Baba Mondi.
-Ky është problemi, tha Sekui. Berisha, për të na mbushur mendjen që Nishani është i pavarur, nuk e informon më dhe ky duket i pavarur ngaqë nuk e di ç’mendon Berisha
-Zoti Noka ka thënë një fjalë të mençur sot, tha Baba Mondi. Njeriu ka sy, por ka dhe veshë. Unë kam besim se zoti Nishani do arrijë një ditë të mësojë ç’mendon zoti Berisha dhe do na e thotë. Deri atëherë të kemi durim.
Humor brilant.Kam qeshur me lot.
Bravo tema.Eshte e veretet por njekohesisht dhe e turpshme qe kemi nje president te tille dhe nje administrate shteterore me nje kryeminister idiot qe aftesi ka vec te percaje dhe te mbledh lakenj rreth vehtes por qe te ndertoj nje shtet serioz as qe ia ka idene dhe qe eshte turpi i te gjithe neve qe nuk i zhdukim keta plehra.
Une skam fare turp nga presidenti i standartit “bujari ju degjon” ,sepse ai nuk eshte zgjedhje e popullit shqiptar.Ai eshte i zgjedhuri i brekedhjerit te historise dhe si i tille do te mbahet mend derisa te ngordhi.
Lereni te kullosi Nishanin, se prandaj i dha Berisha 5-6 hektare Vile.
Keta jane te mbaruar, fizikisht, moralisht, psikollogjikisht.
Keta i ipnotizon Berisha, pastaj ju jep detyra.
Berisha tani po mundohet e ipnotizoje veten, por nuk mundet se nuk e ze gjumi nga Haklajt.
Djemve te vrare te Haklajve, qe iu prishen kullen dhe varret ju jane bere femijet burra.
mos i zini ne goje femijet e haklajve te shkrete apo doni te vriten edhe ata se vrasesi eshte ne pushtet akoma